Takim me eurodeputeten e Koalicionit të Majtë - të Gjelbër Ilaria Salis

Foto nga takimi me Ilaria Salis në zyrat e Lëvizjes BASHKË

Sot patëm kënaqësinë të mikprisnim eurodeputeten e koalicionit të Majtë - të Gjelbër, Ilaria Salis. Me Ilarian folëm për arsyet strukturore që i ka shtyrë të rinjtë e të rejat e Tiranës e mbarë Shqipërisë që të protestojnë për plot 28 ditë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Znj. Salis u zotua që zërin e protestuesve ta përçojë në Parlamentin Evropian, dhe sot mbajti edhe një fjalë përshëndetëse në protestë.