Lëvizja Bashkë - Qëndrime

NUK DUHET TË PAGUAJNË QYTETARËT PËR XHEPAT E PRIVATËVE
Transporti publik në Tiranë po zhytet çdo ditë e më shumë në kaos. Reduktimi i flotës me 40% është vetëm simptoma më e fundit e një modeli të dështuar, ku interesat private vendosen mbi nevojat e publikut.

Këto kompani, që operojnë në kushte monopoli dhe përfitojnë fonde publike, nuk respektojnë as standardet minimale të shërbimit. Megjithatë, në vend që të mbajnë përgjegjësi, kërkojnë më shumë para nga qytetarët, duke e kthyer çdo krizë në një mundësi për përfitim.

Bashkia e Tiranës, në vend që të mbrojë interesin publik, ka zgjedhur të subvencionojë këtë model, duke transferuar miliona euro nga taksat e qytetarëve drejt kompanive private.

Zgjidhja nuk mund të vijë duke rënduar më tej xhepat e qytetarëve. Nevojitet një ndryshim rrënjësor: transporti publik duhet të kthehet në shërbim publik të vërtetë, me menaxhim transparent, investime në flotë moderne dhe standarde të detyrueshme shërbimi. Çdo kompani që shkel kontratën duhet të penalizohet dhe të largohet.

Qytetarët e Tiranës nuk janë bankomat. Paratë publike duhet të shkojnë për shërbime publike, jo për të mbushur xhepat e privatëve. Ky model duhet të marrë fund!

O ME BELINDA BALLUKUN, O ME BASHKIMIN EVROPIAN!
Sot, përpara Pallati të Kongreseve, aktivistët e Lëvizjes BASHKË ngritën një banderolë kundër hipokrizisë së pushtetit, ndërkohë që brenda zhvillohej spektakli propagandistik i radhës nga Edi Rama dhe Partia Socialiste për diasporën.

Aktivistët u përballën me forcë policore dhe 5 prej tyre u shoqëruan në Komisariatin nr. 1. Kjo është fytyra reale e një qeverie që flet për Evropë, por sillet si regjim që shtyp çdo zë kundërshtimi.

Nuk mund të flasin për diasporën ata që e prodhojnë atë çdo ditë.

Nuk mund të kërkosh votën e emigrantëve, kur politikat e tua i kanë detyruar të largohen.

Nuk mund të flasësh për Bashkimi Evropian, kur në praktikë dhunon të drejtat themelore në vendin tënd.

Çdo vit që kjo qeveri qëndron në pushtet, Shqipëria humbet dhjetëra mijëra qytetarë. Ata ikin jo për aventurë, por për mbijetesë. Ikën nga varfëria, nga padrejtësia, nga një sistem që u mbyll çdo derë.

Ndërkohë, në vend të zhvillimit dhe shpresës, kemi një shtet që u shërben një grushti oligarkësh dhe një propagandë që përpiqet të fshehë realitetin.

Sot, në rrugë u tha e vërteta dhe për këtë, pushteti reagoi me dhunë.

Por historia ka treguar se asnjë propagandë nuk e mbulon dot realitetin, dhe asnjë pushtet nuk është i përjetshëm.

Rruga drejt Bashkimi Evropian kalon nga lufta kundër korrupsionit, jo nga mbrojtja e tij. Me Belinda Balluku dhe modelin që ajo përfaqëson, Shqipëria nuk afrohet me Evropën, por largohet prej saj!

Prezantohet në Shkodër Platforma e Daljes nga Kriza
Gjatë ditës së sotme aktivistët e Lëvizjes BASHKË ishin në Shkodër për të prezantuar Platformën e Daljes nga Kriza dhe për të dëgjuar nga afër qytetarët mbi problemet, kritikat dhe idetë e tyre. Përgjigjia e marrë ishte mëse e qartë: na duhet ndryshim real.

Bisedat me qytetarët shkodranë shpalosën edhe problemet me të cilat ata përballen çdo ditë, duke filluar nga ato të natyrës së përgjithshme si çmimet e larta, puna e keqpaguar, pensionet e ulëta dhe korrupsioni i gjithanshëm. Probleme këto, që dëmtojnë perspektivën e rinisë dhe ulin standardin e jetës për qytetarët.

Veç këtyre, Shkodra po preket edhe nga fenomene negative lokale që deri vonë ishin të panjohura për të. Ndër më problematikët mbetet betonizimi i qytetit dhe zonës, i cili po fillon të marrë formë me ritmin e shtuar të ndërtimeve, ndërtimin e kullës së parë në qendër të qytetit, duke prishur kështu edhe identitetin karakteristik, dhe atë të resortit të oligarkut Bashkim Ulaj në tokën e banorëve të Rrjollit, njëkohësisht zonë e mbrojtur.

Qytetarët shkodranë kanë nevojë për një qeverisje qendrore dhe lokale të pakorruptuar, që zbut pabarazinë, siguron mirëqenien e të gjitha shtresave dhe ruan një qytet me të vërtetë të jetueshëm.

PËRTEJ KUFIJVE, NJË PËRPJEKJE PËR DINJITET!
Shteti i së drejtës nuk mund të ndërtohet pa mundësinë e barabartë për arsimim dhe zhvillim profesional. Prandaj gjuha amtare, e njohur si e drejtë kushtetuese, nuk mund të trajtohet si pengesë burokratike nga zyrat e pushtetit.

Sot, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë thjesht ndryshimin e një procedure teknike; ata po ngrenë zërin kundër një sistemi që de facto i mban në margjinat e shoqërisë duke u mohuar mjetin kryesor të dijes dhe ndërtimit të identitetit: gjuhën shqipe.

Refuzimi i provimeve shtetërore në gjuhën amtare është shprehje e një diskriminimi institucional dhe e segregacionit të fshehur pas vulave zyrtare. Kur një student detyrohet të vlerësohet në një gjuhë që nuk është e tija, ai nuk po testohet për dijen, por po ndëshkohet për prejardhjen dhe identitetin e vet. Kjo padrejtësi rëndon mbi supet e të rinjve e të rejave që duan të ndërtojnë jetën me punë e dinjitet.

Ne në Lëvizja BASHKË solidarizohemi me kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe bëjmë thirrje për një zgjidhje sa më të shpejtë institucionale.

Nuk po del muaji!
“Nuk po del muaji”, shprehen pensionistët, ndërsa rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës po i zhyt gjithnjë e më shumë në dëshpërim e varfëri. Edhe pse konsumi ka rënë dhe njerëzit blejnë gjithnjë e më pak, një pakicë vazhdon të pasurohet pa masë.

Sot, deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, kryetari i saj Arlind Qori, së bashku me Sekretaren Organizative Mirela Ruko, ishin në Elbasan, ku prezantuan Platformën e Daljes nga Kriza dhe u takuan drejtpërdrejt me qytetarët për të diskutuar problemet reale që ata përballojnë çdo ditë.

Paradoksi është se ndërsa shumica shtrëngohet, një grusht i vogël njerëzish grumbullon pasuri. Edhe pse korrupsioni prodhon çdo ditë skandale të reja, përgjegjësit mbeten të paprekur duke përdorur pushtetin politik kundër drejtësisë.

Pikërisht për këto arsye, Lëvizja BASHKË ka shpallur alternativën e saj për daljen nga kjo krizë e gjithanshme. Na duhet një model që vendos në qendër qytetarin, drejtësinë sociale dhe ekonominë në shërbim të shumicës.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim real, jo për riciklim të të njëjtit sistem që riprodhon varfëri.

Në Durrës për Platformën e Daljes nga Kriza
Sot, deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, kryetari i saj Arlind Qori, së bashku me Sekretaren Organizative Mirela Ruko, iu bashkuan në terren bazës së Lëvizjes BASHKË në Durrës për prezantimin e Platformës së Daljes nga Kriza. Qytetarët që morën pjesë u shprehën qartë: kërkojnë një alternativë të re politike, që i jep fund modelit të vjetër dhe u përgjigjet problemeve reale të përditshme.

Në diskutimet me qytetarët dolën në pah problemet ekonomike që po prekin përditshmërinë e tyre: kriza ekonomike, rritja e çmimeve, kostoja e lartë e jetesës, pensionet e ulëta, korrupsioni, varfëria dhe pabarazia që po thellohet çdo ditë. Këto shqetësime u theksuan si problemet më urgjente, që po rëndojnë drejtpërdrejt jetën e familjeve.

Më tej, qytetarët ngritën edhe problemet specifike të Durrësit: ndërtimet pa kriter që kanë deformuar qytetin dhe bregdetin, mungesa e një plani urbanistik funksional, përmbytjet e shpeshta sa herë bie shi, për shkak të infrastrukturës së dobët, projektet që prekin portin e Durrësit dhe TID Durrësin, mënyra si po zhvillohet rindërtimi pas tërmetit dhe mungesa e transparencës në vendimmarrje.

Qytetarët kërkojnë një model zhvillimi që vendos interesin publik mbi fitimin e një pakice dhe garanton një qytet të jetueshëm për të gjithë.

Ekonomia rritet vetëm për oligarkët!
Nuk shtyni dot muajin nga rritja e çmimeve dhe të ardhurat e pamjaftueshme? Mos u ankoni! Sipas Edi Ramës, ekonomia shqiptare po rritet me ritme të jashtëzakonshme. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku rritet edhe ekonomia, edhe emigracioni. Ka diçka që nuk shkon apo jo?

Si ka mundësi që ekonomia rritet me shifra, por nuk shtohet gjë në sofër? Nëse unë ha një pulë, kurse ti mbetesh pa ngrënë, mesatarisht secili nga ne ka ngrënë gjysmë pule. Kjo është rritja ekonomike e Edi Ramës.

Rritje e fitimeve për oligarkët që kontrollojnë ekonominë.

Rritje e pushtetit ekonomik për kriminelët që pastrojnë paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Rritje e jashtëzakonshme e të ardhurave të pushtetarëve të korruptuar që nuk lëshojnë asnjë firmë pa gllabëruar 20-30% të kontratave publike.

Që ekonomia të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe efektet e saj të shpërndahen tek e gjithë shoqëria, duhet rimenduar modeli i zhvillimit duke i dhënë përparësi prodhimit, duhet luftuar korrupsioni dhe duhen hequr thonjtë e oligarkëve nga fyti i shtetit.

Lëvizja BASHKË ka vullnetin dhe idetë se si mund të ndodhë kjo.

A ka oligarkë në Shqipëri?
Edi Rama tha sot se në Shqipëri nuk ka oligarkë, dhe kush e përmend këtë term është komunist.

Pikësëpari, Rama shfaqi për të panumërtën herë injorancën e tij historike. Termi oligark nuk është shpikur nga komunistët, por ka qenë pjesë e fjalorit politik që në antikitetin grek. Në bashkëkohësi këtë term e kanë shpluhurosur liberalët për të kuptuar vendet, si Rusia për shembull, ku ka dështuar vendosja e një sistemi të mirëfilltë kapitalist.

Po pyetja qëndron: a ka oligarkë në Shqipëri?

Në oligarki më të pasurit nuk janë të tillë prej novacionit dhe marrjes së rrezikut në investime, por prej privilegjeve ekonomike që u garanton shteti. Siç ndodh në vendin tonë me koncesionet.

Oligarkët, nga ana tjetër, diktojnë ligje dhe vendime kundër të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik. Shembujt më flagrantë në vendin tonë janë ligji i investimeve strategjike, ku shteti shpronëson pronarin e vogël për hir të oligarkut, dhe lejet e ndërtimit që shkatërrojnë çdo parim urbanistik.

Oligarkët praktikisht blejnë edhe partitë politike opozitare. Nuk është rastësi që në Shqipëri kundër tyre flet vetëm Lëvizja BASHKË.

Në oligarki rritet jashtë çdo logjike hendeku midis të pasurve dhe të varfërve, çka ndodh përvit në Shqipëri.

Oligarkët gjithashtu manipulojnë opinionin publik përmes kontrollit të mjeteve kryesore të informimit, çka në Shqipëri duket sheshit.

Për të gjitha këto arsye, përfundimi është se në Shqipëri ka oligarkë dhe Edi Rama është yzmeqari i interesave të tyre ekonomike.

SOLIDARITET ME MOTORISTËT E WOLT
Motoristët e shpërndarjes së kompanisë WOLT janë ngritur në protestë për të disatën natë radhazi, në Tiranë dhe në Durrës, për të kërkuar pagesa më të larta dhe kushte më të mira pune. Kërkesat e tyre lidhen me tarifat e shërbimit, mjetet e sigurisë, kontratën etj.

Tarifat për rrugën janë ulur prej mbi 1 viti, nga 100 lekë/km që ishin në 30-40 lekë/km, duke ulur të ardhurat e motoristëve. Veç kësaj, mungojnë tarifat për katet e larta, që rëndojnë edhe më tepër punën e tyre. Tarifat mbeten edhe shqetësimi më i madh i motoristëve të Wolt, sidomos në këto kohë kur kostot e jetesës po rriten vazhdimisht për të gjithë.

Pavarësisht detyrimit ligjor për të pajisur punëtorët me mjetet e sigurisë, Wolt ka ndryshuar praktikën e mëparshme, duke i detyruar ata të paguajnë një tarifë të përkohshme për koshin, kokoren dhe mjete të tjera. Tarifa që supozohet t'i ripaguhet punëtorit në fund të marrëdhënies në punë, zakonisht nuk jepet pas me justifikimin se pajisjet janë konsumuar, duke shfaqur kështu një praktikë manipulative të kompanisë.

Motoristët gjithashtu shfaqin shqetësime me cilësinë e jelekëve kundra shiut, aplikacionin, mosmarrjes së kopjes së kontratës që nënshkruajnë dhe faktin absurd që distancat llogariten në vijë ajrore, që jo rrallë ndodh të jetë shumë më e shkurtër se ajo e përshkuar realisht. Së fundmi, përpjekjet e tyre për organizim sindikal dhe protesta janë shoqëruar me pushime nga puna.

Për të gjitha këto dhe më gjerë, Lëvizja BASHKË mbështet motoristët e WOLT në kërkesat e tyre për tarifa të drejta, kushte pune dinjitoze dhe transparencë, dhe dënon përpjekjen e jashtëligjshme e të padrejtë nga ana e firmës të shtypjes së protestave dhe organizimit sindikal.

Deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, i është drejtuar Inspektoratit të Punës duke denoncuar të gjitha shkeljet e Kodit të Punës nga kompania WOLT, ndaj së cilës kërkon të merren masa.

Ne do të jemi gjithmonë në krah të punëtorëve dhe të drejtave të tyre në punë, si të drejta themelore dhe të pacënueshme!

KUNDËR IMUNITETIT PËR TË KORRUPTUARIT
Së bashku me qytetarë dhe simpatizantë, protestuam sot para dyerve të Kuvendit të Republikës kundër amnistimit të Belinda Ballukut. Imuniteti juridik dhe politik i garantuar nga Edi Rama, si dhe gjuha gjithnjë e më e ashpër e tij kundër drejtësisë, janë një paralajmërim për shfuqizimin e reformës në drejtësi nëse rrethi i akuzës shtrihet edhe mbi vetë Edi Ramën.

Belinda Balluku mund të bjerë vetëm simbolikisht, por në vend të saj po ngrihet “ballukizmi” si një ideologji e re e korrupsionit shtetëror, që normalizon vjedhjen, pandëshkueshmërinë dhe autoritarizmin.

Shfaqjes dramatike me 16.000 faqe dosje hetimore për Belinda Ballukun po i vjen fundi dhe ajo po na tregon, mbi të gjitha, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës: atë të një njeriu të implikuar dhe nën shantazh, i cili fshihet burracakërisht pas imunitetit parlamentar.

Ne nuk do të sprapsemi nga rrugëtimi ynë i drejtë dhe falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe për forcën shpirtërore të rezistencës përballë një pushteti në dekompozim të plotë moral dhe politik.

PROTESTË!
Edi Rama ka zgjedhur ta mbrojë korrupsionin e Belinda Ballukut duke i vënë minat shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në liri, Belinda Balluku ka mundësinë të vazhdojë kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave që inkriminojnë atë dhe shefin e saj Rama.

Duke mbrojtur jashtë çdo logjike institucionale Ballukun, Edi Rama po përpiqet të shpëtojë veten dhe oligarkët e të korruptuarit rreth tij.

Ky atentat ndaj shtetit të së drejtës rrezikon edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, Shqipëria po nis të ndjejë gjithnjë e më shumë efektet e një krize social-ekonomike që lidhet rritjen e çmimeve, emigrimin masiv dhe degradimin e politikave sociale.

Në këto kushte vetëm qytetarët mund ta nxjerrin vendin nga bataku i korrupsionit, keqqeverisjes dhe varfërisë.

Ditën e mërkurë në orën 18:00 Lëvizja BASHKË thërret gjithë qytetarët në një protestë të madhe përpara Kuvendit.

Të gjithë njëzëri kërkojmë:

Heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Shkarkimin e Edi Ramës.

Thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Të gjithë në protestë!

Mbi financimin e partive politike
Një nga pikat e platformës së Lëvizjes BASHKË është hartimi i një ligji të posaçëm për financimin e partive politike, që do të ndalojë financimin e politikës nga krimi i organizuar dhe nga oligarkia ekonomike.

Qëndrimi i Lëvizjes BASHKË për financimin e partive politike është i qartë:

Vendosja e një tavani vjetor për personat fizikë dhe juridikë që kontribuojnë financiarisht për partitë politike.

Transparencë e plotë e financimit duke kryer hetimin e pasurisë së atyre që e financojnë një parti politike mbi një shumë minimale.

Dënim me burg për përfaqësuesit e partive që nxisin dhe pranojnë financime të paligjshme.

Në demokraci nuk voton kuleta, por qytetarët e barabartë politikisht. Vetëm një politikë të pavarur nga paratë e nëntokës mund të ndërtojmë një demokraci të vërtetë dhe një ekonomi që i shërben shumicës.

ME BANORËT E RRJOLLIT, KUNDËR OLIGARKUT BASHKIM ULAJ
Që prej 2 shkurtit, banorët e Rrjollit po protestojnë çdo ditë kundër grabitjes së tokave të tyre nga oligarku Bashkim Ulaj. Prej javësh, ata janë në terren, duke mbrojtur pronën dhe të drejtën e tyre për të jetuar e punuar në tokën që e kanë trashëguar ndër breza. Përballë tyre është rreshtuar jo vetëm policia private “Breçani”, por edhe strukturat e shtetit, të cilat në vend që të garantojnë rendin dhe të drejtat e qytetarëve, po sillen si polici private e interesave të një biznesmeni të fuqishëm, oligarkut Bashkim Ulaj.

Çdo ditë qytetarë të thjeshtë dhunohen dhe përfundojnë në komisariate për orë të tëra, me justifikime formale dhe procedura të stërzgjatura, që në thelb kanë vetëm një qëllim: t’i lodhin, t’i frikësojnë dhe t’i intimidojnë, në mënyrë që të tërhiqen nga rezistenca e tyre. Presioni psikologjik, shoqërimet e përsëritura dhe prania e forcave të shumta në zonë krijojnë tension që synon të hapë rrugën për interesat e oligarkut.

Edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit u kanë dhënë të drejtë disa prej banorëve të Rrjollit, ndërsa të tjerë janë ende në procese gjyqësore me seanca të caktuara në data të mëvonshme, kompania “Gener 2” vazhdon punimet në terren. Kjo situatë ngre shqetësime serioze mbi respektimin e vendimeve gjyqësore dhe parimit të sigurisë juridike. Derisa drejtësia të shprehet përfundimisht për të gjitha çështjet në shqyrtim, punimet duhet të pezullohen, në mënyrë që të shmanget çdo dëm i parikuperueshëm dhe të garantohet zbatimi i plotë i ligjit.

Gjithashtu zona "Lumi i Bunës – Velipojë" është zonë e mbrojtur me ligj dhe ka rëndësi ndërkombëtare si pjesë e Konventës Ramsar si një nga zonat natyrore më të rëndësishme në Shqipëri.

Banorët e Rrjollit vazhdojnë të qëndrojnë, duke theksuar se po mbrojnë një të drejtë themelore: pronën dhe dinjitetin e tyre. Lëvizja BASHKË dhe deputeti i saj Redi Muçi, do të jenë zëri i tyre si në Kuvend, ashtu edhe në terren e protesta, përballë çdo padrejtësie.

Bashkim Ulaj mund të ketë në dorë qeverinë, ndikim në media dhe fuqinë e aparatit shtetëror, por banorët e Rrjollit kanë të drejtën dhe legjitimitetin moral për të mbrojtur tokën e tyre!

Lëvizja BASHKË pro Statusit të Minatorit
Statusi i Minatorit për ne si aktivistë është një nga çështjet më të rëndësishme për të cilën jemi angazhuar që prej vitit 2011. Në dhjetor të vitit 2020, së bashku me Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, dorëzuam në Kuvend rreth 11 mijë firma për miratimin e Statusit të Minatorit.

Sot, të gjithë ata që do të votojnë kundër këtij statusi do të lënë një shenjë turpi në historinë e parlamentarizmit shqiptar.Ata që privatizuan minierat, që i shfrytëzuan minatorët me paga të ulëta dhe i lanë të punojnë e madje të humbasin jetën në kushte të mjerueshme pune, sot kërkojnë t’u mohojnë edhe dinjitetin që u takon si përfaqësues të profesionit më të vështirë dhe më të rrezikshëm.

Lëvizja BASHKË do të jetë gjithmonë në krah të minatorëve dhe ish-minatorëve!

PLATFORMA E DALJES NGA KRIZA
Shqipëria është në krizë të thellë politike dhe sociale, që buron nga degjenerimi i shtetit prej korrupsionit të gjithanshëm. Për të dalë nga kriza, përveç protestave dhe aksioneve qytetare, nevojiten ndërhyrje të forta në kuadrin ligjor dhe institucional të vendit.

Lëvizja BASHKË do të marrë iniciativën e propozimit të ligjeve dhe amendamenteve që do të forconin luftën kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, do të demokratizonin sistemin politik dhe do të përmirësonin gjendjen ekonomike të qytetarëve.

<lb-carousel aria-labeledby="prezantimi-caption" style="--carousel-height: clamp(15.625rem, 9.233rem + 28.4091vw, 31.25rem)">

<svg class=" " aria-labelledby="symbol-lt-desc-f" role="group">
<desc id="symbol-lt-desc-f">lt icon</desc>
<use xlink:href="#svg-lt"></use>
</svg>
<svg class=" " aria-labelledby="symbol-gt-desc-g" role="group">
<desc id="symbol-gt-desc-g">gt icon</desc>
<use xlink:href="#svg-gt"></use>
</svg>

Pamje nga takimi prezantues i "Platformës për daljen nga kriza"

</lb-carousel>

Që iniciativat tona parlamentare të kenë sukses, na duhet mbështetja e gjerë e qytetarëve përmes firmave dhe pjesëmarrjes në protestat e ardhshme përpara Kuvendit.

Të gjithë bashkë kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë:

Ndryshime në Kodin Penal për:

rëndimin e dënimeve të korrupsionit aktiv dhe pasiv deri në 20 vite burg;

heqjen e afateve të parashkrimit për veprat penale të korruptimit aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë të shtetit, sidomos për rastet e kapjes së shtetit (hartimit të ligjeve dhe akteve normative të porositura), si dhe të ndikimit të krimit të organizuar në vendimmarrjen shtetërore dhe veprimtaritë politike;

rëndimin e dënimeve për krime zgjedhore deri në 10 vite burg.

Forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe zhbërjen e kapjes së shtetit përmes:

rritjes së kapaciteteve për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të vendosura prej korrupsionit dhe krimit të organizuar;

forcimit të mbrojtjes ligjore dhe masave të konfidencialitetit për sinjalizuesit e praktikave korruptive;

abrogimit të ligjit për investimet strategjike.

Ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për:

koncesionet dhe përfituesit nga ligji për investimet strategjike.

privatizimet e mëdha dhe tjetërsimin e pasurive dhe pronave publike.

Ndryshimin e legjislacionit zgjedhor përmes:

hartimit të një ligji të posaçëm për financimin e partive politike, duke pamundësuar financimin e tyre nga krimi i organizuar dhe oligarkia ekonomike;

hartimit të një ligji që siguron gjurmimin e procesit ligjvënës dhe bën transparente çdo praktikë të ligjshme të ndikimit të vendimmarrjes nga grupet e interesit.

ndalimit të përfshirjes në fushata zgjedhore të punonjësve të administratës publike, përveç rasteve kur janë vetë kandidatë.

Mbështetjen ekonomike të qytetarëve përmes miratimit të ligjeve të:

minimumit jetik;

Statusit të Minatorit.

<lb-carousel aria-labelledby="fushata-caption" style="--carousel-height: clamp(15.625rem, 9.233rem + 28.4091vw, 31.25rem)">

<svg class=" " aria-labelledby="symbol-lt-desc-h" role="group">
<desc id="symbol-lt-desc-h">lt icon</desc>
<use xlink:href="#svg-lt"></use>
</svg>
<svg class=" " aria-labelledby="symbol-gt-desc-i" role="group">
<desc id="symbol-gt-desc-i">gt icon</desc>
<use xlink:href="#svg-gt"></use>
</svg>

Aktivistët e Lëzivjes BASHKË gjatë takimeve me qytetarët në kuadër të fushatës "Platforma e daljes nga kriza"

</lb-carousel>

SOLIDARITET ME BANORËT E RRJOLLIT
Për të dytën herë rradhazi pa u bërë viti, banorët e Rrjollit të Velipojës po protestojnë për të mbrojtur tokat e tyre nga uzurpimi dhe grabitja që po tentohet nga oligarku Bashkim Ulaj në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës. Kujtojmë protestat e marsit të kaluar, të cilat patën edhe shumë arrestime, kur banorët bllokuan me sukses nisjen e punimeve.

Këtë herë me metodat e zakonshme prej hajduti që përdoren rëndom nga të pushtetshmit e vendit, kompania Gener 2 ka dërguar natën makinat e punës. Banorët, si përgjigje, kanë bllokuar rrugën për të ndalur punimet, duke u përballur me forcat e policisë dhe arrestime të shumta.

Qeveria e korruptuar Rama, shërbëtore e oligarkisë, përdor shtetin për të marrë me forcë dhe për t'i dhënë oligarkut Ulaj atë që nuk i takon: tokat e banorëve shekullorë të zonës së Rrjollit. E gjitha kjo, pa dakortësinë e banorëve, pa respektuar normat mjedisore, pa mbyllur çështjet gjyqësore të hapura dhe mbi të gjitha, me anë të dhunës policore.

Lëvizja Bashkë Shkodër solidarizohet me banorët e Rrjollit dhe kërkon ndalimin e çdo punimi, tërheqjen e makinerive dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve. Askush nuk mund të grabisë tokat e banorëve për interesa të veta, aq më pak për vepra të mëdha që kërkojnë konsultime publike dhe mendime eksperte.

Shqipëria i përket shqiptarëve që janë në të drejtën e tyre dhe punojnë me ndershmëri, jo oligarkëve, uzupatorëve dhe politikanëve të korruptuar.

PROTESTË NË KAMËZ, ANULO VENDIMIN!
Lëvizja BASHKË organizoi sot protestën e dytë kundër rritjes tinëzare dhe të padrejtë të çmimit të biletës së urbanit të Kamzës dhe Paskuqanit.

Ndërsa Këshilli Bashkiak i Kamzës zhvillonte mbledhjen e radhës, banorët e Kamzës protestonin përballë dyerve të Bashkisë, duke kërkuar anulimin e rritjes së çmimit të biletës dhe abonë falas për pensionistët dhe studentët e Kamzës.

Gjatë protestës u vu theksi te nënshtrimi dhe servilizmi i kryebashkiakut Rakip Suli dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak (PS dhe PD) ndaj oligarkut vendas që drejton kompaninë e autobusëve "Shpresa–AL". Një nga qytetet me popullsinë më të varfër në vend, që furnizon edhe ushtrinë e punëtorëve të keqpaguar që mbushin fabrikat dhe punishtet e Tiranës, sot ka çmimin më të shtrenjtë të biletës së urbanit.

Mungesa e argumenteve nga ana e kompanisë dhe e Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të biletës ka bërë që dy institucione të rëndësishme shtetërore, si Autoriteti i Konkurrencës dhe ILDKPI, të nisin hetime për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe të ndëshkojnë një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak për konflikt interesi.

Lëvizja BASHKË dhe qytetarët e Kamzës do të dalin sërish në protesta të tjera, derisa të anulohet rritja e çmimit të biletës dhe të merren në konsideratë kërkesat e peticionit që i është dërguar Bashkisë Kamëz për miratimin e abonesë falas për pensionistët dhe studentët e Kamzës.

Populli i bashkuar ka për të fituar!

QYTETARËT NË PROTESTË
Sot qytetarë të shumtë iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të protestuar përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa "përfaqësuesit" brenda sallës talleshin me popullin duke dhënë shfaqjen e shëmtuar të radhës së papërgjegjshmërisë, aktivistët dhe qytetarët ngritën në të ftohtë zërin e protestës dhe kërkimit të llogarisë.

Kuvendi i Shqipërisë duhet t'ia heqë urgjentisht imuniteti të korruptuarës Belinda Balluku.

Kuvendi duhet të shkarkojë për bashkëfajësi në korrupsion dhe papërgjegjshmëri politike edhe Edi Ramën, duke i hapur rrugën kësisoj zgjedhjeve të parakohshme.

Qytetarët që morën fjalën vunë gishtin në plagët e mëdha shoqërore që shkakton korrupsioni dhe kapja e shtetit nga oligarkët. Jo vetëm kaq, por bashkërisht dhanë ide se si mund të transformohet Shqipëria në një vend me ekonomi të zhvilluar, drejtësi shoqërore dhe demokraci të vërtetë.

Lëvizja BASHKË do ta intensifikojë aksionin kundër të korruptuarve, duke i qëndruar besnike parimit:

POPULLI I BASHKUAR KA PËR TË FITUAR!

KASTRATI MASHTRON PUBLIKISHT LIDHUR ME DERDHJEN E UJËRAVE TË SHIUT NË QYTET
Nga Artan Kacani, urbanist dhe koordinator i bazës së Lëvizjes BASHKË në Durrës

Infrastruktura e kullimit të ujërave është infrastrukturë kulluese e hapur dhe natyrore. Ajo është pjesë e aseteve publike të bordeve të kullimit dhe menaxhimit bashkiak, në bashkëpunim me prefekturën.

Tjetërsimi i infrastrukturës kulluese në kanal të nëndheshëm shkatërron natyrën e saj funksionale, pasi infrastruktura kulluese, sipas parimeve teknike dhe ligjore, duhet të jetë në qiell të hapur.

Duke marrë shkas nga mbyllja e kanalit të kullimit në rrëzë të kodrës, i cili duhej të kishte një derdhje të dedikuar dhe të pavarur, autoritetet publike kanë hartuar një devijim artificial të kanalit, duke e orientuar atë drejt hidrovori kryesor. Ky veprim ka sjellë:

mbingopjen e kanalit të hidrovorit, shpesh mbi nivelin e detit;

përmbytjen e qindra familjeve për ditë të tëra;

përhapjen graduale të përmbytjeve në të gjithë qytetin.

Uji që sot vërshon nga kodra zbret drejtpërdrejt në qytet dhe e përmbyt atë, në vend që të futej në kanalin ekzistues në rrëzë të kodrës dhe të kullonte në mënyrë të dedikuar dhe të pavarur.

Devijimi i sotëm nuk mund të quhet hidrovor, pasi Hidrovori 1 është vetëm një element i infrastrukturës kulluese dhe, për më tepër, nuk ka kapacitetin teknik për të përballuar rrjedhjet e sipërme të ujit.

Në foto shihet qartë se si banorët, pranë stacionit të autobusëve në Porto Romano, janë detyruar të improvizojnë tuba kullimi për të larguar ujin nga banesat e tyre, duke e futur atë në tubacionet e poshtme që janë mbyllur.

Po ashtu, dallohet edhe kanali i ri prej betoni, i cili pretendohet se duhet të mbledhë ujërat e kanalit të mbyllur dhe t’i çojë drejt rrjedhës së hidrovorit, i ndërtuar në mënyrë absurde mes një kabine elektrike.

Ftoj median që të shkojë personalisht në terren, të intervistojë banorët dhe të hetojë:

zhdukjen e kanalit kullues;

vendimmarrjen dhe firmat përgjegjëse nga Bordi i Kullimit për mbylljen e tij.

QEVERIA TEKNIKE ËSHTË BASHKËQEVERISJA E RENDIT TË VJETËR
Nga Redi Muçi, deputet i Lëvizjes BASHKË

“Bota e vjetër po vdes dhe një botë e re përpiqet të lindë: e tashmja është koha e përbindshave.”

Shprehja e mendimtarit të së majtës italiane, Antonio Gramsci-t, nga burgu ku e kishte mbyllur regjimi fashist i Musolinit, kapte thelbin e ngjarjeve tragjike të fillimishekullit të shkuar. Momentin kur legjitimiteti i rendit të vjetër zhbëhet, por inercia e pushtetit të kalbur e shtyn atë përpara në mënyrë disfunksionale. Lëvizjet dhe idetë e reja artikulojnë alternativën, por u mungon strukturimi kapilar në shoqëri për të zëvendësuar sistemin e vjetër. Pikërisht kjo është koha e përbindshave – e liderëve autoritarë e populistë që përfitojnë nga çekuilibrimi i pushtetit.

Një panoramë e tillë duket se po shpërfaqet aktualisht në mbarë Evropën. Sidoqoftë, në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Shqipëri vlen të dallojmë “të vjetrën” nga “e reja”, qartazi jo në termat e moshës biologjike e as të jetëgjatësisë në politikë, por përmes analizës së interesave që përfaqësojnë partitë politike në vend dhe pse Lëvizja BASHKË është i vetmi subjekt që qëndron në anën e kundërt të këtyre interesave.

Së pari, duhet të kujtojmë se korriku i vitit 2026 do të shenjojë 10 vite që nga votimi në kuvend i reformës në drejtësi, një reformë e cila, me gjithë mangësitë, është faktori kryesor që e ka delegjitimuar totalisht qeverinë e Edi Ramës duke nxjerrë në pah korrupsionin endemik që e karakterizon pushtetin që drejtohet prej tij. Por cili është interesi i Berishës në raport me drejtësinë? Po aq i kompromentuar sa edhe vetë Rama. Përtej deklaratave në dukje të kundërta (Berisha se do ta shkrijë SKAP-in dhe Rama si flamurtari i drejtësisë së re) interesi thellësisht i përbashkët i dyshes Rama-Berisha është paprekshmëria e tyre, por interesi i popullit shqiptar dhe i Lëvizjes BASHKË është një drejtësi e pavarur nga pushteti politik që i shkon deri në fund hetimeve të politikanëve të korruptuar dhe të oligarkëve korruptues, konfiskimit të pasurive të tyre dhe rikthimit te populli.

Së dyti, meqenëse flasim për sistemin, interesi i të gjithë pushtetarëve në 35 vjet ka qenë ngritja e mekanizmit të oligarkisë ekonomike dhe mediatike në vend të demokracisë. Karrigia e pushtetit ka shërbyer si mënyra për të ushqyer oligarkinë, në dëm të popullit dhe të sipërmarrësve që konkurrojnë ndershëm në treg, që më pas oligarkia të rikthente borxhin duke aktivizuar pushtetin mediatik dhe atë të parasë për ta ruajtur karrigen e pushtetarit. Qartazi, Edi Rama e ka perfeksionuar këtë mekanizëm, por nuk e ka shpikur ai. E ka gjetur këtu, mes Berishës e Nanos, për ta çuar një hap para. Nëse ka një subjekt politik që e ka demaskuar vazhdimisht sistemin e ngritur, ai subjekt ka qenë Lëvizja BASHKË.

Delegjitimi i PS i intereson PD sa për të kërcyer në pushtet, por ato të dyja përfaqësojnë thelbësisht të njëjtin rend të vjetër të cilit po i vjen fundi.

Çdo parti tjetër opozitare në botë që do ndodhej përballë një qeverie kaq të korruptuar dhe kaq të diskredituar, do të kërkonte menjëherë zgjedhje të parakohshme. Pse PD dhe karvani që e ndjek pas kërkojnë qeveri teknike dhe çfarë nënkupton qeveria teknike:

Qeveria teknike nënkupton se populli shqiptar është impotent, është i tredhur politikisht dhe s’mund ta rrezojë dot kurrë Ramën nga qeveria përmes vullnetit të votës. Narrativa disfatiste e rregjimit të Edi Ramës që nuk përmbyset me votë i intereson PD dhe Sali Berishës, sepse fsheh faktin se impotentë politikë janë vetë PD dhe Sali Berisha; fsheh faktin që një pjesë e madhe e elektoratit mbyll hundën dhe voton Edi Ramën sepse nuk do të shohë kurrë Sali Berishën kryeministër; fsheh faktin se Sali Berisha është paterica kryesore e Edi Ramës, dhe këtë e di Saliu po aq sa edhe Edi.

Përderisa nuk ka zgjedhje me Ramën, qeveria teknike supozohet se do sigurojë “zgjedhje të lira e të ndershme”. Empirikisht kjo ka rezultuar e pavërtetë, e dëshmuar me qeverinë teknike të Lulzim Bashës të vitit 2017. Nëse shtrojmë pyetjen se si Edi Rama e manipulon vullnetin e votuesve (pra përtej atyre që e votojnë nga antipatia për Berishën) atëherë do të listonim: a) përmes oligarkisë ekonomike (dhe këtu lidhjet i ka më të forta Edi Rama për shkak të kohës së gjatë në pushtet), b) përmes punësimeve në administratë (a pritet të shkarkojë gjysmën e administratës qeveria teknike, e nëse po, mbi cilin kriter do diferencojë mes “patronazhistëve” dhe profesionistëve që bëjnë punën?!), c) përmes lidhjeve me botën e krimit (a do luftojë krimin e organizuar me Delta Force ministri i brendshem i Sali Berishes?!), ç) përmes presioneve të institucioneve shtetërore, pra lejeve, hipotekave, gjobave, taksave, këtij shkopi që kushdo nga partitë e vjetra ta ketë në dorë do ta përdorë për interesin e vet, siç kanë bërë gjithmonë.

“Teknicienët” që do të marrin postet ministrore nuk do kontrollohen nga Rama dhe Berisha... Pra do zbresin nga Marsi dhe do bëjnë detyrën teknike, njësoj si këta “kandidatët e pavarur” në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në nëntor. Meqenëse kjo është një barcaletë jo fort e këndshme dhe se, qartazi, ministrat do jenë të Ramës, të Berishes, e të ndonjë bishti, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me qeveri teknike, por me bashkëqeverisje.

Cilat janë rreziqet nga kjo bashkëqeverisje:

Që Edi Rama ‘de facto’ e shtyn kohën e vet në pushtet me 1 vit, rehabilitohet prapë si figurë politike dhe i rifiton zgjedhjet si në vitin 2017, e bashkë me to edhe legjitimitetin që nuk e gëzon sot.

Që bashkëqeverisja e interesave të përbashkët PS-PD të ndryshojë kushtetutën duke sjellë kufizimin e kompetencave të sistemit të drejtësisë në raport me politikanët.

Që bashkëqeverisja e interesave të përbashkët PS-PD të ndryshojë kushtetutën për të ndryshuar reformën zgjedhore drejt një modeli mazhoritar që i nxjerr jashtë partitë e vogla, ose proporcional por me prag të lartë, ose ndonjë sajesë tjetër që ul numrin e deputetëve duke e vështirësuar përfaqësimin.

Cila është rruga që duhet ndjekur:

Zgjedhje të parakohshme! Kriza e legjitimitetit PS-PD do të manifestohet pashmangshmërisht edhe në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, duke e pamundësuar qeverisjen e një prej partive të vjetra me 71 mandate parlamentare.

Shtysa për të mbijetuar në pushtet do t’i shtyjë partitë e vjetra drejt bashkëqeverisjes, kësaj here më pak të lavdishme sesa me “qeveri teknike”.

Duke pasur përballë një opozitë të ndershme dhe të papërlyer, bashkëqeverisja e sistemit të vjetër do të ndajë njëherë e mirë shapin nga sheqeri në sytë e popullit dhe do të hapë horizontin e drejtimit të ri për vendin tonë.

BASHKË jemi në rrugën e duhur!

QEVERI TEKNIKE APO ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME?
Nga Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes BASHKË

Duket si peshku në det e tigani në zjarr, por është e nevojshme që përpjekja për rrëzimin e Ramës të shoqërohet me alternativën e ditës më pas. A është qeveria teknike, kërkesë e shumë partive “opozitare”, alternativa më e mirë apo duhen kërkuar, siç bën Lëvizja BASHKË, zgjedhje të parakohshme një orë e më parë?

Kërkesa për qeveri teknikë nënkupton që Ramës do t’i imponohet edhe rrëzimi, edhe mënyra se si do të dorëzohet. Mirëpo, sado i fortë të jetë presioni politik e shoqëror ndaj Ramës në javët/muajt në vijim, asgjë nuk do ta pengonte Ramën që, i ndjerë në vështirësi, të provonte dy rrugëdalje:

Jep dorëheqjen si kryeministër, por zëvendësohet nga një figurë brenda partisë së tij; kësisoj qeveria mbetet vetëm e PS.

Nuk jep dorëheqjen, por thërret zgjedhje të parakohshme si provë votëbesimi në raport me shoqërinë.

Kush kërkon qeveri teknike me çdo kusht, duke pretenduar se Rama nuk mund të rrëzohet me zgjedhje nëse ai ose partia e vet qëndrojnë në pushtet, i mbetet të kërcënojë dhe ta çojë në fund kërcënimin për mospjesëmarrje në zgjedhje. E provoi Lulzim Basha më 2019 duke djegur mandatet e deputetëve dhe bojkotuar zgjedhjet lokale. Çdo njeri me mend në kokë e ka kuptuar se kjo taktikë ishte lëvizja politike më e dështuar dhe fuqizuese e pushtetit qendror dhe lokal të Ramës.

Sa më sipër nuk e përjashton mundësinë që, për llogaritë e veta, Rama ta pranojë idenë e qeverisë teknike. Po çfarë do të thotë qeveri teknike në kushtet e Shqipërisë, në një kontekst institucional ku PS ka 83 + 3 deputetë? Ideja se Rama nuk do të ndikojë në përbërjen dhe politikat e qeverisë teknike është gënjeshtër për naivët ose ëndërr më diell si ajo që pret që Forcat Delta amerikane ta arrestojnë Ramën në Surrel.

Qeveria teknike do të jetë praktikisht ujdi midis Ramës dhe Berishës (dhe çdo bishti politik pranë tyre) për ndarjen e pjesshme të pushtetit. Më e mira që mund të arrijë “opozita” do të ishte një qeveri ku raporti në ekzekutiv do të reflektojë raportin e forcës në parlament (60% me 40% për partinë në pushtet). Një qeveri e tillë, pavarësisht emrave “teknikë”, e shoqëruar me pushtetin e plotë legjislativ të PS, kontrollin e saj mbi administratën (kujtoni sa i bënë derman Lulzim Bashës ministrat më 2017), raportet preferenciale me krimin e organizuar dhe oligarkinë, do të nënkuptonte sërish pushtetin e plotë de facto të Ramës. Si sot praktikisht, por më keq se sot simbolikisht, pasi do t’i jepte Ramës privilegjin e papërgjegjshmërisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Nëse sërish fiton, do t’u mbyllë gojën kritikëve: “Ju munda me rregullat tuaja. Çfarë doni më?!”

Ideja se “qeveria teknike” Rama-Berisha do të prodhojë reforma përparimtare kushtetuese është ëndërr edhe më e çartur se ajo me Delta Force-ën. Pra t’u varësh ujqve mëlçitë në qafë dhe të presësh që të mos i hanë. Interesat e përbashkëta Rama-Berisha nuk kanë asnjë të përbashkët me interesin publik dhe demokratizimin e shtetit. Bashkë ata – në emër të integrimit evropian a ndonjë përralle tjetër – do të qeverisin disa vjet. Fillimisht do të vjedhin bashkë edhe si vëllezër, edhe si konkurrentë (kush vjedh më shumë në perspektivën e ndeshjes në zgjedhjet e ardhshme). Së dyti, do të qepin ndryshime kushtetuese që kufizojnë kompetencat e institucioneve të drejtësisë dhe imponojnë një sistem dypartiak (duke vendosur model përfaqësimi maxhoritar alla-britaniko-amerikan, ose duke ruajtur modelin proporcional por me një prag shumë të lartë për t’u përfaqësuar në parlament).

Kërkesa për qeveri teknike përftohet edhe nga impotenca politike të përhapur në shumë pjesë të “opozitës” shqiptare. Rama ka krijuar mitin e pathyeshmërisë, aq sa derëzinjve të partive të tjera u duket sikur sa herë të bëhen zgjedhje, pavarësisht kushteve sociale, Rama do të fitojë gjithnjë e më thellë.

Përveçse disfatist, ky këndvështrim është edhe i pasaktë. Pushteti ka karakter relacional dhe varet edhe nga faktorë jashtë skenës partiake. Fillimisht, nga legjitimiteti, pra sa të pranon shoqëria. Skandalet korruptive i kanë nxjerrë ujërat e zeza në rrugë. Fakti që i dinim këto gjëra nuk është përcaktues. Ne e dimë që ujërat e zeza janë poshtë nesh, por kur shpërthejnë në rrugë zëmë hundën me dorë. Dalja në sipërfaqe e akteve korruptive dhe marrëdhënia e pushtetmbajtësve politikë me krimin e organizuar ia bën të pamundur qytetarit mesatar që të kthejë kokën nga ana tjetër, të bëjë sikur nuk po ndodh gjë apo sikur kjo që po ndodh është normale. Ka më shumë turp nga vetja dhe nga bashkëqytetari. Së dyti, shtrëngimi i lakut të institucioneve të drejtësisë ndaj bashkëpunëtorëve të Ramës, ka gjasë edhe ndaj Ramës vetë në të ardhmen, e dobëson këtë të fundit. Kur njerëzit mendojnë se ti mund të përfundosh i marrë në pyetje nga SPAK-u për orë të tëra, në mos i arrestuar në një skenar optimist, hija e pushtetit sot është shumë më e dobët. Partnerët e Ramës në nëntokën kriminale dhe oligarkinë ekonomike do të çoroditen përkohësisht dhe do të kërkojnë partnerë të tjerë në spektrin partiak (ka boll zuzarë që mezi e presin një “fat” të tillë), duke e dobësuar kësisoj Ramën. Të pakënaqur brenda PS do të përfitojnë nga rasti për të vënë shishen e qumështit në radhën e trashëgimisë së pushtetit brenda partisë. Së treti, është faktori ndërkombëtar. Dukshëm amerikanët janë shumë më të ftohtë se më parë me qeverinë. Deklarata më të hapëta thumbuese mund të cenojnë imazhin e Ramës si bir për shpirt i perëndimorëve. Po ashtu, këmbëngulja për të mos dorëzuar Ballukun dhe për t’i bërë rezistencë SPAK-ut mund të sjellë distancim dhe kritika edhe nga përfaqësuesit e BE. Në kushtet ku i vetmi premtim madhor i Ramës mbetet integrimi i shpejtë në BE, kjo do të ishte goditje e rëndë për të.

Rama sot është më i dobët se kurrë dhe nuk i duhet lënë kohë të rikuperojë në kuadrin e bashkëqeverisjes me PD. Prandaj kërkesa për zgjedhje të parakohshme është imperative. Pavarësisht padrejtësive të Kodit Zgjedhor – të cilat do të mbeten të tilla sa kohë nuk ka një shumicë të re qeverisëse për ta ndryshuar atë – pavarësisht qenies në pushtet të Ramës, zgjedhjet janë shansi më i mirë për ta rrëzuar përfundimisht atë dhe bashkë me të për t’i dhënë një shkelm të fortë ngrehinës së sistemit të vjetër partiak.

Afërmendsh, edhe ky shteg bart rreziqet e veta, por gjithsesi është mjaft më shpresëdhënës dhe produktiv se të ëndërrosh me sy hapur. Domosdo, ky nuk mund të jetë opsion për figura të diskretituara politike si Sali Berisha apo për axhaminj që fshehin karagjozllëkun e tyre politik duke sharë popullin. Populli shqiptar është i pjekur për ndryshim. Fitorja e Ramës në maj ishte si e Pirros, një fitore e fundit dhe e marrë më shumë me pahir se me hir, nga një shoqëri që ende e duroi kërcënimin dhe iu nënshtrua logjikës së krahasimit midis dy të këqijave (Rama vs Berisha). Mirëpo Berisha nuk është dhe nuk ka pse të konsiderohet faktori i vetëm opozitar. Madje as edhe më i rëndësishmi nëse e mendojmë politikën lëvizje përmes kontradiktave.

Lëvizja BASHKË ka potencialin më të madh për t’u shndërruar në alternativën më të rëndësishme politike për disa arsye:

Reputacioni i lartë moral në sytë e qytetarëve, çka e pranojnë mbi dhe nën zë edhe kundërshtarët tanë.

Guximi politik për t’iu kundërvënë edhe qeverisë, edhe sistemit të kalbur partiak, edhe oligarkisë ekonomike. Shenjë e një force të mirëfilltë antisistemore, ku me sistem kuptohet korrupsioni dhe dallaveret e gjithanshme.

Fryma e aktivizmit e kalitur në organizim shumëvjeçar, protesta të panumërta dhe marrëdhënie organike me shtresat kryesore shoqërore.

Idetë e sistemuara në program dhe kapaciteti politik e intelektual për të qeverisur.

Sa më sipër ka kuptim vetëm nëse kusht i mendimit dhe veprimit politik është besimi te populli, te potenciali që ka çdo qytetar i nëpërkëmbur për t’u bërë bashkë dhe shndërruar në shumësi:

Përmbytjet në Durrës: Dështimi i betonuar i shtetit dhe llogaria e papaguar e investimeve publike!
Nga Llambion Dhimitri, inxhinier hidroteknik dhe anëtar i Lëvizjes BASHKË.

Përmbytjet e sotme në Durrës nuk janë “fenomen natyror”, as “reshje të jashtëzakonshme” dhe aq më pak “fatkeqësi të paparashikueshme”. Ato janë pasojë direkte e një politike të qëndrueshme neglizhence, ku qeveria ka zgjedhur të investojë në fasada, sheshe dekorative dhe propagandë, ndërsa ka braktisur infrastrukturën bazë urbane që mban qytetet funksionale.

Durrësi, porta kryesore detare e vendit, u mbyt sot nga shiu sepse sistemi i kullimit urban është teknikisht i vdekur: i nën-dimensionuar, i bllokuar, i fragmentuar dhe pa asnjë mirëmbajtje serioze prej vitesh. Kjo nuk është mungesë dijesh, është mungesë vullneti politik.

Gjendja aktuale: Një qytet i projektuar për shiun e viteve ’70!

Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha në Durrës funksionon mbi standarde të tejkaluara hidraulike, të ndërtuara për intensitete reshjesh që nuk përputhen më me realitetin klimatik aktual. Urbanizimi ka rritur ndjeshëm koeficientin e rrjedhjes sipërfaqësore (runoff coefficient), por seksionet e kolektorëve kanë mbetur të pandryshuara.

Sipërfaqe masive janë betonuar pa asnjë zgjidhje për infiltrimin natyror.

Kanale dytësore janë mbushur ose zhdukur nga ndërtimet.

Pusetat funksionojnë si dekor, jo si element hidraulik.

Nuk ekziston asnjë sistem rezervimi apo devijimi të prurjeve të pikut.

Qeveria e di këtë. Bashkia e di këtë. Institucionet teknike e dinë këtë. Dhe megjithatë, zgjidhja e vetme që ofrohet çdo vit është justifikimi dhe premtimi për “studime të reja”.

Çfarë do të kishin bërë investimet reale

Nëse qeveria do të kishte investuar seriozisht në menaxhimin e ujërave urbane, sot situata do të ishte krejt tjetër. Zgjidhjet janë të njohura, të dokumentuara dhe të zbatueshme:

Ridimensionim hidraulik i rrjetit kryesor

Rrjeti i kolektorëve duhej të ishte ridimensionuar sipas reshjeve 50–100-vjeçare, duke përdorur modele hidrologjike dhe hidraulike (p.sh. SWMM, InfoWorks). Kjo do të eliminonte mbingarkesën e menjëhershme të sistemit gjatë reshjeve intensive.

Sisteme retensioni dhe detensioni urban

Rezervuarë nëntokësorë, basene akumulimi dhe struktura detensionuese do të ulnin pikun e prurjeve dhe do ta shpërndanin ngarkesën në kohë. Këto janë investime standarde në çdo qytet normal evropian.

Infrastruktura “blue–green”

Sipërfaqe të përshkueshme, gjelbërim funksional, kanale të hapura urbane dhe zona infiltrimi do të rikthenin një pjesë të ciklit natyror të ujit, i cili sot është shkatërruar nga betoni pa kriter.

Mirëmbajtje sistematike, jo emergjenca televizive

Pastrim periodik i pusetave, inspektim me kamera i kolektorëve dhe menaxhim aktiv i rrjetit do të kushtonin shumë më pak sesa dëmet e përsëritura çdo vit.

Pse nuk u bënë këto investime?

Sepse nuk japin foto për fushatë. Sepse janë nën tokë. Sepse nuk duken në dron. Sepse nuk prodhojnë inaugurime mujore. Qeveria ka zgjedhur të investojë aty ku duket, jo aty ku funksionon.

Përmbytjet në Durrës janë pasqyra më e qartë e një shteti që nuk planifikon, por improvizon, që nuk ndërton sisteme, por justifikime. Sot u mbytën rrugët; nesër do të mbyten shtëpitë; pasnesër do të quhet sërish “mot i keq”.

Por moti nuk është problemi.

Problemi është një qeveri që ka zgjedhur betonin mbi inxhinierinë, propagandën mbi planifikimin dhe heshtjen mbi përgjegjësinë.

Dhe çdo pikë uji në rrugët e Durrësit sot është një faturë politike që po paguhet nga qytetarët."

LËVIZJA BASHKË MBËSHTET BANORËT E VLORËS
Anëtarët e Lëvizjes BASHKË të qarkut të Vlorës i janë bashkuar protestës së banorëve për mungesën e ujit të pijshëm në këtë prag fundviti.

Viti 2026 do t’i gjejë përsëri banorët e Vlorës, e të mbarë Shqipërisë, pa ujë të pijshëm e të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre.

Premtimi që përsëritet për dekada të tëra çdo fushatë zgjedhore nuk mund të realizohet, sepse paratë që do duhej të investoheshin për infrastrukturën e furnizimit me ujë shkojnë në xhepat e pushtetarëve e të oligarkëve.

Nuk mund të realizohet në zhvillimin urban totalisht kaotik nga lejet e ndërtimit që jep kreu i KKTU, Edi Rama, pa u bazuar në një plan urbanistik ku do të merreshin parasysh nevojat e banorëve.

Nuk mund të realizohet sepse kjo qeveri prioritet ka tekat e oligarkëve për të mbushur pishinat me ujë, jo nevojat jetike të banorëve për ujë të pijshëm.

Lëvizja BASHKË solidarizohet me protestën dhe do të jetë në shesh me banorët edhe në ditët në vijim.

QYTETARËT NË KËMBË KUNDËR KORRUPSIONIT
Qytetarë të shumtë iu përgjigjën sot thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të protestuar kundër dyshes së korruptuar Rama-Balluku.

Pushteti aktual ka kaluar çdo cak e normë, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të vjedhur të Evropës. Vjedhin burimet natyrore, vjedhin buxhetin e shtetit, vjedhin hapësirën publike, vjedhin bregdetin e malet, vjedhin mundësitë ekonomike, vjedhin shpresën dhe krejt atdheun tonë të përbashkët.

Sot kërkuam njëzëri shkarkimin e Ramës dhe Ballukut, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë pushtetarëve të korruptuar dhe oligarkëve që vjedhin e abuzojnë bashkë me ta. Kërkuam dhe do të vazhdojmë të kërkojmë marrjen e masave të rëndësishme social-ekonomike si vendosja minimumit jetik si bazë e rritjes së pensioneve, miratimi i Statusit të Minatorit, rritja e buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin publik dhe mbrojtja e të drejtave në punë.

Lëvizja BASHKË është subjekti politik më serioz në Shqipërinë e sotme, përfaqësuesja më e denjë e qytetarëve të ndershëm dhe shtresave të gjera të shoqërisë.

Ju presim në protestat e ardhshme!

TË ENJTEN, SËRISH PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË!
Kthimi i Belinda Ballukut në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është një shuplakë poshtëruese në fytyrën e çdo qytetari të ndershëm të Shqipërisë. Belinda Balluku dhe Edi Rama e kanë humbur të drejtën për të qeverisur. Ata e kanë vendin në burg si pushtetarë të korruptuar.

Në emër të Lëvizjes BASHKË ftoj të gjithë qytetarët që të bashkohemi në protestën e madhe të ditës së enjte në orën 18:00 përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Ata që marrin 3.5 milionë lekë rrogë duke dredhur zinxhirin, duhet të bëjnë detyrën një ditë në jetën e tyre dhe të shkarkojnë dyshen e korruptuar Rama-Balluku.

Të gjithë bashkë kundër korrupsionit.

Të gjithë bashkë për minimumin jetik.

Të gjithë bashkë për pensione dhe kushte pune dinjitoze.

Të gjithë bashkë për rritjen e shpenzimeve publike në arsim dhe shëndetësi.

POPULLI KUNDËR KORRUPSIONIT DHE VARFËRISË
Shqipëria është mbytur nga korrupsioni. Nga Edi Rama e Belinda Balluku deri te pushtetarët lokalë, ata që duhet t'i shërbenin popullit, janë zhvatësit dhe varfëruesit e tij.

Papërgjegjshmëria e pushtetit të sotëm ka arritur kulmin me skandalin korruptiv të Belinda Ballukut. Në vend që ta shkarkonte nga detyra dhe të mbante përgjegjësi politike për të, Edi Rama po mbron haptazi korrupsionin.

Nga ana tjetër, Shqipëria e vjedhur mbetet në fund të Evropës për nivelin e jetesës dhe të drejtat sociale. Pensionistët jetojnë në mjerim. Punëtorët pa të drejtat bazike. Bujqit në zgrip të falimentit. Të rinjtë me sytë jashtë shtetit. Profesionistët të poshtëruar. Sipërmarrësit e ndershëm të rrënuar.

Lëvizja BASHKË u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të enjten (11 dhjetor) në orën 18:00 të mblidhemi përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe të ngremë zërin për:

Shkarkimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Vendosjen e minimumit jetik si bazë e rritjes së pensioneve.

Miratimin e Statusit të Minatorit.

Rritjen e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë përkatësisht në 4% dhe 5% të PBB.

BASHKË!

PROTESTË PËR ULJEN E ÇMIMIT TË BILETËS SË URBANIT DHE ABONE FALAS PËR PENSIONISTË DHE STUDENTË!
Qytetarë të Kamzës,

Mbi 2000 prej jush keni nënshkruar peticioninin kundër rritjes së çmimit të biletës dhe për abonetë e autobusëve. Kjo rritje e çmimit për dhjetra mijëra punëtorët dhe të rinjtë e Kamzës u bë shpejt e shpejt dhe në terr informativ. Vetëm 2 nga 41 këshilltarë bashkiakë votuan kundër rritjes së çmimit, të cilët ashtu si Bashkia, i tradhëtuan interesat tuaja përballë kompanisë private.

A mos vallë Kamza është më e pasur se Tirana që qytetarët e saj të paguajnë më shtrenjtë transportin dhe studentët e pensionistët të mos kenë abone falas?

Prandaj, këtë të diel, ora 10:00, protestojmë përballë Bashkisë Kamëz. Në një vend ku demokracia është në rrezik dhe nuk mjafton veç nënshkrimi, është e rëndësishme ta mbështesim peticionin me protestë sa më masive, me praninë dhe zërat tanë. Vetëm kështu dëgjojnë ata atje lart.

BASHKOHU!

EDI RAMA DORËHIQU!
Prej vitesh Edi Rama ka shitur gënjeshtrën se “drejtësinë e re e bëri Partia Socialiste dhe ajo nuk mbron askënd që ka abuzuar me pasurinë publike në kurriz të popullit”. Por sot, pas rënies së Arben Ahmetajt, arrestimit të Erion Veliajt dhe skandalit të fundit me Belinda Ballukun, është e qartë se laku i përgjegjësisë po afrohet drejt vetë kryeministrit.

I kapur mes panikut dhe arrogancës, Rama ditë pas dite sulmon drejtësinë, herë me nervozizëm brutal, herë duke luajtur rolin e “dashnorit" të kushtetutës. Mbrojtja që i bëri sot Belinda Ballukut për të mos dhënë dorëheqjen, ashtu si mbrojtja e vazhdueshme për Erion Veliajn për ta rikthyer nga qelia në zyrë, është e patolerueshme. Askush nuk duhet të ndalojë drejtësinë të kryejë punën e saj. As shantazhi, as presioni, as propaganda nuk duhet të ndikojnë te prokurorët dhe gjyqtarët.

Ndërkohë, mediat e kapura dhe opozita e vjetër heshtin, relativizojnë ose thonë gjysmë të vërteta. Ky skandal përfshin një zinxhir të tërë pushtetarësh të korruptuar, nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku, tek oligarkët dhe segmentet e komprometuara të opozitës së vjetëruar.

Lëvizja BASHKË është plotësisht e vetëdijshme se kjo është një luftë e vështirë. Por ne qëndrojmë në krah të drejtësisë. Hetimet nuk duhet të ndalen te Belinda Balluku. Ato duhet të shkojnë deri tek Edi Rama dhe oligarkët pas dhe rrotull tij.

Lëvizja BASHKË u bën thirrje të gjithë qytetarëve të lodhur nga vjedhjet, klientelizmi dhe plaçkitja e pasurisë publike të dy bandave politike, të ngrenë zërin e protestës dhe të inkurajojnë institucionet e drejtësisë për ta çuar deri në fund punën e tyre.

Edi Rama nuk mund të qëndrojë më asnjë ditë në zyrën e Kryeministrit. Ai dhe ministrat e tij të korruptuar duhet të japin dorëheqjen menjëherë, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja për vendin.

Është koha që BASHKË të kërkojmë më shumë për Shqipërinë dhe për të ardhmen tonë.

Edi Rama dorëhiqu!

BUXHETI QË RRIT KULLAT, PABARAZINË DHE INFORMALITETIN
"Buxheti 'masiv', siç e quajti kryeministri, është një buxhet që masivizon interesat e oligarkisë ekonomike, hedh hi syve të pensionistëve dhe braktis arsimin e shëndetësinë. Në vitin 2026 e në vijim do të ngrihen kulla e do të përmbyten qytete; do të pasurohen miqtë e kryeministrit e do të vuajnë urie pensionistët; do të vjedhin koncesionarët e do të vidhen punëtorët nga paga minimale; do të shtohen resortet në bregdet e do të zvogëlohet numri i shqiptarëve në moshë pune."

Fjala e plotë e deputetit Redi Muçi.

"Të nderuar kolegë,

Nga kjo sallë sot dëgjuam përfaqësuesit e mazhorancës të flasin për rritje të buxhetit, rritje pagash e pensionesh, u hodhën disa shifra në erë, 8.9 miliardë lekë më shumë, 6.7% rritje e shpenzimeve.

Çdo qytetar që i dëgjon këto shifra nga ekrani i televizionit, mund të mendojë se nga janari shqiptarët do të hanë me lugë floriri.

Në radhë të parë, pyetja që çdo qeveri duhet t’i japë përgjigje është e thjeshtë, sidomos një qeveri që drejtohet nga një parti që mban në emrin e saj fjalën “socialiste”. Pyetja është: ku mblidhen këto të ardhura të buxhetit? Kush paguan?

Dhe përgjigjja është kjo: nuk rriten taksat mbi oligarkinë ekonomike, nuk bie barra mbi ata që ndërtojnë kulla dhe resorte turistike, nuk bie mbi ata që nuk prodhojnë asgjë, por përfitojnë gjithçka.

Barra e buxhetit bie mbi punëtorët dhe konsumatorët. Burimi kryesor i buxhetit, 32% e tij, është TVSH-ja, ajo taksë 20% që paguajmë të gjithë, taksa që paguan pensionisti kur blen bukë e kur blen kos.

Po për oligarkët, çfarë propozon kjo qeveri? Propozon “paqen fiskale”. Paqen për kë? Me kë po lufton ky kryeministër? Sigurisht jo me oligarkët. Për oligarkët, kryeministri propozon faljen e plot 2 miliardë eurove nga buxheti i shtetit. Ulet tatimi mbi fitimin nga 15% në 5% për bizneset me fitim vjetor 14 milionë lekë, të cilat deklarojnë rritje fitimi me 18% për vitin pasardhës. Kush janë këta? Cili biznes prodhues do të luajë bixhoz me falimentin duke deklaruar në tatime rritje fitimi me 18%? Vetëm ndërtuesit. Vetëm oligarkia e ndërtimit. Për çdo lek mbi këtë prag, ata nuk do të tatohen më me 15%, por me vetëm 5%.

E përmbysur është logjika për sipërmarrjet që investojnë në teknologji, për të rinjtë e të reja, profesionistë të lirë, të shkolluar që punojnë si të vetëpunësuar dhe investojnë në inovacion: taksa u rritet nga 5% në 15%.

Dëgjuam të flitet për rritjen “më të madhe të pensioneve në histori”. Rritje progresive… shumëzohen shifrat me 12, pastaj me 24, pastaj me 36… Pensionisti i ngratë që i dëgjon, kujton se nga nesër do të shohë një ditë të bardhë.

Por edhe në këtë rast, siç e pohoi vetë ministri i financave nga kjo sallë, nuk do të ketë bonus fundviti. Rrjedhimisht, ai bonus që merrej deri dje, tani do të pjesëtohet në 12 muaj.

Dua të flas me “të vjetra” që të më kuptojnë pensionistët:

BONUSI I FUNDVITIT: ishte 150 mijë lekë të vjetra në vit.

150.000 / 12 = 12.500 lekë në muaj.

Çfarë ka bërë kjo qeveri?

Për pensionet mbi 273.500 lekë të vjetra, “rritja” do të jetë 18 mijë lekë të vjetra në muaj për tre vitet e ardhshme.

Pjesa dërrmuese e pensionistëve, ata që marrin më pak se 270 mijë lekë të vjetra, do të marrin më pak para sesa merrnin me bonusin e fundvitit.

Unë po shtroj dy pyetje:

Pse qeveria hiqet sikur po i rrit pensionet?

Sepse pensionistët dolën dhe protestuan. Sepse u dëgjuan për herë të parë në 13 vjet. Dhe pas 13 vjetësh, çudi e madhe, në këtë sallë Kuvendi po flitet për pensionet. “Kryefjala e këtij buxheti janë pensionistët”, tha kryeministri. Ky që u kujtua për ta vetëm pasi ata u ngritën në protestë; ky që, siç e quajti me ironi një herë, i krahasoi me “Sude me gjyslykë”. Ky që ka gjysmën e qeverisë në paraburgim.

Pse qeveria nuk i rrit vërtet pensionet?

Sepse skema e tyre e pensioneve ka falimentuar. Sipas raportit të buxhetit, për çdo pensionist kontribuojnë vetëm 1.14 punëtorë. Në vendet e tjera kontribuojnë mbi 3 punëtorë. Në Shqipëri vetëm 1.14. Pse? Sepse të rinjtë po e braktisin vendin dhe sepse ata që punojnë, detyrohen të punojnë në të zezë. 50% e punëtorëve nuk sigurohen, paguhen “nën dorë”. Prandaj nuk rriten pensionet: sepse pa luftuar informalitetin, është e pamundur të rriten pensionet.

Por që të luftohet informaliteti, duhet të zbrazet Inspektoriati i Punës nga patronazhistët dhe të punësohen juristë e ekonomistë profesionistë, njerëz që duan ta bëjnë punën për të mbrojtur të drejtat në punë dhe Kodin e Punës, jo patronazhistë që marrin rrogë për të mbushur mitingjet e Edi Ramës dhe për të shantazhuar votuesit me laps e me letër.

Kryeministri foli për rritjen e pagës minimale, por a ka folur ndonjëherë me punëtoret e fasonerive, që atë pagë minimale që marrin detyrohen ta kthejnë te dera e fabrikës? A ka folur me gratë e periferive që marrin çdo ditë autobusin për të punuar si sanitare në Tiranë? Ata që marrin pagën minimale janë punëtorët më të shtypur në vend. Me një shkallë informaliteti 50%, çdo rritje e pagës minimale është thjesht rritje e informalitetit.

Buxheti për sektorët prioritarë, arsimin dhe shëndetësinë, ka rënie në raport me PBB-në.

27% e PBB-së shkon për koncesione dhe PPP.

2.9% për shëndetësinë.

2.5% për arsimin.

Nga t’ia filloj për arsimin? Nga zbrazja e klasave dhe sallave universitare? Nga mungesa totale e infrastrukturës mësimore? Sot takova dy prindër në Yzberisht që më thanë se për fëmijën e tyre në shkollën 9-vjeçare duhet të paguajnë “kontribut” 10.000 lekë të vjetra që të mbulohet paga e rojes së shkollës dhe për ndërruar ndonjë llampë në klasë.

Për arsimin e lartë nuk mjaftojnë as 10 minuta, as 10 orë, as 10 ditë. Ligji që kjo qeveri miratoi në fillim të mandatit u bazua tek një parim i vetëm: universiteti do të financohet nga tarifat e studentëve. Po sot që nuk ka më studentë? Po sot që kuotat e universiteteve publike mbeten 50% bosh?

Nuk ka laboratorë mësimorë e shkencorë, nuk ka biblioteka, nuk ka mensa, nuk ka shtretër në konvikte. Dhe përderisa nuk ka të ardhura nga tarifat, sepse nuk ka studentë, ky buxhet nuk ka fonde as për infrastrukturën, as për kërkimin shkencor.

Shëndetësia është e rrënuar, e copëtuar, e privatizuar. Nuk ka pajisje diagnostikuese, ka lista pritjeje deri në një vit, nuk ka mjekë, nuk ka shtretër, nuk ka ilaçe, nuk ka rimbursim për pensionistët. Ka vetëm tendera për suvatime e pllaka. Ndërsa për nevojat jetike ka vetëm koncesione qindra milionë euro.

Buxheti “masiv”, siç e quajti kryeministri, është një buxhet që masivizon interesat e oligarkisë ekonomike, hedh hi syve të pensionistëve dhe braktis arsimin e shëndetësinë. Në vitin 2026 e në vijim do të ngrihen kulla e do të përmbyten qytete; do të pasurohen miqtë e kryeministrit e do të vuajnë urie pensionistët; do të vjedhin koncesionarët e do të vidhen punëtorët nga paga minimale; do të shtohen resortet në bregdet e do të zvogëlohet numri i shqiptarëve në moshë pune.

Ky është vizioni i Edi Ramës, por absolutisht jo i shqiptarëve!

NË PROTESTË ME PENSIONISTËT
Sot përpara Kuvendit të Shqipërisë u mblodhëm me pensionistë dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme për të protestuar për drejtësi shoqërore.

Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta dhe korrupsionin më të lartë në Evropë.

Në vendin tonë padrejtësia prek edhe punëtorët, gjysma e të cilëve punojnë në të zezë dhe nuk gëzojnë as të drejtat minimale.

E pëson edhe shtresa e mesme që vuan nga kostot gjithnjë e më të larta të jetesës dhe degradimi i shërbimeve publike.

Vuan një shoqëri e tërë që nuk vlerësohet sipas meritës dhe të drejtës.

Protesta e sotme nuk ka për të qenë e fundit. Kauza e minimumit jetik, pensioneve dinjitoze dhe kostove të jetesës do të na mbledhë gjithnjë e më të shumtë e të fortë përpara institucioneve që kanë tradhtuar interesat e qytetarëve.

JO LËMOSHË, DREJTËSI
Protestë për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik!

Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në Evropë. Shpenzimet e shtetit për pensione janë 10 herë më të ulëta se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në vend që të rrisë pensionet, qeveria vazhdon të tallet me pensionistët. Indeksimi vjetor 2.5% është qesharak. Bonusi i fundvitit është i pamjaftueshëm. Ndërkohë çmimet e mallrave jetike rriten dita-ditës.

Pensionistët shqiptarë nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për të marrë hakun e punës dhe sakrificave të një jete.

Shqipëria i ka mundësitë të vendosë minimumin jetik dhe të sigurojë pensione dinjitoze për të gjithë. Mjafton të luftohet korrupsioni dhe kapja e shteti nga oligarkët. Të vendoset shteti social dhe të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme ekonomia.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë pensionistët dhe qytetarët të protestojmë fuqishëm përpara Kuvendit të Shqipërisë ditën e enjte në orën 10:00. Kërkesat tona janë:

Miratimi i ligjit të minimumit jetik.

Pensione dinjitoze.

Ulje e kostos së jetesës.

Miratimi i statusit të minatorit.

Bashkohemi në protestë!

Takim me punëtorët
Sot në selinë e Lëvizjes BASHKË u mblodhëm me punëtorë të profesioneve të ndryshme për të diskutuar mbi problemet kryesore të punës në Shqipëri.

Vendi ynë mbetet në fund të Evropës për sa i përket sigurisë dhe të drejtave në punë. Kjo reflektohet në vdekjet, gjymtimet dhe orët e zgjatura të punës.

Punëtorët vuajnë edhe nga degradimi i shërbimeve publike. Veçanërisht mangësitë në infrastrukturën arsimore sjellin vështirësi të mëdha të jetës së përditshme të familjeve punëtore.

Nga ana tjetër, strehimi është bërë krejt i papërballueshëm. Pagat e punëtorëve mezi përballojnë qiratë, lere më blerjen e një shtëpie.

Në programin e saj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Lëvizja BASHKË do t'u japë zgjidhje problemeve të mëdha me të cilat ndeshen familjet punëtore, prej hapësirave çlodhëse, çerdheve, kopshteve, shkollave te strehimi i përballueshëm.

Takim me pensionistët
Sot u zhvillua takimi i radhës me përfaqësuesit e pensionistëve, ku u fol për indeksimin qesharak të pensioneve dhe lëmoshat e fundvitit që qeveria i paraqet si “ndihmë”. Pensionistët nuk kërkojnë mëshirë, por të drejtë, sepse kanë punuar një jetë të tërë për këtë vend dhe sot jetojnë të braktisur në varfëri.

Mbi gjysmë milioni pensionistë në Shqipëri jetojnë nën minimumin jetik, ndërsa Tirana është kthyer në një qytet armiqësor, sidomos për ata që i kanë dhënë më shumë shoqërisë dhe sot ndihen të përjashtuar.

Brenda dhe jashtë parlamentit, Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta ngrejë zërin për punë dhe jetë me dinjitet.

Shihemi në organizimin e radhës!

Bashkë me punëtorët
Shkalla e punësimit sot në Shqipëri është rreth 58%, që do të thotë se sot gati gjysma e popullisë në moshë pune është ose e papunë ose jo aktive. Në terma ekonomikë kjo është një shifër alarmuese pasi një pjesë shumë e madhe e popullisë ka vështirësi në gjetjen e një pune dhe nuk kontribuon dot në zhvillimin e vendit. Kjo shifër është shumë më e ulët se mesatarja evropiane (75%) dhe se në Serbi (64%) dhe në Malin e Zi (61%).

Ky nivel i ulët i punësimit të popullsisë tregon një përhapje të gjerë të punës informale, pra të punë në të zezë, pa kontrata, pa sigurime shoqëror e shëndetësore. Puna informale jo vetëm nuk i sjell të ardhura shtetit por ndikon negativisht në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Numri i aksidenteve dhe vdekjeve në punë, në ndërtim dhe miniera, është nga më të lartët në rajon dhe në Evropë.

Ndërkohë kemi edhe një shkallë të lartë të papunësisë, sidomos mes të rinjve të moshës 15-29 vjeç, e cila është sa dyfishi i mesatarës së vendeve evropiane (6%).

Për këto problematika dhe për zgjidhjet programore të Lëvizjes BASHKË, do të flasim në takimin e ditës së shtunë, 25 Tetor, ora 17:30, në selinë e Lëvizjes BASHKË.

Rinia në lëvizje
Situata e sotme e të rinjve shqiptarë nuk ka qenë kurrë më shqetësuese: statistikat tregojnë se 2 në 4 të rinj janë ose të papunë, ose të paarsimuar; mbi 70% e tyre thonë se do të emigronin sapo t'u jepej mundësia e parë; pjesa dërmuese e tyre përballen me sfidat e pagës së ulët, pensionit të pamjaftueshëm të prindërve, strehimit, izolimit social dhe kulturor etj. Edhe më e pakëndshme është situata e tyre në qytet: pa hapësira kreative dhe profesionale, nën një publike përditë e më të policuar, për ta Tirana nuk është më një qytet dinamik dhe i mundësive.

Sot me të rinjtë e Lëvizjes Bashkë u mblodhëm për të diskutuar rreth problemeve themelore të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën social-ekonomike të të rinjve.

Diskutimi u përqendua tek ekzistenca e këtyre sfidave dhe përballja me to, mënyrat se si ne duhet të reagojmë për të sjellë ndryshime reale shoqërore.

Ndamë mendime lidhur me problematikat më të rëndësishme në vend si arsimi, strehimi, emigrimi masiv i të rinjve dhe keqqeverisja dhjetra vjeçare.

Pavarësisht kushteve rraskapitëse në Shqipërinë e kapur nga krimi dhe korrupsioni, të rinjtë janë motori më i fuqishëm që do t'a nxjerrë vendin nga ky batak që na ka kapluar.

Solidaritet me minatorët e Spaçit
Sot ishim bashkë me minatorët e minierës së bakrit në Spaç, ku prej mbi 10 ditësh po protestohet për disa të drejta bazike njihen nga legjislacioni i i Republikës së Shqipërisë.

Skenari është i njëjtë dhe i përsëritur si edhe me minatorët e Bulqizës: minatorët që kërkojnë të organizohen sindikalisht për të nënshkruar një kontratë kolektive me kushte më të favorshme, kompania turke që në shkelje të Kodit të Punës nuk e njeh sindikatën e krijuar dhe e përdor grevën e minatorëve si justifikim për të hequr nga puna plot 16 prej tyre, përfshirë kreun e sindikatës.

Përgjigjja e shtetit shqiptar është si gjithmonë e papranueshme: forcat policore që dhunojnë minatorët, ndërkohë që asnjë përfaqësues i Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) nuk është i pranishëm për të tentuar zgjidhjen e konfliktit.

Lëvizja BASHKË solidarizohet me minatorët dhe angazhohet për të arritur në një zgjidhje të konfliktit që respekton të drejtën ligjore të minatorëve për t’u organizuar sindikalisht e për të fituar të drejtat e tyre.

REDI MUÇI, ZËRI I QYTETARËVE
Sot, deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, iu bashkua dy protestave: asaj të ish-minatorëve, të cilët prej dekadash kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, dhe asaj të banorëve të Kurdarisë që kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve që po u marrin ujin.

“Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë!”

Ky ishte zotimi i deputetit të Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, përpara ish-minatorëve dhe banorëve të Kurdarisë, në mbështetje të betejës së tyre për dinjitet, drejtësi dhe mbrojtjen e pasurive natyrore.

Arlind Qori, alternativa e vërtetë për Tiranën
Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë.

Prandaj Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës.

Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë!

NË KRAH TË BANORËVE TË MARTANESHIT
Sot përfaqësuesit e Lëvizjes BASHKË iu bashkuan banorëve të Martaneshit në protestën për mbrojtjen e burimeve ujore. Prej kohësh firma Teodori 2003 po përpiqet të marrë ujë nga liqeni i Sopës, duke devijuar ujërat e basenit ujëmbledhës të Matit. Ky krim mjedisor do të dënojë me thatësirë katër fshatra të zonës.

Kuçedrat e oligarkisë u janë sulur fshatrave anembanë Shqipërisë. Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët e tij janë thjesht shërbëtorët e këtyre grabitqarëve.

Thirrja e Lëvizjes BASHKË për banorët e Martaneshit dhe të gjitha fshatrave të rrezikuara, është që të bashkohemi një orë e më parë në protesta përpara kryeministrisë. Përndryshe, kjo qeveri hajdutësh nuk do të lërë fshat në këmbë.

REDI MUÇI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË
Sot paradite aktivistë të Lëvizjes BASHKË dhe përfaqësues të grupeve shoqërore përcollën në Kuvend deputetin tonë Redi Muçi.

Në Kuvend Redi Muçi do të jetë zëri i atyre që nuk u është dëgjuar kurrë zëri: punëtorët, pensionistët, të rinjtë, shtresa e mesme, sipërmarrës të vegjël etj.

Redi Muçi brenda Kuvendit dhe të gjithë ne jashtë tij, do të ngremë fuqishëm çështje ekonomike e sociale themelore si minimumi jetik, të drejtat në punë, pensionet dinjitoze, Statusi i Minatorit, strehimi i qëndrueshëm, arsimi cilësor, shëndetësia publike etj.

Duke i uruar mandat parlamentar të suksesshëm Redi Muçit, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen në veprimtarinë tonë politike.

BASHKË ME PENSIONISTËT
Sot përfaqësuesit e Lëvizjes BASHKË u takuan me pensionistë aktivë në protestat e vitit të shkuar. Së bashku biseduam për gjendjen ekonomike gjithnjë e më të rëndë të pensionistëve dhe neglizhencën kriminale të qeverisë ndaj fatit të mbi 700,000 qytetarëve në moshë pensioni.

Përtej dokrrave propogandistike të Edi Ramës dhe ministrave të tij, Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta në Evropë.

Brenda dhe jashtë parlamentit, Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta ngrejë zërin për vendosjen e minimumit jetik, rritjen substanciale të pensioneve, miratimin e Statusit të Minatorit dhe një varg masash sociale jetike për qytetarët.

Në fund të takimit ramë në një mendje që të gjithë bashkë ta risjellim çështjen e pensioneve në qendër të aksioneve tona politike dhe në vëmendjen e opinionit publik.

LËVIZJA BASHKË SOLIDARIZOHET ME PUNËTORËT
Lëvizja BASHKË shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me punëtorët e Bankers Petroleum, të cilët sot dhe nesër kanë vendosur të pezullojnë punën për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e tyre.

Zëri i tyre është përpjekur të heshtet nga pronarët e Bankers, të cilët kanë blerë heshtjen e mediave kryesore si Top Channel dhe TV Klan, duke u siguruar që grevat dhe protestat e tyre të mos pasqyrohen. Kjo është një strategji e njohur ku të mbyllet çdo kanal informimi, injorohet zëri i punëtorëve dhe të shitet imazhi i një kompanie “suksesi”.

Por e vërteta është tjetër: prej 20 vitesh, të gjitha qeveritë kanë menduar vetëm për pjesën e tyre në korrupsion, duke lejuar që pasuria publike të zhvatet, ndërsa punëtorët e naftës mbeten të shfrytëzuar dhe të varfër.

Naftëtarët kërkojnë jo më shumë sesa atë që u takon: paga të drejta, kushte të sigurta pune dhe respektim të kontratës kolektive. Këto janë kërkesa minimale për çdo shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe sociale.

Lëvizja BASHKË do të jetë gjithmonë në krah të punëtorëve, kundër oligarkëve dhe korrupsionit politik që ka shkatërruar vendin.

SHQOPË DHE LOPATA KUNDËR ZJARREVE
Kjo pamje na vjen nga Bashkia e Himarës, ku zjarri po i afrohet manastirit të Shën Mërisë së Kremesovës dhe fshatit Piqeras, një zjarr që vazhdon i pashqetësuar gjatë gjithë ditës, ashtu si në fshatin fqinj të Borshit.

Mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit dhe policët e shtetit që me mjete të kufizuara dhe primitive po vënë edhe jetët e tyre në rrezik për të parandaluar përhapjen e flakëve. Vetëm gjatë tri ditëve të fundit kemi një shërbyes publik të vdekur në një aksident rrugës për në vatrat e zjarrit dhe disa të tjerë të plagosur. Në televizor kemi parë shfaqje tronditëse të zjarreve që vënë në rrezik masivisht jetët e njerëzve.

Por çfarë bën kryeministri që pas 83 mandateve ka marrë rrugët nëpër Shqipëri për të kamxhikosur kryetarë dhe shkarkuar drejtorë bashkiakë, nën varësinë e të cilëve është edhe shërbimi zjarrfikës? Çfarë po bën kryeministri i dy satelitëve, mijëra veturave, avionëve privatë? Asgjë! Ai që premtoi avionë për të shuar zjarret, sot nuk ka as zjarrfikëse. I vetmi shpëtim kundër zjarreve për popullin shqiptar është shqopa dhe lopata.

Këto zjarre që po shkrumbojnë bekimet e natyrës, që kërcënojnë pasurinë e përbashkët dhe komunitete të tëra njerëzorë, në fakt veç sa e shpërfaqin lakuriq në sytë e të gjithëve monarkun e plotëfuqishëm Edi Rama dhe vizionin e tij evropian: qesharak, të pafuqishëm dhe mospërfillës. Ashtu siç është ai në të vërtetë.

LËVIZJA BASHKË PËRJASHTOHET NGA PROCESI I RINUMËRIMIT TË VOTAVE NË TIRANË
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes BASHKË për të marrë pjesë me vëzhgues në rinumërimin e votave. Arsyetimi është qesharak dhe në shkelje të parimeve elementare të barazisë ligjore: ne nuk jemi palë ankimuese që kemi kërkuar rinumërimin e votave. E megjithatë, ato që do të rinumërohen janë edhe votat tona.

Lëvizja BASHKË, me qindra aktivistë, e ka mbrojtur me devotshmëri dhe forcë çdo votë të sajën dhe nuk pret të humbasë asnjë të tillë. Mirëpo ne nuk kemi besim tek integriteti i palëve të përfshira në rinumërim. Mosbesim që përforcohet edhe më tej nga përjashtimi arbitrar i saj nga procesi i rinumërimit. Po ashtu, ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare për të qenë dëshmitarë të çdo manipulimi ose tentative për manipulim nga kushdo ndaj kujtdo, midis partive dhe brenda kandidatëve të së njëjtës parti.

Ne po ndjekim me vëmendje të gjitha hapat ankimues dhe vetë procesin e rinumërimit dhe paralajmërojmë këdo që guxon të shtrembërojë besimin e dhënë nga qytetarët për Lëvizjen BASHKË se do të përballen me kundërvënie të fortë me të gjitha mjetet legale dhe demokratike. Votat tona janë vota djerse, kauzash dhe shprese dhe jo vota të trafikut të influencave, parave të pista dhe kompromiseve nën tavolina.

Ne po ju ndjekim.

Ne po ju shohim.

Mos guxoni!

SOLIDARITET ME POPULLIN E GAZËS
Lëvizja BASHKË po ndjek me shqetësim ashpërsimin e luftimeve në Gaza, sidomos reprezaljet ndaj popullsisë civile. Shpërfillja e pasojave gjithnjë e më tragjike të sulmeve të ushtrisë së Izraelit në Gaza është e patolerueshme për çdo ndërgjegje njerëzore. I dënueshëm është gjithashtu pengimi i ndihmave humanitare për popullsinë civile, e cila prej kohësh është në zgrip të urisë së plotë.

Sulmi terrorist, fund e krye i dënueshëm, i 7 tetorit 2023 ndaj popullsisë civile izraelite nuk mund të justifikojë vrasjen e mijëra civilëve të tjerë palestinezë dhe katastrofën humanitare që po ndodh në sytë e njerëzimit.

Të vetëdijshëm për peshën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne prapëseprapë kërkojmë nga institucionet e shtetit tonë që të mbajnë krahun e humanitetit dhe të dënojnë vrasjen e civilëve, mes tyre edhe fëmijë. Abstenimi i paradokohshëm i përfaqësuesit të Republikës së Shqipërisë në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për armëpushim të menjëhershëm mbetet një njollë turpi për të gjithë ne.

Duke shpresuar për një armëpushim sa më të shpejtë dhe përfundimtar, Lëvizja BASHKË rishpreh pozicionin e saj politik se zgjidhja afatgjatë e këtij konflikti është ekzistenca e dy shteteve sovrane, Izraelit dhe Palestinës, në kufijtë e njohur prej të drejtës ndërkombëtare.

Përtej çdo ligji dhe përllogaritjeje politike, mbetet parimi: çdo jetë është e shenjtë.

E REJA PO LIND MES GËRMADHAVE TË POLITIKËS SË VJETËR
Sot, mes entuziasmit dhe masivitetit, Lëvizja BASHKË mbajti takimin e fundit elektoral. E nisëm në Fier, e vazhduam në të gjitha qarqet e vendit dhe e mbyllëm në Tiranë. Rrugë më rrugë, treg më treg, qytet më qytet. Pa asnjë kompromis me paranë e madhe dhe pushtetin e vjetër. Me lajmin e thjeshtë e të mirë: E reja po lind. E reja po lind mes gërmadhave dhe përbindshave të politikës tridhjetëvjeçare.

Në takim u fol për rrugëtimin tonë mbi katërmbëdhjetëvjeçar, për të veçantat e fushatës, për programin, për njerëzit tanë, për plagët e vendit dhe aspiratat e qytetarëve, për drejtësinë dhe padrejtësinë, por mbi të gjitha për zotimin se nuk do ti tradhëtojmë kurrë, po kurrë, interesat e qytetarëve.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe shkojmë krenarë e shpresëplotë drejt 11 majit.

1 MAJI I PUNËTORËVE!
Shqipëria e sotme është parajsë për oligarkët e pushtetarët, por po bëhet përditë e më ferr për punëtorët.

Në këtë sistem qeverisës ku kryepushtetari krenohet që nuk ka sindikata, punëtorët punojnë mesatarisht më shumë orë se në çdo shoqëri tjetër në Evropë.

Në vendin me oligarkët më të pasur në rajon, paga mesatare mbetet më e ulëta krahasuar me fqinjët.

Në situatën ku korrupsioni bën kërdinë, vdekshmëria në punë krahasuar me numrin e popullsisë është ndër më të lartat në Evropë.

Në shtetin ku propaganda e pushtetit flet për integrim të shpejtë në BE, gjysma e punëtorëve punojnë në të zezë, pa pasur mundësi të gëzojnë pension.

Në situatën ku të fortët dhe kriminelët bëjnë ligjin, pensioni nuk mjafton as për të ngrënë bukë e kos.

Në kohën kur deputetët bëhen investitorë strategjikë, profesionistët e shtresës së mesme taksohen më shumë se oligarkët.

Po Shqipëria mund të ndryshojë. Për njerëzit e punës dhe nëpërmjet njerëzve të punës.

Lëvizja BASHKË është e vetmja parti që në më shumë se 14 vjet aktivizëm ka ngritur zërin për punëtorët: minatorëve, naftëtarëve, punëtoreve të fasonerive e call center-it, punëtorëve të ndërtimit dhe kujtdo që kërkon të jetojë ndershmërisht me punën e vet. Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi deri në fund krah tyre.

Në programin tonë qeverisës ka një kapitull të veçantë për punën. Ne do të rithemelojmë Ministrinë e Punës dhe nxisim themelimin e sindikatave të fuqishme e të pavarura.

Lëvizja BASHKË do të luftojë fort informalitetin në punë dhe çdo abuzim me punëtorët.

Ne do të përmirësojmë Kodin e Punës, duke mundësuar kthimin në punë të punëtorëve të hequr padrejtësisht nga puna.

Lëvizja BASHKË do të vendosë një pagë minimale prej 60,000 lekësh të reja dhe nxitur formimin profesional për të mbajtur në vend forcën punëtore.

Dy nga tre ligjet e para që do të propozojmë në Kuvend do të jenë miratimi i minimumit jetik dhe i Statusit të Minatorit.

Sot, në këtë ditë të shënuar për të gjithë punëtorët, u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të punës që të na bashkohen në orën 18:00 në Kamëz për të ngritur zërin bashkërisht për drejtësi shoqërore.

Me punëtorët deri në fund!

BASHKOHU NË FUSHATËN E LËVIZJES BASHKË
Në një vend ku politika ka harruar njerëzit e zakonshëm, ku pushteti është bërë peng i interesave të ngushta dhe ku shpresa për ndryshim po zbehet çdo ditë, Lëvizja BASHKË po ndërton diçka ndryshe.

Ne besojmë se ndryshimi nuk vjen nga lart, por nga poshtë. Nga njerëz të zakonshëm që nuk e pranojnë padrejtësinë si fat, që nuk i kthejnë shpinën të pamundurve, që nuk rrinë spektatorë ndërsa pakica pasurohet dhe shumica shtypet.

Për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025, po ngremë një fushatë ndryshe: një fushatë që nuk financon reklama milionëshe, por që mbështetet te forca e njerëzve, te puna vullnetare, te solidariteti, te dëshira për drejtësi dhe dinjitet.

Nëse ke vullnet, kohë dhe energji, mund të kontribuosh në këtë fushatë.

Ky është një moment historik: ose do të vazhdojmë të jetojmë në një shoqëri të padrejtë, ose do të ndërtojmë së bashku një të ardhme që ia vlen.

Plotëso të dhënat në linkun më poshtë dhe bëhu pjesë e fushatës sonë.

Bëhu vullnetar

LËVIZJA BASHKË PREZANTON PROGRAMIN
Pas një viti e tre muajsh punë të dhjetëra ekspertësh, Lëvizja BASHKË ka mundësinë t'u paraqesë qytetarëve idetë për transformimin e madh për të cilin ka nevojë vendi.

22 kapitujt e programit të Lëvizjes BASHKË janë ndarë në katër fusha të mëdha: shteti zhvillimor, shteti social, shteti i së drejtës dhe pjesëmarrja qytetare. Pa një hov zhvillimor të qëndrueshëm, pa një shtet social që mundëson rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve publike, pa një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin e kapjen e shtetit dhe pa një demokratizim të jetës politike e shoqërore, Shqipëria nuk do të mund të dalë nga bataku ku e kanë vendosur ata që e kanë qeverisur deri më sot.

Ftojmë të gjithë qytetarët që ditën e mërkurë, në orën 18:00, të na bashkohen në prezantimin e programit tonë në sallën "A Underground" të Pallatit të Kongreseve.

KQZ CERTIFIKON LËVIZJEN BASHKË SI TË PARIN SUBJEKT PËR ZGJEDHJET E 11 MAJIT!
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi zyrtarisht Lëvizjen BASHKË si subjektin e parë të regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky nuk është thjesht një hap teknik, por një dëshmi e seriozitetit dhe integritetit me të cilin Lëvizja BASHKË i qaset politikës. Në një skenë politike ku pazaret dhe llogaritë e minutës së fundit janë normë, ne dorëzuam listat 6 ditë përpara afatit, duke treguar se nuk bëhemi pjesë e lojërave të errëta të pushtetit. Qindra aktivistë e përkrahës nga Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça, Kukësi e deri në Sarandë, me 5.500 firma të mbledhura rrugë më rrugë, na dërguan krenarisht në këtë garë si një forcë e re, e majtë, demokratike dhe e pakompromis në politikën shqiptare.

Kandidatët tanë janë qytetarë të ndershëm dhe profesionistë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfaqësuar një politikë që bazohet në meritë dhe jo në klientelizëm. Redi Muçi (Tiranë), inxhinier dhe pedagog; Mirela Ruko (Fier), sociologe dhe aktiviste për të drejtat e punëtorëve; Artan Kacani (Durrës), arkitekt-urbanist; Oltion Fociro (Elbasan), pedagog dhe ekspert në informatikë; Gabriel Rakaj (Shkodër), inxhinier fizike dhe kërkues shkencor; Ilir Zoto (Vlorë), avokat dhe mbrojtës i të drejtave të qytetarëve; Petro Lubonja (Korçë), profesionist në turizëm dhe aktivist i diasporës; Elio Shyti (Berat), zhvillues softuerësh dhe një nga figurat kryesore të nismës “Dua të Votoj 2025”; Alban Metallari (Kukës), inxhinier dhe kërkues shkencor ndërkombëtar; Emiljando Kita (Lezhë), politolog dhe aktivist; Besjan Kica (Dibër), fermer dhe specialist në mbrojtjen e bimëve; Klevis Bedaj (Gjirokastër), specialist IT dhe njohës i industrisë së turizmit. Ata janë më shumë se emra në një liste — janë njerëz që kanë kontribuar realisht për të mirën publike, të gatshëm të ndryshojnë politikën nga brenda.

Në një vend ku politika ka humbur çdo kredibilitet, mbështetja e qindra aktivistëve dhe mijëra qytetarëve që dhanë firmën, zërin dhe fytyrën e tyre për ne, është dëshmi e një ndryshimi të pashmangshëm. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në këtë rrugëtim! Ne zotohemi se nuk do ta tradhtojmë kurrë besimin tuaj! Më 11 maj, ndryshimi bëhet realitet!

MINATORËT E BULQIZËS NË DITËN E PESTË TË GREVËS
Sot u njoftuam se minatorët e Bulqizës janë në ditën e pestë të grevës. Në media nuk gjendet asnjë lajm. Në vend të tyre, ekranet janë plot me spektakle, propaganda qeveritare, allishverishe me listat e deputetëve dhe lajme boshe për jetën e VIP-ave. Asnjë lajm për minatorët!

Kërkesat e minatorëve të Bulqizës, që punojnë në galeritë e Albchrome-it me pronar kompaninë turke Yildirim Holding, janë këto:

Respektimi i kontratës së punës, përfshirë rritjen e pagave të premtuara që nga janari.

Pagesa e shtesës prej 4% për inflacionin, të cilën qeveria e ka miratuar, por kompania nuk e ka zbatuar.

Ndërprerja e punës së detyruar të shtunave, pa marrëveshje dhe pa kompensim të drejtë.

Përmirësimi i kushteve të sigurisë, pasi puna në miniera mbetet ndër më të rrezikshmet, shpesh pa masat mbrojtëse të nevojshme.

E drejta për organizim dhe protestë, pasi kompania ka ndaluar minatorët të grumbullohen brenda apo pranë ambienteve të minierës.

Pak ditë më parë, edhe metalurgët e Burrelit u ngritën në grevë për arsye të ngjashme, kundër të njëjtës kompani që zotëron edhe përpunimin e metaleve shqiptare, Yildirim Holding.

Kërkesat e metalurgëve të Burrelit janë:

Respektimi i kontratës së punës, përfshirë pagesën e plotë të rrogave për të gjitha ditët e punës.

Ndërprerja e diskriminimit të punëtorëve, pasi përgjysmimi i pagave është aplikuar vetëm për metalurgët, ndërsa kategori të tjera punëtorësh nuk janë prekur.

Siguri dhe stabilitet në punë, pasi zvogëlimi i ditëve të punës nga 22 në vetëm 11 ka bërë të pamundur mbijetesën për shumë familje.

Transparencë nga kompania mbi planet e punësimit, për të shmangur pasigurinë dhe kushtet e paqarta të punësimit.

Këto nuk janë kërkesa të tepruara – këto janë të drejta minimale, që çdo punëtori i garantohen me ligj, por që shkelen nga punëdhënësit.

Minatorët dhe metalurgët nuk po kërkojnë lëmoshë, por respektimin e kontratave dhe përfitimin e pagave që u takojnë ligjërisht. Ata janë shtylla e ekonomisë shqiptare, njerëzit që punojnë në kushte çnjerëzore për të nxjerrë pasurinë e nëntokës, ndërkohë që pronarët e kompanive dhe zyrtarët e korruptuar jetojnë në luks.

Heshtja e qeverisë dhe institucioneve shtetërore nxjerr edhe një herë zbuluar se kush qëndron në anën e shfrytëzimit dhe të padrejtësisë. Në një vend ku oligarkët dhe kompanitë e huaja trajtohen si çifligarët e dikurshëm, ndërsa punëtorët shqiptarë trajtohen si skllevër të keqpaguar, Lëvizja BASHKË është në anën e punëtorëve.

Lëvizja BASHKË qëndron krah minatorëve dhe metalurgëve dhe çdo punëtori e punëtoreje që kërkon paga dinjitoze, kushte të sigurta dhe respektimin e të drejtave në punë. Lëvizja BASHKË ka mbështetur dhe do të mbështesë gjithmonë ata të cilët me mund dhe me djersë mbajnë gjallë ekonominë e këtij vendi. Kauza e punëtorëve është kauza e të gjithëve, për një shoqëri më të drejtë e më demokratike.

Rroftë 8 Marsi!
8 Marsi është një ditë reflektimi dhe veprimi. Është një moment për të kujtuar betejat e grave punëtore që sakrifikuan dhe luftuan për paga të drejta, kushte më të mira pune dhe një jetë me dinjitet. Në një shoqëri ku gratë vazhdojnë të përballen me pabarazi të thella – paguhen më pak se burrat, përjashtohen nga vendimmarrja, shfrytëzohen në punë të pasigurta dhe mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar në familje – nuk mund ta reduktojmë këtë ditë në një festë formale. Sot, më shumë se kurrë, duhet të denoncojmë padrejtësitë dhe të kërkojmë ndryshim të vërtetë, sepse barazia gjinore nuk është privilegj, por një e drejtë e patjetërsueshme!

Lëvizja BASHKË e sheh çështjen e barazisë gjinore si thelbësore në programin e saj qeverisës dhe angazhohet për ndërtimin e një shteti social të fortë, një ekonomie të drejtë dhe një shoqërie që nuk lë askënd pas. Barazia nuk mund të mbetet vetëm në fjalime dhe kuota formale, por duhet të mishërohet në politika konkrete: paga të barabarta për punë të barabartë, çerdhe e kopshte publike me orare të zgjatura, investime në strehim të përballueshëm dhe një sistem të vërtetë mbrojtjeje ndaj dhunës dhe shfrytëzimit të grave. Ne nuk kërkojmë vetëm përfaqësim, por ndryshim të rrënjësishëm të sistemit që për dekada ka shfrytëzuar gratë dhe i ka lënë në margjinat e shoqërisë.

Rroftë 8 Marsi, dita e të gjitha grave që nuk dorëzohen, që luftojnë për një jetë të drejtë, të dinjitetshme dhe të lirë për të gjithë!

GËZUAR 7 MARSIN
Gëzuar 7 Marsin mësuesve, atyre që kanë barrën e rëndë të edukojnë – përpara se të arsimojnë – një brez të ri të cilit pushtetarët politikë dhe ekonomikë po u bëjnë gjithçka që t'u humbë ndjenja e vlerësimit që arrihet përmes punës e përkushtimit!

Gëzuar 7 Marsin mësuesve, atyre që e kanë gjithmonë e më të vështirë për të qenë shembulli i dijes dhe dinjitetit që imponon respekt, në vendin e pazarxhinjve me kollare, e parallinjve me makina të shtrenjta!

Gëzuar 7 Marsin mësueve shqiptarë që janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Evropë për tre dekada e gjysmë, edhe pse detyrohen të bëjnë kilometra në këmbë për të mbërritur te shkolla, edhe pse u mungojnë mjetet bazike të mësimdhënies!

Gëzuar 7 Marsin mësuesve, atyre që pushtetet i shantazhojnë me vendin e punës, i poshtërojnë nëpër mitingje elektorale, i vënë në rresht të duartrokasin nëpër rrjete sociale!

Gëzuar 7 Marsin mësuesve sepse të jesh përnjëmend mësues, nga ata që e dashurojnë mësimdhënien dhe u dhimbset e ardhmja e nxënësve të tyre, është jashtëzakonisht e vështirë në këtë batak ku të pushtetshmit po e zhysin shoqërinë!

Gëzuar 7 Marsin mësuesve sepse me besimin te njëri-tjetri do t’ia dalim ta transformojmë rrënjësisht edhe këtë sistem të kalbur arsimor!

Lëvizja BASHKË dorëzon dokumentationin në KQZ
Sot Lëvizja BASHKË dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve dhe mbi 5000 nënshkrime të qytetarëve që mbështesin regjistrimin tonë për zgjedhjet e 11 majit. Ky moment shënon një hap vendimtar në përpjekjen tonë për një shtet që u shërben qytetarëve, jo oligarkëve.

Lëvizja BASHKË nuk është parti e zakonshme. Ne jemi një lëvizje që lufton për një shtet social, të drejtë, zhvillimor dhe një shoqëri aktive e demokratike. Nuk mund të pranojmë më një sistem që varfëron shumicën dhe pasuron një pakicë tejet të ngushtë. Ne angazhohemi për një ekonomi që vendos punën mbi privilegjin, për një qeverisje që mbështet të dobtit, jo të fortët, dhe për një demokraci ku qytetarët nuk janë spektatorë, por vendimmarrës.

🔹 Kryesuesit e listave të deputetëve në qarqe:

📍 Tiranë – Redi Muçi, pedagog.

📍 Fier – Mirela Ruko, sociologe.

📍 Durrës – Artan Kacani, arkitekt-urbanist.

📍 Elbasan – Oltion Fociro, pedagog.

📍 Shkodër – Gabriel Rakaj, inxhinier fizike.

📍 Vlorë – Ilir Zoto, avokat.

📍 Korçë – Petro Lubonja, menaxher.

📍 Berat – Elio Shyti, programues IT.

📍 Kukës – Alban Metallari, kërkues shkencor.

📍 Lezhë – Emiljando Kita, politolog.

📍 Dibër – Besian Kica, fermer.

📍 Gjirokastër – Klevis Bedaj, programues IT.

Kandidatët tanë janë qytetarë të ndershëm, aktivistë të përkushtuar dhe profesionistë të mirëpërgatitur. Ata vijnë nga bota e dijes, punës, sipërmarrjes së ndershme dhe përpjekjeve të përditshme për një vend më të drejtë.

Faleminderit mijëra qytetarëve që kanë firmosur dhe mbështetur këtë përpjekje!

LËVIZJA BASHKË NË KRAH TË BANORËVE TË ZALL DAJTIT
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË iu bashkuan protestës së banorëve të Zall Dajtit, të cilët po përballen me pasojat e ndërtimit të paligjshëm të një fabrike asfalti nga kompania "Gjoka Konstruksion". Ky aktivitet industrial, i zhvilluar në mes të Parkut Kombëtar të Dajtit, ka ndotur ajrin, devijuar lumin, rrëmbyer tokat e banorëve dhe uzurpuar rrugën publike që lidhte fshatin me Rrugën e Arbrit.

Në mbështetje të banorëve, kryetari i Lëvizjes BASHKË Arlind Qori deklaroi qartë se asnjë padrejtësi nuk do të kalojë pa u denoncuar dhe se zëri i qytetarëve do të dëgjohet pavarësisht censurës dhe presionit të pushtetit. Lëvizja BASHKË do të jetë kudo ku oligarkët dhe politika e korruptuar shkelin mbi jetën dhe të drejtat e njerëzve të zakonshëm!

Sekretarja Organizative e Lëvizjes BASHKË dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Mirela Ruko u zotua se do ta ndjekë çështjen në Këshillin Bashkiak dhe do të kërkojë përgjegjësi nga institucionet që kanë lejuar këtë masakër mjedisore.

Fabrika është ndërtuar brenda një zone të mbrojtur, në kundërshtim me ligjin për zonat e mbrojtura dhe mjedisin.

Ka filluar prodhimin e asfaltit pa leje, duke ndotur ajrin dhe duke rrezikuar shëndetin e qindra banorëve.

Ka devijuar lumin dhe ka dëmtuar tokat bujqësore, duke shkatërruar jetesën e shumë familjeve.

Ka privatizuar rrugën publike, duke izoluar banorët dhe duke i detyruar të kërkojnë alternativa të vështira për lëvizje.

Policia, në këtë rast, nuk ka vepruar në mbrojtje të ligjit, por është treguar indiferente edhe pas kallëzimeve të banorëve.

Në një përpjekje për të shuar revoltën e banorëve, deputeti milioner i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia doli sot në protestë duke premtuar se “do të merren masa”. Por ky është thjesht mashtrimi i radhës. Fabrika nuk u ndërtua dje, por po zgjerohet prej 5 vitesh. Deputetët e PS dhe institucionet e qeverisë e kanë toleruar dhe mbështetur këtë ndërtim të paligjshëm, sepse oligarkët janë sponsorët e pushtetit të tyre. Në vend që të ndalnin ndërtimin e fabrikës kur ishte në fillim, tani që banorët po protestojnë, dalin me premtime boshe për të fituar kohë.

Në çdo vend normal, ky do të ishte një skandal kombëtar, por në Shqipëri politika dhe media janë të kapura nga oligarkët. Asnjë televizion kombëtar nuk po e raporton këtë aferë, sepse janë të financuar nga të njëjtët oligarkë që shkatërrojnë vendin. Asnjë politikan i opozitës nuk ka folur për këtë çështje sepse oligarku Rrok Gjoka, pronari i “Gjoka Konstruksion”, është një biznesmen i afërt edhe me Sali Berishën. Opozita parlamentare hesht sepse është po aq e korruptuar dhe e blerë sa edhe qeveria!

Ndërkohë që qeveria dhe opozita mbrojnë interesat e oligarkëve, Lëvizja BASHKË është e vetmja forcë politike që po i del përballë kësaj grabitjeje publike. Përpjekja për Zall Dajtin nuk është vetëm një për një komunitet, por kundër modelit që po zapton të gjithë Shqipërinë!

Uji është jetë, jo plaçkë për oligarkët!
Lëvizja BASHKË qëndron në krah të banorëve të Tragjasit, të cilët po përballen me një tjetër akt të dhunshëm të qeverisë dhe oligarkëve: devijimin e burimeve ujore të fshatit të tyre për të furnizuar resortet në bregdet.

Në vend që të investohet për të përmirësuar jetesën e banorëve, për t’u garantuar atyre ujë të mjaftueshëm për jetën e përditshme, qeveria zgjedh t’i braktisë e t’i grabisë për t’i shërbyer interesave private. Nuk është rastësi që ky projekt i turpshëm është në varësi të ministres Belinda Balluku, një nga simbolet e qeverisë që shet Shqipërinë copa-copa për interesat e oligarkëve.

Banorët e Tragjasit kanë të drejtë të protestojnë dhe të mos lejojnë ndërtimin e një ujësjellësi që nuk është për ta, por për vilat dhe resortet luksoze të ndërtuara mbi tokën dhe djersën e shqiptarëve. Përgjigjja e qeverisë me polici, dhunë dhe arrogancë politike është një tjetër dëshmi e sundimit të një pakice që përdor institucionet shtetërore për të mbrojtur interesat e saj.

Lëvizja BASHKË i bën thirrje çdo qytetari të ndershëm që të ngrejë zërin kundër kësaj grabitjeje. Sot është Tragjasi, nesër do të jetë një tjetër fshat, një tjetër qytet, një tjetër komunitet që do të zhvatet nga burimet natyrore për të mbushur xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me pushtetin.

I bëjmë thirrje banorëve të Tragjasit të mos ndalen, të organizohen dhe të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre! Do të jemi krah tyre në çdo betejë, në çdo protestë dhe në çdo formë përballjeje me këtë qeveri të korruptuar!

Uji është jetë, jo plaçkë për oligarkët!

Përfundon mbledhja e mbi 5000 nënshkrimeve!
Sot, Lëvizja BASHKË përmbylli me sukses procesin e mbledhjes së 5000 nënshkrimeve të nevojshme për t'u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më shumë se 5000 qytetarë kanë firmosur për të mbështetur një alternativë të re, të ndershme dhe të pakompromentuar me politikën e vjetër.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt sjelljes së zërit të qytetarëve në parlament, për të mbrojtur interesat e punëtorëve, pensionistëve dhe të rinjve që kërkojnë një të ardhme më të drejtë në Shqipëri. Lëvizja BASHKË do të vijojë angazhimin e saj për rritjen e pensioneve, përmirësimin e kushteve të punës, garantimin e minimumit jetik dhe zgjerimin e politikave sociale që vendosin në qendër nevojat e shumicës.

Ky moment historik është vetëm fillimi i një beteje të madhe për të çuar në parlament kauzat dhe zërin e mijëra shqiptarëve që kërkojnë ndryshimin. Ftojmë të gjithë ata që besojnë në drejtësinë sociale dhe barazinë të bashkohen me ne për të ndërtuar një Shqipëri më të ndershme dhe më të drejtë!

EDI RAMA DORËHIQU, ERION VELIAJ NUK MJAFTON!
Sot, qindra qytetarë iu bashkuan protestës së Lëvizjes BASHKË, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Arrestimi i Erion Veliajt është vetëm fillimi, sepse korrupsioni nuk është thjesht disa individë të veçuar, por një sistem i ndërtuar dhe i mbrojtur nga vetë Edi Rama.

Pastrimi i parave në ndërtim, falja e bregdetit tek oligarkët e quajtur “investitorë strategjikë”, koncesionet kriminale dhe grabitja e fondeve publike; nuk janë vendime të marra nga Erion Veliaj dhe ministrat në mënyrë të pavarur, por një model qeverisës që buron nga kryeministri dhe klika e tij politike.

Veliaj nuk ka vjedhur vetëm për veten e tij, por edhe për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Dikur, Rama e denonconte korrupsionin me një teoremë të thjeshtë: "Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë." Sot, ai është arkitekti dhe përfituesi kryesor i kësaj skeme.

Ne nuk do të ndalemi!

Korrupsioni duhet të marrë fund dhe drejtësia duhet të shkojë deri në majë!

DORËHEQJE!
Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.

Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.

Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.

Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë.

STEFANO BOERI: FYTYRA E "BETONIZIMIT TË MADH" TË TIRANËS
Gjatë viteve të fundit Edi Rama e ka paraqitur betonizimin e Tiranës si një arritje madhështore dhe komplekse, duke u përpjekur për t'i bindur qytetarët se kjo është pjesë e një vizioni të avancuar urbanistik, të cilin njerëzit e zakonshëm nuk mund ta kuptojnë. Ky "vizion" i ka mbështetur pretendimet mbi emra të famshëm si Stefano Boeri, arkitekti italian i njohur për projektet e tij të gjelbërta dhe inovative. Por tani, me akuzat për korrupsion ndaj Boerit nga Prokuroria e Milanos, kjo alibi ka rënë dhe, bashkë me të, është zhbërë edhe iluzioni i një Tirane të ndërtuar për të mirën publike.

Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë promovuar fort idenë e Pyllit Orbital, një projekt ambicioz që do të krijonte një brez të gjelbër rreth Tiranës. Por në vend të mbjelljes së milionave pemë, janë mbjellë miliona metra katrorë beton, duke e shndërruar Tiranën në një kantier të pafund ndërtimi. Qyteti, i mbuluar nga pluhuri dhe ndotja, është bërë një terren i artë për pastrimin e parave të pista, ndërsa hapësirat publike dhe standardet e jetesës janë në rënie të vazhdueshme.

Akuzat ndaj Stefano Boerit për manipulim të ofertave dhe korrupsion në projektin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës (BEIC) në Milano, hedhin një dritë të re mbi projektet e tij në Shqipëri. Studioja e Boerit ka përfituar drejtpërdrejt nga projektet që ai vetë i ka hartuar, përfshirë ndërtimin e "Tirana Riverside" dhe disa shkolla në kryeqytet, pa asnjë konkurs të hapur apo transparencë.

Rezultati i këtij "urbanizimi të madh" është një qytet gjithnjë e më i papërballueshëm për shtresën e mesme dhe qytetarët e varfër. Çmimet e apartamenteve janë rritur në nivele absurde, duke e bërë pothuajse të pamundur që një familje e zakonshme të blejë një shtëpi në Tiranë. Ndërkohë, paratë e pista që rrjedhin nga trafiku i drogës dhe aktivitetet e tjera të paligjshme kanë gjetur strehë në kullat e larta dhe projektet e mëdha ndërtimore, duke përjetësuar një model ekonomik që përjashton qytetarët e ndershëm.

Kjo situatë është një pasqyrë e politikave të njëanshme dhe të papërgjegjshme që favorizojnë oligarkët dhe mafien e ndërtimit, ndërsa qytetarët përballen me një mjedis gjithnjë e më të vështirë për të jetuar. Hapësirat publike janë reduktuar, trafiku është rënduar dhe ndotja vret çdo vit rreth 3 mijë njerëz në kryeqytet.

Stefano Boeri nuk është thjesht një arkitekt; ai është një simbol i propagandës së Edi Ramës. Ai është "ambalazhi" që Rama ka përdorur për të mbuluar shpërfytyrimin e Tiranës dhe për të justifikuar ndërtimet masive që pasurojnë një grusht individësh dhe shkatërrojnë jetën e shumicës.

Nëse në Itali Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim të plotë mbi manipulimet dhe korrupsionin e Boerit, Shqipëria mbetet larg një realiteti të tillë. Institucionet shqiptare, të kapura nga interesat e ngushta politike dhe ekonomike, nuk kanë bërë asnjë hap për të hetuar ndonjë prej këtyre praktikave të dyshimta.

Në fund të ditës, përgjegjësia për betonizimin e Tiranës nuk qëndron vetëm mbi Stefano Boerin, por mbi Edi Ramën, Erion Veliajn dhe gjithë sistemin që ata kanë krijuar. Boeri është thjesht një mjet në duart e një pushteti që ka kthyer qytetin në një monopol përfitimesh për oligarkët dhe trafikantët. Ajo që mbetet për qytetarët është një qytet gjithnjë e më pak i jetueshëm, më pak i gjelbër dhe më i paarritshëm ekonomikisht.

Tirana nuk ka nevojë për më shumë kulla, më shumë beton apo më shumë projekte luksi. Ajo ka nevojë për një vizion që vendos jetën e qytetarëve përpara fitimeve të oligarkëve dhe për një drejtësi që vendos përpara përgjegjësisë ata që e kanë shpërfytyruar qytetin. Rasti i Stefano Boerit duhet të shërbejë si një pikënisje për të kërkuar llogari dhe për të ndalur këtë shpërdorim të turpshëm të Tiranës dhe të të ardhmes së saj.

QYTETARËT JANË FORCA JONË
Vendi ynë ka nevojë për një ndryshim të madh. Na duhet një mënyrë e re qeverisjeje, e bazuar tek ndershmëria, politikat e guximshme dhe një program që shëron plagët e thella të tranzicionit të pafund.

Lëvizja BASHKË ka integritetin moral dhe kapacitetet për të qenë forca lëvizëse në duart e qytetarëve që kërkojnë punë dhe jetë me dinjitet.

Programi ynë bazohet në katër shtylla:

Shteti zhvillimor, që do të orientonte investimet drejt prodhimit (bujqësor dhe industria) dhe shërbimeve të kualifikuara.

Shteti social, që do vendoste standardin e minimumit jetik në 20,000 lekë (të reja), do të rriste pensionin mesatar në 32,000 lekë (të reja) dhe do të përmirësonte ndjeshëm cilësinë e shërbimeve publike në arsim e shëndetësi, si dhe do ta bënte strehimin të përballueshëm nga të gjithë.

Shteti i së drejtës, me anë të të cilit do të luftoheshin seriozisht korrupsioni, evazioni fiskal dhe informaliteti në punë.

Demokracia pjesëmarrëse, që do t’u mundësonte qytetarëve të merrnin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrjet e rëndësishme.

Ne jemi lëvizja e qytetarëve të thjeshtë, e punëtorëve dhe profesionistëve të shtresës së mesme, e të rinjve dhe pensionistëve, e sipërmarrësve të vegjël, bujqve dhe shtresave të nëpërkëmbura.

Lëvizja BASHKË do të hyjë në zgjedhjet e 11 majit si një parti e re dhe me potenciale të jashtëzakonshme. Lëvizja BASHKË është sot shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të mbi 6000 anëtarëve të saj.

Kandidatët e Lëvizjes BASHKË në çdo qark të Shqipërisë do të jenë shembulli i qytetarisë, ndershmërisë, përgatitjes dhe përgjegjshmërisë.

Ju ftojmë të bashkoheni në Lëvizjen BASHKË:

https://levizjabashke.al/anetaresohu/

LËVIZJA BASHKË NË KRAH TË PUNËTORËVE TË FASONERISË “SIMAK SHOES” NË VLORË
Punëtorët e fasonerisë "Simak shoes", në qytetin e Vlorës, kanë bojkotuar totalisht punën sot, pas një javë me bojkot të pjesshëm.

Rreth 150 punëtorë nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor. Punëtorët shprehen se kanë për të paguar kreditë, blerë ilaçet dhe mbajtur familjen nëpërmjet punës së tyre, mirëpo kompania dhe shteti nuk do t'ia dijë për ta.

Sipas punëtorëve, pagat janë shumë të ulëta dhe të pamjatueshme në raport me punën që bëjnë. Inspektorati Shtetëror i Punës është treguar tërësisht indiferent ndaj ankesave të punëtorëve, të cilët sot protestuan edhe tek zyrat e Inspektoratit në Vlorë, duke bërë edhe denoncim me shkrim me firmat e të gjithë punëtorëve.

Punëtorët shprehen se do të vazhdojnë bojkotin deri sa pagat të kalojnë në llogaritë bankare. Nesër në orën 07:00 do të protestojnë serish tek kompania dhe tek Inspektorati.

Lëvizja BASHKË është e angazhuar për të mbështetur të drejtat e punëtorëve dhe për t'u bërë zëri i tyre në këtë betejë të rëndësishme. Çdo punëtor meriton një pagë të drejtë dhe kushte të dinjitetshme pune. Nuk do të ndalemi deri sa kërkesat e punëtorëve të plotësohen dhe drejtësia të triumfojë!

Drejtësi për Azbiun
Shtyrja drejt vetëvrasjes e oficerit të policisë Azbi Spahiu për shkak se duke zbatuar ligjin në rastin e të birit të oligakut Samir Mane, është një nga ngjarjet më të rënda në tridhjetë e katër vite pluralizëm.

Heshtja dhe manipulimi institucional dhe mediatik, gjuha nervoze dhe rrugaçërore e ministrit të brëndshëm Ervin Hoxha, letrat anonime që qarkullojnë për të shfajësuar përgjegjësit e vërtetë janë dëshmi se pushteti po tenton të fshehë të vërtetën.

Prandaj Lëvizja BASHKË thërret për të tretën herë në protestë qytetarët përballë Ministrisë së Brëndshme për të kërkuar të vërtetën dhe as më pak e as më shumë se të vërtetën, vendosjen e të gjithë përgjegjësve përpara ligjit dhe për të kundërshtuar kulturën mafioze të heshtimit. Dje i ndodhi policit Azbi Spahiu, nesër mund t'i ndodhë secilit prej nesh.

Eja edhe ti në protestë! Kurrë nuk është vonë.

LËVIZJA BASHKË KËRKON TË VËRTETËN
U bënë pesë ditë që Ministria e Brendshme nuk thotë asgjë në lidhje me të vërtetën e ngjarjes thuajse tragjike të policit Azbi Spahiu. Në vend të publikimit të dokumenteve dhe provave që tregojnë të vërtetën mbi ngjarjen, aparati propagandistik i qeverisë përhap mesazhe të pakonfirmuara, që synojnë manipulimin e opinionit publik.

Lëvizja BASHKË kërkon të vërtetën dhe transparencë të plotë për dinamikën e ngjarjeve që nga arrestimi i të birit të oligarkut Samir Mane deri në çastin kur polici Azbi Spahiu tentoi t'i jepte fund jetës.

Ne kërkojmë që SPAK-u të nisë hetimet ndaj çdo personi të përfshirë në këtë ngjarje, sado i pushtetshëm qoftë.

Ne kërkojmë shkarkimin ose dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët në protestë sot (ditë e martë) në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme.

E VËRTETA DO TË NA BËJË TË LIRË!

PROVOKATORËT NË PROTESTË
Nuk mund të kalonte pa provokime protesta e Lëvizjes BASHKË për të kërkuar transparencë për ngjarjen ku u përfshi polici fatkeq Azbi Spahiu dhe i biri i oligarkut Samir Mane. Nuk mjaftuan gënjeshtrat e Ministrit të Brendshëm, fjalët kodra pas bregut të Sali Berishës dhe heshtja e mediave. Samir Manes dhe Edi Ramës u duheshin edhe provokatorët.

Hyn në skenë provokatori i parë, një djalë i gjatë që në fillim të protestës del përpara kamerave dhe nis të shajë Lëvizjen BASHKË se po e përdor protestën për vota. Pas kërkesave të panumërta ndaj policisë për të larguar prishësin e protestës që shtyhej e shante kë t'i dilte përpara, më në fund policët e larguan.

Pas thirrjeve të shumta kundër oligarkisë dhe qeverisë, nisën fjalimet. Unë e kam regjistruar emrin të katërtin. Pas fjalimit tim ia jap mikrofonin drejtuesit të protestës, pedagogut Redi Muçi. Kur kthej kokën shoh që në majë të podiumit të Lëvizjes BASHKË - në protestën e thirrur më parë se kushdo tjetër nga Lëvizja BASHKË dhe për të cilën Lëvizja BASHKË kishte marrë edhe lejen në polici - kishte mbirë Adriatik Lapaj dhe po kërkonte të merrte me forcë mikrofonin. Redi Muçi me qytetari po i thoshte se në protestë flitet me radhë dhe kushdo që do të flasë duhet të shënojë më parë emrin në listë dhe të presë radhën. Kështu që mjaftonte të respektonte rregullat dhe radhën dhe do t'i jepej fjala sa të donte.

Ku hante pykë nga argumentet dhe qytetaria gjeli në majë të podiumit?! Ku donte t'ia dinte ai se radhën për të folur e kishte ish-minatori pensionist Qani Shino?! O i hapej rruga, siç iu hap rruga të birit të Samir Manes, o do bënte skandal. Për të zaptuar foltoren i erdhën në ndihmë edhe ca djem trupmëdhenj që shtynin e shanin vajza, djem e pleq që kërkonin vendosjen e rregullit në protestë.

Ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri.

Një parti (Lëvizja BASHKË) thërret protestën. Pas disa orësh një tjetër parti thërret protestë në të njëjtën orë e në të njëjtin vend. Pastaj vijnë në protestën e Lëvizjes BASHKË dhe orvaten të marrin fjalën me dhunë. Përpara këtyre edhe Flamur Noka duket xhentëllmen.

Se çfarë i ka motivuar këta provokatorë nuk jam i sigurt. I paguan Samir Mane apo janë gati të bëjnë gjithçka dhe të thyejnë çdo normë shoqërore e politike për egon e tyre të sëmurë dhe sensin delirant të protagonizmit? Koha do ta tregojë. Ama e sigurt është që ai provokim i shëmtuar dhe i qëllimtë i ka shërbyer Samir Manes, Edi Ramës dhe të gjithë llumit që na qeveris prej dekadash.

Lëvizja BASHKË do t'i vazhdojë protestat për të kërkuar të vërtetën për rastin e policit Azbi Spahiu.

Nesër në orën 17:00 u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohemi sërish përpara Ministrisë së Brendshme për të kërkuar transparencë dhe shkarkimin/dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.

E VËRTETA DO TË NA BËJË TË LIRË
Sot e gjithë shoqëria shqiptare kërkon të vërtetën për shkaqet që e shtynë policin Azbi Spahiu të tentojë vetëvrasjen. Sipas të dhënave paraprake të gazetarëve, ky akt lidhet me arrestimin e të birit të oligarkut më të fuqishëm në Shqipëri, Samir Mane.

U bënë tre ditë dhe Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë ngjarje të rëndë. A i është bërë presion dhe kush i ka bërë presion për shkak të detyrës policit Azbi Spahiu?

Prej tre ditësh hesht qeveria. Hesht opozita e vjetër. Heshtin thuajse të gjitha televizionet.

Kjo ngjarje në kufijtë e tragjikes nxjerr lakuriq të vërtetën e sistemit ekonomik, politik dhe mediatik në Shqipëri: Barazia përpara ligjit nuk ekziston dhe njeriu i thjeshtë, qoftë ai edhe një polic, nuk është i sigurt.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në një protestë masive të hënën në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme. Kërkojmë me ngulm nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe të gjitha organet e tjera shtetërore të sqarojnë deri në fund ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar presion ndaj policit dhe qytetarit Azbi Spahiu. Dje i ndodhi Azbiut. Nesër mund t'i ndodhë secilit prej nesh.

Bashkohuni në protestë!

PËR TË TETËN HERË ME PENSIONISTËT
Sot Lëvizja BASHKË dhe grupimi Pensionistët Bashkë organizuan protestën e tetë radhazi për minimum jetik, pensione dinjitoze dhe drejtësi shoqërore. Pensionistët janë të indinjuar nga logjika e lëmoshës elektorale që po përdor qeveria për të fshehur paaftësinë e saj për t'u përballur me problemet strukturore të ekonomisë dhe shtetit social në Shqipëri.

Shqipëria mbetet vendi me pensionet dhe pagat më të ulëta në Ballkan, me informalitetin dhe shkeljet më të mëdha në vendin e punës, me korrupsion dhe kapje të gjithanshme shteti nga oligarkia ekonomike.

Zinxhiri i protestave tona kërkon t'u thërrasë të gjitha shtresave të nëpërkëmbura shoqërore: pensionistëve dhe punëtorëve, të rinjve dhe shtresës së mesme, sipërmarrësve të vegjël dhe çdo qytetari që pëson padrejtësi.

Ne do të vazhdojmë ta ngremë zërin për drejtësi shoqërore çdo ditë, përpara dhe pas zgjedhjeve, duke u organizuar me çdo qytetar që kërkon ndryshimin e madh.

Ju presim në protestat e ardhshme!

FITORE E PUNËTORËVE TË FASONERISË NË KRUJË
Pas pesë ditësh protesta të pandërprera, rreth 200 punëtorë të fasonerisë AL TEK sh.p.k në Krujë kanë arritur një fitore të rëndësishme në përpjekjen e tyre për shpërblimin e fundvitit dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Në fillim të protestës, punëtorët u përballën me kërcënime nga Inspektorati Shtetëror i Punës, që pretendonte se kërkesat e tyre nuk ishin të ligjshme. Kompania u përpoq të devijonte çështjen duke premtuar shpërblimin e fundvitit në këste përgjatë 12 muajve. Kjo u refuzua unanimisht nga punëtorët, të cilët qëndruan të vendosur deri në plotësimin e të drejtave të tyre.

Në dy ditët e fundit, aktivistë të Lëvizjes BASHKË - veçanërisht nga Kruja dhe nga baza e Durrësit - u bashkuan me protestuesit që në orët e para të mëngjesit, duke u ofruar mbështetje dhe solidaritet në kërkesat e tyre të drejta.

Protesta dhe presioni i vazhdueshëm i punëtorëve ndaj kompanisë dhe institucioneve, çoi në zgjidhjen e mosmarrëveshjes:

Punëtorët do të marrin sot 60% të shpërblimit të fundvitit, ndërsa 40% e mbetur në fund të këtij muaji.

Kjo fitore është më shumë se një sukses i momentit – është një precedent i rëndësishëm për sindikalizmin dhe lëvizjen e punëtorëve në Shqipëri. Ajo tregon se me vendosmëri dhe solidaritet, punëtorët mund të fitojnë të drejtat që u takojnë.

Lëvizja BASHKË shpreh krenarinë e saj për këtë arritje dhe do të angazhohet për të qenë gjithmonë përkrah punëtorëve, në çdo betejë për të drejtat e tyre. Ky është vetëm fillimi – bashkë mund të ndërtojmë një Shqipëri ku puna dhe dinjiteti respektohen si të drejta themelore.

Me punëtorët!

SHTATË HERË NË PROTESTË
Thirrjes së Lëvizjes BASHKË dhe grupimit Pensionistët Bashkë për protestë iu përgjigjën sërish qindra pensionistë të Tiranës. Për të shtatën herë ngritëm zërin për minimumin jetik, pensione dinjitoze dhe drejtësi shoqërore.

Fjalimmbajtësit vunë theksin në padrejtësitë e panumërta që pësojnë pensionistët e profesioneve të ndryshme, për ilaçet e parimbursuara dhe korrupsionin në spitale, për vitet e humbura të punës dhe mungesën e mbështetjes sociale nga shteti.

Ndërkohë që pensionistët kërkonin shpërblim për mundin dhe djersën e tyre, qeveria e të korruptuarve mbante mbledhje sikur të mos ishte duke ndodhur asgjë. Asnjë përgjigje prej qeverisë pas shtatë protestave. Asnjë masë për përmirësimin e jetës së pensionistëve. Vetëm gënjeshtra, fyerje dhe vjedhje.

Ky zinxhiri protestash e ka vendosur Lëvizjen BASHKË në qendër të vëmendjes së shoqërisë dhe ka arritur t'i bëjë pensionet kryeçështjen e diskutimit publik. Ne nuk do të rreshtim asnjë ditë së punuari për të përhapur idetë tona dhe organizuar pensionistët, punëtorët, të rinjtë, profesionistët e shtresës së mesme, sipërmarrësit e vegjël dhe çdo qytetar që kërkon ndryshimin e vendit tonë.

Shihemi në protestat e ardhshme!

Të gjithë BASHKË, edhe në Vlorë
Në zemrën e shumë prej ngjarjeve historike të vendit tonë, ka qenë qyteti i Vlorës. Sot, për herë të parë, Vlora mikpriti takimin e Lëvizjes BASHKË.

Me qindra vlonjatë folën për faktin se ndihen të huaj në qytetin e tyre. Dikush zapton pronën, dikush tjetër plazhin dhe oligarku portin. Ata që për 34 vjet kanë zaptuar pushtetin, pak e nga pak kanë zaptuar edhe mbarë qytetin. Propaganda e qeverisë flet për miliona turistë, por Vlora e muajit dhjetor është e zbrazët dhe e shkretë. Të rinjtë janë arratisur përtej detit, teksa të moshuarit mbijetojnë me pensione mjerane.

Megjithatë, një frymë e re po lind mbi gërmadhat politike të së vjetrës. Të rinjtë e të rejat e Vlorës po organizohen nën siglën e Lëvizjes BASHKË për të ndërtuar të ardhmen që meritojmë, atë të njerëzve të ndershëm, të punës e të mendjes.

Së bashku do t'ia dalim!

Solidaritet me popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës
Lëvizja BASHKË shpreh solidaritetin e saj të pakushtëzuar me popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës pas aktit kriminal të sabotazhit mbi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ky është një akt agresioni që tregon qartë përpjekjet e vazhdueshme të shtetit të Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe minuar paqen në rajon.

Duke e dënuar këtë sulm, po ashtu i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë hetimin e plotë të këtij akti dhe vënien përpara përgjegjësisë së planifikuesve dhe ekzekutorëve të tij. Ky është momenti kur duhet të mbrohet qartë e pa ekuivoke shtetësia dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, e konsiderojmë të papranueshëm qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili flet si ndërmjetës ndërkombëtar, duke e vendosur veten mbi palët, në një kohë kur Shqipëria duhet të jetë zëri më i fuqishëm në mbështetje të Kosovës.

Lëvizja BASHKË qëndron krah Kosovës dhe përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për të siguruar integritetin territorial të vendit dhe ndërtuar një shoqëri demokratike ku garantohen të drejtat e të gjithë qytetarëve.

NË SOLIDARITET ME PUNËTORET E FASONERIVE NË VLORË
Sot është dita e katërt e protestës së punëtoreve të fasonerisë "Alba shoes group" në qytetin e Vlorës.

Protesta lidhet me mospagesën e sigurimeve shoqërore nga kompania për më shumë se 8 muaj, mosdeklarimin e plotë të pagave dhe mosshlyerjen e tyre në afat, me transferimin e detyruar të punëtoreve në një tjetër ndërtesë të kompanisë, si dhe padrejtësi të tjera në kundërshtim me Kodin e Punës.

Përfaqësues të Inspektoratit të Punës, që duhet të mbronin punëtorët, dje janë paraqitur në ambientet e kompanisë dhe kanë kërcënuar punëtoret që të pranojnë kushtet e pronarit. Sot punëtoret kanë protestuar para kompanisë dhe brenda ambienteve të Inspektoratit, qëndrimi i të cilëve vazhdon të jetë në shkelje të të drejtave themelore të punëtorëve.

Aktivistë të Lëvizjes BASHKË i janë bashkuar protestës, në solidaritet me punëtoret, dhe do të jenë përkrah tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të drejta!

Me punëtorët!

EDI RAMA NUK I GËNJEN DOT MË PENSIONISTËT
Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Shqipërisë Edi Rama mori pozën e Babagjyshit të Vitit të Ri që fsheh në thes “dhuratën” e bonusit të fundvitit për pensionistët shqiptarë. I vënë me shpatulla pas murit prej protestave të pensionistëve dhe Lëvizjes BASHKË, Edi Rama u shtrëngua ta rrisë bonusin, duke hamendësuar se me një gjest të tillë do të hutojë pensionistët dhe do t’i bëjë të harrojnë varfërinë e përditshme.

Nëse e zbërthejmë bonusin, ai përbën një rritje ditore pensioni prej 26 deri në 40 lekë në ditë, mesatarisht sa një çerek buke. Ky bonus as që i afrohet pragut të minimumit jetik, i cili është kushti i mbijetesës së pensionistëve. Nëse bëjmë llogaritë, vetëm në një prej dymbëdhjetë muajve të vitit (dhjetor) pensionistët shqiptarë do të përfitojnë pension që arrin standardet e minimumit jetik. Në njëmbëdhjetë muajt e tjerë do të vazhdojnë t’i shpëtojnë urisë dhe të blejnë ilaçe duke u mbështetur nga fëmijët e tyre.

Buxheti i vitit 2025 nuk parashikon as indeksim të mirëfilltë të pensioneve, por vetëm një rritje prej 1%. Ky indeksim i munguar do të përpiqet të mbulohet me hilenë e dytë të Ramës, përgatitjen e një bonusi të dytë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025. Pra në vend të rritjes së qëndrueshme dhe të përmuajshme të pensioneve, qeveria e Edi Ramës do të përdorë manovra propagandistike të dhurimit të disa mijëra lekëve përpara zgjedhjeve me shpresën marroke se kësisoj do t’i bëjë pensionistët të harrojnë urinë, moskujdesin shëndetësor dhe poshtërimin e përditshëm nga një shtet i korruptuar deri në palcë.

Problemet e mëdha strukturore që përftojnë në Shqipëri nivelin më të ulët të pensioneve në Evropë nuk mund të preken nga një qeveri, pushteti dhe pasurimi i të cilës bazohen te këto probleme. Së pari, korrupsioni. Në Shqipëri vidhet jashtëzakonisht shumë. Të paktën 1 miliard euro në vit avullojnë prej korrupsionit, detyrimeve fiskale të papaguara të oligarkëve dhe shpërdorimeve. Për të mos përmendur pastaj se sa para humb buxheti i shtetit nga favoret fiskale ndaj oligarkëve (ligji i investitorëve strategjikë, privilegjet e pronarëve të hoteleve me 4-5 yje, përgjysmimi i tatimit të dividendit për korporatat etj.). Një pjesë e këtyre fondeve mund të shpërndahej për pensionistët duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt vendosjes së standardit të minimumit jetik.

Nga ana tjetër, Shqipëria vuan nga një model i paqëndrueshëm zhvillimi, ku pastrohen paratë dhe puna është e zhvazhdueshme dhe e paformalizuar. Kjo bën që një numër jashtëzakonisht i lartë punëtorësh (rreth 50%) të punojë në të zezë dhe të mos i paguhen sigurimet shoqërore e shëndetësore. Kjo do t’i bëjë nesër ata vetë të moshuar pa pension dhe nuk kontribuon për pensionet e të moshuarve të sotëm. Qeveria e Edi Ramës ka kapitulluar përpara informalitetit në punë, e korruptuar dhe e paaftë siç është.

Po kjo qeveri nuk ka asnjë ide për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, çka del në pah nga rënia e prodhimit bujqësor dhe industrial, sektorë kyç këta të zhvillimit të qëndrueshëm. Rënia e bujqësisë dhe industrisë prodhon numrin më të lartë të emigrantëve, çka e rëndon edhe më shumë skemën e pensioneve.

Marrë parasysh të gjitha këto probleme, as pensionistët dhe as ekonomia shqiptare nuk mund të dalin nga varfëria dhe kriza strukturore nëse shteti shqiptar nuk vendoset në shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm, kujdesit social dhe sundimit të ligjit. Lëvizja BASHKË ka programin qeverisës, guximin politik dhe kapacitetin intelektual për ta transformuar Shqipërinë.

Ne do të jemi përditë në krah të pensionistëve, punëtorëve, profesionistëve të shtresës së mesme, të rinjve, sipërmarrësve të vegjël, bujqve, grupeve të margjinalizuara dhe çdo qytetari të ndershëm, të drejtat dhe cilësia e jetës së të cilëve bazohen te shpresa për një ndryshim të madh. Po ashtu do të vazhdojmë të organizohemi me pensionistët dhe qytetarët për të organizuar protesta për drejtësi shoqërore.

Shihemi në protestën e ardhshme!

BASHKË, me qytetarët e Korçës
Korça është një qytet me potencial të madh ekonomik në industri, bujqësi dhe tregti. Megjithatë, qeveria e Edi Ramës duket se ka një vizion krejtësisht tjetër për këtë qytet, duke e reduktuar atë në një kafene të madhe, ku turistët konsumojnë shërbime të shpejta dhe largohen.

Ky model zhvillimi është i gabuar, sepse është i paqëndrueshëm dhe nuk garanton rritje të vërtetë ekonomike. Korça nuk ka nevojë për më shumë tavolina dhe shërbëtorë që i japin vetëm një shkëlqim sipërfaqësor. Ky qytet ka nevojë për një ekonomi që krijon vlerë të shtuar, investon në kualifikimin e punëtorëve dhe siguron të ardhura të qëndrueshme në afat të gjatë. Fatkeqësisht, qeveria aktuale është e kapur nga spekulantët që blejnë lirë dhe shesin shtrenjtë, duke i shkatërruar burimet dhe potencialin e vërtetë të Korçës.

Ngrohtësia e mikpritjes korçare ishte në antitezë me temperaturat e ulëta të qytetit të mësonjëtores së parë shqipe.

Na u dha rasti të diskutojmë me qindra qytetarë për shumë problematika: për pensionet e urisë për pleqtë dhe për mungesën e perspektivës për të rinjtë; për produktin bujqësor që kalbet në fushat e Drenovës e të Maliqit; për shërbimin e munguar spitalor dhe për ilaçet e papërballueshme.

Shtruam alternativa dhe debatuam ide, u zotuam se do mbrojmë çdo votë të secilit prej qytetarëve, por mbi të gjitha, nga takimi dolëm me zemrat plot me shpresën e të resë që po lind, tashmë edhe në qytetin e Korçës.

BASHKË, MES QYTETARËVE TË DURRËSIT
Pensionistë dhe qytetarë të shumtë të Durrësit iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të folur për çështjet e pensioneve, minimumit jetik dhe shtetit social e zhvillimor.

Takimin e hapën përfaqësuesit e grupimit Pensionistët BASHKË, bashkorganizatorë të protestave të përjavshme të pensionistëve. U fol për pensionet tejet të ulëta dhe neglizhencën e qeverisë për vite të tëra.

Përfaqësuesit e Lëvizjes BASHKË të Durrësit folën për problemet specifike të qytetit, vështirësitë e strehimit pas tërmetit dhe krejt procesin korruptiv të shpërndarjes së bonusit të qirasë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe shtyllat programore të Lëvizjes BASHKË, nevoja për ristrukturimin e institucioneve sipas modelit të shtetit zhvillimor, shtetit social dhe shtetit të së drejtës.

Pati vend edhe për diskutime të zjarrta nga qytetarë të ndryshëm të Durrësit, të cilët po shohin tek idetë dhe angazhimi i Lëvizjes BASHKË dritën e shpresës për drejtësi shoqërore dhe të ardhme shumë më të mirë.

TË MËRKURËN PËRSËRI NË PROTESTË
Më 6 nëntor, ora 10:00, përpara Kryeministrisë të gjithë pensionistët, shtresat në nevojë dhe qytetarët e ndershëm duhet të protestojnë kundër një qeverie që për 12 vite ka braktisur njerëzit e zakonshëm dhe ka favorizuar oligarkët!

Ndërsa ekonomia rritet dhe paratë e pista investohen në kullat që mbijnë kudo në Tiranë, pensionistët shqiptarë përballen me pensione të pamjaftueshme, që nuk mbulojnë dot as nevojat bazike. Rritja e fundit e pensioneve, me vetëm 4.1%, ndërkohë që inflacioni ushqimor është mbi 9%, është një ofendim për ata që kanë ndërtuar këtë vend. Pensionistët blejnë më pak sot sesa në vitin 2023.

Ku është Minimumi Jetik? Pse Edi Rama refuzon ta përcaktojë me ligj, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit pensionet janë shumë më të larta? Kjo është një politikë që favorizon një grusht oligarkësh dhe lë në harresë të moshuarit dhe shtresat në nevojë. Pensionistët shqiptarë jetojnë në varfëri, ndërsa qeveria ndërton kulla dhe u shërben vetëm interesave të të pasurve.

Edi Rama është në pushtet prej 12 vjetësh, duke u mburrur me rritjen ekonomike dhe forcimin e lekut, ndërsa pensionistët janë lënë pas, të mbetur në varfëri. Ndërkohë që shtetet fqinje, si Kosova, kanë rritur ndjeshëm pensionet e tyre, qeveria Rama refuzon të bëjë një hap dinjitoz për të përmirësuar jetën e të moshuarve në Shqipëri. Ata që ndërtuan këtë vend sot janë të lënë mënjanë dhe të shpërfillur nga politika.

Pensionet nuk janë favor, por e drejtë!

Prandaj, të bashkohemi përsëri të gjithë më 6 nëntor, në orën 10:00, përpara Kryeministrisë, dhe të kërkojmë rritje dinjitoze të pensioneve dhe respekt për të moshuarit!

Rinis gjyqi politik ndaj aktivistëve të Lëvizjes BASHKË
Rinis gjyqi politik ndaj aktivistëve të Lëvizjes BASHKË, Enriko Peçulaj, Frenklin Elini dhe Bislim Lakna, të cilët, pas fitores në shkallën e parë, po përballen sërish me akuza të padrejta.

Në dhjetor të vitit 2019 aktivistët tanë shpërndanë fletushka te TEG-u duke denoncuar kryeoligarkun Samir Mane për kushtet e rënda të punës në minierën e Bulqizës dhe persekutimit të minatorëve grevistë. Aktivistët u përballën me dhunë fizike nga forcat private të sigurisë dhe u shoqëruan nga policia për shtatë orë. Tre prej tyre u mbajtën në izolim për 72 orë.

Ky gjyq për Lëvizjen BASHKË përfaqëson përpjekjen e oligarkisë ekonomike dhe pushtetit të korruptuar për të shkurajuar aktivizmin tonë.

Ne nuk ndalemi!

TË FSHEHTAT E ERRËTA TË PORTIT TË DURRËSIT
Qeveria e Edi Ramës e ka shndërruar Portin e Durrësit nga një pikë kyçe e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare në një qendër të punëve të pista, ku krimi i organizuar po lulëzon pa asnjë pengesë. Nën hijen e mbrojtjes qeveritare, ky port është bërë terren për trafikun e mbetjeve të rrezikshme, lëndëve luftarake dhe zhdukjen misterioze të kontejnerëve, duke e përfshirë Shqipërinë në një rrjet të errët të aktivitetit të paligjshëm.

Një nga skandalet më të rënda që ka goditur Portin e Durrësit është trafikimi i qindra ton mbetjesh të rrezikshme nga kompania "Kurum International". Këto mbetje, që përmbajnë hirin metalurgjik të oxhaqeve industriale, janë eksportuar në fshehtësi drejt Tajlandës dhe Kinës. Ky aktivitet është kryer në shkelje të plotë të Konventës së Bazelit, e cila ndalon transferimin e mbetjeve të rrezikshme në vende që nuk kanë kapacitetin e nevojshëm për t’i trajtuar ato.

Këto mbetje janë tejet të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin publik, dhe është e papranueshme që qeveria jo vetëm e lejon, por edhe mbyll sytë ndaj këtij krimi mjedisor. Më shqetësuese është fakti që kjo sasi mbetjesh të rrezikshme është kthyer tashmë në Portin e Durrësit pas refuzimit nga portet ndërkombëtare dhe ende nuk ka asnjë plan të qartë për trajtimin e tyre. Kjo është një bombë ekologjike në pritje të shpërthimit, ndërsa qeveria vazhdon të shmangë përgjegjësinë dhe transparencën.

Para pak ditësh një tjetër skandal i zbuluar nga BIRN tregoi se si porti i karburanteve, “Multi Buoy Mooring”, në Porto Romano të Durrësit, është bërë gjithashtu një strehë për trafikun e lëndëve luftarake. Anija “Kathrin”, që mbante eksplozivë të destinuar për Izraelin, u refuzua nga disa vende për shkak të dyshimeve se lënda që mbante mund të përdorej për genocidin në Gaza. Ndërsa vende si Namibia dhe Malta refuzuan hyrjen e saj, Shqipëria e lejoi të ankorohej në Porto Romano në fshehtësi totale.

Ky veprim është një shkelje flagrante e konventave ndërkombëtare që ndalojnë eksportin e armëve drejt zonave të konfliktit. Amnesty International ka paralajmëruar për rreziqet e këtij akti të paligjshëm. Qeveria Rama ka treguar një indiferencë totale ndaj obligimeve ndërkombëtare dhe dinjitetit moral, duke u dhënë përparësi përfitimeve të errëta ekonomike mbi të drejtat e njeriut.

Më herët nga Porti i Durrësit janë zhdukur kontejnerë me banane nga kompania "Bana-King", një rast që ka nxitur dyshime serioze për përfshirjen e Portit të Durrësit në trafikun e kokainës. Këta kontejnerë, të ardhur nga Ekuadori, janë zhdukur për disa orë nga porti pa kryer asnjë procedurë doganore. Ky incident përfaqëson një skenar të zakonshëm për trafikun e kokainës, ku ngarkesat me banane përdoren për të fshehur lëndët narkotike.

Arrestimi i disa zyrtarëve doganorë dhe punonjësve të portit ka qenë një përpjekje për të maskuar dështimin e autoriteteve, por ka dyshime serioze se këto masa janë fasada që mbulon përfshirjen e vetë qeverisë në këtë trafik. Ky incident është vetëm një shembull i asaj që ka ndodhur vazhdimisht në Portin e Durrësit, i cili është kthyer në një portë të hapur për kartelet e drogës që veprojnë lirshëm me mbështetjen e autoriteteve shtetërore.

Porti i Durrësit, që dikur ishte simbol i tregtisë dhe zhvillimit, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një infrastrukturë të kontrolluar nga krimi i organizuar dhe gjithfarë lloj subjekti që shkel ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo është një situatë katastrofike për shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë e vendit.

TË GJITHË TË KORRUPTUARIT PËRPARA DREJTËSISË!
Hetimet e SPAK-ut ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kanë zbuluar një model të rrënjosur të marrëdhënieve midis politikës dhe oligarkisë ekonomike në Shqipëri, të cilën Lëvizja BASHKË ka vite që e denoncon. Kjo "martesë" është ndërtuar mbi korrupsionin, favorizimin dhe manipulimin e institucioneve shtetërore për të përmbushur interesat e një grushti të vogël njerëzish të fuqishëm, ndërsa qytetarët shqiptarë dhe interesi publik janë anashkaluar. Rasti i Ilir Metës tregon se si shteti është kapur nga oligarkia, duke ndikuar drejtpërdrejt në politikat publike dhe ekonomike.

Një nga oligarkët e përfshirë në hetimet e SPAK-ut është Samir Mane. Mane ka pasur një marrëdhënie të dyshuar korruptive me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas SPAK-ut, Meta dhe Kryemadhi ndihmuan Manen në miratimin e ndryshimeve ligjore në favor të tij, përfshirë amendamentet në ligjin për minierat, që favorizonin kompaninë e tij Albchrome. Mane ofroi në këmbim përfitime të paligjshme për çiftin, duke përfshirë premtimin e një vile në kompleksin luksoz Rolling Hills, e cila u la pasi marrëveshja u bë publike.

Mbrojtja që kryeministri Edi Rama i bëri në vitin 2014 ligjit për sektorin minerar, duke e paraqitur atë si një nismë revolucionare që do t’i jepte fund "barbarisë" në shfrytëzimin e pasurive natyrore, sot del nën një dritë të re dhe demaskuese. Ligji, i cili sipas SPAK-ut ishte porositur nga oligarku Samir Mane për të favorizuar interesat e tij në industrinë minerare, veçanërisht për kompaninë Albchrome, në fakt nuk ishte as revolucionar dhe as në shërbim të interesave kombëtare, por një mjet për të siguruar përfitime të mëdha për një biznesmen të lidhur ngushtë me qeverinë. Ndërsa Rama fliste për "siguri" dhe "progres", realiteti është se ligji kishte për qëllim të mbyllte derën për konkurrencën dhe të siguronte favore për oligarkun e preferuar të qeverisë.

Kryemadhi dhe Meta kanë ndërhyrë edhe në tregun e telekomunikacioneve, duke mbështetur marrëveshje midis Vjollca Hoxhës, Samir Manes dhe Theodhori Çamit për trafikun e thirrjeve telefonike. Këto ndërhyrje, të realizuara përmes AKEP-it dhe zyrtarëve të LSI-së, tregojnë se si politika përdoret për të manipuluar tregun dhe për të krijuar përfitime të drejtpërdrejta për kompani të caktuara, duke goditur konkurrencën e lirë dhe të ndershme.

Bashkim Ulaj, një tjetër figurë e fuqishme në biznesin shqiptar dhe një mbështetës i afërt i Sali Berishës, fitoi monopolin e fibrave optike "DVB-T2" në vitin 2010 përmes një tenderi të manipuluar. Meta dhe Kryemadhi, përmes ministrave të LSI-së, përfshirë Edmond Haxhinaston, dhe zyrtarëve të AKEP-it, nisën përpjekjet për t'ia hequr këtë monopol Ulajt dhe për ta kaluar në duart e kompanisë UNIFI Communication INC, në pronësi të Adrian Shatkut, kushëri i Monika Kryemadhit. Megjithatë, Ulaj arriti të ruajë monopolin e tij përmes marrëveshjeve me Edi Ramën, duke forcuar lidhjen e tij me qeverinë aktuale. Kjo kacafytje për monopolin tregon se si oligarkët përdorin politikanë dhe pushtetin politik për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike.

Dosja e Ilir Metës na tregon një realitet të dhimbshëm për Shqipërinë: një sistem ku shteti dhe oligarkët kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë që minon çdo nocion të drejtësisë, konkurrencës dhe interesit publik. Kjo "martesë" e shtetit me oligarkinë ekonomike ka kapur institucionet, ka ndikuar ligjet dhe ka krijuar një ambient ku një grusht njerëzish përfitojnë në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Përmes këtyre skandaleve, është e qartë se korrupsioni dhe ndikimi i oligarkëve në politikë janë kthyer në një pengesë të madhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ky sistem, që favorizon një pakicë të pasurish dhe të fortësh, duhet të sfidohet për të rikthyer besimin në institucionet shtetërore dhe për të krijuar një ekonomi të drejtë dhe konkurruese, që shërben për të gjithë qytetarët.

SPAK-u ka një detyrë të madhe përpara: të hetojë me po të njëjtën vendosmëri jo vetëm politikanët që kanë abuzuar me pushtetin, por edhe oligarkët që kanë përfituar nga këto skema. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe hetimet duhet të shkojnë deri në fund duke mos kursyer askënd, sado të pushtetshëm e të pasur qofshin.

SPAK duhet të zgjerojë hetimet e tij dhe të shqyrtojë të gjitha ligjet me porosi që janë hartuar për të favorizuar interesat e ngushta të një pakice të fuqishme në Shqipëri. Ligji për Teatrin Kombëtar, ligji për lojërat e fatit, ligji për aeroportin e Vlorës, ligji për investitorët strategjikë, ligji për arsimin e lartë, ligji për autonominë spitalore dhe ligji për zonat e mbrojtura janë vetëm disa prej atyre që janë kritikuar për favorizimin e oligarkëve dhe kapjen e institucioneve shtetërore. Këto ligje kanë deformuar konkurrencën e drejtë dhe kanë krijuar favore për individë të lidhur me pushtetin, duke dëmtuar interesin publik.

Për më tepër, SPAK duhet të përqendrojë hetimet në koncesionet dhe monopolet e krijuara në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, përfshirë energjinë, naftën, cigaret, telekomunikacionet dhe infrastrukturën. Këto marrëveshje, shpesh të dhëna përmes tenderëve të manipuluar ose ligjeve të personalizuara, kanë lejuar që oligarkë të fuqishëm të fitojnë pasuri dhe ndikim në mënyrë të padrejtë. Hetimi i këtyre koncesioneve dhe monopolëve është vendimtar për të çliruar shtetin nga kapja ekonomike dhe politike dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Lëvizja BASHKË do të vazhdojë të ngulë këmbë për sigurimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve përpara ligjit, pa kursyer asnjë emër oligarku dhe pushtetari, si dhe të organizojë shoqërinë për t’iu kundërvënë edhe politikisht kapjes së shtetit dhe korrupsionit të gjithanshëm.

PËR PENSIONE DINJITOZE DHE MINIMUMIN JETIK
Gjatë këtyre ditëve, pensionistë dhe aktivistë të Lëvizjes BASHKË kanë bërë një përpjekje të palodhshme, duke qenë të pranishëm në çdo cep të Tiranës dhe Kamzës, për të informuar qytetarët për rëndësinë e protestës që do të mbahet të mërkurën. Në çdo lagje, ata kanë shpërndarë materiale informuese, kanë zhvilluar biseda me banorët dhe kanë ndarë shqetësimet që prekin drejtpërdrejt shtresën më të dobët të shoqërisë, pensionistët.

Problemi i pensioneve në Shqipëri është një krizë që po prek mijëra të moshuar, të cilët përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar me pensionet aktuale. Me një pension minimal prej vetëm 8,500 lekësh dhe një pension mesatar prej 18,000 lekësh, shumë prej tyre janë të detyruar të zgjedhin mes nevojave bazike si ushqimi, ngrohja dhe ilaçet. Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të mallrave bazë, siç është njoftimi për rritjen e çmimit të bukës me 15%, ndërsa disa ilaçe të rëndësishme janë hequr nga lista e rimbursimit.

Indeksimi prej vetëm 4.1% që qeveria bëri për pensionet është një tallje e hapur, kur në realitet pensionistët po humbasin fuqinë blerëse përballë inflacionit. Ndërkohë, qeveria vazhdon të shpërfillë kërkesat për Minimumin Jetik, duke i lënë në harresë ata që kanë ndërtuar këtë vend dhe që meritojnë një pleqëri dinjitoze.

Ndërsa në Shqipëri pensionet janë ndër më të ulëtat në Ballkan, qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen për nevojën urgjente për ndryshim. Aktivistët dhe pensionistët që kanë përshkuar çdo lagje, që kanë ndarë shqetësimet e përbashkëta, dhe që kanë kërkuar mbështetje nga të gjithë shtresat e shoqërisë, janë shembulli i një lëvizjeje që kërkon drejtësi sociale.

Protesta e së mërkurës nuk është vetëm një kërkesë për rritjen e pensioneve, por një thirrje për një Minimum Jetik që siguron të drejtën e çdo qytetari për një jetë me dinjitet. Përballë një sistemi që shpërfill nevojat bazike të popullit të tij, pensionistët dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË po ngrejnë zërin për një të ardhme më të drejtë dhe më të ndershme për të gjithë.

Bashkohuni me ne në këtë protestë, sepse kauza e pensioneve dinjitoze dhe Minimumit Jetik është kauza e të gjithëve.

E mërkurë, 23 tetor, në orën 10:00, përpara Kryeministrisë!

PENSIONISTËT NUK DUAN PROPAGANDË PËR XHEPAT E BOSHATISUR
Sot u zhvillua një tjetër shfaqje propagandistike nga Edi Rama, që përpiqet të maskojë dështimet e qeverisë së tij përmes takimeve të sajuara me pensionistët. Për vite me radhë, Rama dhe qeveria e tij kanë ofruar vetëm lemoshë për këtë shtresë të rëndësishme të shoqërisë, duke i lënë me xhepat bosh dhe të përbuzur. Pensionet mbeten poshtë çdo niveli të denjë për një jetë të qetë dhe të sigurt.

Ironia më e madhe qëndron në faktin se, sipas të dhënave mediatike, ky ishte takimi i parë i Ramës me pensionistët që nga 20 dhjetori i vitit 2016. Plot tetë vite kaluan pa asnjë interes për të dëgjuar zërin e tyre, dhe tani, kur qeveria ndodhet në krizë morale dhe ekonomike, ata shfrytëzohen si një trampolinë për zgjedhjet e ardhshme!

Megjithatë, sot ish-minatori dhe pensionisti Qani Shino, guxoi të zbërthente propagandën e Edi Ramës. Ai u përpoq të futej në takim për të demaskuar premtimet boshe dhe mashtrimet por, në vend të kësaj, rojet e Ramës e larguan me forcë. Ky veprim tregon qartë se qeveria nuk dëshiron të dëgjojë zërin e vërtetë të pensionistëve, por dëshiron vetëm duartrokitje të sajuara për kamerat.

Pensionistët nuk duan propagandë me xhepa dhe premtime boshe! Ata kërkojnë dinjitet dhe drejtësi!

Për këtë arsye, bëjmë thirrje që të gjithë të bashkohen në protestën e së mërkurës, në orën 10:00, përpara Kryeministrisë. Të ngrihemi për të drejtat e pensionistëve, për Minimumin Jetik dhe kundër një qeverie që pasuron pakicën.

Të gjithë bashkë përpara Kryeministrisë!

Pensionistët kërkojnë drejtësi dhe dinjitet
Më 23 tetor, ora 10:00, përpara Kryeministrisë të gjithë pensionistët, shtresat në nevojë dhe qytetarët e ndershëm duhet të protestojnë kundër një qeverie që për 12 vite ka braktisur njerëzit e zakonshëm dhe ka favorizuar oligarkët!

Ndërsa ekonomia rritet dhe paratë e pista investohen në kullat që mbijnë kudo në Tiranë, pensionistët shqiptarë përballen me pensione të pamjaftueshme, që nuk mbulojnë dot as nevojat bazike. Rritja e fundit e pensioneve, me vetëm 4.1%, ndërkohë që inflacioni ushqimor është mbi 9%, është një ofendim për ata që kanë ndërtuar këtë vend. Pensionistët blejnë më pak sot sesa në vitin 2023.

Ku është Minimumi Jetik? Pse Edi Rama refuzon ta përcaktojë me ligj, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit pensionet janë shumë më të larta? Kjo është një politikë që favorizon një grusht oligarkësh dhe lë në harresë të moshuarit dhe shtresat në nevojë. Pensionistët shqiptarë jetojnë në varfëri, ndërsa qeveria ndërton kulla dhe u shërben vetëm interesave të të pasurve.

Edi Rama është në pushtet prej 12 vjetësh, duke u mburrur me rritjen ekonomike dhe forcimin e lekut, ndërsa pensionistët janë lënë pas, të mbetur në varfëri. Ndërkohë që shtetet fqinje, si Kosova, kanë rritur ndjeshëm pensionet e tyre, qeveria Rama refuzon të bëjë një hap dinjitoz për të përmirësuar jetën e të moshuarve në Shqipëri. Ata që ndërtuan këtë vend sot janë të lënë mënjanë dhe të shpërfillur nga politika.

Pensionet nuk janë favor, por e drejtë!

Prandaj, të bashkohemi të gjithë më 23 tetor, në orën 10:00, përpara Kryeministrisë, dhe të kërkojmë rritje dinjitoze të pensioneve dhe respekt për të moshuarit!

Në mbështetje të banorëve të Astirit për problematikat e tyre lokale
Ditën e djeshme, aktivistë të Lëvizjes BASHKË u takuan me banorë të zonës së Astirit, një lagje me rreth 70,000 banorë dhe një nga më të rejat në Tiranë. Kjo zonë përballet me një sërë problemesh që ndihen çdo ditë nga banorët, kryesisht për shkak të mungesës së shërbimeve bazike.

Çerdhet dhe shkollat publike mungojnë, duke detyruar familjet të dërgojnë fëmijët në institucione private ose të udhëtojnë në njësi të tjera, çka kërkon më shumë kohë dhe kosto financiare.

Një tjetër shqetësim i madh është infrastruktura rrugore. Mungesa e ndriçimit, trotuarët e ngushtë dhe sinjalistika e papërshtatshme, për shembull në rrugë si "Jorgo Panajoti" apo "7 Nëntori", kanë çuar në aksidente dhe pasiguri të vazhdueshme për banorët. Po ashtu, mungesa e hapësirave të gjelbërta është një shqetësim i madh, sidomos për pensionistët, të cilët kanë nevojë për vende pushimi dhe qetësie.

Në përgjigje të këtyre problemeve, banorët kanë firmosur një kërkesë që do t'i drejtohet Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, përmes Mirela Rukos, anëtares së Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Lëvizja BASHKË. Ky hap synon të kërkojë zgjidhje të menjëhershme për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë në këto rrugë.

Lëvizja BASHKË angazhohet të jetë pranë banorëve në përpjekjet e tyre për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për këto probleme, duke u dhënë zë të drejtave dhe nevojave të tyre.

BASHKOHUNI ME LËVIZJEN TONË!

Vetëm programi i Lëvizjes BASHKË mund ta rimëkëmbë Fierin me rrethinat
Prej disa ditësh, aktivistë të Lëvizjes BASHKË janë në qytetin e Fierit, por edhe në rrethinat e tij, për të prezantuar qytetarët me shtyllat programore për shtet zhvillimor, shtet social dhe shtet të së drejtës.

Përveçse në rrugët e qytetit të Fierit, ata kanë udhëtuar edhe drejt disa tregjeve fshatare në Cakran, Topojë, Lagjia "1 Maji" etj, ku janë njohur për së afërmi me gjendjen e fshatit, i cili është në prag të vdekjes, qoftë në popullatë dhe sidomos në prodhimtari ekonomike. Uji, rrugët, shkollat janë ankesat e zakoshme, tashmë 30 e ca vjeçare.

Sakaq qyteti i Fierit nuk është në gjendje më të mirë. Hiq kozmetikën urbane që shngjyroset dita-ditës, shkrehja e qytetit është shqetësimi i të gjithëve. Ka gjithnjë e më pak nxënës në shkolla, fabrika tekstili që falimentojnë, radhë gjithnjë e më të gjata papunësie, institucione të stërfryra që s'punojnë e as japin drejtësi, kosto jetese në rritje e sipër dhe një administratë lokale që e urrejnë të gjithë.

Prandaj, në këto kushte, programi i Lëvizjes BASHKË dhe konsekuenca politike e saj janë alternativa. Rimarrja e burimeve të mëdha natyrore nën pronësi shtetërore dhe qeverisje publike, ringritja e industrisë përpunuese, rivlerësimi i bujqësisë si një sektor prioritar, minimumi jetik dhe çlirimi i ekonomisë dhe shtetit nga klikat e vjetra në dobi të vërshimit të vrulleve të reja shoqërore, janë alternativa jonë.

Vetëm Lëvizja BASHKË e ka vizionin ta kthejë Fierin në atë çka duhet të ishte: një pol të rëndësishëm industrial, urban dhe kulturor të Shqipërisë.

BASHKOHUNI ME LËVIZJEN TONË!

Pensionistët Bashkë
Sot paradite përfaqësues të Lëvizjes BASHKË u takuan për herë të dytë me pensionistë të profesioneve të ndryshme. Bashkë me ta ndamë shqetësimin dhe indinjatën për nivelin shumë të ulët të pensioneve në vend. Edhe më revoltuese është gjendja e pensionistëve kur ballafaqohet indeksimi qesharak (4.1%) i qeverisë shqiptare me rritjen e pensioneve në vendet e tjera të rajonit, duke nisur nga Kosova e cila i rriti pensionet me 20%. Çdo vend i rajonit i ka më të larta pensionet sesa Shqipëria, ndonëse Edi Rama dhe ministrat e tij mburren me “mrekullinë” ekonomike shqiptare.

Në Shqipëri pensioni minimal është 8500 lekë (rreth 85 euro), kurse pensioni mesatar 18,000 lekë (180) euro. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pensionet mesatare janë në këtë nivel: Kosova 228 euro, Bosnje-Hercegovina 340 euro, Maqedonia e Veriut 405 euro, Serbia 440 euro dhe Mali i Zi 450 euro. Arsyeja pse në Shqipëri pensionet janë në këtë pikë është sepse fatkeqësisht vendi ynë ka qeverinë më të paaftë dhe kryeministrin më të korruptuar të Evropës.

Në takim u vendos me konsensus të plotë shtrirja e organizimit me pensionistë të të gjitha kategorive dhe profesioneve, por edhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit me punëtorët dhe të gjitha shtresat shoqërore që kanë nevojë për dorën sociale të shtetit, duke nisur nga vendosja e të drejtës sociale më të rëndësishme: minimumi jetik.

Lëvizja BASHKË do të qëndrojë gjithmonë me vendosmëri në krah të pensionistëve për pensione dinjitoze dhe shërbime sociale cilësore.

TAKIM ME ISH-MINATORË NË KLOS
Sot paradite përfaqësues të Lëvizjes BASHKË u takuan në qytetin e Klosit me një grup ish-minatorësh. Klosi e Bulqiza janë nga vendet me më shumë punëtorë minierash, të cilët ende sot nuk e gëzojnë statusin e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit ish-minatorë na rrëfyen për kushtet tejet të rrezikshme të punës së tyre, por shokët e vrarë e të gjymtuar në galeri, për talljen dhe mospërfilljen me të cilat janë pritur nga çdo qeveri e derisotme.

Lëvizja BASHKË ka qenë kurdoherë në krah të minatorëve. Që prej grevës së urisë së vitit 2011, te grevat dhe protestat e vitit 2019-2020 e deri te protestat periodike të ish-minatorëve për Statusin e Minatorit. Bashkë me minatorët kemi dorëzuar 11,000 nënshkrime në kryeministri dhe Kuvend për Statusin e Minatorit. Po gjithmonë heshtje dhe nënçmim nga pushtetarët e korruptuar.

Lëvizja BASHKË e ka përparësi programore miratimin e Statusit të Minatorit. Ne do të jemi gjithmonë në krah të heronjve të nëntokës.

ÇELIM FUSHATËN E KONSULTIMEVE PËR PROGRAMIN QEVERISËS
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË nisën fushatën kombëtare për prezantimin e pikave paraprake të programit qeverisës me të cilin do të kërkojmë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2025. Synimi ynë është i qartë: t'u parashtrojmë qytetarëve idetë tona bazë mbi zhvillimin e qëndrueshëm, shtetin e të drejtës dhe social; por më shumë të dëgjojmë çdo qytetar, të marrim mendimet dhe nevojat e tyre për rimëkëmbjen e vendit.

Së bashku, si qytetarë aktivë, mund të nisim transformimin e madh e të shumëpritur të Shqipërisë, duke luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, duke ngritur çdo ditë nga poshtë shtyllat e demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Nisim nga Tirana për të shkuar kudo nëpër Shqipëri!

Shihemi në rrugë!

NË PROTESTË PËR STATUSIN E MINATORIT
Sot minatorë dhe ish-minatorë u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar sërish njohjen e "Statusit të Minatorit", i cili për vite me radhë është injoruar nga ligjvënësit, pavarësisht protestave dhe peticioneve të tyre. Ata treguan për vështirësitë e mëdha të punës së tyre dhe padrejtësinë që u është bërë nga çdo qeveri deri më sot, duke i sorollatur mes dyerve të ministrive dhe Kuvendit.

Pankartat e protestuesve reflektonin gjendjen e tyre ekonomike, ku theksohej pamjaftueshmëria e pensioneve dhe barra e rëndë e shpenzimeve për ushqim, ilaçe dhe shërbime mjekësore.

Aktivistët e Lëvizjes BASHKË morën pjesë në protestë, duke qëndruar në krah të minatorëve dhe ish-minatorëve. Ne i mbështesim dhe do t’i mbështesim plotësisht në kërkesën e tyre për njohjen ligjore të "Statusit të Minatorit" – një status që do t’u garantonte një pension dinjitoz, kontrolle shëndetësore falas, sigurim për familjet në rast humbjeje jete dhe ilaçe të rimbursueshme.

Për një Shqipëri më të mirë, të gjithë duhet të luftojmë #bashkë!

Motoristët e WOLT Protestojnë Kundër Uljes së Tarifave dhe Bonuseve
Sot motorisët e kompanisë WOLT kanë dalë në protestë për të ngritur zërin kundër uljes së padrejtë të tarifave dhe bonuseve nga ana e kompanisë. Këta punëtorë, të cilët sigurojnë një shërbim të domosdoshëm për qytetarët, janë përballur me një përkeqësim të kushteve të punës dhe rritje të pasigurisë ekonomike. Në një sektor që tashmë është i njohur për informalitetin, mungesën e mbrojtjes sociale dhe të drejtave të punëtorëve, ulja e përfitimeve ekonomike për motorisët përbën përshkallëzim të shfrytëzimit dhe padrejtësisë.

Motorisët e WOLT-it, ashtu si shumë punëtorë të tjerë të shpërndarjes, përballen me punë të rrezikshme dhe orë të gjata, ndërsa pagat dhe mbështetja nga punëdhënësit nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre. Kjo protestë është një akt i domosdoshëm rezistence për të kërkuar të drejtat e mohuara dhe për të mbrojtur dinjitetin e tyre në vendin e punës.

Në këtë betejë të drejtë, Lëvizja BASHKË është në krahun e punëtorëve dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë ndaj motorisëve të WOLT dhe gjithë punëtorëve të sektorit të shpërndarjes. Ne u bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të bashkohen, të organizohen dhe të rezistojnë kundër padrejtësive dhe shfrytëzimit.

Lëvizja BASHKË është dhe do të jetë gjithmonë në krah të tyre sepse punëtorët e mbajnë në këmbë një shoqëri!

BASHKË PËR PENSIONE DINJITOZE!
Sot në selinë e Lëvizjes BASHKË u takuam me përfaqësues të pensionistëve nga profesione të ndryshme për të diskutuar mbi gjendjen e rëndë ekonomike dhe shoqërore të të moshuarve në Shqipëri. Përfaqësues të pensionistëve të sektorëve të minierave, punëtorëve të industrisë së lehtë, arsimit, ushtrisë dhe të tjera profesioneve na përcollën shqetësimet e grupeve të tyre shoqërore dhe u shprehën të gatshëm t'i bashkohen veprimtarisë së Lëvizjes BASHKË për të kundërshtuar talljen e fundit të qeverisë me indeksimin e pensioneve.

Lëvizja BASHKË ka një program të qartë të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, luftës ndaj informalitetit dhe evazionit, si dhe rimëkëmbjes së shtetit social - shtylla strukturore të rritjes domethënëse të pensioneve.

Lëvizja BASHKË është hartuesja e projektligjit të minimumit jetik të nënshkruar nga 21,000 qytetarë, i cili prej thuajse dy vjetësh fle në sirtarët e pluhurosur të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Lëvizja BASHKË do të jetë në krah të pensionistëve në çdo aksion ndërgjegjësues dhe protestë që kërkon të vendosë në vend të drejtat dhe dinjitetin e mohuar të mbi 700,000 pensionistëve shqiptarë.

ÇELET DEGA E LËVIZJES BASHKË NË DURRËS
Sot pasdite anëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes BASHKË u mblodhën në Durrës në zyrën tonë të re. Pas shumë sakrificave financiare, ia dolëm që me kontributet e anëtarëve tanë të kemi të parën qendër politike pas qytetit të Tiranës.

Durrësi është një nga qendrat më vitale urbane të Shqipërisë, përplot me histori dhe qytetari. Nga ana tjetër, Durrësi është edhe qyteti i punëtorëve që shfrytëzohen, i të rinjve që largohen prej mungesës së perspektivës, i sipërmarrësve të vegjël që shantazhohen politikisht, i klasës së mesme profesionale që nuk vlerësohet siç e meriton, i dhunës urbanistike të oligarkëve dhe gangsterëve, si dhe një nga vatrat ku pushteti i sotëm kundërmon me korrupsionin dhe paaftësinë e vet.

Zyra jonë e vogël në Durrës do të bëhet shumë shpejt qendër e organizimeve vitale, një hapësirë modeste shprese dhe guximi qytetar.

Dera jonë është përditë e hapur!

QEVERIA TALLET ME PENSIONISTËT
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË iu bashkuan përfaqësuesve të pensionistëve dhe minatorëve për të denoncuar talljen qeveritare me indeksimin e fundit të pensioneve. Përpara Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pensionistët dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË shprehën indinjatën e tyre dhe vendosën në dyert e saj qindarkat me të cilat po i nëpërkëmb qeveria.

11 deri në 23 lekë në ditë është rritja për shumicën dërrmuese të pensionistëve, të cilët ende sot marrin pensione shumë më të ulëta se minimumi jetik, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e fundit në Evropë për nivelin e pensioneve.

Qeveria e Edi Ramës nuk mund t'i rrisë dot pensionet.

Nuk mundet edhe të vjedhësh popullin, edhe të rritësh pensionet.

Nuk mundet edhe të mbushësh çdo vit llogaritë bankare të oligarkëve me qindra miliona dollarë, edhe të rritësh pensionet.

Nuk mundet edhe të kesh ortakë evazorët e mëdhenj fiskalë, edhe të rritësh pensionet.

Nuk mundet edhe të krenohesh me mungesën e sindikatave dhe punën në të zezë, edhe të rritësh pensionet.

Vetëm Lëvizja BASHKË ka programin, kapacitetin qeverisës dhe ndershmërinë qytetare për të transformuar rrënjësisht mënyrën e qeverisjes dhe për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare, duke krijuar kushtet për rritjen e pensioneve, duke nisur nga dyshemeja e minimumit jetik.

I ftojmë të gjithë pensionistët t'i bashkohen aksionit tonë politik për të kërkuar pensione të dinjitetshme.

KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR VDJEKJET E PUNËTORËVE?
Dje, në një ditë që shënoi një tjetër kapitull të zi në historinë e punës së rrezikshme në ndërtim, dy punëtorë humbën jetën në Tiranë dhe Kamëz. Ibrahim Shata, një punëtor nga Librazhdi, ra nga skela e një pallati në ndërtim pak ditë më parë në Kamëz dhe përfundoi tragjikisht në spital, ku dje edhe ndërroi jetë. Detajet rreth rënies së tij mbeten ende të paqarta, duke lënë familjen në dyshime nëse ai u rrëzua apo u godit nga vinçi i materialeve. Si reagim, policia njofton se arrestoi administratorin e ndërtimit, Q. D., 47 vjeç, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, sipas nenit 289 të Kodit Penal.

Më alarmuese është heshtja për aksidentin që ndodhi në qendër të Tiranës, ku të dhënat mbi viktimën dhe rrethanat e aksidentit janë fshehur. Policia jep vetëm një njoftim të shkurtër, por as emrin e plotë të viktimës dhe as kantierin e ndërtimit. Kjo ndodh për shkak të lidhjeve të pronarit, Ram Geci, një nga oligarkët më me ndikim të lartë, në strukturat qeveritare. Media ka zgjedhur të mbyllë sytë, duke i dhënë hapësirë vetëm narrativës së kontrolluar nga Policia e Shtetit, të cilët manipulojnë faktet për të fshehur të vërtetën.

Lëvizja BASHKË u dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të punëtorëve të rënë në vendin e punës për të siguruar me ndershmëri bukën e gojës dhe bën thirrje për një mobilizim të gjerë të punëtorëve të ndërtimit. Vetëm këtë vit kanë humbur jetën 14 punëtorë në ndërtim. Është koha të ngriheni kundër abuzimeve dhe shkeljeve sistematike të të drejtave. Këto vdekje nuk duhet të mbeten numra në statistika të ftohta apo dosje të harruara në zyrat e Inspektoriatit të Punës.

Ne kërkojmë ndryshim të vërtetë dhe garanci që jeta e punëtorëve të vlerësohet më shumë se fitimet e oligarkëve.

SHQIPËRIA NUK ËSHTË KOSHI I PLEHRAVE TË EVROPËS
Shqipëria, një vend me pasuri natyrore dhe potencial të madh për zhvillim të qëndrueshëm, po përballet përsëri me kërcënimin e shndërrimit në një kosh plehrash për Europën, për interesat e një grushti të vogël njerëzish me pushtet ekonomik. Nën maskën e "zhvillimit", qeveria e Edi Ramës po përpiqet të rikthejë ligjin për importin e mbetjeve, një akt që është i rrezikshëm jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e qytetarëve dhe sovranitetin e vendit tonë.

Statistikat janë tronditëse: 5000 shqiptarë humbasin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, 3000 prej tyre vetëm në Tiranë. Ky është një tregues i qartë i krizës mjedisore e shëndetësore që ka mbërthyer vendin tonë. Mbetjet e importuara nga Europa, të cilat mund të përfshijnë edhe mbetje të rrezikshme, do ta rëndojnë më tej gjendjen.

Kjo nuk është një nismë e izoluar. Prej vitesh, Shqipëria është përdorur nga mafia për pastrimin e parave të pista përmes ndërtimit të kullave luksoze në Tiranë dhe resorteve në bregdet. Këto ndërtime nuk janë vetëm monumente të korrupsionit, por edhe pika strategjike për përforcimin e ndikimit të mafias në vend. Me projektligjin e fundit, mafia synon të thellojë kontrollin e saj mbi ekonominë shqiptare, duke e kthyer vendin tonë në një pikë grumbullimi për mbetjet e rrezikshme të Europës.

Ky propozim vjen në një kohë kur qeveria Rama është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit, atë të inceneratorëve. Mafia e inceneratorëve, e cila tashmë ka futur duart në fonde publike përmes kontratave të dyshimta dhe pastrimit të parave, tani synon të zgjerojë ndikimin e saj përmes importit të mbetjeve. Ky është një sulm i hapur ndaj shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve, një akt i papërgjegjshëm që tregon qartë se kjo qeveri është e paaftë të administrojë mbetjet e saj, e jo më të menaxhojë mbetjet e Europës.

Skandali i fundit që përfshin transportin kontrabandë të 800 tonë mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës tregon se portet tona, të cilat janë bërë pika kyçe për trafikun e drogave të forta, po përpiqen të përdoren edhe për kontrabandimin e mbetjeve toksike.

Në këtë lojë të pistë të pasurisë dhe pushtetit, Shqipëria po reduktohet në një vend ku Europa hedh mbetjet e saj, ndërsa një grusht i vogël njerëzish me pushtet përfitojnë privilegjet. Ky është vizioni i satrap Edi Ramës për vendin tonë: një Shqipëri e varfër dhe e nëpërkëmbur, ku oligarkët dhe mafia kontrollojnë jetën ekonomike dhe shoqërore.

Lëvizja BASHKË do të luftojë pa kompromis kundër këtij vizioni shkatërrues. Vendi ynë nuk mund të bëhet kosh plehrash për Europën. Ne kemi nevojë për një qeverisje të përgjegjshme dhe të drejtë, në shërbim të popullit.

SHTETI NË GRUSHTAT E GANGSTERËVE
Egli Proga, 42 vjeç, babai i dy fëmijëve, gjeti vdekjen në qytetin e Pogradecit për shkak të dhunës brutale të Dionis Meçes, i njohur si njeri problematik dhe me lidhje të forta familjare me Partinë Socialiste. Vrasja e dytë e të ndjerit Egli Proga ndodhi kur vrasja u tentua të fshihej. Sot familjarët e Egli Progës flasin për banditët me pushtet politik në Pogradec që ende po tentojnë të manipulojnë ngjarjen dhe të fshehin gjurmët e të gjithë përgjegjësve të këtij krimi makabër.

Ky nuk është rasti i parë kur organet shtetërore, sidomos Policia e Shtetit, kanë mbjellë konfuzion në opinionin publik ose kanë tentuar të fshehin dinamikën dhe motivet e vrasjeve. Spikat në këtë aspekt reagimi i parë i Policisë së Shtetit ndaj vrasjes së djalit të ri Klodian Rasha nga një punonjës policie në dhjetorin e vitit 2020. Ashtu siç policia dhe mediat e pushtetit e quajtën të parin kriminel, narkoman, të armatosur, ashtu e quajtën në fillim edhe Egli Progën të alkoolizuar që gjeti vdekjen nga marramendja. Linçimi i viktimës është metoda për të fshehur agresorin dhe gangsterët me pushtet që mbledhin vota për partinë, që ngarkojnë dhe shkarkojnë drejtorët dhe që kanë në kontroll jetën ekonomike të lokaliteteve.

Është pikërisht kjo arsyeja përse kryeministri Edi Rama reagoi i nervozuar për ngjarjen në fjalë, kurse kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku kërcënoi me ndjekje penale gazetarë që, sipas tij, "dezinformonin". Ata që duhej të merrnin përgjegjësi publike dhe të shkarkonin të gjithë drejtuesit e policisë së Pogradecit, sot vazhdojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të fshehin mbështetësit e vrasësit.

Vdekja e qytetarit Egli Proga, nga ana tjetër, nuk është thjesht vrasje nga pakujdesia, siç e cilëson paturpësisht prokuroria. Ajo është vrasje e drejtpërdrejtë nga një regjim që ka gjunjëzuar shtetin, qytetet dhe popullatën nën këmbët e cilitdo krimineli ordiner me një grusht votash dhe parash të ndyra. Lëshimi i ligjshmërisë është një gjest, pasojat e të cilit shqiptarët i kanë vuajtur dhe i kujtojnë fare mirë. Lëshimi i ligjshmërisë për aleatët e tij, elementin kriminal, është një nga veprat më të dënueshme të Edi Ramës në dekadën e  sundimit. Është sulm ndaj të ardhmes së shqiptarëve. Është vija e kuqe.

Bashkëqytetarë! Vetëm solidariteti, ngritja e zërit dhe mospërkulja përballë së keqes do të na shpëtojë nga pushteti i gangsterëve dhe pushtetarëve të korruptuar.

ERION VELIAJ, ME SHOKËT NË QELI, PA LEGJITIMITET DHE NËN HETIM, NUK PO DI TË NDALET!
"StarTek" do të përfitojë edhe 7 parcela tokë publike në zonën e Bulevardit të Ri, për të ndërtuar, me një vendim të Këshillit Bashkiak të vitit 2018, i pasuar nga miratimi i draft-kontratës që u aprovua pa diskutim në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

"StarTek", një kompani në pronësi të Lulëzim Mehmetaj, bashkëshorti i një zyrtare të lartë të Bashkisë, ka përfituar një sërë tenderash dhe kontratash të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e Këndit të Lojërave për Fëmijë dhe rindërtimin e shkollës "Sami Frashëri".

Për më tepër, lidhjet e kompanisë me aktorin Gazmend Paja duket se kanë ndikuar në përfitimin e statusit të investitorit strategjik për projektin "Dhërmi Resort". Këto veprime tregojnë edhe njëherë për administrimin e pronave publike në Tiranë dhe babëzinë e Erion Veliajt, Arbjan Maznikut dhe Taulant Tushës.

Erion Veliaj, me legjitimitet të humbur, shokët në qeli dhe nën hetim, nuk po di të ndalet!

Për më shumë shiko qëndrimin e plotë të Mirela Ruko në faqen tonënë Youtube.

TJETËR JAVË E PËRGJAKSHME PËR PUNËTORËT
Sot minatori Naim Alla, 34 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë në galeritë e Bulqizës pas shembjes së një sasie gurësh dhe minerali. Një ditë më parë një 37-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Patos, duke rënë nga një lartësi e madhe gjatë punimeve në shtyllat e tensionit të lartë. Disa ditë më parë, një tjetër punëtor ndërtimi ra nga kati i pestë duke humbur jetën.

Lëvizja BASHKE iu shpreh ngushëllimet e saj familjarëve dhe të afërmve të viktimave të aksidenteve në punë dhe i uron shërim të shpejtë punëtorit të aksidentuar!

Nga ana tjetër, theksojmë se këto vdekje dhe aksidente në punë nuk janë më raste të izoluara, por pjesë e një modeli të mirëstrukturuar të shfrytëzimit të punëtorëve dhe braktisjes së tyre nga shteti. Institucionet që duhet të sigurojnë mbrojtjen e jetës së punëtorëve, duke përfshirë Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë dështuar në mënyrë të përsëritur, duke mos marrë masa për sigurinë e punëtorëve në këto ditë të nxehta. Orët e gjata të punës dhe kushtet e këqija të punës, të nxehtit e papërballueshëm e kanë kthyer vendin tonë në një nga vendet me vdekjet dhe aksidentet më të larta në punë.

Lëvizja BASHKË dënon me forcë neglizhencën e shtetit ndaj punëtorëve më të rrezikuar nga të nxehtit dhe puna e vështirë. Kërkojmë llogaridhënie të menjëhershme për këto ngjarje tragjike, hetime të plota dhe transparente për të zbardhur përgjegjësitë dhe për të siguruar që të merren masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen. Shteti duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe të vendosë jetën dhe mirëqenien e punëtorëve mbi interesat e oligarkëve dhe fitimet e paligjshme.

Lëvizja BASHKË u bën thirrje të gjithë punëtorëve të organizohen në sindikata të reja e të fuqishme. Ne do të na kenë në krah në çdo hap.

Vdekja e radhës e një punëtori ndërtimi
Vdekja e radhës e një punëtori ndërtimi 44-vjeçar është një tjetër dëshmi e tmerrshme e kushteve të punës dhe pabarazisë sociale që mbizotëron në vend. Nën shkëlqimin e jashtëm dhe fasadën e rritjes ekonomike, fshihet një realitet i errët: shfrytëzimi dhe neglizhimi i jetës së punëtorëve të ndërtimit.

Sindikatat, që duhej të ishin zëri i punëtorëve dhe mbrojtësit e të drejtave të tyre, janë shkatërruar nga oligarkët në bashkëpunim me pushtetarët e korruptuar. Shteti, në vend që të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët e tij, mburret për mungesën e sindikatave, duke lejuar kështu shkeljen e të drejtave bazë të punës dhe shfrytëzimin e pamëshirshëm të punëtorëve.

Media hesht. Kjo heshtje është pasojë e një skenari të errët ku pronarët e mediave janë shpesh ndërtues, të interesuar për të mbuluar gjurmët e paligjshmërive të tyre.

Kjo është një histori e pabarazisë dhe mjerimit. Punëtorët, të cilët janë shtylla kurrizore e shoqërisë, trajtohen si mjete të hedhur poshtë dhe të harruar sapo përfundon puna. Pa sindikata të fuqishme, pa mbrojtje dhe pa zë, ata janë të shtypur dhe të shfrytëzuar, ndërsa fuqia e pushtetit dhe parasë vazhdon të grumbullohet në duart e një pakice gjithnjë e më të vogël.

Etja për fitime të mëdha e të shpejta para ka bërë që jeta e punëtorëve të ndërtimit të konsiderohet si një kosto e pranueshme për "progresin".

Kjo tragjedi e përditshme duhet të ndalet një orë e më parë.

Lëvizja BASHKË qëndron fuqishëm në mbrojtje të punëtorëve, duke u angazhuar për të luftuar për të drejtat e tyre pa marrë parasysh asnjë kosto.

Ne do të jemi gjithmonë në krahun e të shfrytëzuarve dhe të nëpërkëmburve, duke sfiduar çdo formë shtypjeje dhe abuzimi.

Lëvizja BASHKË do të luftojë politikisht çdo ditë për të siguruar kushte pune të sigurta, ku punëtorëve t'u respektohen të drejtat dhe të mirëpaguhen.

BANORËT E ZONËS THUMANË-KRUJË NË PROTESTË
Ditën e sotme banorët e zonës Thumanë-Krujë protestuan kundër bllokimit të rrugës së vjetër, e cila lidhte veriun e vendit me Tiranën dhe jugun e Shqipërisë. Ky bllokim ka prekur shumë biznese dhe iu është vështirësuar jetesa shumë banorëve të kësaj zone.

Qeveria ia dha tokën shtetërore dhe lejën për zhvillimin e projektit rrugor Thumanë-Kashar oligarkut Bashkim Ulaj, i cili shpenzoi afro 300 milionë euro për të korrur me garanci shtetërore mbi 1.3 miliardë euro në 35 vitet e ardhshme, duke mos bërë asnjë konsultim publik për efektet e këtij projekti në komunitetin lokal.

Lëvizja BASHKË ishte sot në krah të banorëve, të cilët e kanë të qartë mesazhin e tyre: “Rrugë për të gjithë!"

Banorët na treguan se janë shantazhuar nga komponentë të pushtetit që të mos dalin në protestë, duke tentuar të përçajnë organizimin në çdo formë të mundshme.

Lëvizja BASHKË dënon aleancën e qeverisë me oligarkinë, një aleancë e cila bëhet në kurriz të qytetarëve dhe buxhetit të shtetit.

Kjo metodë qeverisjeje, vjedhjeje dhe korrupsioni duhet të marrë fund një herë e mirë.

Prandaj bashkë me banorët e kësaj zone dhe të gjithë qytetarët duhet të organizohemi dhe t’iu bëjmë ballë padrejtësive dhe shtypjeve!

Bashkë mund t’ia dalim!

PËR TË DREJTAT E MOHUARA TË PUNËTORËVE
Sot në mesditë një grup aktivistësh të Lëvizjes BASHKË u mblodhën përpara kryeministrisë për të denoncuar indiferencën e qeverisë për shkeljen e të drejtave të punëtorëve.

Në këto ditë të nxehta, punëtorët e ndërtimit në veçanti nuk gëzojnë mbrojtje të jetës dhe shëndetit të tyre duke mos punuar gjatë orëve më të nxehta të ditës,të drejtë që qeveria ua ka njohur punonjësve të administratës publike, të cilët punojnë në zyra me kondicioner.

Nga ana tjetër ne ngremë shqetësimin për kushtet e vështira të punës, punën në të zezë, pa kontrata të rregullta, me orare të zgjatura dhe pa pagesë shtesë për mbipunën për shumicën e punëtorëve të sektorit të fasonerisë dhe hoteleri-turizmit.

Fatkeqësisht Shqipëria qeveriset nga një kryeministër që mburret se në vendin tonë nuk ka sindikata. Të pambrojtur nga sindikata të fuqishme, punëtorët shqiptarë i nënshtrohen formave më të skajshme të shfrytëzimit.

Lëvizja BASHKË i kërkon qeverisë të marrë masa për mbrotjen e të drejtave dhe shëndetit të punëtorëve, duke kufizuar orët e punës në orët e vapës së skajshme, pa reduktim page për punëtorët, si dhe duke vënë në punë Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Ne u bëjmë thirrje punëtorëve të organizohen në sindikata të forta e demokratike. Sindikatat janë kusht jo vetëm i mbrotjes së të drejtave të punëtorëve, por edhe i demokracisë në vend.

Lëvizja BASHKË do të jetë përherë në krah të punëtorëve.

KUSH PO I LË PA UJË DHE DHUNON BANORËT E DUKATIT
Banorët e Dukatit na njoftojnë se sot në mëngjes roje të Green Coast-it të oligarkut Samir Mane kanë ushtruar dhunë mbi banorët të cilët po përpiqen të mbrojnë burimin ujor të fshatit të tyre. Në foto duket njëri prej banorëve të rrahur nga gansterët e oligarkut.

Prej kohësh banorët e Dukatit po përpiqen të mbrojnë ujin e tyre nga grabitja që po i bëhet për të furnizuar me ujë resortin Green Coast. Oligarku Mane, për interesat e të cilit punon një shtet i tërë, jo vetëm ka fituar privilegjet e investitorit strategjik, jo thjesht e ka bërë shtetin të çajë malin për ta sjellë rrugën buzë resortit të tij, po për të fituar miliona euro turistike, po lë pa ujë një nga fshatrat më të mëdhenj të Vlorës.

Siç pritet, për këtë grabitje e dhunim nuk bën zë asnjë parti ose thuajse asnjë media. Vetëm Lëvizja BASHKË ka guximin dhe vendosmërinë për të qenë në krah të banorëve të zhvatur dhe të dhunuar të Dukatit.

Gjithmonë me qytetarët, gjithmonë kundër grabitqarëve, gjithmonë për të mirën publike!

LËVIZJA BASHKË MBËSHTET KËRKESAT E FERMERËVE PROTESTUES
Fermerët e Maliqit sot janë ngritur në protestë pasi prodhimi i tyre ka mbetur stok. Nëse nuk shitet shumë shpejt, do të detyrohen ta hedhin në kanal.

Bujqve që kanë derdhur djersë gjithë vitin duke punuar në të ftohtë e në vapë, në diell e në shi, iu vendoset një çmim qesharak nga pikat e grumbullimit (grosistët) për produktet e tyre. Konkretisht, këto pika kërkojnë blerjen me 20 lekë për 1 kilogramë qepë apo patate, dhe 24 lekë për 1 kilogramë grurë: Ndërkohë që vetëm kostoja e prodhimit llogaritet më e lartë se ky çmim (rreth 30 lekë për grurin). Të njëjtin produkt këto pika grumbullimi e shesin te tregtarët me shumicë apo me pakicë me çmim 3-4 herë më të lartë, duke e çuar të gjithë fitimin në xhepat e tyre.

Por pse produktet e prodhuara nga fermerët, e Maliqit apo gjithë Shqipërisë, po ngelen stok? Kush përfiton prej punës së tyre?

Çmimi i produkteve shqiptare merret nën kosto nga grosistët dhe shitet disa herë më shtrenjtë në tregjet me pakicë. Kjo ndodh pasi një numër i vogël grosistësh vendosin çmimet në dakordësi mes tyre duke krijuar një situatë oligopoli.

Importuesit e mëdhenj janë të interesuar të fusin produkte nga jashtë, pasi mund t'i marrin me çmime më të lira sesa produktin vendas (pavarësisht cilësisë). Meqenëse vendet e rajonit subvencionojnë shumë herë më tepër fermerët e tyre sesa shteti shqiptar, krijojnë situata favorizuese për inputet dhe ndjekin politika fiskale lehtësuese për nxitjen bashkëpunimit mes fermerëve, produktet e tyre dalin me kosto më të ulët. Çmimi më i lirë në treg bën që konsumatori të orientohet drejt produkteve të importit.

Në anën tjetër, pjesa më e madhe subvencioneve që duhet të kalonin në llogaritë e fermerëve shqiptarë vidhen nga ministrat e drejtorët, tjetërsohen nga oligarkët apo militantët partiakë për ndërtim vilash e resortesh, e vetëm disa pika mbërrijnë te bujqit pas një sërë burokracish.

Çmimet e inputeve bujqësore (plehrave kimikë dhe preparatet kimike për bujqësinë) janë jashtëzakonisht të larta, pasi në vend nuk prodhohet fare. Ato pak firma që i sigurojnë nuk kanë asnjë kontroll nga Autoriteti i Konkurrencës. Shpesh herë këto kompani bëjnë edhe fiksimin e çmimit për ta shitur sa më lart e për të rritur fitimet e tyre. Për sa kohë që shteti në rastin më të mirë fle, e në rastin më të keq favorizon oligopolistët, çmimet e inputeve bujqësore do të mbeten të larta e bujqit tanë do e vuajnë rritjen e kostos pambarimisht.

Mbetja në vend e formimit të Shoqërive të Bashkuara Bujqësore ka pamundësuar uljen e kostove të përbashkëta dhe hapjen drejt tregjeve të reja. Sipas të gjitha rekomandimeve nga ekspertët vendas e të huaj, e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja e mjerueshme ku ndodhet bujqësia është formimi i SHBB-ve. Edhe pse janë krijuar disa shoqëri të tilla, numri i tyre ka mbetur në vend për shkak të mungesës së profesionalizmit të Ministrisë së Bujqësisë dhe këshilluesve të tyre, për shkak të paketave fiskale të gabuara, të cilat nuk e nxisin bashkëpunimin etj.

Kësaj maskarade i duhet dhënë fund. Shteti e ka të gjithë tagrin ligjor për të bërë rregullatorin dhe jo t'i lërë bujqit shqiptarë në pikën e hallit e t'i detyrojë të marrin rrugën e kurbetit, për të favorizuar grosistët dhe importuesit e mëdhenj.

Lëvizja BASHKË do të qëndrojë në krahun e fermerëve dhe do të prezantojë programin më të mirë për daljen e bujqësisë nga terri 30 e kusur vjeçar.

Në programin tonë do të shtjellohen hollësisht politikat fiskale favorizuese për krijimin e SHBB-ve dhe mënyrat sesi fermerët do të nxiten të bashkëpunojnë.

Çdo qindarkë e destinuar për bujqësinë do të shkojë te bujku, rubineti e hajdutërisë do të mbyllet njëherë e përgjithmonë dhe fermeri shqiptar do të subvencionohet njësoj si vendet e rajonit.

Shteti do të vendosë masa kontrolli mbi pikat e tregtimit të inputeve bujqësore, në pikat e grumbullimit dhe në kompanitë importuese. Secili duhet të fitojë bazuar mbi punën e dijet tij dhe jo në kurriz të bujqve.

Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë do të jenë më pranë fermerëve me këshilla mbi produktet dhe me nxitje për marketimin me markën e tyre.

Lëvizja BASHKË është përkrah bujkut shqiptar dhe kundër hajdutëve që nuk ngopen kurrë!

JO KULLËS, PO ZHVILLIMIT
Aktivistë lokalë dhe të Lëvizjes BASHKË shpërndanë fletushka dhe postera kundër ndërtimit të kullave në zonën historike të qytetit të Shkodrës. Ata shkruan edhe një parrullë në murin e Bashkisë.

Teksti i fletushkës së shpërndarë në dyert e dyqaneve dhe nëpër rrugë është si më poshtë:

"Qytetarë shkodranë!

Ata që erdhën me premtimin e madh për t'i ndërruar fytyrën Shkodrës, Benet Beci dhe Edi Rama, me kullën që duan të ngulin në zemrën historike të qytetit treguan fytyrën e tyre të vërtetë: betonizim dhe kapje e shtetit.

Qytetarë shkodranë!

Kullat nuk janë zhvillim, por pastrim i parave të pista. Ato nuk krijojnë ekonomi, por do të falimentojnë të gjitha bizneset e vogla të bujtinave, hoteleve, kafeneve dhe dyqaneve të vogla përreth.

Qytetarë shkodranë!

Zhvillim do të thotë ringritje e industrisë, bujqësisë, tregtisë, turizmit të matur, shkolla dhe spitale më të mira, transport publik, rrugë, elektrifikim dhe ruajtje e traditës kulturore. Kullat janë simbol i oligarkisë dhe autoritarizmit politik.

Qytetarë shkodranë!

Rezistojini rrenës dhe shkatërrimit urban! Qyteti është në dorën tuaj. Lëvizja BASHKË është në krahun tuaj."

Dua të votoj 2025
Aktivistët e Lëvizjes BASHKË sot iu bashkuan protestës për njohjen e të drejtës së votës së emigrantëve që jetojnë jashtë vendit, duke treguar një angazhim të fortë për të drejtat demokratike të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

Siç e kemi shprehur edhe në Manifestin e Lëvizjes, ne e konsiderojmë votën e shqiptarëve që janë detyruar të emigrojnë për shkak të keqqeverisjes, një të drejtë themelore dhe të patjetërsueshme. Shqiptarët që kanë lënë vendin për një jetë më të mirë, nuk duhet të privohen nga e drejta për të zgjedhur qeverisjen e vendit të tyre. Ata janë pjesë e pazgjidhshme e shtetit dhe kontributi i tyre është i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Ne themi atë që besojmë, ne e besojmë atë që themi, ne veprojmë për atë që themi. Angazhimi ynë për drejtësi dhe demokraci është i palëkundur, dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një Shqipëri ku të gjitha zërat, brenda dhe jashtë vendit, të dëgjohen dhe të respektohen.

#duatevotoj2025

TË GJITHA RRUGËT TË ÇOJNË TEK OLIGARKËT
Rrugën Thumanë-Kashar, një nga më të shtrenjtat në historinë tonë moderne, qeveria ia dha oligarkut Bashkim Ulaj, i cili shpenzoi afro 300 milion euro për të korrur mbi 1.3 miliard euro në 35 vitet e ardhshme.

Tuneli i Llogarasë, i cili të çon te vilat luksoze të Samir Manes në Palasë, i kushtoi buxhetit të shtetit 170 milion euro dhe në mbarim të vitit elektoral, do ti vihet trau i pagesës. Po jo për milionerët e Green Coast-tit, por për qytetarët e zakonshëm.

Rrugën e Kombit, për të cilën qytetarët shqiptarë paguan mbi 1 miliard euro, qeveria ia dha oligarkut Shefqet Kastrati dhe tani e ka nën zotërim oligarku Pëllumb Salillari. Madje qeveria rrahu, arrestoi dhe persekutoi qytetarët kuksianë që protestonin kundër traut.

Të gjitha autostradat, tunelet, rrugët qytetase dhe ndërqytetase të çojnë ose te vilat, ose te qendrat tregtare dhe llogaritë bankare të një grushti njerëzish, ortakë me Edi Ramën dhe ministrat e tij. Sakaq, qytete, fshatra, biznese, arka e shtetit vidhen dhe rrënohen.

Kësisoj, një grup aktivistësh të Lëvizja BASHKË shpalosi banderolën në rrugën e Bashkim Ulajt, në Thumanë-Kashar, për të denoncuar aleancën e qeverisë me oligarkinë, një aleancë që Lëvizja BASHKË dhe populli shqiptar do ta shkatërrojnë heret a vonë, si një e keqe e madhe që duhet të marrë fund një orë e më parë.

TIRANA, KANTIER PËR OLIGARKËT DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Lejet e fundit të ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), ngrenë shqetësime serioze për vazhdimin e pastrimit të parave të krimit të organizuar. Tani radhën për të hipur në fronin e kullës më të lartë në Shqipëri e ka biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i cili do të ndërtojë një kullë me 65 kate në Bulevardin e Ri. Me këtë objekt, Shkëlqim Beshiri zbret nga froni Agron Papulin me 60-katëshin e tij në Rrugën e Kavajës.

Procesi i miratimit të lejeve të ndërtimit është karakterizuar nga mungesa e transparencës dhe konsultimit me publikun. Vendimet merren në fshehtësi dhe pa përfshirjen e banorëve të zonave të prekura. Kjo mungesë transparence krijon dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, duke favorizuar një numër të vogël oligarkësh dhe drejtuesit e krimit të organizuar.

Hetimet e fundit nga SPAK-u për projektin "Mali i Tiranës" janë për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Ky hetim është një ndër rastet e rrallë ku dyshimet për aktivitetet e paligjshme në sektorin e ndërtimit janë adresuar me seriozitet. Dyshimet për pastrim parash përfshijnë lidhje komplekse mes biznesmenëve dhe politikanëve të fuqishëm, ku aktorë të ndryshëm kanë shfrytëzuar këtë projekt për të legalizuar fonde të paligjshme. Kjo çështje është denoncuar vetëm nga Lëvizja BASHKË, e cila ka treguar kurajo dhe këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit dhe betonizimit të Tiranës.

Sekuestrimi i aseteve të ndërtuesit Elman Abule, një tjetër rast i denoncuar nga Lëvizja BASHKË, ka zbuluar lidhjet e tij të ngushta me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Abule akuzohet për pastrim parash, dhe ky veprim i Prokurorisë së Tiranës ka hedhur dritë mbi mënyrat se si fondet e paligjshme mund të jenë integruar në projekte të mëdha ndërtimi në kryeqytet. Ky rast përforcon dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në skemat e pastrimit të parave, duke theksuar nevojën për një transparencë më të madhe dhe mbikëqyrje të rreptë në proceset e miratimit të lejeve të ndërtimit. Lëvizja BASHKË mbetet e vetmja parti politike dhe nga të paktët zëra publikë që vazhdon të sfidojë status quo-në dhe të kërkojë llogaridhënie për këto çështje të ndjeshme.

Është e qartë se mungesa e reagimit nga aktorët kryesorë politikë dhe media ka krijuar një atmosferë të pandëshkueshmërisë për ata që abuzojnë me pushtetin dhe interesat publike. Prandaj, ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të veprojë me vendosmëri dhe urgjencë për të hetuar të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë, duke siguruar që çdo shkelës të ndëshkohet. Vetëm përmes një hetimi të plotë dhe të drejtë mund të garantojmë që Tirana të bëhet qytet i jetueshëm.

DY PUNËTORË TË VDEKUR NË NJË DITË
Sot vdiqën në punë dy punëtorë, dy djem të rinj, në të njëzetat e jetës së tyre, njëri në veri e tjetri në jug të Shqipërisë: minatori Armond Peshku në Krastë dhe punëtori i gurores Jurgen Veshaj në fshatin Brataj të Selenicës. Si gjithmonë, institucionet e shtetit shqiptar shkojnë vetëm për t’u hedhur çarçafin e fundit viktimave të një tragjedie të vazhdueshme në punë.

Duke u çuar nga larg ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të Armondit dhe Jurgenit, nuk mund të mos vëmë kujën për kushtet skandaloze të punës në Shqipëri.

Shqipëria ka një mesatare të vdekjeve në punë mjaft më të lartë se vendet e Bashkimit Evropian. Në vendin tonë punëtorët nuk i mbron as ligji, as shteti, as pronari. Ata janë viktimat e pazëshme të një modeli ekonomik të bazuar te fitimi ekstrem dhe i paskrupullt. Ata janë viktimat e një administrate të korruptuar që kur kujtohet të shkojë për kontroll, nuk shikon kushtet e punës, por zarfin që nëpunësi i korruptuar merr prej biznesmenit.

Mbi të gjitha, punëtorët shqiptarë janë viktimat e pafytyrësisë së një kryeministri që mburret se në vendin e vet nuk ka sindikata, pra organizata të specializuara në mbrojtjen e jetës dhe të drejtave të punëtorëve; të një kryeministri që fton në Shqipëri punëtorë të huaj pasi mendon se punëtorët shqiptarë janë dembelë që “kërkojnë liri-demokraci”.

Prapëseprapë, punëtorët mbeten klasa shoqërore me potencialin më të madh organizativ dhe politik. Ata mund ta realizojnë këtë potencial vetëm duke u bashkuar në sindikata të reja, demokratike e të fuqishme. Fitimi i të drejtave në vendin e punës është faktor përcaktues edhe në demokratizimin e shtetit.

Lëvizja BASHKË spikat me krenari si e vetmja parti politike në Shqipëri që ngre zërin për të drejtat e punëtorëve dhe shtron për zgjidhje problemet e mëdha të punës dhe kontributit të saj në shoqëri. Ne do të jemi në çdo hap në krah të punëtorëve që vendosin të organizohen për të drejta në punë e në shoqëri.

Me punëtorët!

Bashkë kunder korrupsionit! Protestë para Bashkisë Tiranë
ERION VELIAJ SHKO TE SHOKËT!

Erion Veliaj është i zhytur deri në grykë në korrupsion. Bashkë me drejtorët e tij, ai e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një organizatë me tipare të theksuara kriminale, ku çdo ditë planifikohet zhvatja e qytetarëve.

Erion Veliaj është personalisht përgjegjës për vjedhjen e miliona eurove prej inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Erion Veliaj është përgjegjës për miliona eurot që drejtorët e tij vidhnin përmes kompanisë 5D.

Erion Veliaj është përgjegjës për qindra leje ndërtimi që jepen çdo vit në Tiranë, përmes të cilave pastrohen paratë e krimit të organizuar dhe zhduken hapësirat publike.

Erion Veliaj është përgjegjës për përdorimin e parave të korrupsionit dhe lejet e ndërtimit në blerjen e shumicës dërrmuese të televizioneve, duke i kthyer këto të fundit në altoparlantë propagandistikë.

Erion Veliaj është përgjegjës i drejtëpërdrejt për shembjen e Teatrit Kombëtar vetëm me firmën e tij.

Erion Veliaj është përgjegjës për dëbimin e mijëra familjeve nga shtëpitë e tyre në emër të procesit fund e krye korruptiv të rindërtimit pas tërmetit të 2019.

Erion Veliaj është përgjegjës për vrasjen e punëtorit adoleshent Ardit Gjoklaj në gusht të 2016 në landfillin e Sharrës.

Tirana e shpërfytyruar nga egërsia korruptive e Erion Veliajt po kthehet në një qytet gjithnjë e më pak të jetueshëm, pa parqe e gjelbërim, pa hapësira publike e shkolla të mjaftueshme për fëmijët, me trafik të rënduar e shërbime publike të degraduara, me krizë strehimi dhe rreth 3000 qytetarë që vdesin prej sëmundjeve të shkaktuara prej ndotjes së ajrit.

Çdo ditë që Erion Veliaj qëndron në krye të Bashkisë së Tiranës është inkurajim i korrupsionit në çdo institucion publik.

Erion Veliaj e ka vendin te shokët e tij: NË BURG.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët në protestë përpara Bashkisë së Tiranës!

Të enjten në orën 18:30.

BASHKË kundër korrupsionit!

Tirana dhe Shqipëria meritojnë të qeverisen me ndershmëri!

ERION VELIAJ KA FIRMOSUR PËR SHKATËRRIMIN E LULISHTES NË KOMBINAT
Sot paradite përfaqësues të Lëvizjes BASHKË u takuan me banorë të rrugës "Llambi Bonata" në Kombinat. Lulishtja përpara pallateve të vjetra të tyre do të zaptohet nga një pallat 7-katësh, duke lënë pa hapësirë publike qindra fëmijë, të moshuar dhe qytetarë që prej dekadash luajnë dhe pushojnë këtu.

Kjo zhvatje e hapësirës publike është edhe më skandaloze nëse kujtojmë që banorët e një pallati të vjetër ngjitur me lulishten janë larguar nga banesat e tyre pas tërmetit të nëntorit 2019, pasi trualli është shpallur gjeologjikisht i rrezikshëm për ndërtim. Banorët e atij pallati do të degdisen nëpër rrethinat e Kombinatit, ndërkohë që banorëve të mbetur do t'u grabitet lulishtja e tyre.

Sa më shumë qëndron Erion Veliaj larg burgut, aq më të rrezikuar janë banorët e Kombinatit dhe gjithë Tiranës në shtëpitë e tyre dhe hapësirën publike.

Përfaqësuesja e Lëvizjes BASHKË në Këshillin Bashkiak të Tiranës Mirela Ruko do ta ngrejë çështjen e banorëve të Kombinatit në të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Sugjerimi ynë për banorët e Kombinatit është që sa më parë të ngrihen në protesta. Vetëm organizimi dhe qëndresa e tyre mund ta shpëtojë lulishten dhe të japë një shembull për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Lëvizjen BASHKË do ta kenë në krah në çdo hap!

PËR PAGA DHE PENSIONE DINJITOZE
Sot në Elbasan u mbajt takimi hapës i fushatës së Lëvizjes BASHKË për paga e pensione dinjitoze.

Si shumëkund tjetër nëpër Shqipëri, qyteti i Elbasanit duket sikur është ndërmjet dy botëve, asaj arkaike e historike dhe asaj moderne e pa identitet, asaj të vilave luksoze dhe të atyre që jetojnë çdo ditë në shtëpitë e vogla dhe lagjet e varfëruara. Elbasani i sotëm ka universitet, por nuk ka studentë, sepse të rinjtë janë larguar.

Përfaqësues dhe aktivistë të Lëvizjes BASHKË ngritën shqetësimet se sot pagat dhe pensionet janë të pamjaftueshme për shumicën dërrmuese të shoqërisë. Kjo mungesë, që është kambanë alarmi, vjen nga vjedhja dhe keqqeverisja për gjithë këto 33 vite.

Kjo fushatë do të jetë një mundësi për të folur për problemet reale që prekin punëtorët dhe pensionistët, ata që kanë ndërtuar dhe po kontribuojnë për të mirat e shoqërisë.

Lëvizja BASHKË vjen me alternativa dhe propozime serioze që paga minimale të jetë 60.000 lekë (të reja) dhe pensioni mesatar 32.000 lekë (të reja).

Lëvizja BASHKË nuk rreshtohet me hajdutët 33-vjeçarë dhe as me oligarkinë ekonomike. Ne e kemi treguar se qëndrojmë me punëtorët, pensionistët, të rinjtë, mësuesit, profesionistët, biznesin e vogël; me të gjithë ata që jetojnë me pagën e punën e tyre të ndershme.

Ky muaj do të na gjejë anekënd Shqipërisë.

Vetëm bashkë, çka duket e pamundur kthehet në të mundshme, dhe mundësia në realitet!

Dorëzohen firmat e peticionit kundër ndotjes së ajrit ne Këshillin e Ministrave
Sot Lëvizja BASHKË dorëzoi në Këshillin e Ministrave peticionin me 10.000 nënshkrime qytetarësh për uljen e ndotjes së ajrit.

Tirana dhe Shqipëria po përjetojnë një krizë që është njëherësh politike, ekonomike e mjedisore. Një qeveri dhe pushtet lokal hajdutësh po e shndërrojnë qytetin në kantier të pastrimit të parave të pista, ndërtimeve pa kriter, zhdukjes së hapësirave publike e gjelbërimit, sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme.

Lufta kundër korrupsionit është njëkohësisht luftë për të drejtën e jetës.

Lëvizja BASHKË do ta intensifikojë veprimtarinë e saj për ta kthyer vendin drejt jetueshmërisë dhe drejtësisë shoqërore.

10.000 NËNSHKRIME PËR QYTET TË JETUESHËM
Në më pak se një muaj aktivistët e Lëvizjes BASHKË arritën të mbledhin 10.000 nënshkrime qytetarësh për reduktimin e ndotjes së ajrit. Këtë peticion - të drejtuar një vargu institucionesh qendrore e vendore, nga Këshilli i Ministrave në Bashkinë e Tiranës - e kanë nënshkruar të rinj e të moshuar, punëtorë e profesionistë, dyqanxhij e sipërmarrës, sepse kriza mjedisore e shëndetësore në Tiranë është çdo ditë e më e rëndë.

Çdo vit mijëra bashkëqytetarë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit. Në krahun e kundërt, një grusht pushtetarësh politikë dhe oligarkësh ekonomikë janë bërë miliarderë prej ndërtimeve pa kriter, zhdukjes së hapësirave publike e gjelbërimit, cilësisë së keqe të karburantit dhe trafikut.

Tirana mund të bëhet qytet i shëndetshëm dhe i jetueshëm vetëm përmes angazhimit tonë të përbashkët. Një firmë, si ajo e 10.000 bashkëqytetarëve, është një hap i domosdoshëm i përballjes së institucioneve me vullnetin dhe shqetësimin e qytetarëve.

Po jeta dhe shëndeti ynë kërkojnë pak më shumë se kaq. Duhet që të gjithë bashkë të mblidhemi përpara institucioneve përgjegjëse për të ngritur zërin e pakënaqësisë dhe urgjencës.

Në ditët në vijim Lëvizja BASHKË do t'ju njoftojë për hapat e mëtejshëm në arritjen e objektivit tonë të përbashkët.

DY PUNËTORË TË VDEKUR NË DY DITË
Dy ditët e fundit dy punëtorë kanë vdekur për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë. Bëhet fjalë për një punëtor në një fabrikë tullash në Vorë dhe sot një punëtore në një firmë të shpërndarjes së pijeve alkoolike. Për institucionet ata janë vetëm iniciale.

Pavarësisht se nga Shqipëria largohen çdo vit e më shumë njerëz në moshë pune, numri i aksidenteve në punë rritet vit pas viti. Ndonëse Shqipërisë i mungon industria e rëndë, numri i të vdekurve në punë për 100.000 të punësuar është 1.4 herë më i lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është një institucion jofunksional, i mbushur me patronazhistë të cilët, në vend të inspektimeve për sigurinë në punë, kujdesen për punët e partisë në pushtet. Shqipërisë i mungon një ministri e punës, një prej “arritjeve” të qeverisë aktuale. Vendi ynë, nga ana tjetër, drejtohet nga një kryeministër i korruptuar i cili i përçmon punën dhe punëtorët, si dhe krenohet që në Shqipëri nuk ka sindikata.

Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike në Shqipëri që e ka çështjen punëtore një nga shtyllat më të rëndësishme të veprimtarisë së saj politike. Për ne, organizimi i punëtorëve në sindikata të forta dhe demokratike është domosdoshmëri jo vetëm për sigurimin e të drejtave në punë, por edhe për demokratizimin e shtetit.

Ftojmë të gjithë punëtorët të organizohen në sindikata! Ndihmën tonë do ta keni në çdo hap.

ERION VELIAJ SHKO TE SHOKËT!
Bashkia në duart e Erion Veliajt njihet për aferat korruptive, që nga tenderi i kancelarive e deri tek skandali i inceneratorëve. Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj.

Po kush paguan në Bashkinë Tiranë?

Paratë e grabitura nga ata, janë mundi i qytetarëve të Tiranës;

janë detyrimet e paguara të prindërve, dyqanxhinjve, tregtarëve të vegjël dhe të ndershëm;

janë puna e përditshme e të gjithë atyre që jetojnë përmes pagës ose pensionit, i cili në shumicën e rasteve është i pamjaftueshëm, por ata prapëseprapë i përgjigjen detyrimeve të tyre.

Po kush e mban barrën e vjedhjes?

Ata që e pësojnë janë banorët e Astirit, që nuk kanë shkolla dhe çerdhe për fëmijët e tyre;

janë banorët e 5 Majit, Astirit, Selitës, Freskut dhe Kombinatit, që i latë në qiell të hapur;

janë banorët e Rrugës së Dibrës, Rrugës së Kavajës, Rrugës së Durrësit, Rrugës së Elbasanit, Komunës së Parisit e kudo ku ka ndërtime, që hanë pluhurin dhe betonin e kullave;

janë qytetarët që rendin për të kapur urbanin, por ngecin në trafikun e çmendur të Tiranës;

janë fëmijët që nuk gjejnë një park për të luajtur;

janë ata që ju i sëmurët me ajrin e ndotur të Tiranës;

janë qytetarët që zgjohen me zhurmat e pompave të ujit, ata që kthehen në shtëpi duke kaluar në rrugët e pashtruara dhe të pandriçuara të këtij qyteti, dhe ata që flenë me zhurmën e betoniereve!

Ku shkuan paratë e qytetarëve?

Në pak duar!

Në duart e drejtorëve dhe të tuat, Erion Veliaj!

Ndryshe nga ajo që thua ti, korrupsioni dhe përvetësimi parave publike nuk është thjesht shpërdorim detyre, nuk është përgjegjësi individuale, por është pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale dhe ti je në krye të saj.

NDAJ ERION VELIAJ, SHKO TEK SHOKËT E TU: NË BURG!

15 DITË ME QYTETARËT E TIRANËS KUNDËR NDOTJES SË AJRIT
Sot, për të pesëmbëdhjetën ditë radhazi, aktivistët e Lëvizjes BASHKË informuan qytetarët për nivelin vrastar të ajrit në Tiranë. Gatishmëria e qytetarëve për të nënshkruar dhe për të na inkurajuar është më e madhe se në çdo fushatë tjetër që kemi bërë.

Të rinj, të moshuar, profesionistë, punëtorë, sipërmarrës të vegjël e qytetarë të indinjuar kanë ndarë me ne shqetësimin jo vetëm për ndotjen e ajrit, por edhe për një sistem qeverisjeje të përshkuar fund e krye nga korrupsioni dhe zhvatja.

Skandali i fundit korruptiv në Bashkinë e Tiranës i ka acaruar edhe më shumë qytetarët sepse ka nxjerrë sheshit humnerën midis një grushti zyrtarësh krimbur në miliona dhe pjesës tjetër të qytetarëve që hasin vështirësi të shumta ekonomike e sociale.

Mund të bëheni pjesë e fushatës sonë PO NA MARRIN FRYMËN duke e nënshkruar online peticionin kundër ndotjes së ajrit.

DREJTORËT E ERION VELIAJT NUK VJEDHIN VETËM
Çfarë është zbuluar deri më sot nga skandalet korruptive në Bashkinë e Tiranës është vetëm një pjesë e llumit të vjedhjes sistematike që drejtuesit e lartë të këtij institucioni zhvillojnë prej vitesh. Pesë drejtorët (5D) janë rasti i fundit dhe më i vrazhdë i përvetësimit të miliona eurove. Ata nuk mund të vidhnin vetëm. Ata nuk mund të vidhnin vetëm për vete. Ata kanë vjedhur me pëlqimin e kryetarit më të korruptuar të historisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Gjurmët e korrupsionit të Erion Veliajt hasen gjithandej: nga hoteli në Durrës te ndërtimi imagjinar i inceneratorit të Tiranës; nga përqindja e lejeve të ndërtimit te subvencionet e padrejta të koncesionarëve privatë; nga zvogëlimi i hapësirës së gjelbër të Tiranës urbane te shkatërrimi i shtëpive të qytetarëve.

Sot ne, qytetarët e Tiranës, jemi të vjedhur nga të gjitha anët. Vidhemi drejtpërdrejt nga pushtetarët lokalë që i bëjnë rrush e kumbulla taksat tona. Vidhemi edhe përmes degradimit urban e mjedisor, që ngushton hapësirat publike dhe mundësitë për jetë të shëndetshme.

Sot Erion Veliaj nuk duhet të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por në dhomën e qelbur të paraburgimit.

Sot organet e drejtësisë duhet të kishin ngritur kundër tij të paktën dy akuza për korrupsion.

Sot Këshilli i Ministrave duhej ta kishte shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Nëse të mësipërmit nuk veprojnë sot në emër të ligjit, nesër do të veprojnë qytetarët në emër të së drejtës.

NDALIMI I NDËRTIMIT NË QENDËR SI FAKTOR KRYESOR I REDUKTIMIT TË NDOTJES
Tirana ka një prej qendrave me dendësi më të madhe ndërtimesh dhe banorësh në Evropë. Kjo ka ardhur si rezultat i ndërtimeve të shumta, sidomos të kullave të cilat kanë rrethuar sheshin Skënderbej dhe ish-hapësirat publike brenda Unazës së Madhe të qytetit. Lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe Këshilli Kombëtar i Territorit – dy institucionet më të korruptuara të shtetit shqiptar, jo rastësisht të kryesuara nga dy politikanët më të korruptuar të historisë bashkëkohore të Shqipërisë – i tejkalojnë me distancë rritjen e popullsisë në Tiranë dhe nevojat e një ekonomie urbane të shëndetshme. Më konkretisht, krahasuar me vitin 2016 është 8-fishuar sipërfaqja e ndërtimit në Tiranë. Aktualisht shifrat duhet të jenë edhe më tronditëse.

Nga ana tjetër, sipas një studimi të Co-Plan, brenda Unazës së Madhe janë zhdukur për arsye ndërtimi 526.000 m2 sipërfaqe natyrore. Të shumta janë ndërtimet që kanë zaptuar troje dikur publike dhe hapësira të gjelbra, si p.sh. kullat në territorin dikur të mbrojtur të Parkut të Liqenit Artificial, kulla te ish-këndi i lojërave 7 Xhuxhat, kulla pas Teatrit të Operës dhe Baletit, kulla tek ish-Ekspozita Shqipëria Sot apo kullat që priten të ndërtohen te ish-fushat sportive të Qytetit Studenti, te BKT buzë lumit të Lanës etj.

Këto ndërtime kanë vetëm një logjikë: pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe fitimet e shpejta për ndërtuesit dhe pushtetarët politikë. Sipas Global Initiative Against Transnational Organized Crime, në vitet e fundit 59% e kompanive që ndërtojnë në Tiranë nuk kanë burimet e mjaftueshme financiare për të ndërtuar. Çka ngre dyshime të forta se ato funksionojnë si lavatriçe të parave të pista. I njëjti burim hulumtues thotë se në tre vitet e fundit sektori i ndërtimit ka pastruar 1.6 miliardë euro me origjinë nga krimi i organizuar.

Krimi i organizuar jo vetëm ndërton, por edhe blen. Çka shpjegon pjesërisht edhe faktin që 50% deri në 70% të pasurive të paluajtshme nuk blihen me kredi bankare, por me para të futura në çanta.

Për pasojë Tirana është jo vetëm një nga qytetet më të shtrenjta të Evropës për të blerë shtëpi, por ka edhe një nivel ndotjeje të ajrit nga më të lartët në Evropë (jemi kryeqyteti i gjashtë mes më të ndoturve).

Kush ndërton kulla, zapton hapësirën publike, zhduk gjelbërimin, intensifikon trafikun dhe për pasojë kontribuon në ndotjen e ajrit dhe sëmundjen e qytetarëve. Këta ndotës dhe bashkëpunëtorët e tyre mund të konsiderohen me plot gojën vrasës të qytetit dhe qytetarëve.

Ndaj një prej kërkesave të peticionit të Lëvizjes BASHKË është ndalimi për të paktën 5 vjet i ndërtimeve brenda Unazës së Madhe të Tiranës. Kohë kjo e mjaftueshme për ta rimenduar planin urbanistik të qytetit, diktuar zonat ku mund të rikuperohet e gjelbërohet hapësira publike dhe vëzhguar efektet në nivelin e ndotjes dhe shëndetin publik.

Bashkë për jetën!

MBËSHTETJE E QYTETARËVE PËR FUSHATËN KUNDËR NDOTJES
Për të pestën ditë radhazi, aktivistët e Lëvizjes BASHKË dolën në rrugët kryesore të Tiranës për të artikuluar shqetësimin qytetar për ndotjen e ajrit. Qytetarë të shumtë u ndalën në stendat tona, duke na inkurajuar për ta intensifikuar fushatën tonë.

Ndotja e ajrit dhe sëmundjet vdekjeprurëse që e shoqërojnë i prekin të gjithë qytetarët e Tiranës. Asnjë njeri që jeton me punë të ndershme nuk jeton në mes të gjelbërimit, siç ndodh me oligarkët dhe pushtetarët politikë në lagjet luksoze të rrethuara larg qytetit.

Të gjithë ne të tjerët përballemi përditë me trafikun e rënduar, me pluhurin që ngrenë ndërtimet pa kriter, me zvogëlimin e zonave të gjelbra dhe me degradimin e transportit publik.

Tirana mund të bëhet qytet i jetueshëm, që ndërthur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe gjelbërimin, hapësirat publike dhe jetën e larmishme kulturore.

Këtë Tiranë alternative as mund ta konceptojnë hajdutët që ditën japin leje ndërtimi pa kriter dhe natën numërojnë milionat. Tiranën e aspiratave më të mira mund ta jetësojmë vetëm ne, bashkë, qytetarët e saj.

PO NA MARRIN FRYMËN!
Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, çdo vit në Shqipëri vdesin 5,410 qytetarë nga sëmundje të shkaktuara prej ndotjes së ajrit. Kjo vdekshmëri është 2.6 herë më e lartë se mesatarja e vendeve të Evropës. Përmasat e këtij krimi urban janë më të theksuara në Tiranë.

Tirana është një nga qytetet më pak të gjelbëruara të Evropës. Sot sipërfaqja e hapur e gjelbër është më pak se 0.46 m2 për banor. Standardi ndërkombëtar është 4-9 m2 për banor.

Përgjegjës për këtë katastrofë janë pushtetarët që japin leje ndërtimi pa kriter, duke prodhuar kaos urban dhe trafik të rënduar. Ata që përfitojnë janë oligarkët e ndërtimit dhe të importit të naftës.

Por Tirana mund të bëhet qytet i jetueshëm përmes angazhimit tonë, duke u bërë presion institucioneve që të marrin këto masa:

Matja periodike e ndotjes së ajrit;

Mbrojtja dhe zgjerimi i parqeve të qytetit;

Shtimi i sipërfaqes së gjelbëruar për të arritur standardet evropiane;

Pezullimi 5-vjeçar i ndërtimeve brenda Unazës së Madhe;

Përmirësimi i ndjeshëm i transportit publik;

Kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit;

Mbështetja për përmirësimin e flotës së automjeteve.

Nënshkrimi i peticionit të hartuar nga Lëvizja BASHKË është hapi i parë i përpjekjes së përbashkët për një Tiranë të jetueshme.

SIGURIA E GRAVE ËSHTË DOMOSDOSHMËRI
Dita Ndërkombëtare e Gruas na gjen përsëri të pasigurta.

Sot gratë dhe vajzat janë të rrezikuara brenda dhe jashtë shtëpisë së tyre. Ato shtypen dhe dhunohen në shtëpi jo vetëm nga bashkëshortët ose partnerët e tyre, por edhe nga policia që i braktis dhe gjykatësi që korruptohet për të liruar dhunuesin. Vetëm në vitin 2023 20 gra janë vrarë dhe pothuajse të gjitha kishin pasur urdhër mbrotjeje. Sot nuk vrasin vetëm kriminelët, por edhe një shtet që ka dështuar të sigurojë një strehë të sigurt për gruan, larg dhunuesit të saj.

Sot gratë dhe vajzat janë të rrezikuara që në gjenezë, sepse ende diskutohet për abortin selektiv. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri kemi 21000 vajza më pak në 20 vite (2000-2020). Cenimi i jetës sonë vjen që pa lindur ende, ndaj është domosdoshmëri të luftojmë për një shoqëri të emancipuar që i mbron vajzat.

Sot gratë dhe vajzat ndihen të rrezikuara edhe nga dhuna kibernetike. Vetëm në muajt e parë të vitit 2024 tri gra janë vetëvrarë për shkak të bullizimit dhe shantazhit në rrjete sociale.

Sot gratë dhe vajzat ndihen të rrezikuara në vendin e punës. Sektori ku më së shumti punojnë gra është fasoneria. Prej vitit 2023 ky sektor është në krizë të fortë dhe shumë gra kanë ndjerë rrezikun për humbjen e punës, e shumë të tjera e kanë pësuar atë, duke u kthyer në shtëpi. Shteti ka dështuar sërish, ku prej korrupsionit shumë fabrika nuk i kanë paguar detyrimet ndaj grave që humbën punën. Në vendin e punës gruaja keqpaguhet nga pronari dhe shfrytëzohet e ofendohet prej tij. Është domosdoshmëri të luftojmë për politika ekonomike dhe sociale që do të rrisin pozitën e saj në shoqëri dhe për organizim të saj në vendin e punës.

Sot gratë ndihen të rrezikuara nga degradimi i shtetit social dhe mendësia patriarkale, duke mbajtur mbi shpinë gjithë barrën e punës së kujdesit.

Për ne, aktivistet/ët e Lëvizjes BASHKË, lufta për barazi gjinore është prioritare. Ajo është e lidhur ngushtë me përpjekjen e gjithanshme për zhvillim ekonomik, demokraci reale dhe drejtësi shoqërore. Bashkë do t'ia dalim të ndërtojmë një shoqëri të lirë, të barabartë, pa shtypje, dhunë, shfrytëzim e poshtërim.

Barazi, edhe gjinore!

DREJTËSI PËR JETËT E PUNËTORËVE
Ngjarja tragjike e ndodhur në Lushnjë - ku një shpërthim i fuqishëm në një kapanon në pronësi të deputetit Bujar Çela mori jetën e dy punëtorëve, babë e bir, dhe plagosi shtatë të tjerë - ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo tregon jo vetëm mungesën e sigurisë në punë në Shqipëri, por edhe për një sistem ku njerëzit me pushtet politik dhe ekonomik mund të abuzojnë pa u ndëshkuar.

Arrestimi i sotëm i sipërmarrësit 32-vjeçar, Leonard Gjini, me akuzën për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, nuk duhet të shihet si zgjidhja përfundimtare e problemit. Është naive të mendojmë se veprimet apo mosveprimet e një njeriu të thjeshtë kanë sjellë tragjedinë. Për më tepër, nuk mund të injorojmë përpjekjet e dukshme për të mbuluar ose minimizuar përgjegjësitë e atyre që janë në pozita pushteti.

Kjo ngjarje dhe reagimi problematik i institucioneve shtrojnë me urgjencë nevojën për transparencë, llogaridhënie dhe ndëshkim të drejtë për të gjithë ata që janë përgjegjës për vdekjen e dy punëtorëve.

Më gjerësisht, nuk duhet larguar nga vëmendja që Shqipëria qeveriset nga një grupim që nënçmon punëtorët dhe pengon organizimin e tyre në sindikata. Të panumërta janë deklaratat e Edi Ramës kundër sindikalizmit dhe të drejtave në punë.

Në kushtet ku jeta, shëndeti dhe të drejtat në punë janë më të rrezikuara se kurrë, është e domosdoshme që shoqëria të ushtrojë presion për ndryshime të vërteta dhe të qëndrueshme në legjislacion dhe në zbatueshmërinë e ligjeve që sanksionojnë të drejtat në punë. Sikundër, punëtorët duhet të inkurajohen që të organizohen në sindikata të forta e demokratike.

Asnjë punëtor nuk duhet të ndihet në rrezik prej punës. Asnjë familje nuk duhet të përjetojë humbjen e një të dashuri si rezultat i neglizhencës ose abuzimit të pushtetit.

Ngjarja tragjike në Lushnjë nuk duhet të kalojë në heshtje. Është detyrë e të gjithëve të kërkojmë drejtësi për Rolandin dhe Elidionin dhe të punojmë së bashku për një të ardhme ku të gjithë mund të ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës.

LËVIZJA BASHKË NË KRAH TË MINATORËVE
Sot minatorë dhe ish-minatorë u bashkuan sërish në protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kërkesat e tyre janë të qarta dhe bazike: Duan statusin e minatorit, i cili do të përfshinte pensione të parakohshme të plota dhe një sërë lehtësish shëndetësore e sociale për ta dhe familjarët e tyre.

Edhe kësaj here në krah të tyre ishin aktivistët e Lëvizjes BASHKË. Përpjekja jonë e përbashkët me minatorët është e hershme dhe serioze. Në vitin 2020, së bashku me minatorët e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës kemi dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë peticionin me 11.000 firma për miratimin e Statusit të Minatorit. Sikundër jemi bashkuar me ta në çdo grevë, aksion e protestë - nga Bulqiza, Klosi, Fushë Arrëzi e Kërraba në Tiranë.

Edhe sot veshët e pushtetit ishin të zëna. Ata që mendojnë ditë e natë për të vjedhur, nuk mund të shohin me përparësi problemet e punëtorëve të nëntokës.

Lëvizja BASHKË zotohet se do të jetë në krah të minatorëve në çdo protestë e veprim rezistence. Për ne, puna është në bazë të një shoqërie të begatë e me drejtësi shoqërore.

Bashkë me minatorët!

NË SHQIPËRI I MBROJTUR ËSHTË VETËM KORRUPSIONI
Sot deputetët e shumicës parlamentare miratuan ligjin për cenimin e zonave të mbrojtura në emër të thithjes së investimeve strategjike. Sipas këtij ligji, asnjë habitat natyror apo park kombëtar nuk do të jetë i mbrojtur nga ndërtimet dhe tjetërsimi. I vetmi që do të ketë në kontroll zonat deri dje të mbrojtura do të jetë Edi Rama.

Me këtë ligj Rama dhe shumica parlamentare po i bëjnë favorin e radhës oligarkisë vendase, duke e trajtuar natyrën si shesh ndërtimi. Ata që pastrojnë paratë e pista – pasi kanë zaptuar parqet dhe hapësirën publike në Tiranë, si dhe kanë tjetërsuar një pjesë të konsiderueshme të bregdetit – tanimë nuk do të kenë asnjë kufi përveç ujdisë së interesave korruptive me pushtetarët politikë.

Modeli i keqzhvillimit që po çon përpara prej vitesh qeveria po falimenton industritë vendase dhe nuk po bën asnjë përçapje në ngjitjen e Shqipërisë në zinxhirin ndërkombëtar të vlerës. Ekonomia shqiptare ka gjithnjë e më pak vend për punë të kualifikuar dhe investime afatgjata. Në vend të tyre, është duke u nxitur çmendurisht sektori i ndërtimit, pa kufij e pa kriter, ku në njërën anë pastrohen paratë e veprimtarive kriminale e korruptive dhe në tjetrën mbahet në këmbë një rrjetë klienteliste që forcon kapjen e shtetit dhe shoqërisë nga partia në pushtet.

Lëvizja BASHKË ishte sot në protestë bashkë me veprimtarë mjedisorë për t’iu kundërvënë këtij ligji shkatërrimtar për natyrën dhe parametrat e zhvillimit të qëndrueshëm. Në protestë u ndeshëm me indiferencën dhe, në një rast, rrugaçërinë e deputetëve anonimë e famëkëqij të pushtetit.

Ata e mendojnë veten të përjetshëm. Por e kanë gabim. Po afrohet dita kur secili prej tyre do të japë llogari përpara ligjit dhe popullit për krimet dhe gjëmat.

HILEJA E QEVERISË PËR ZONAT E MBROJTURA
Dje Këshilli i Ministrave ka dërguar një draft propozimesh që pritet të kalohet në seancën parlamentare të datës 15 shkurt. Këto ndryshime erdhën si një nismë e 12 deputetëve socialistë, e cila u mbështet nga qeveria, duke shtuar edhe propozime të tjera problematike. Në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë bashkohen propozime nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe ministri të tjera.

Pjesa më problematike e këtij drafti lidhet me hapësirën që lihet për investime strategjike në zonat e mbrojtura. Kjo hap dyert për ndërtime dhe shkatërrime të këtyre hapësirave për interesa të oligarkëve.

Kush do t’i japë lejet e ndërtimit dhe mbi cilat kritere? Sipas këtij propozimi, “në zonat e mbrojtura mjedisore lejohet ndërtimi vetëm për projekte strategjike, të cilat konsiderohen nga shteti me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit”. Së pari, institucioni që do të shpallë zonat e mbrojtura do të jetë Këshilli Kombëtar i Territorit. Do të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga Edi Rama që do të rishikojë edhe kufijtë e zonave të mbrojtura, do të japë dhe lejet e ndërtimit për oligarkët. Kriteri i vetëm në këtë rast është interesi që ka oligarku me kryeministrin, jo vlera mjedisore apo sociale e projekteve. Me anë të këtij ligji, Edi Rama do të bëhet vetë zot dhe vetë shkop për zonat e mbrojtura.

Kjo nismë ligjore jo vetëm që ka vendosur në rrezik trashëgiminë natyrore dhe biodiversitetin e vendit, por edhe shkel parimet e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjes publike. Për të nuk ka pasur konsultim publik dhe nuk janë marrë parasysh as rekomandimet e ardhura nga përfaqësues të Bashkimit Evropian apo aktivistë të çështjeve mjedisore, të cilët theksojnë se ky ligj do të cenojë biodiversitetet.

Modeli i zhvillimit të Edi Ramës është ai i ndërtimeve pa kriter, i shkatërrimit të zonave historike e mjedisore për të ndërtuar hotele me 5 yje dhe kulla, të cilat reduktojnë hapësirat publike dhe ndikojnë negativisht në jetën e komuniteteve lokale.

Ka ardhur koha të kemi një model të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik, me investime në turizëm ekologjik dhe përfshirjen e komuniteteve lokale në vendimmarrje.

Ky ligj nuk duhet të kalojë!

ARMO, KORRUPSIONI QEVERITAR DHE GRYKËSIA E OLIGARKËVE
Ditën e fundit është risjellë në vëmendje çështja e rafinerisë së Ballshit, duke treguar dëmin që i është shkaktuar ekonomisë së Shqipërisë.

Në vitin 1999 u krijua kompania ARMO SH.A, (Albania Refining and Marketing of Oil), e cila përbëhej nga rafineria e Fierit dhe ajo e Ballshit. Deri në vitin 2008, kjo kompani ishte shtetërore, përpunonte 500 mijë ton naftë në vit, si dhe kishte mbi 2100 naftëtarë të punësuar. Shkatërrimi i kësaj rafinerie nisi me fillimin e procesit të privatizimit. Duke kaluar nga njëra kompani në tjetrën, u vazhdua shmangia e taksave dhe detyrimet e tjera, duke bërë që nga viti 2008-2018 kompania të arrite një borxh mbi 600 milionë euro. Skema e mashtrimit nisi me Rezart Taçin në qeverinë e Sali Berishës dhe vazhdoi me Besnik Sulajn në qeverinë e Edi Ramës.

Në vitin 2019, ARMO kaloi në disa duar kompanish gjysmë fantazmë si Tosk Energy me administrator Blerim Hoxhën, CFD e ish-administratorit të ARMO-s Christophe Darbord, madje edhe kompania ruse “Gunvor”.

Qeveritë e njëpasnjëshme - nëpërmjet korrupsionit në njërën anë dhe ndikimit të monopolit të naftës në anën tjetër - lejuan që borxhet të rriteshin, punëtorët të ishin të pambrojtur dhe në rafineri të mos kryhej asnjë investim.

Për vite të tëra, punëtorët janë endur dyerve të gjykatave për të përfituar pagat e prapambetura, por përmbaruesit nuk gjejnë më asete te kompania, sepse në vitin 2020 rafineria e Ballshit u shkatërrua edhe fizikisht. Ajo u shit për skrap nga kompania "Shijaku shpk" në pronësi të Shpëtim Shijakut, por që sipas SPAK, "pas kësaj shoqërie qëndrojnë miqtë e Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zoto".

Sot Shqipëria ka një pasuri kombëtare më pak, shumica e punëtorëve në moshë pune janë larguar në emigrim, rafineria e Fierit është privatizuar nga Shefqet Kastrati dhe shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon.

Ky model zhvillimi i bazuar te privatizimi korruptiv e ka përqendruar pasurinë në pak duar duke krijuar oligopole dhe monopole që kontrollojnë tregjet, nga nafta te mediat.

Politikanët e korruptuar po falin përditë copa të Shqipërisë, duke qeverisur për interesa të pakicës. Ka ardhur koha që ata të largohen!

Bashkohu me Lëvizjen BASHKË!

👉 https://levizjabashke.al/anetaresohu/ 👈

PRO UJIT, KUNDËR GUROREVE!
Guroret janë kthyer në shqetësim madhor për dhjetëra komunitete anembanë vendit. Në komunitetin e Postribës gurorja e zonës po helmon ujin, dëmton kullosat dhe rrezikon shtëpitë e qytetarëve.

Një lum që ndotet është jeta e një komuniteti e vënë në rrezik: uji dhe ushqimi i tij, bujqësia dhe blegtoria, pemët dhe bletët, trashëgimia historike dhe natyrore.

Prandaj një grup aktivistësh të Lëvizjes BASHKË u solidarizua sot me banorët që protestonin në dyert e Bashkisë së Shkodrës. Benet Beci duhet t'i marrë parasysh ankesat e qytetarëve sepse në pikëpyetje është shëndeti dhe jetesa e tyre.

Ne do të bashkohemi me çdo komunitet që proteston për të drejtat e tij. Katastrofa mjedisore nuk është rastësi, por zgjatim i modelit ekonomik të këtij pushteti: shpërblimi i biznesit të lidhur me pushtetin në kurriz të qytetarëve.

MANIPULIMI I AKSIDENTEVE NË PUNË
Manipulimi i aksidenteve në punë ishte titulli i dokumentarit nga Inside Story, në të cilin shqyrtohen disa raste konkrete të punëtorëve që ishin dëmtuar apo edhe kishin humbur jetën në vendin e punës. Në vitin 2023 në Shqipëri ka pasur 145 aksidente të raportuara në vendin e punës, në të cilat 30 persona kanë humbur jetën. Duhet përmendur se ka pasur edhe raste të tjera, të cilat nuk raportohen nga kompanitë ose punëdhënësit e tjerë. Sektorët më problematikë vazhdojnë të jenë ndërtimi, minierat, elektriciteti etj.

Rastet e aksidentit të Sherif Doçit, Fatjon Aliajt, Përparim Kurtit – pavarësisht se kanë ndodhur në vite, sektorë të ndryshëm – kishin një të përbashkët ulëritëse: mungesën e kushteve teknike dhe sigurisë në punë, korrupsionin e institucioneve shtetërore për të monitoruar kompanitë dhe për të realizuar akte inspektimi pasi kishte ndodhur aksidenti në punë dhe faktin që në fund faji i mbeti punëtorit.

Në rastin e Sherif Doçit, i cili humbi dhe jetën për shkak të rrëzimit të derës elektronike mbi trupin e tij, mungonte akti i ekspertimit në të cilin do të qartësohej që derës elektronike i mungonin elementët e sigurisë teknike. Në rastin e Alban Vilës, i cili ra nga skela në një kantier ndërtimi, kompania fshehu provat dhe mungonin dëshmitë e punëtorëve që ishin të pranishëm.

Në lidhje me aksidentet në miniera, të cilat fatkeqësisht përfundojnë me humbje jete, ka një sërë problemesh në sigurinë në punë, si p.sh. mungesa e sistemit të ajrimit, hyrjeve emergjente etj. Minierave sot u mungojnë Rregulloret e Sigurimit Teknik. Në rast aksidentesh, inspektimet bëhen nga funksionarë që nuk kanë njohuri teknike ose që korruptohen nga kompania.

Në rastet kur kompania nuk ka raportuar për aksidentin në punë, ajo gjobitet 100.000 lekë (të reja) për secilin rast. Kjo shumë është lehtësisht e përballueshme për kompanitë abuzuese. Në këtë mënyrë, punëtori nuk merr dëmshpërblimin e duhur. Përparim Kurtin e kanë mjekuar në një spital privat për të fshehur provat e aksidentit. Sot ai përfiton vetëm ndihmë ekonomike dhe jo kemp, për shkak të paaftësisë për të punuar në vazhdimësi.

Institucionet shtetërore shpesh herë bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh duke i mbyllur çështjet e shkeljeve të rregullave të mbrojtjes në punë. Në vitin 2023 ka pasur 76 raste të raportuara, dhe 42 çështje janë mbyllur me justifikimin për mungesë provash, faktesh etj.

Në dokumentar përmendej edhe paaftësia e Inspektoratit të Punës për të kryer inspektime të drejta dhe ligjore. Shpesh herë inspektimet e kompanive (p.sh. ato të sektorit fason) bëhen online dhe nuk shkohet në terren, duke ua lehtësuar kompanive të shkelin të drejtat e punëtorëve. Mungesa e mbikëqyrjes së kushteve të punës shkaktohet jo vetëm nga korrupsioni, por edhe nga mungesa e numrit të mjaftueshëm të inspektorëve dhe cedimi i standardeve të inspektimit.

Korrupsioni dhe neglizhenca kriminale e institucioneve publike po vrasin dhe gjymtojnë çdo vit e më shumë punëtorë. Pasiguria, pagat e ulëta dhe mungesa e të drejtave në punë po i shtyjnë punëtorët shqiptarë drejt emigrimit masiv. Një qeveri që mendon vetëm për oligarkët nuk mund të sjellë asnjë të mirë për njerëzit e punës.

Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike në Shqipëri që e sheh kauzën dhe të drejtat e punëtorëve me përparësi. Ne jemi gati të japim mbështetjen tonë të pakushtëzuar për punëtorët që duan të organizohen në sindikata të reja e demokratike.

SKANDALIT TË INCINERATORËVE I DUHET SHKUAR NË THEMEL
Projekti i incineratorit të Tiranës është një skandal i hapur që sfidon parimet më themelore të transparencës, drejtësisë dhe përgjegjësisë publike. Ky projekt, i cili premtonte zgjidhje për një nga problemet më të mëdha mjedisore të kryeqytetit, ka shërbyer si një vrimë e zezë ku janë zhdukur dhjetëra miliona euro, ndërsa përgjegjësit vazhdojnë të mbeten larg dorës së drejtësisë.

Denoncimet e fundit nga Arben Ahmetaj - ish-zv/kryeministër dhe ministër i Financave - hedhin dritë të re mbi një rrjet të thellë korrupsioni që përfshin figura të larta politike dhe biznesmenë të diskutueshëm, si Blerim Hoxha - një emër që përmendet për herë të parë në këtë kontekst dhe i cili tashmë është i njohur për rolin e tij në Rafinerinë e naftës në Ballsh. Ky rast i fundit është thjesht një kapitull i ri në një histori të gjatë abuzimi dhe keqmenaxhimi.

Veçmas, mungesa e një hetimi të thellë dhe të pavarur ndaj Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht lidhjeve të tij të dokumentuara me projektin, është një dëshmi e qartë një sistemi drejtësie që ende larg nga standardet e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit.

Është koha që të gjithë keqbërësit, pavarësisht pozitës apo ndikimit të tyre, të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Qytetarët e Shqipërisë nuk duhet të paguajnë çmimin e keqmenaxhimit dhe korrupsionit sistemor. Ne kërkojmë drejtësi, transparencë dhe një fund të prerë të kësaj fryme të pandëshkueshmërisë që ka mbizotëruar për shumë kohë në politikën dhe oligarkinë shqiptare.

SHQIPËRIA MBETET NJË NGA VENDET MË TË KORRUPTUARA TË EVROPËS
Sipas matjes së perceptimit të korrupsionit nga Tranparency International, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mendojnë se korrupsioni është tejet i përhapur në vendin tonë. Pavarësisht se krahasuar me një vit më parë Shqipëria ka fituar një pikë, ajo mbetet ndër vendet e fundit në Evropë për sa i përket besimit të qytetarëve te qeverisja e ndershme, duke ndarë vendet e 98-104 në botë me Bjellorusinë, Etiopinë, Gambian, Zambian dhe Argjentinën. Ndërkohë që në Evropë jemi në të njëjtin pellg me vende si Bosnja e Hercegovina, Serbia, Rusia e Turqia.

Korrupsioni në Shqipëri ka trajtën e kapjes së shtetit nga interesat e oligarkëve ekonomikë dhe krimit të organizuar. Këta blejnë vullnetin e kryeministrit, ministrave, deputetëve e kryetarëve të bashkive. Për pasojë në Shqipëri vidhet në prokurime e koncesione; vidhet në spitale, shkolla e rrugë; vidhet përmes ligjeve si ai i investitorëve strategjikë; vidhet përmes lejeve të ndërtimit dhe mbështetjes së oligopoleve e monopoleve.

Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta ketë përparësi politike luftën kundër korrupsionit. Ne do të bindim qytetarët që të mos u japin më mbështetje partive dhe politikanëve të korruptuar.

Sa më shumë vjedhin ata, aq më shpejt vdesim ne.

Sa më shumë vjedhin ata, aq më keq jetojmë ne.

Sa më shumë vjedhin ata, aq më pak paguhemi ne.

Sa më shumë vjedhin ata, aq më të ulëta janë pensionet tona.

Korrupsioni sistemor duhet të marrë fund! Koha s'pret më!

BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT
Qindra qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të protestuar përsëdyti kundër korrupsionit. Të rinj e të moshuar, punëtorë e profesionistë, njerëz të punëve e profesioneve të ndryshme ngritën zërin kundër padrejtësive të mëdha shoqërore.

Shqipëria po grryhet nga korrupsioni. Po na vjedhin pasuritë kombëtare dhe buxhetin e shtetit, po na vjedhin në spitale e institucione, me prokurime e koncesione, me leje ndërtimi e kapje të shtetit.

Qytetarët e shumtë që morën fjalën ngritën probleme të jetës së përditshme, nga minatorët që kërkojnë statusin te studentët që vuajnë nga mungesa e perspektivës.

Fatkeqësisht edhe kjo protestë u bojkotua masivisht nga media. Vetëm dy televizione e pasqyruan pjesërisht protestën tonë, ndonëse sot nuk ka pasur asnjë aktivitet tjetër politik. Kjo tregon se protesta jonë ka prekur nervat e sistemit oligarkik dhe krimit të organizuar.

Lëvizja BASHKË do të ngulë këmbë që të gjithë të korruptuarit të vihen përpara drejtësisë. Ne do të luftojmë për drejtësi shoqërore, shtet zhvillimor dhe demokraci të vërtetë.

INCENERATORI I TIRANËS KA FYTYRËN E ERION VELIAJT
Erion Veliaj është njeriu kryesor që propozoi dhe çoi përpara projektin për inceneratorin e Tiranës, pavarësisht kritikave dhe mospajtimeve në qeveri dhe opinionin publik. Edhe pse kërkesat mbajnë firmat e tij, kurrë nuk mund të mendohet se ai është i vetëm.

Projekti koncensionar i inceneratorit të Tiranës u prezantua fillimisht si një investim privat me vlerë rreth 140 milionë euro, i cili do të paguhej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

Por një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Drejtorinë e Koncesioneve të Ministrisë së Financave në vitin 2019, zbuloi se kostot e projektit për taksapaguesin janë gati tre herë më të mëdha, ndërsa studimi i fizibilitetit për këtë projekt është miratuar nga qeveria në mënyrë joligjore, pasi projekti nuk ishte i përballueshëm sipas fondeve të buxhetit të miratuara nga Kuvendi.

Prokuroria e Posaçme ka identifikuar miliona euro fatura të falsifikuara për projektin e inceneratorit të Tiranës, duke urdhëruar sekuestrimin e kompanisë "Integrated Energy B.V. S.P.V". Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nëpërmjet mashtrimit dhe faturave fiktive, thithën më shumë se 40 milionë euro në mënyrë të paligjshme nga llogaritë e kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., pjesë e të cilave u transferuan jashtë vendit.

Sot qindra milionë euro janë keqpërdorur sipas raporteve të KLSH dhe investigimeve të BIRN. Inceneratori i Tiranës është nën sekuestron e SPAK dhe një tufë drejtorësh janë në burg, ndërsa pronarët e kompanisë janë në arrati prej vitesh.

Po drejtësia për vjedhjen e jashtëzakonshme me inceneratorët nuk po vihet tërësisht në vend. Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë dalë ende përpara institucioneve të drejtësisë dhe ekzistojnë dyshime të forta se mund të amnistohen.

Me paratë e vjedhura nëpërmjet inceneratorëve partia në pushtet blen media dhe vota, forcon lidhjet klienteliste dhe financon fushatat elektorale. Ndërkohë që Shqipëria mbytet në varfëri, padrejtësi shoqërore dhe emigracion masiv.

Drejtësia mund të vihet në vend vetëm nëse shoqëria ndërton një kundërpeshë politike ndaj zhvatësve e keqbërësve me pushtet. Lëvizja BASHKË e sheh veten si katalizatore të këtij procesi të domosdoshëm. Ky sistem i kalbur moralisht dhe i atrofizuar politikisht mund të rrëzohet vetëm nga qytetarët e bashkuar.

Ju presim në protestën antikorrupsion të shtunën në orën 11:00, nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë!

KORRUPSIONI VRET EDHE NË PUNË
Kushtet e punës në Shqipëri janë skandaloze. Më të ekspozuar ndaj vdekjeve në punë mbeten punëtorët e ndërtimit dhe minierave. Në katër vitet e fundit në Shqipëri kanë vdekur 137 punëtorë dhe janë aksidentuar 711 punëtorë të tjerë. Këto janë vetëm të dhënat zyrtare. Është i mirënjohur fakti se një pjesë e aksidenteve në punë nuk raportohen. Ka pasur raste të vdekjes së punëtorëve në kullat e Tiranës, të cilat nga policia janë raportuar si vetëvrasje dhe nuk ka pasur hetime serioze për shkaqet e tyre.

Në Shqipëri vdekshëmria nga puna është mjaft më e lartë se në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse kryqëzojmë të dhënat e Inspektoratit Shtetëror të Punës me të dhënat e INSTATIT për numrin e të punësuarve, rezulton se në vitin 2021 në Shqipëri ka pasur 2.48 aksidente me pasojë vdekjen për 100.000 të punësuar. Për të njëjtin vit, në vendet e Bashkimit Evropian numri i aksidenteve fatale ka qenë 1.7 të vdekur për 100.000 të punësuar.

Arsyeja kryesore e vdekshmërisë së lartë të punëtorëve gjendet te korrupsioni i përhapur në institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe hetimin e shkaqeve të vdekjeve në punë. Inspektorati Shtetëror i Punës mbetet një nga institucionet më të korruptuara në vend. Shumica e inspektorëve shkojnë për kontroll vetëm për të marrë zarfin nga punëdhënësi. Ndërkohë policia dhe prokuroria bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr kur bëhet fjalë për të hetuar shkaktarët e vërtetë të vdekjeve në punë. Kjo papërgjegjshmëri institucionale mbështetet nga qeveria e kryesuar nga një njeri i cili mburret se në Shqipëri nuk ka sindikata, madje i fton punëdhënësit vendas të punësojnë punëtorë të huaj në vend të shqiptarëve pasi këta të fundit “gjithë ditën ankohen dhe merren me thashetheme”.

Lufta kundër korrupsionit është njëkohësisht luftë kundër vdekjeve dhe aksidenteve në punë, për kushte të sigurta pune dhe paga të dinjitetshme. Ndaj i ftojmë punëtorët e të gjithë sektorëve t’i bashkohen fushatës dhe protestës së Lëvizjes BASHKË kundër korrupsionit.

Të shtunën në orën 11:00 mblidhemi sërish në sheshin Skënderbej!

KONCESIONI I STERILIZIMIT QË NA VRET DALËNGADALË
Koncesioni i sterilizimit të instrumenteve spitalore është nënshkruar më 2015, me afat 10-vjeçar, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare “Sani Service” SHPK, me pronar Ilir Rrapajn. Ky i fundit  rezulton të jetë mik i afërt i Ilir Beqajt, ministrit që dha në koncesion sterilizimin. Në periudhën 2016-2025 kjo kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), kontrata e sterilizimit është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin Sani Service. Miqësia e Ilir Beqajt me Ilir Rrapajn, sipas SPAK-ut, mund të ketë favorizuar fitimin e këtij koncesioni.

Përse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro (40% më shumë se sa ishte parashikuar nga buxheti)?

Koncesioni korruptiv i sterilizimit ka rritur kostot shëndetësore për qytetarët. Sipas mjekëve gjinekologë, “të blesh një set kirurgjikal kushton mesatarisht 40 mijë lekë të reja. E kuptoni se sa shumë është rritur kostoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale?!”

-Sipas KLSH, kompania koncesionare fiton miliona euro në vit duke fryrë faturat që i dërgon Ministrisë së Shëndetësisë, duke quajtur instrumente komplekse edhe  të thjeshtat, ose duke i shtyrë doktorët të përdorin mjete komplekse edhe aty ku nuk duhet, për shembull në rastin e lindjeve natyrale në spitalin gjinekologjik.

-Qendra e sterilizimit e Qendrës Spitalore Universitare, e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Evropës, nuk është vënë kurrë në funksion nga ana e shtetit, por i është dhënë në përdorim kompanisë Sani Service. Sipas një raporti të KLSH, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan këtij koncesionari pa pagesë.

-Sipas auditimeve viteve të fundit të KLSH, vërehet një vështirësi në monitorim sa i takon instrumenteve kirurgjikale, si dhe vështirësi në respektimin e tavanit buxhetor, gjë që ndikon e zhbalancon buxhetin dhe sjell kufizime në ndërhyrje për pacientët. Vërehet po ashtu një ndryshimi i numrit të instrumenteve kirurgjikale në mënyrë të paargumentuar për disa prej seteve nga viti në vit.

-Ilir Beqaj, strumbullari i këtij koncesioni korruptiv, po hetohet gjithashtu për një skemë të pastrimit të parave kur ishte drejtor i agjencisë që monitoron fondet që vijnë nga Bashkimi Evropian (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Këto manovra korruptive, sipas SPAK-ut, bëheshin nëpërmjet një restoranti në pronësi të bashkëshortes së Beqajt dhe bashkëpunimit me palë të tjera.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë rast se për koncesionin e sterilizimit Edi Rama është mburrur disa herë publikisht. Ndonëse ende nuk ka prova se Edi Rama ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni, përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij. Në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh!

Të shtunën në orën 11:00 mblidhemi sërish në sheshin Skënderbej!

A jeni lodhur?
Shpresat për një të ardhme më të mirë, të kombinuara me varfërinë ekonomike, korrupsionin politik dhe pabarazinë ekstreme, kanë shtyrë shumë shqiptarë të kërkojnë fatin jashtë kufijve të tyre duke u "arratisur" me çfarë të kenë mundësi.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 7.5% e popullsisë ka emigruar në 10 vitet e fundit, me një mesatare prej 42 mijë qytetarësh në vit. Një qytet sa Saranda, i zhduket çdo vit Shqipërisë.

Babëzia e oligarkëve dhe pushtetarëve nuk kanë sjellë kushte të mira për punë, arsim cilësor apo kujdes shëndetësor për të gjithë.

Ndërsa shumë shqiptarë zgjedhin të emigrojnë, shoqëria në Shqipëri po pëson ndryshime të rëndësishme. Familjet ndahen, fëmijët rriten larg prindërve të tyre dhe shumë komunitete varfërohen për shkak të mungesës së rinisë. Ky fenomen po ashtu ka një ndikim të theksuar në strukturën demografike të vendit, duke e bërë atë një nga vendet me moshën mesatare më të lartë në rajon.

Pasojat e emigracionit janë të ndryshme dhe komplekse. Nga njëra anë, remitancat e dërguara nga emigrantët mbështesin ekonominë vendase. Nga ana tjetër, largimi i një pjesë të madhe të popullsisë punëtore dhe të mirarsimuar ul produktivitetin dhe zhyt në krizë skemën e pensioneve.

Sot kërkohen përpjekje të mëdha nga shoqëria për të ndryshuar çështjet themelore që nxisin largimin e shqiptarëve.

Prandaj ditën e shtunë, ora 11:00, protestojmë në Sheshin Skënderbej, kundër atyre që e kanë vjedhur e plaçkitur Shqipërinë.

Bashkohu, koha nuk pret më!

TË GJITHË PËRPARA DREJTËSISË
Në Shqipëri vidhet nëpërmjet prokurimeve, koncesioneve, lejeve të ndërtimit, ligjit për investitorët strategjikë dhe monopoleve.

Korrupsioni i gjithanshëm bllokon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, thellon varfërinë, mban të ulëta pagat dhe pensionet, çon në ekstrem pabarazitë, degradon shërbimet publike, zhvlerëson meritën dhe nxit emigrimin masiv.

Në krye të sistemit korruptiv janë ata që e kanë qeverisur Shqipërinë dekadat e fundit. Ata që kanë vjedhur dhe vazhdojnë të vjedhin për vete, për familjarët dhe partitë e tyre.

Ne, qytetarët e nëpërkëmbur nga keqqeverisja, duhet të ngremë zërin kundër korrupsionit.

Ne duhet të ushtrojmë trysni mbi institucionet e drejtësisë që të gjithë pushtetarët dhe ish-pushtetarët e korruptuar të japin llogari përpara ligjit.

Ne, BASHKË, duhet të hedhim themelet e një qeverisjeje të ndershme.

Koha s’pret më!

PROTESTË

E shtunë, 20 janar, ora 11:00 në Sheshin Skënderbej.

INDIFERENCA E QEVERISË NDAJ KRIZËS SË SEKTORIT FASON
Sot Edi Rama i vendosi përfaqësuesit e sektorit fason përpara dy alternativave: ose përshtatuni me kushtet e konkurrencës globale, ose vdisni! Në fakt, që prej themelimit të vet, sektori fason është përballur me konkurrencën globale që nis nga Amerika Latine e përfundon në vendet e Azisë lindore. Sigurisht, duke iu përmbajtur logjikës më të egër të shfrytëzimit të fuqisë punëtore dhe mosrespektimit të të drejtave të punëtorëve.

Kohët e fundit, për shkak të fuqizimit anormal të lekut – të shkaktuar edhe prej pastrimit të valutave të pista (kryesisht euro) – sektori fason po përballet me një rritje të fortë të kostove të prodhimit. Porositësit (markat e huaja) vënë në dispozicion të njëjtën sasi valute, por kjo valutë këmbehet me më pak lekë. Çka do të thotë se pjesa më e madhe e kostove të sektorit që paguhen në lekë (fuqia punëtore, energjia elektrike, taksat etj.) janë rritur ndjeshëm në raport me pagesat e porositësit, duke çuar në zgrip të falimentimit shumë sipërmarrje.

Në kushtet ku dhjetëra mijëra punëtore e punëtorë rrezikojnë vendin e punës, kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka vetëm një mesazh: “Ju ruajt Zoti!” Ai ka refuzuar edhe paketën e ndihmave për mbijetesën e sektorit fason, edhe ndihmën për punëtoret që po mbesin pa punë anembanë Shqipërisë.

Në emër të parimit abstrakt “Përshtatu ose vdis!”, Edi Rama ka larë duart si Ponc Pilati.

Përvoja e vendeve që janë drejtuar nga shtete me karakter zhvillimor tregon se industria tekstile në përgjithësi është ndihmuar nga politika subvencionuese jo vetëm për t’i rezistuar tallazeve të paparashikueshme si ndryshimi i fortë i kursit të këmbimit, por edhe për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese dhe për ta ngritur procesin e prodhimit vendas në zinxhirin ndërkombëtar të vlerës.

Mbështetur në përvojat më të mira botërore dhe duke parë me përparësi punën, pagat dhe të drejtat e punëtorëve, Lëvizja BASHKË evidenton si nevojë urgjente miratimin e një pakete ndihme financiare dhe të rritjes së kapaciteteve për sektorin fason. Është e rëndësishme të miratohen lehtësi fiskale dhe subvencionime për ndërmarrjet e sektorit fason.

Gjithsesi kjo ndihmë shtetërore duhet të shoqërohet me plotësimin e panegociueshëm të disa kushteve bazike:

i. Ndërmarrjet përfituese duhet të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese përmes përmirësimit teknologjik dhe kualifikimit të forcës punëtore.

ii. Ndërmarrjet që do të përfitojnë ndihmë shtetërore duhet t’u ndalohet pushimi i punëtorëve nga puna.

iii. Ndërmarrjet përfituese do të mbikëqyren rigorozisht për respektimin e të drejtave të punëtorëve, sidomos në lidhje me pagesat shtesë të orëve të punës jashtë orarit zyrtar, ditët e pushimit, paga minimale, liria e organizimit sindikalist etj.

iv. Në asnjë rast nuk duhet pranuar kërkesa e uljes së pagës minimale.

Largimi nga mallkimi i “krahut të lirë të punës” nuk mund të vijë prej humbjes së vendit të punës dhe varfërimit të skajshëm të dhjetëra mijëra familjeve punëtore, por prej ndihmës shtetërore për shëndoshjen e sektorit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Njerëzimi ka krijuar shtetin dhe institucionet publike pikërisht për të dalë nga gjendja e natyrës apo e “luftës së të gjithëve kundër të gjithëve”, në të cilën “njeriu për njeriun është ujk”. Një shtet zhvillimor dhe demokratik nuk braktis askënd, sidomos njerëzit e punës. Një shtet zhvillimor e demokratik sheh më shumë potencial te zhvillimi i industrisë e bujqësisë sesa te hotelet me 5 yje, kazinotë apo bastet. Në një shtet zhvillimor e demokratik puna, prodhimi dhe dija janë alternativa ndaj vjedhjes dhe shpërdorimit.

Programi dhe aktivizmi i Lëvizjes BASHKË ka për synim themelimin e një shteti që është vërtet zhvillimor e demokratik.

GOSTIA E OLIGARKËVE VAZHDON
Edi Rama vazhdon të majmë oligarkët. Në mbledhjen famëkeqe të 26 dhjetorit, KKT e kryesuar nga Rama, përveç lejeve për kulla, kanë vazhduar lejet në bregdet. Përfitues janë oligarkë të njohur dhe personazhe famëkeqe të botës së nëntokës:

1. Leje zhvillimi për "Kompleks rezidencial dhe turistik 'Delta Gardens'" në Palasë, Himarë, nga "White Roads Hotel" sh.p.k në pronësi të Lorenc Gjikurisë. Struktura turistike pritet të ndërtohet në një sipërfaqe rreth 12 mijë metra katrorë, nga e cila një e katërta është tokë private, ndërsa tre të katërtat, ose rreth 9 mijë metra katrorë, janë pronë shtetërore. Më herët shoqëria private ka siguruar primatin e tenderave publikë të zhvilluar nga qeveria “Rama” për procesin e Rindërtimit. Gjithashtu “Gjikuria” ka siguruar edhe një koncesion qeveritar për ndërtimin e rrugës Porti i Jahteve Orikum-Dukat, me vlerë 50.5 milionë euro. Në verën e vitit 2021 u raportua se kompania “Gjikuria” u përfshi në një hetim penal për “ndërtim të paligjshëm”, pasi kishte nisur punimet për rrugën koncensionare pa u pajisur më parë me lejet e ndërtimit.

2. Leje ndërtimi për "Resort turistik dhe rezidencial 'Village Square'" në Dhërmi, Himarë, nga "Seaside Construction" sh.p.k me administrator Fation Bojari, e themeluar para rreth një viti në nëntor 2022, me vetëm 1 milionë lekë të vjetra kapital.

3. Dy leje ndërtimi për "Marina Residences Vlorë" sh.p.k, në pronësi të Geront Çelës dhe oligarkut Samir Mane.

Këto janë në vazhdën e aferave korruptive që Edi Rama po bën me të ashtuquajturit "investitorë strategjikë". Përveç oligarkëve, këtë status e kanë përfituar edhe pjesëtarë të krimit të organizuar si në rastin e Pëllumb Gjokës, burri i ministres Olta Xhaçka, humoristi i oborrit Gazmend Paja apo edhe kompani fantazmë që nuk kanë shumë se 1 milionë lekë të vjetra kapital dhe lënë vend për dyshime.

Përveç trojeve publike në bregdet, Shqipërisë po i kafshohen përditë edhe portet. Kujtojmë këtu Portin e Durrësit, në duart kompanisë “Adriatic Resorts” të sapokrijuar dhe me pronar fiktiv dhe të fshehur pas një kompanie guaskë.

Së dyti, portin e Vlorës, që iu fal për 1 euro Geront Çelës dhe Samir Manes, duke shfaqur një mungesë të fitimit shtetëror dhe ndikimeve të dyshimta ekonomike dhe shoqërore, çka Lëvizja BASHKË e ka denoncuar edhe më herët.

Së treti, portin e Limionit që, sipas SPAK-ut, iu dha në mënyrë abuzive Shefqet Kastratit dhe Artan Dulakut, për të cilin sot janë ende në hetim ministrja Balluku dhe ish-ministrja Xhaçka.

Së katërti, porti i hidrokarbureve në Porto-Romano do të menaxhohet për 35 vite nga një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati “Kastrati Group”, duke u shpallur zonë e lirë ekonomike për tregti ndërkombëtare pa taksa, në një territor prej gati 1 milion m2. Madje kompania koncesionare e portit ka nisur zgjerimin e saj në këtë zonë, pavarësisht se ajo është në pronësi të ushtrisë.

Të gjitha këto janë metastazat e një kanceri korruptiv që nis nga Edi Rama dhe vazhdon me oligarkët dhe gangsterët më të rrezikshëm të vendit tonë. Po Shqipëria nuk mund të jetë pafundësisht çiflig i keqbërësve të dukshëm e të padukshëm. Plazhet, parqet, hapësirat publike, lumenjtë dhe pasuritë e nëntokës i përkasin popullit.

Lëvizja BASHKË do të nisë një aksion të madh antikorrupsion për të ngritur ndërgjegjen qytetare ndaj kësaj të keqeje të madhe. Ne, viktimat e panumërta të korrupsionit e kapjes së shtetit, duhet të bashkohemi dhe të ngremë zërin në kupë të qiellit për të drejtat dhe mundësitë që po na mohojnë përditë e më shumë.

EDI RAMA GOSTIT OLIGARKËT PËR VITIN E RI
Në mbledhjen e 26 dhjetorit, Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga Edi Rama, ka miratuar për një orë 41 leje ndërtimi dhe zhvillimi. Mes tyre gjenden 7 leje ndërtimi për kulla të reja në qytetin e Tiranës.

Në përmbushje të misionit tonë për të shpallur me guxim të vërtetën, sidomos për oligarkët dhe partnerët e krimit të organizuar, Lëvizja BASHKË rendit me siguri emrat e firmave dhe pronarëve të tyre që do të ndërtojnë kullat e reja në Tiranë:

1. Përfituesit e parë janë shoqëritë Develalb Construction, me aksioner kryesor Ilir Shtufin, dhe Edonin Konstruksion, me aksioner kryesor Agron Meçen, të cilat do të ndërtojnë një kullë me 41 kate mbi tokë në rrugën Muhamet Gjollesha. Kujtojmë se firma e oligarkut Shtufi po shkatërron parkun pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të ndërtuar, sipas tyre, kullën më të lartë në Ballkan.

2. Në rrugën e Kavajës do të ndërtohet një kullë 58-katëshe nga shoqëria Classi S&J në pronësi të oligarkut Agron Papuli.

3. Po në Tiranë do të ndërtohet edhe kulla e quajtur “Kompleks Multifunksional Hometown” nga shoqëria Epoch Construction në pronësi të Altin Çelës.

4. Nuk mund të mungonte si përfitues i lejeve të ndërtimit edhe oligarku i lidhur fort me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës Shkëlqim Fusha, shoqëria e të cilit Fusha sh.p.k. do të ndërtojë një kullë 33-katëshe.

5. Kullave të mësipërme do t’u shtohet një godinë 17-katëshe mbi tokë e shoqërisë Aulonamar, në pronësi të Isuf Berberit.

6. Në rrugën Hysni Gerbolli do të ndërtojë oligarku Rrok Gjoka, pronar i Gjoka Konstruksion, e cila ka përfituar leje për të ndërtuar një kullë me 36 kate mbi tokë.

7. Në rrugën Liman Kaba do të ndërtohet një kullë 19-katëshe prej shoqërisë TDT & Partners, në pronësi të Petrit Ismailit.

Në një qytet ku hapësira publike është tejet e pamjaftueshme, ndërtimi i shtatë kullave të reja përbën një krim jo vetëm urbanistik, por edhe shoqëror. Qytetarët e Tiranës do të kenë më pak hapësirë, ajri do të ndotet shumë më tepër nga grimca të rrezikshme për shëndetin dhe trafiku do të intensifikohet. Të gjitha këto në një qytet nga i cili gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin të largohen drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Sipas autoriteteve ndërkombëtare, në Shqipëri, e veçanërisht në Tiranë, ndërtimi është sektori kryesor i pastrimit të parave të krimit të organizuar. Rëndom kapitali investues vjen nga kriminelë të regjur në trafikun e kokainës, të cilët përdorin si “prestanome” biznesmenë pa kapitalin e mjaftueshëm apo njerëz tërësisht anonimë. Të tjerë, oligarkë të pasuruar ndër vite nga prokurimet apo koncesionet, vazhdojnë të fitojnë me normë jashtë logjikës së tregut, të cilët përdorin aksesin preferencial me kryepushtetarët, duke u ofruar në këmbim një përqindje të vlerës së ndërtimit, financimin e fushatave elektorale dhe qasje të privilegjuar në media.

Lëvizja BASHKË është i vetmi subjekt politik në Shqipëri që ka guximin dhe vendosmërinë për të denoncuar marrëdhënien korruptive midis oligarkëve, eksponentëve të krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Jo vetëm kaq, por jemi të përkushtuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik për t’u organizuar kundër kancerit të korrupsionit dhe degradimit oligarkik të shtetit dhe strukturës ekonomike.

BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT!

NJË VIT SAKRIFICASH DHE SUKSESI
Viti 2023 ishte i pari i historisë sonë si parti politike. Lindja e Lëvizjes BASHKË ishte shumë e vështirë. Pavarësisht se u themeluam me vullnetin e lirë të mbi 3500 qytetarëve, një gjykatës i korruptuar dhe anëtarë të kompromentuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bënë gjithçka për ta penguar legalizimin dhe pjesëmarrjen tonë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Megjithatë Lëvizja BASHKË jo vetëm ia doli të merrte pjesë në zgjedhje, por edhe arriti të merrte mbështetjen e rreth 14.000 qytetarëve të Tiranës dhe fitimin e përfaqësisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ky rezultat ishte produkt i sakrificave të aktivistëve dhe mbështetësve tanë në Shqipëri, Kosovë e diasporë. Suksesi erdhi për shkak se ia dolëm të fitonim besimin e shumë qytetarëve përmes një fushate shembullore, modeste në mjete, por të pasur në ide; duke përshkuar në këmbë dhe autobus çdo lagje e rrugë të Tiranës; duke u shndërruar dita-ditës në lajmëtarë të shpresës për qytetarët e kryeqytetit.

Që prej themelimit Lëvizja BASHKË ka marrë përsipër përfaqësimin e vullnetit të 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin e minimumit jetik, kësaj të drejte shoqërore bazike të nëpërkëmbur të qytetarëve shqiptarë. Pavarësisht nënshkrimeve të qytetarëve dhe protestave tona, Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka pasur dinjitetin për ta shqyrtuar këtë projektligj. Në vend të tij, deputetët e të gjitha partive kanë nxituar t’i dyfishojnë rrogën vetes. Ku? Në një prej shteteve më të varfra të Evropës.

Viti 2023 ka qenë i rëndësishëm edhe për përpjekjet tona në mbrojtje të hapësirave publike, si për shembull zinxhiri i protestave në mbrojtje të parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Lëvizja BASHKË mbetet e vetmja forcë politike që ka guximin t’u kundërvihet oligarkëve dhe ortakërisë midis krimit të organizuar dhe qeverisë.

Veprimtaria jonë ka shkuar gjithnjë në mbështetje të shtresave shoqërore që pësojnë padrejtësi. Këtu duam të veçojmë solidaritetin në protesta me minatorët që kërkojnë me ngulm miratimin e Statusit të Minatorit. Po ashtu, jemi solidarizuar me grupet ambientaliste dhe organizime të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ky vit ka qenë njëkohësisht viti i një organizimi të fortë territorial, i cili sot shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë. Organizimi është shtylla kurrizore e përpjekjes dhe idealizimit tonë. Në vitin që po troket ne synojmë të organizohemi në çdo qytet, lagje e fshat të Shqipërisë. Përtej kësaj, do të shtojmë përpjekjet për t’u bashkorganizuar në vendin e punës me punëtorët, në vendin e studimit me studentët, si dhe me profesionistët, sipërmarrësit e vegjël, pensionistët, bujqit dhe çdo qytetar të ndershëm të Shqipërisë sonë.

Puna dhe arritjet e këtij viti na i shtojnë forcat dhe frymëzimin për 2024. Bashkë me ju, ne do të ngremë zërin kundër çdo padrejtësie, do t’i bëhemi gardh çdo poshtërsie dhe do të krijojmë ngado vatra solidariteti shoqëror.

Me shpresën se 2024 do të jetë viti i Transformimit të Madh, urojmë që kjo natë t’ju gjejë të gjithë shend e verë.

Gëzuar!

KUSH I KA DUART ME GJAK PUNËTORËSH?
Sot në mëngjes një punëtor 38-vjeçar ka vdekur duke punuar në ndërtimin e një prej pallateve të kompleksit Univers City në pronësi të oligarkut Samir Mane, i njohur më herët edhe si pronar famëkeq i galerisë kryesore të minierës së Bulqizës, ku shumë minatorë kanë lënë kockat.

Policia e Shtetit është mjaftuar më dy gisht letër njoftim ku nuk përmendet as emri i kompleksit, as se në pronësi të kujt është. Deri më tash ngjarjen e rëndë e kanë raportuar vetëm katër portale lajmesh. Një e pestë, që e kishte raportuar, e ka fshirë më pas lajmin. Me gjasë, shumë shpejt edhe portalet e tjera do ta zhdukin lajmin. Ndërkohë që, si gjithmonë, Policia e Shtetit dhe Prokuroria do të ngarkojnë me faj viktimën ose përgjegjësia nuk do të shkojë më lart se ndonjë përgjegjës i ulët turni.

Në Shqipëri të drejtat e punëtorëve nëpërkëmben çdo ditë e më shumë. Prej vitesh Inspektorati i Punës nuk bën publike shifrat e vdekjeve dhe të aksidenteve në punë. Prej raportimeve të pamjaftueshme mediatike vihet re se sektori i ndërtimit është më i prekshmi nga vdekjet në punë, i pasuar nga minierat. Në pronësi të oligarkëve ose i financuar nga krimi i organizuar, sektori i ndërtimit ka edhe mundësinë t’i fshehë më kollaj aksidentet, sidomos vdekjet në punë, si dhe të përfitojë amnisti ndaj hetimit të plotë të rrethanave dhe përgjegjësve realë të këtyre aksidenteve.

Ndërkohë që punëtorët vdesin, gjymtohen, keqpaguhen dhe nënçmohen, nga Shqipëria po largohen gjithnjë e më shumë qytetarë në moshë pune dhe me kapacitete produktive. Largohen sepse çdo ditë e më shumë e kuptojnë se në Shqipëri nuk çan dot përmes punës së ndershme, se e njëjta punë në një vend tjetër të siguron mjaft më shumë të ardhura dhe siguri. Sepse vendet e tjera nuk qeverisen nga kryeministra që mburren me mosekzistencën e sindikatave dhe nuk u shërbejnë kaq paturpësisht orekseve kriminale të oligarkëve.

Lëvizja BASHKË, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së punëtorit të vdekur, kërkon me forcë nga organet e drejtësisë zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, duke vendosur përpara përgjegjësisë këdo që ka lyer duart me gjak punëtori. Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve që të gjenden pranë njëri-tjetrit, të organizohen në sindikata te reja e të fuqishme. Ne do të na keni gjithmonë në krah.

NJË DITË E RE PËR DEMOKRACINË TONË
Sot në mëngjes ka nisur kongresi i dytë i Lëvizjes BASHKË. Delegatë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe vendet kryesore të diasporës janë mbledhur në sallën e Albanologjisë së Pallatit të Kongreseve për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e Lëvizjes sonë.

Pas diskutimeve të shumta mbi gjendjen socio-ekonomike dhe dinamikat politike në vend, delegatët e kongresit ndanë mendime dhe në fund miratuan me votë disa ndryshime të rëndësishme dhe demokratizuese të Statutit të Lëvizjes BASHKË. Këtu mund të veçohet ulja e moshës së anëtarësimit në 16 vjeç, sipas përvojës më të mirë të partive përparimtare nëpër botë.

Kongresi rizgjodhi, për një mandat të dytë dyvjeçar, Arlind Qorin si kryetar të Lëvizjes BASHKË.

Ndërkohë, po vazhdon numërimi i votave për 49 anëtarët e Këshillit Koordinues, si organi më i lartë vendimmarrës i Lëvizjes midis dy kongreseve.

Lëvizja BASHKË është e vendosur që frymën e brendshme të demokracisë dhe solidaritetit ta shtrijë sa më gjerësisht në shoqëri.

Sfidat që na presin janë të mëdha dhe historike. Po me fuqinë dhe mbështetjen e aktivistëve, anëtarëve dhe mbështetësve gjithnjë e më të shumtë të Lëvizjes BASHKË do t'ia dalim.

Modeli i qeverisjes në Shqipëri duhet të ndryshojë sa më parë sipas idealeve të drejtësisë shoqërore dhe demokracisë së vërtetë. Lëvizja BASHKË zotohet të jetë shtylla kurrizore e këtij transformimi.

Edi Rama, takim në Romë me dy politikanët e djathtë Giorgia Meloni dhe Rishi Sunak
Sot Edi Rama ka qenë në një takim në Romë me dy politikanët e djathtë evropianë Giorgia Meloni dhe Rishi Sunak, për të folur mbi çështjen e emigrantëve dhe marrëveshjet që Shqipëria ka me Italinë dhe Britaninë e Madhe.

Po sot mediat kanë zbuluar se një emigrant shqiptar i dha fund jetës të martën, në anijen hotel ku janë akomoduar azilkërkuesit, të ankoruar në Dorset në juglindje të Anglisë. Bëhet fjalë për një djalë 27-vjeçar me inicialet L.F., i lindur në një fshat afër Durrësit. I riu shqiptar mbërriti në Angli me gomone në gusht të vitit të shkuar.

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që një emigrant shqiptar vetëvritet në kampet e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Më herët 38-vjeçari Alfred Dosku nga Librazhdi humbi jetën në kampin e emigrantëve "Brook House" në Angli pasi tentoi vetëvrasjen. Dosku ishte në një qendër për mbajtjen e emigrantëve pranë aeroportit Gatwick dhe u dërgua në spitalin e East Surrey pas tentativës së vetëvrasjes. Ngjarja ka shkaktuar protesta nga shqiptarët e tjerë në këtë qendër.

Ngjarjet tragjike si vetëvrasjet e emigrantëve shqiptarë në kampet e Britanisë së Madhe nxjerrin në pah probleme të rëndësishme në trajtimin e emigrantëve. Këto raste tregojnë se ka mungesë të mbështetjes psikologjike dhe sociale për individët që janë të ndjeshëm dhe ndodhen në situata stresuese. Gjithashtu, ato ngrenë pyetje për cilësinë e kushteve të jetesës në këto qendra.

Këto ngjarje dëshmojnë për nevojën e rishikimit të politikave dhe praktikave të menaxhimit të emigrantëve. Është e rëndësishme që qeveritë të mos merren vetëm me çështjet e sigurisë dhe kufirit, por edhe mirëqenien e personave që mbahen në këto qendra. Kjo përfshin sigurimin e kujdesit shëndetësor, psikologjik dhe një ambient të sigurt dhe respektues për të drejtat e njeriut.

Prej kohësh Edi Rama dhe qeveria e tij nuk duan t'ia dinë për shtetasit e tyre, si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Indiferenca e qeverisë shqiptare ndaj fatit të shtetasve të saj është e papranueshme.

Shqipëria ka ngelur peng i një grushti pushtetarësh të papërgjegjshëm, nga të cilët duhet të çlirohemi një orë e më parë.

ERION VELIAJ E KA VENDIN NË BURG
Që kur u bë publike dosja e inceneratorëve, dolën në pah indiciet e para të përfshirjes së Erion Veliajt në marrëdhëniet korruptive që lidhen me inceneratorin e Tiranës. Erion Veliaj është nismëtari i skemës korruptive të PPP për inceneratorin, ndërkohë që ka shmangur Këshillin Bashkiak nga vendimmarrja për ngritjen e tij. Për pasojë, incineratori imagjinar i Tiranës, i pandërtuar kurrë, ka pasur një kosto prej 128 milionë eurosh për buxhetin e shtetit, ndërkohë që çmimi për incenerimin (ende imagjinar) të mbetjeve i ka kushtuar buxhetit shifrën e stërfryrë të 29 eurove për ton.

Arrestimi i disa ditëve më parë të një grupi zyrtarësh, mes të cilëve edhe një prej drejtorëve dhe njerëzve më të besuar të Erion Veliajt, ka vërtetuar përpara opinionit publik përfshirjen e këtij të fundit në skandalin korruptiv të inceneratorit të Tiranës. Pa firmën e Erion Veliajt, qytetarët nuk do të ishin zhvatur në këto përmasa historike. As Tirana nuk do të kishte probleme kaq të mëdha me menaxhimin e mbetjeve.

Fatkeqësisht, SPAK-u ende nuk po i thellon hetimet dhe nuk po ngre akuzat e duhura për të përfshirë edhe kreun e Bashkisë së Tiranës. Përpara drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të ketë të paprekshëm. Përndryshe besueshmëria e institucioneve të drejtësisë do të vihet sërish në dyshim të fortë.

Dëmet që Erion Veliaj i ka bërë qytetit dhe qytetarëve të Tiranës janë të shumta. Po sot, i kapur me firmë në letër dhe me sekserë në burg, ai e meriton burgun më shumë se kurrë.

Lëvizja BASHKË do ta intensifikojë aksionin e vet politik si në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ashtu edhe në rrugët e qytetit për të ngritur vetëdijen qytetare për vendosjen e Erion Veliajt dhe çdo keqbërësi tjetër me kollare përpara ligjit.

Skandali i Inceneratorit, Erion Veliaj në Krye të Korruptuarve
Dje SPAK-u ka lëshuar 15 urdhër-arreste në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës, një çështje që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të mungesës së hetimit ndaj drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës, veçanërisht Erion Veliajt. Ky i fundit ka nënshkruar shkresën për inceneratorin, por ende nuk është përfshirë në hetimet e SPAK. Kjo ngjall dyshime në publik për një hetim të paplotë, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një përpjekje për të mbrojtur figurat e larta politike. Në të njëjtën mënyrë prokuroria ka vepruar edhe me ish-ministrin Ilir Beqja.

Erion Veliaj është i përfshirë edhe në çështje të tjera të kontestuara, siç janë përgjimet e Ndragheta-s që tregojnë pastrimin e parave nëpërmjet projekteve të ndërtimit të kullave në Tiranë. Këto akuza janë shumë serioze dhe kërkojnë një hetim të thellë dhe të paanshëm.

Përveç kësaj, Veliaj është i akuzuar edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, një vendim që shkaktoi protesta të mëdha dhe kritika të ashpra nga komuniteti artistik dhe qytetarët. Kjo veprimtari ka ngritur pyetje mbi transparencën dhe proceset vendimmarrëse në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, rasti tragjik i vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, ku Veliaj akuzohet si përgjegjësi kryesor, është një tjetër shembull i mungesës së përgjegjësisë dhe paprekshmërisë së të fuqishmëve.

Këto e të tjera çështje të pahetuara lënë hapësirë për dyshime mbi efektivitetin dhe paanshmërinë e sistemit të ri të drejtësisë. Publiku kërkon transparencë dhe drejtësi. Besueshmëria e institucioneve të drejtësisë do të varet nga guximi dhe paanësia për t'iu shkuar skandaleve korruptive deri në fund.

Pavarësisht ardhmërisë së hetimeve, skandalet e mësipërme do të kërkonin së paku dorëheqjen e një zyrtari të përgjegjshëm. Po Erion Veliaj nuk ka lidhje me përgjegjshmërinë dhe as etikën qytetare. Në mungesë të institucioneve të drejtësisë, nga karrikja e korrupsionit mund ta shkulin vetëm qytetarët e Tiranës.

KULLA ME PARA BORXH
U desh vetëm një ditë që kulla e BKT-së të ishte në vendin e parë, si më e larta në Tiranë. Në media ka dalë leja e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për Lana Riverside Residence, që do të jetë kulla 204.5 metra (56 kate) e lartë.

Kompania e ndërtimit zotërohet në masën 100% nga Lefter Sota. Kjo kompani njihet edhe si ndërtuese e dy kullave të tjera, por në QKB rezulton me bilanc negativ. Pra, një kompani në borxhe do të ndërtojë kullën më të lartë në Tiranë.

Leja për një projekt kaq të madh nga një kompani me bilanc negativ, shpreh një paradoks në procesin e lejeve dhe në vlerësimin e subjekteve që merren me ndërtim në Tiranë.

Pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit është një problem serioz që ka ndikim të thellë në ekonominë dhe integritetin e një vendi. Ndërsa sektori i ndërtimit rritet, ka tendencë që tërheq vëmendjen e aktiviteteve të paligjshme financiare dhe pastrimit të parave. Kompanitë e ndërtimit, në disa raste, mund të përdorin ndërtime të mëdha si një mjet për të futur paratë e fituara nga aktivitete të tjera ilegale apo për të legalizuar fitimet e marra nëpërmjet veprimeve të dyshimta. Kjo mund të përfshijë shpërdorime të lejeve ndërtimore, fatura të rreme dhe transaksione të dyshimta financiare që mund të maskohen pas komplekseve të ndërtimeve.

Vetëm një hetim i thelluar mbi burimet e parave që hidhen në ndërtimin e kullave të reja në Tiranë, nga kompani anonime ose satelite, mund t’u jepte përgjigje dyshimeve të arsyeshme të të gjithëve ne. SPAK-u duhet të angazhohet në hetimin e këtyre subjekteve për të zbuluar burimet dhe rrjedhën e parave, si dhe të identifikojë nëse ekzistojnë lidhje me individë apo entitete të dyshimta.

Në veçanti, një hetim duhet të fokusohet edhe në rolin e drejtuesve të lartë politikë, si Erion Veliaj dhe Edi Rama, në miratimin dhe mbikëqyrjen e këtyre lejeve të ndërtimit. Hetimi duhet të shqyrtojë ndikimin e mundshëm të politikës në procesin e lejeve dhe të vlerësojë nëse ka pasur shfrytëzim të pozitave politike për përfitime personale apo përfitime të kompanive të caktuara. Në këtë mënyrë, do të ndihmonim në sigurimin e drejtësisë dhe pavarësisë së institucioneve, duke adresuar çështjet e mundshme të korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit në sektorin e ndërtimit në kryeqytet.

Nëse institucionet e reja të drejtësisë nuk hetojnë edhe ata që po e shkatërrojnë sot Tiranën dhe Shqipërinë, nuk është drejtësi e re, por drejtësi në duar të reja.

Kulla e re më e lartë do të ndërtohet në krah të selisë së Partisë Socialiste
Një kullë e re, në krah të selisë së Partisë Socialiste, do të ndërtohet në qendër të Tiranës, me lartësi prej 192.8 metrash dhe me 50 kate mbi tokë. Deri tani kjo është kulla më e lartë.

Sipas të dhënave të pasqyruara në media, përfshirja e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në projekt përmes një kompanie satelite, vendos në dyshim transparencën e procesit dhe origjinën e financimit, duke lënë hapur, edhe këtë herë, alternativën e përfshirjes së parave të pista në industrinë e ndërtimit.

Këto ndërtime pa kriter kanë ndikuar ndjeshëm edhe në cilësinë e ajrit në Tiranë. Densiteti i lartë i ndërtimeve dhe trafiku i rënduar rrisin nivelin e gazrave të dëmshëm për shëndetin. Qytetarët përballen me një mjedis, ku ajri i ndotur bëhet një sfidë e vazhdueshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Nevoja për një planifikim urban të qëndrueshëm dhe një përqasje e përgjegjshme ndaj zhvillimit është e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

Gazeta britanike "The Guardian", duke shkruar për paratë e pista në ndërtim në Tiranë, thekson një realitet shqetësues lidhur me burimin e financimit të disa projekteve ndërtimore në kryeqytetin shqiptar. Sipas raportit të "Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar", shuma prej 1.6 miliardë eurosh është "pastruar" në kantieret e betonit, për një periudhë kohore prej tre vitesh. Kjo shifër nxjerr në pah një lidhje të mundshme midis ndërtimit dhe krimit të organizuar, duke theksuar shqetësimet rreth origjinës së parave që financuan këto projekte të mëdha ndërtimi. Artikulli vë në dukje se pas kullave të larta dhe zhvillimeve urbane në kryeqytet, mund të ketë një përfshirje të thellë të strukturave kriminale dhe parave të pista në këtë sektor.

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, pas mbarimit të shfrytëzimit pa kriter të trojeve private, kanë lajmëruar edhe ndërtimin e një kulle te pallati i sportit "Asllan Rusi" dhe stadiumi "Selman Stermasi". Nën zë po flitet se edhe Pallati i Kongreseve do të prishet për t’i hapur rrugën ndërtimit të kullave të reja.

Logjika e fitimit në kurriz të jetës së banorëve të Tiranës dhe hapësirës publike ka shpërfillur nevojat dhe të drejtat e komunitetit në emër të interesave financiare të një grupi të vogël. Teksa paraja shkon e gjitha në ndërtim, sektorët e tjerë rrudhen. Ekonomia nuk krijon kapacitete të reja prodhuese, por vetëm struktura betoni parazitare, të cilat vrasin ambientin dhe keqshpërndajnë burimet. Një rreth vicioz që po vret qytetin, por potencialisht edhe ekonominë.

Duhet t’i themi sa më parë NDAL babëzisë së Erion Veliajt, Edi Ramës, oligarkëve, bankave dhe krimit të organizuar. Lëvizja BASHKË është e vetmja forcë politike që kundërshton këtë keqzhvillim dhe ka kapacitetet për të propozuar një alternativë të zhvillimit të qëndrueshëm. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e tavolinave të nëntokës, ku ndahet Tirana dhe Shqipëria midis një grupi të vogël njerëzish.

GËZUAR 29 NËNTORIN!
Si sot 79 vjet më parë Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazi-fashistë. Çlirimi erdhi si rezultat i heroizmit të dhjetëra mijëra të rinjve e të rejave që me atdhedashurinë dhe idealet e tyre përnaltësuan historinë e popullit tonë. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e radhiti popullin shqiptar mes fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, si kontribuues për mposhtjen e të keqes absolute të historisë së njerëzimit: nazi-fashizmit.

Instrumentalizimi i Luftës nga diktatura e mëpasshme nuk e njollos asnjë grimë rolin historik të partizanëve dhe partizaneve që luftuan për një Shqipëri të lirë dhe moderne.

Sot Shqipërisë i kanoset një lloj i ri pushtimi, që nuk vjen nga jashtë, as marshon me çizme ushtari. Është zaptimi dhe përvetësimi çdo ditë e më shumë i pasurive të përbashkëta, i të drejtave politike, shoqërore e ekonomike, është kolapsi i demokracisë dhe cenimi i shtetit të së drejtës. Shqipërinë e sotme e kanë pushtuar pushtetarët e korruptuar, oligarkët e pangishëm dhe organizatat mafioze. Këta zaptues nuk kanë ideologji, as ide, por vetëm interesa të lidhura me zhvatjen e popullit dhe pasurive të përbashkëta. Kjo ortakëri mbytëse e dobëson shoqërinë shqiptare dhe strukturat politike të shtetit tonë.

Prandaj 29 Nëntori sot, sikundër 28 Nëntori dje, sjellin në vëmendje jo vetëm nderimin për heronjtë dhe sakrificat e të djeshmes, por edhe faktin se pavarësia dhe çlirimi mbeten ende aspirata të parealizuara plotësisht.

111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Sot 111 vjet më parë përfaqësuesit më të denjë të kombit shqiptar shpallën mëvetësinë tonë dhe hodhën themelet e një shteti të bazuar te vullneti i popullit dhe parimet e të drejtës.

Në këtë 111-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë një realitet tronditës shpaloset në vendin tonë. Shqipëria po përjeton një periudhë tronditëse, ku oligarkët dhe politikanët shfrytëzojnë pushtetin për të privatizuar pasurinë publike dhe shpërbërë strukturat themelore të shtetit. Ekonomia është e kapur nga pak njerëz; shëndetësia, arsimi, pensionet janë në gjendje të mjerueshme dhe mungon një shtet social.

Sot pushtuesi është zëvendësuar nga bajraktarët vendas, të cilët e përdorin patriotizmin simbolik për të mbuluar vjedhjen dhe zhvatjen. Shqipëria është shndërruar në një vend ku shumë prej qytetarëve janë detyruar të largohen për të gjetur shpëtim në emigrim, duke e bërë Shqipërinë një ndër vendet e pakta me më shumë popullsi në emigrim, sesa brenda territorit të saj.

Në skenën ndërkombëtare, Shqipëria shfaqet me një imazh të errët, me nivelet më të larta të krimit dhe korrupsionit. Partitë e vjetra politike i shërbejnë interesave të një pakice të pasuruar në mënyrë të dyshimtë.

Kjo situatë thekson nevojën e një reagimi të fuqishëm dhe të koordinuar nga qytetarët shqiptarë.

Për të krijuar një Shqipëri vërtet të lirë, demokratike dhe të begatë, shqiptarët duhet të organizohen dhe të reagojnë në mënyrë aktive. Është koha të kërkojmë llogari nga ata që kanë shfrytëzuar pushtetin interesa personale dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza e thellë që e përshkon. Thirrja është për një angazhim të përbashkët për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe për të ndërtuar një shtet vërtet të pavarur, të së drejtës, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Lëvizja BASHKË nderon me përulje themeluesit e shtetit shqiptar, ata njerëz të virtytshëm e të guximshëm që sakrifikuan gjithçka për ta ndërtuar Shqipërinë sipas aspiratave më të larta.

Lëvizja BASHKË i bashkohet urimit të çdo shqiptari në këtë ditë të shënuar.

Lëvizja BASHKË kujton se rruga drejt pavarësisë së vërtetë dhe shtetit të së drejtës, demokratik e social është ende e gjatë.

BASHKË mund t'ia dalim!

PROJEKTLIGJI ZHVATËS MBI PASURITË NATYRORE
Mbas kalimit të buxhetit të zhvatjes së qytetarëve, qeveria po bën gati projektligjin "Për zonat e mbrojtura". Kjo nismë e një grushti deputetësh anonimë, është në shërbim të interesave të oligarkëve dhe parave të dyshimta, duke krijuar kushtet drejt një betonizimi të pariparueshëm të zonave të mbrojtura.

Edhe pse prej muajsh në Kuvendin e Shqipërisë rri në sirtarë projektligji i propozuar nga qytetarët për caktimin zyrtar me ligj të Minimumit Jetik, apo premtimi/mashtrimi 30-vjeçar për Statusin e Minatorit, qeveria nuk e çan kokën për interesat e atyre që e votojnë. Përparësi e saj janë interesat e një grupi oligarkësh dhe gangsterësh që financojnë fushatat elektorale.

Ky projektligj, edhe sipas ekspertëve mjedisorë e ekonomikë, është në kurriz të shoqërisë dhe interesit publik. Në një moment kur biodiversiteti dhe bukuria natyrore e Shqipërisë po ballafaqohen me sfida të mëdha, projekti i propozuar për ndryshimet në ligjin për "Zonat e Mbrojtura" është një rrezik i madh për trashëgiminë mjedisore të vendit tonë.

Ky projektligj, në thelb, synon të hapë rrugën për ndërtimet në zonat e mbrojtura, duke përfshirë parqet kombëtare. Pas betonizimit masiv të kryeqytetit dhe privatizimit të bregdetit nga oligarkët e investitorët e dyshimtë strategjikë, Edi Rama po shikon drejt zonave të mbrojtura si burime të reja për të pasuruar më tej veten dhe oligarkët.

Kjo nismë përbën një shkelje serioze të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke rrezikuar jetën e shëndetshme të komuniteteve lokale.

Në vend që të nxiren ndërtime të papërgjegjshme, nevojitet një përkushtim i vërtetë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe një strategji e qëndrueshme për zhvillim ekonomik. Qeverisja duhet të jenë transparente dhe t'i shërbejë mirëqenies së qytetarëve.

Është koha që ne, si shoqëri, të organizohemi kundër kësaj pakice numerikisht të papërfillshme që shfrytëzon dhe shkatërron pasuritë tona natyrore e publike në emër të interesave të saj të ngushta.

QEVERIA E INTERESAVE TË SAMIR MANES
Një hulumtim i kryer nga BIRN dhe gazetarja Ola Xama nxori në pah se qeveria e Edi Ramës i fali Portin e Vlorës, për një euro, oligarkut Samir Mane. Hulumtimi pasqyron procesin skandaloz të dhënies me koncesion të Portit të Vlorës, abuzimin e kompanive duke ndërtuar mbi një pronë të marrë me qira dhe shitjen e apartamenteve me një vlerë të disafishtë mbi çmimin e përcaktuar. Një mori abuzimesh dhe përfitimi.

Edhe pse në portin e Vlorës janë bërë investime prej 12.3 milionë eurosh për rehabilitimin e terminalit të pasagjerëve dhe dy moleve, qeveria Rama vendosi ta zhvendosë portin në një zonë tjetër, duke nxitur kompanitë që të hidhnin sytë drejt këtij investimi. Me anë të një procesi konkurrimi, porti i Vlorës iu dha me koncesion katër kompanive dhe rreth 57 mijë metra katrorë tokë në vlerën 1 euro. Qeveria shqiptare kësaj here nuk nënshkruan thjesht një koncesion abuziv, por edhe fal një pjesë të konsiderueshme nën justifikimin e “investitorit strategjik”.

Sipas një logjike aspak zhvillimore, këto kompani parashikojnë të ndërtojnë apartamente dhe hotele, me kushtin e vetëm që të punësojnë 100 punonjës. “Shqipëria 1 euro” është shitur si politikë lehtësuese për biznese që krijojnë rritje ekonomike, ndërkohë këto kompani kanë si qëllim vetëm ndërtimin dhe shitjen. Këto ndërtime jo vetëm që janë elementë të një modeli të paqëndrueshëm zhvillimi, por nga ana tjetër buxheti i shtetit nuk do të ketë asnjë përfitim prej tyre, sepse lekët shkojnë në xhepat e oligarkëve.

Për t’u theksuar është edhe fakti që, pas përfundimit të procesit të prokurimit për dhënien me koncesion të portit, dy nga  kompanitë hoqën dorë nga aksionet e tyre dhe në qershor të vitit 2022 në lojë hyri Balfin Group. Ky ndryshim i aksionerëve dhe shitja e aksioneve me vlera minimale ngjallin dyshime të arsyeshme se proceset janë fiktive dhe spekuluese.

Dy kompanitë e mbetura, në pronësi të Samir Manes dhe Geront Çelës, do të ndërtojnë marinën turistike dhe një kompleks luksoz rezidencial të quajtur “Vlora Marina”. Sipas kontratës, këto kompani do të kenë marrëdhënie kontraktuale qiramarrjeje me shtetin shqiptar për 20 vjet dhe do të investojnë 9.8 miliardë lekë mbi këtë truall. Megjithatë, ortakët e kompanisë marrin përsipër vetëm një pjesë të investimit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga blerësit e apartamenteve dhe kredia bankare. Këto kompani kanë filluar të shesin apartamente nga trualli, i cili vazhdon të jetë pronë shtetërore e dhënë me qira.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria e Edi Ramës vepron si shërbëtore e oligarkëve. Kujtojmë këtu koncesionet e kromit dhe naftës, privatizimin e bregdetit, portit të Durrësit, koncesionet në shëndetësi, shkatërrimin e zonave të mbrojtura, inceneratorët dhe kullat në mes të Tiranës.

Të gjitha këto uzurpime oligarkësh janë të mjaftueshme për të “futur në xhep” politikanë, ministra, ish-ministra, kryeministra, ish-kryeministra, presidentë, ish-presidentë dhe pronarë mediash.

Oligarkët pasurohen çdo ditë e më shumë mbi kurrizin tonë!

Lëvizja BASHKË do të jetë zëri që nuk do të heshtë kurrë përpara padrejtësive dhe zhvatjes së të përbashkëtës.

BUXHETI I VARFËRISË DHE ZHVATJES
Buxheti i propozuar nga qeveria për vitin 2024 pasqyron keqqeverisjen, abuzimin dhe indiferencën e partisë në pushtet ndaj halleve dhe problemeve të shumicës dërrmuese të shoqërisë. Teksti i relacionit është përplot me shifra entuziaste abstrakte, por analiza e detajuar e tij tregon se edhe në vitin 2024 me punën dhe pasurinë e popullit shqiptar do të abuzohet, si zakonisht.

Në buxhetin e vitit 2024 nuk parashikohet rritje reale e pensioneve, por në rastin më të mirë vetëm indeksim i tyre. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se Shqipëria është një nga vendet me pensionet më të ulëta në Evropë, ku pensioni minimal, bashkë me shtesat, nuk i kalon kufijtë e 100 Eurove, kurse pensioni mesatar mbetet rreth 150 euro.

Shkaku strukturor i mbetjes në vend të pensioneve është numri i ulët i kontribuuesve në skemën e detyrueshme të sigurimit shoqëror. Sipas shifrave zyrtare, raporti më i mirë i pritshëm (në vitet 2024-2026) midis kontribuuesve (punonjësve që paguajnë sigurimet shoqërore) dhe përfituesve (pensionistëve) është 1.4. Ndërkohë për të pasur një skemë të shëndoshë sigurimesh shoqërore ky raport duhet të jetë midis 2.8 dhe 3.3.

Faktorët kryesorë në këtë raport të ulët midis numrit të kontribuuesve dhe të përfituesve janë emigrimi masiv i popullsisë në moshë pune, papunësia e lartë (rreth 11% aktualisht) dhe puna në të zezë. Kjo e fundit reflektohet edhe në parashikimin më optimist të viteve 2024-2026, ku raporti midis kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe numrit të popullsisë në moshë pune nuk do të jetë më i lartë se 43%.

Nuk do të kenë fat më të mirë as përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike. Për qytetarët më të varfër, qeveria nuk parashikon asnjë lek më shumë ndihmë, duke mos marrë në konsideratë as nivelin skandalozisht të ulët të ndihmës ekonomike në vendin tonë, as rritjen e pritshme të çmimeve.

Indiferenca e qeverisë ndaj qindra mijëra pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës ekonomike është edhe më tronditëse nëse u referohemi të dhënave të vetë qeverisë, e cila krenohet se në vitin 2024 parashikon të mbledhë 19.5 miliardë lekë më shumë të ardhura se këtë vit. Po t’i shtonim kësaj shifre 1 miliard eurot që shpërdorohen dhe vidhen mesatarisht çdo vit nga institucionet publike, në Shqipëri do të ishte krejt e mundshme vendosja e minimumit jetik, edhe rritja domethënëse e pensioneve dhe ndihmës ekonomike.

Indiferencës qeveritare nuk do t’i shpëtojnë as studentët. Për ta nuk parashikohen as ulje tarifash, as subvencionim i librave, strehimit dhe ushqimit, as rritje e qenësishme e financimit të shtetit për jetën universitare publike. Pavarësisht se studentët po braktisin në masë auditorët – për shkak të tarifave të larta, mungesës së perspektivës për punë në profesion dhe kostove të larta të jetesës – qeveria magjistare që kemi mbi krye parashikon që në dy vitet e ardhshme do të kemi një rritje prej 16.5% të numrit të studentëve të regjistruar në programet e nivelit të dytë dhe të tretë në universitetet publike. Të mos ishte për të qarë, një parashikim i tillë do të na bënte për të qeshur. Auditorët po braktisen me ritëm të shpejtë, ndërkohë që në nivelin e dytë dhe të tretë të studimeve studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifa të larta e të pasubvencionuara.

Shpërfillja qeveritare ndaj varfërisë dhe problemeve sociale të shumicës dërrmuese të shoqërisë bëhet edhe më revoltuese kur shohim se sa bujare do të vazhdojë të jetë buxheti i shtetit ndaj oligarkëve që kanë përfituar kontrata koncesionare dhe PPP. 11 koncesionarët do të përfitojnë 14.3 miliardë lekë në vitin 2024, mes të cilëve futen edhe koncesionet tanimë të shpallura korruptive si ai i sterilizimit të pajisjeve mjekësore, inceneratori i Tiranës etj.

Këtyre koncesioneve, në të shumtën e rasteve të panevojshme ose abuzive që në konceptim, u shtohet edhe barra e rëndë e dëmshpërblimit që shteti shqiptar duhet t’u paguajë përfituesve të tenderave apo koncesioneve të mëhershme, të cilët kanë fituar gjyqin ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Për shkak të shkeljeve ligjore – të qëllimshme ose si rezultat i paaftësisë – shteti shqiptar u detyrohet firmave private rreth 173 milionë euro, mes të cilave spikasin për nga shuma e madhe kompanitë Hydro Srl (çështja Becchetti) dhe Copri Construction (rruga Tiranë-Elbasan). Të tjera miliona euro që mund të shkonin për rritjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike.

Ardhmëria e ekonomisë dhe ekuilibrave sociale në Shqipëri bëhet edhe më e zymtë kur vihet re vazhdimi i një modeli të zhvillimit të paqëndrueshëm ekonomik. Për shembull, në gjashtëmujorin e parë sektorët me kontribut më të madh në ofertën agregate mbeten ndërtimi dhe shit-blerja e pasurive të paluajtshme. Nga ana tjetër, zhvillimi turizmit është shoqëruar me rënien e të ardhurave nga eksporti i mallrave. Ekonomia shqiptare vazhdon të mbahet nga remitancat. Qeveria mburret se ato janë rritur me 17.8% krahasuar me një vit më parë, duke heshtuar faktin se kjo do të thotë se më shumë qytetarë në moshë pune janë larguar nga Shqipëria. Paqëndrueshmëria e modelit aktual të zhvillimit do të përkeqësohet nga refuzimi i qeverisë për të nxitur prodhimin industrial dhe shërbimet e kualifikuara, si dhe nga një model taksimi që godet punën më shumë se kapitalin dhe e ngarkon barrën më të rëndë fiskale te konsumatorët e mallrave bazike.

Gjithë sa më sipër, do të duhej të ishin nxitëse të një debati të fuqishëm parlamentar mbi buxhetin e vitit 2024. Fatkeqësisht si partisë në pushtet, edhe pseudopozitës u intereson spektakli i zjarrit, tymit, kacavjerrjes, grushteve dhe ngritjes së papërgjegjshme të kartonëve.

Populli shqiptar meriton shumë më mirë se kaq!

Një muaj intensiv për fushatën Jepi zë problemit!
Në mbi një muaj aktivistët e Lëvizjes BASHKË po angazhohen intensivisht në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit të Tiranës përmes fushatës "Jepi zë problemit!". Përmes saj synojmë të mbledhim dhe adresojmë shqetësimet e qytetarëve, duke i inkurajuar ata të identifikojnë dhe ndajnë problemet kryesore që i prekin në jetën e përditshme.

Aktivistët kanë organizuar takime, anketime dhe biseda në terren me mijëra qytetarë në pikat strategjike të qytetit, duke përfshirë lagjet kryesore dhe zonat më të populluara.

Përmes kësaj fushate, kemi evidentuar një sërë shqetësimesh të përbashkëta, duke filluar nga mungesa e hapësirës publike, ndotja e mjedisit, trafiku, shkollat e munguara, uji, qiratë e larta etj.

Me përkushtim të vazhdueshëm dhe prezencë aktive në komunitet, është arritur të angazhohet një numër i madh qytetarësh, duke mbledhur informacion të rëndësishëm për nevojat dhe shqetësimet lokale.

Kjo fushatë synon të bëjë Lëvizjen BASHKË në zërin e fortë dhe me ndikim për të përfaqësuar kërkesat e qytetarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

Aktivistët e Lëvizjes BASHKË janë të vendosur të vazhdojnë këtë rrugëtim dhe të jenë në shërbim të qytetarëve për të ndryshuar pozitivisht realitetin urban.

E VËRTETA E HIDHUR E SHQIPËRISË NË SYTË E KOMISIONIT EVROPIAN
“Korrupsioni, përfshirë edhe korrupsionin e nivelit të lartë, vazhdon të jetë i përhapur, sikundër konstatohet me shqetësim ngatërrimi i interesave private brenda interesit publik. Vazhdon të ketë elemente të kapjes së shtetit dhe kërcënime ndaj stabilitetit demokratik, ashtu siç vihen re korrupsioni i nivelit të lartë dhe ndikimi i padrejtë i oligarkëve, bashkë me orvatjet e krimit të organizuar për t’u futur brenda sistemeve ekonomike e politike, në administratë e media.”

Kjo është e vërteta e hidhur që nxjerr në pah Komisioni Evropian për vendet që aspirojnë të futen në Bashkimin Evropian. Kjo është e vërteta e dhimbshme që ne, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, prekim çdo ditë në shtetin tonë.

Raporti specifik vjetor i Komisionit Evropian për Shqipërinë vë gishtin në plagët më të mëdha të qeverisjes dhe institucioneve publike në Shqipëri, duke nisur nga korrupsioni dhe ndikimi i madh i krimit të organizuar. Për Komisionin, korrupsioni në Shqipëri është tejet i përhapur, sidomos në sektorët e shëndetësisë, pronësisë dhe policisë, si dhe lehtësohet nga defektet ligjore në organizimin e prokurimeve publike. Krimi i organizuar, kryesisht në trafikun e kokainës, konsiderohet me mjaft pushtet dhe ndikim, ndërkohë që masat për luftën kundër tij janë të pamjaftueshme. Lufta e mirëfilltë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit pamundësohet nga presioni dhe ndikimi i paligjshëm i faktorëve politikë në sistemin gjyqësor.

Lëvizja BASHKË e ka vënë gjithnjë theksin te ndërlidhja midis korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar dhe oligarkisë ekonomike, që materializohet në partneritetet publike-private, lejet e ndërtimit pa kriter dhe blerja e votës.

Pikërisht problemin e pandershmërisë së zgjedhjeve nxjerr në pah edhe raporti i Komisionit Evropian. “Shpërdorimi i burimeve shtetërore, presioni ndaj nëpunësve publikë dhe votuesve, si dhe blerja e votës” – konstatohen me realizëm si probleme madhore të zgjedhjeve në Shqipëri. Çka përputhet tërësisht me përvojën e Lëvizjes BASHKË gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku qindra qytetarë na janë ankuar për raste të tentativave të blerjes së votës, për presionin që ndjenin në vendin e punës në bashki, apo si mësues, postierë, infermierë etj. për të votuar dhe marrë pjesë lirisht në jetën politike të vendit. Të shumtë kanë qenë nëpunësit publikë që kanë dashur të bëhen pjesë publike e fushatës tonë, por nuk kanë guxuar nga frika e humbjes së vendit të punës.

Përveç zgjedhjeve, deficiti demokratik i Shqipërisë vihet re edhe në mungesën e konsultimit publik në ligjvënie. “Në vitin 2022, vetëm 48 akte ligjore nga 866 të miratuara kanë kaluar nëpërmjet procesit të konsultimit publik.”

Edhe në këtë rast përvoja jonë si aktivistë përputhet me konstatimin e Komisionit Evropian. Projektligji më i rëndësishëm i nisur nga qytetarët, ai i minimumit jetik, ka mbi gjashtë muaj që është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Ky i fundit as ka ndërmend t’i përgjigjet vullnetit të 21.000 qytetarëve nënshkrues, duke shkelur kësisoj një të drejtë themelore demokratike të qytetarëve: iniciativën ligjore nga poshtë.

I lidhur ngushtë me deficitin e lartë demokratik të Shqipërisë është edhe strukturimi dhe operimi i mediave. “Ndërthurja e interesave politike dhe biznesore, mungesa e transparencës për burimet e financimit, përqendrimi i pronësisë së medias, kërcënimi dhe pasiguria në punë e gazetarëve vazhdojnë ta pengojnë pavarësinë e pluralizmin e medias, si dhe gazetarinë cilësore. ...kanalet mediatike përdoren për të promovuar interesat ekonomikë të pronarëve të tyre dhe agjendat politike, si dhe për të nxjerrë në dritë të favorshme sponsorët e tyre politikë e biznesorë. ...individë të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash po financojnë media, duke e përdorur këtë të fundit si strategji të shpëtimit nga drejtësia.”

Kjo është e vërteta që ne, si aktivistë të Lëvizjes BASHKË, kemi prekur ndër vite. Të përjashtuar për kohë të gjatë nga të gjitha mediat kryesore – kujtojmë mospraninë tonë televizive për gati një vit prej fundit të vitit 2019, kur mbështetëm fort grevën dhe protestat e minatorëve të Bulqizës, të cilët asokohe protestonin kundër keqtrajtimit në punë nga oligarku Samir Mane – ende sot vëmë re se si vazhdojmë të jemi të nënraportuar dhe më pak të pranishëm se përpjesëtimi i peshës sonë politike në mediat kryesore të vendit. Një të vërtetë të tillë e kanë dëshmuar publikisht edhe figura televizive të rëndësishme.

Pikë tjetër e rëndësishme e raportit të Komisionit Evropian është mungesa e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe problemet e mëdha të sektorëve të rëndësishëm shoqërorë si arsimi dhe shëndetësia. Shqipëria mbetet e parafundit, pak përpara Kosovës, për Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë. Fuqia blerëse në Shqipëri, e korrektuar sipas paritetit të fuqisë blerëse, është vetëm 34% e mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian. Pavarësisht propagandës së qeverisë dhe fjalimeve të lajthitura të kryeministrit Rama, Shqipëria mbetet një vend thellësisht i varfër, nga më të varfrit në Evropë, me kushte pune të këqija, paga tejet të ulëta, pa të drejta të mirëfillta sociale, ku qytetarët, sidomos të rinjtë, nuk shohin perspektivë dhe mezi presin të emigrojnë.

Për ta përkeqësuar edhe më jetën shoqërore, qeveria është përgjegjëse për keqadministrimin dhe nënfinancimin e sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë. “...shpenzimet publike për arsimin janë 3.2% e PBB, ndërkohë që parashikimet për vitet 2023 dhe 2024 janë 2.9% dhe 2.8% (shifra mjaft më të ulëta se mesatarja e BE prej 5%). I njëjti fenomen vihet re edhe në shëndetësi, ku shpenzimi publik përbën 3.04% të PBB, që përbën një nivel mjaft më të ulët jo vetëm se vendet e BE, por edhe se vendet e tjera të Evropës juglindore. Shpërfillja dhe keqadministrimi i këtyre shërbimeve publike përbëjnë arsyet kryesore pse qytetarët ankohen për shëndetësinë dhe kanë gjithnjë e më pak besim tek arsimi. Kjo reflektohet nga emigrimi gjithnjë e më i madh i mjekëve dhe infermierëve të rinj, braktisja e shumë degëve universitare nga të rinjtë dhe në përgjithësi klima e mosbesimit shoqëror ndaj institucioneve publike.

Në këto kushte, raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë është konfirmim i përvojës dhe shqetësimeve të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe i qëndrimeve dhe aksioneve politike kryesore të Lëvizjes BASHKË. Jehona ndërkombëtare e mllefit dhe pakënaqësisë sonë duhet të shërbejë si një mekanizëm shtesë për të intensifikuar veprimtarinë tonë si opozitë serioze, e ndershme dhe e përkushtuar kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe sistemit të kalbur partiak 30-vjeçar.

KUNDËR MARRËVESHJES RAMA-MELONI! KUNDËR RACIZMIT!
Marrëveshja e nënshkruar nga Edi Rama dhe Georgia Meloni është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. E nënshkruar midis një kryeministreje të ekstremit të djathtë në Itali dhe një kameleoni politik në Shqipëri, marrëveshja cenon sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, duke krijuar zona eksterritorialiteti, e vendos Shqipërinë në pozitë inferiore në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vë në rrezik jetën e emigrantëve që synojnë të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Përvoja e vendeve që kanë marrëveshje të ngjashme me Italinë apo BE, si p.sh. Libia e Tunizia, tregon se sundimtarët autokratë të këtyre vendeve fitojnë mbështetje të pamerituar ndërkombëtare për të vazhduar të shkelin të drejtat e qytetarëve të vendeve të tyre, si dhe të emigrantëve që synojnë të kalojnë tranzit përmes tyre. Çka rrezikon Shqipëria, ndër të tjera, është edhe amnistimi i korrupsionit, kapjes së shtetit dhe autokracisë së Edi Ramës nga faktorët e rëndësishëm evropianë në këmbim të menaxhimit të refugjatëve në vendin tonë.

Duke marrë në konsideratë problemet e mëdha të shtetit të së drejtës në Shqipëri, korrupsionit të administratës publike dhe impaktit të krimit të organizuar, efekti kryesor i internimit të refugjatëve në Shqipëri do të jetë nxitja e krimit të organizuar për të vazhduar trafikimin e tyre në rrugë tokësore drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të intensifikonte ndikimin e organizatave kriminale në sistemin politik shqiptar.

Lëvizja BASHKË është fuqimisht kundër një marrëveshjeje të tillë antikushtetuese dhe nëpërkëmbëse të sovranitetit të shtetit shqiptar, që u shërben si kamerdare politikaneve ekstremiste si Giorgia Meloni dhe pushtetarëve të korruptuar si Edi Rama, duke shkelur njëkohësisht edhe të drejtat e refugjatëve, edhe dinjitetin politik të popullit shqiptar.

Sidoqoftë, Lëvizja BASHKË nuk do të bjerë kurrë në batakun e racizmit dhe ksenofobisë që ka filluar të ushqehet nga ndikues të paprinciptë të opinionit publik.

Emigrantët, ngado qofshin, nuk janë armiqtë tanë.

Emigrantët, ngado qofshin, po i dënojnë duke i sjellë në Shqipëri.

Ne, shqiptarët, një popull që ende jemi të shtrënguar të braktisim vendin tonë për shkak të varfërisë dhe keqqeverisjes, nuk mund të biem pre lajmëtarëve të apokalipsit racist.

Ne, të gjithë bashkë, duhet të luftojmë për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar ekonomikisht, me demokraci politike e shoqërore, me shtet social dhe të së drejtës, që nuk i shndërron qytetarët e vet në kontingjent emigracioni dhe plotëson pa mëdyshje detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare.

TAKIME ME PËRFAQËSUES TË BASHKIMIT EVROPIAN
Përfaqësuesit e Lëvizjes BASHKË Arlind Qori, Mirela Ruko dhe Jani Marka patën mundësi të zhvillonin takime me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel. Mes tyre mund të veçojmë takimin me eurodeputetët Thomas Waitz të Grupit Parlamentar të të Gjelbërve dhe Isabel Santos të grupit parlamentar të Socialdemokratëve. Z. Waitz dhe znj. Santos janë njëkohësisht edhe raportues të Parlamentit Evropian mbi Shqipërinë dhe njohës të mirë të zhvillimeve në vendin tonë.

Me z. Waitz diskutuam gjerësisht për problemet e mëdha politiko-shoqërore të Shqipërisë, për deficitin demokratik, korrupsionin e përhapur në strukturat qeverisëse, por njëkohësisht edhe për arritjet e Lëvizjes BASHKË në më pak se një vit prej themelimit tonë. Fokus të veçantë pati çështja e problemeve mjedisore në Shqipëri, sidomos ndotja e ajrit në Tiranë prej ndërtimeve pa kriter, ndotja e ujërave dhe dëmet e mëdha mjedisore që do të sjellë ndërtimi i aeroportit të Vlorës.

Znj. Santos e informuam për veprimtarinë dhe programin e Lëvizjes BASHKË, sidomos për fushatat tona të Kartës Sociale dhe minimumit jetik. Theks të veçantë vumë mbi organizimin dhe arritjet tona në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale në Tiranë. Znj. Santos na njohu, ndër të tjera, me aksionin politik të Partisë Socialiste të Portugalisë mbi çështjen e sigurimit të të drejtës së strehimit të përballueshëm nga të gjithë qytetarët.

Eurodeputetëve u kërkuam mbështetjen e Parlamentit Evropian për aspiratat demokratike dhe për drejtësi shoqërore të popullit shqiptar, duke i veçuar këto të fundit nga keqqeverisja aktuale dhe gërryerja korruptive e sistemit të vjetër partiak në Shqipëri. Nga ana tjetër, iu siguruam se në Lëvizjen BASHKË do të gjejnë një partner serioz në përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Me z. Waitz dhe znj. Santos u ndamë me dëshirën reciproke për të biseduar sërish në Tiranë në të ardhmen e afërt.

KU ËSHTË FINISHI I KULLAVE?
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË hapën një banderolë në finishin e maratonës së Tiranës, për të denoncuar faktin se ndërtimi pa kriter i kullave po zhduk parqet dhe hapësirat publike, duke e bërë qytetin të pajetueshëm.

Mbi trupat e aktivistëve tanë u hodhën menjëherë dhunshëm policët bashkiakë, të cilët jashtë çdo kompetence ligjore dhe sensi qytetarie tentuan të na mbyllin gojën.

Ne e dimë se ku jetojmë dhe kush na qeveris. Pushtetarët e korruptuar si Erion Veliaj dhe Edi Rama e kanë kthyer Tiranën në kryeqendër të pastrimit të parave dhe degradimit urban. Përmes kullave dhe gangsterëve, ata pasurohen dhe përjetësohen në pushtet.

Po Tirana dhe Shqipëria kanë ende shpresë. Ajo gjendet te ndërgjegjja qytetare dhe gatishmëria për të sakrifikuar në shpalosjen e të vërtetës së hidhur. Lëvizja BASHKË synon të jetë përfaqësuesja e kësaj shprese.

Ju bëjmë thirrje të bashkoheni në aksionet tona në mbrojtje të qytetit dhe vënien e keqbërësve përpara përgjegjësisë!

Takim me aktivistë të Climate ConnAction
Sot Sekretarja Organizative Mirela Ruko, së bashku me disa anëtarë të Këshillit Koordinues të Lëvizjes BASHKË, mirëpritën përfaqësues dhe aktivistë të Climate ConnAction nga rajoni dhe Evropa.

Diskutimi u shtri mbi eksperiencat e angazhimit ndër vite për themelimin e sindikatave, lëvizjen studentore dhe përfshirjen e Lëvizjes BASHKË në çështjet që prekin mjedisin, siç janë rasti i ndërtimit të kullave pa kriter në Tiranë, betonizimi i bregdetit dhe shfrytëzimi pa kontroll i burimeve natyrore, duke e bërë Tiranën dhe Shqipërinë edhe më të pajetueshme për shumicën e  qytetarëve.

Megjithëse jemi një vend i vogël dhe me një ekonomi periferike, ndikimi i ndryshimeve klimatike është i ndjeshëm dhe Lëvizja BASHKË e konsideron mjedisin prioritet të programit dhe veprimtarisë së saj.

Protestë për Statusin e Minatorit
Minatorët, përfaqësues të një prej profesioneve më të vështira dhe më të rrezikshme, kanë dalë për të kërkuar të drejtën themelore të Statusit të Minatorit. Ata janë të armatosur vetëm me zërin e tyre, shpirtin e luftëtarit dhe kërkesat legjitime për një jetë më të mirë.

Pankartat e tyre të ngritura lart përshkruajnë realitetin ku jeton shumica e shqiptarëve: ndërsa pasuritë e popullit vidhen, shumica e qytetarëve po përpiqen të mbijetojnë. Kemi dëgjuar me dhimbje fjalët e një prej minatorëve, i cili ka dhënë 40 vite të jetës së tij për të ndihmuar në ndërtimin e shtetit, dhe sot është i detyruar të përballet me një pension të pamjaftueshëm dhe me barrën e pafund të shpenzimeve mjekësore.

Në fillim të protestës legjitime, forcat e policisë tentuan të pengonin protestën, madje pati raste të ushtrimit të dhunës ndaj minatorëve; aq sa u desh ardhja e një ambulance.

Aktivistët e Lëvizjes BASHKË ishin edhe në protestën e sotme në krah të minatorëve protestues. Ne i mbështesim plotësisht minatorët në kërkesën e tyre për njohjen ligjore të "Statusit të Minatorit" - një status që do t'iu garantonte pension dinjitoz, kontrolle shëndetësore falas, sigurim për familjet e tyre në rast humbjeje jete dhe ilaçe të rimbursueshme. Ky është një borxh i pashlyer i shtetit shqiptar ndaj atyre që kanë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndërtojnë këtë vend me djersën e gjakun e tyre.

Ky është momenti për të treguar përgjegjësi kolektive, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të ndershme, që do të respektojë dinjitetin dhe të drejtat e punëtorëve të nëntokës.

Për një Shqipëri më të mirë, të gjithë duhet të luftojmë #bashkë!

TAKIM ME SOCIALDEMOKRATË ZVICERIANË
Sot në mjediset e Lëvizjes BASHKË pritëm një delegacion nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës ku biseduam rreth ideve dhe angazhimit tonë politik, si dhe situatës së përgjithshme të Shqipërisë.

Minimumi jetik, të drejtat në punë dhe shkollë, çështjet e strehimit dhe sfidat e demokracisë ishin disa nga temat e diskutimit të drejtuar nga Sekretarja Organizative Mirela Ruko, bashkë me anëtaret e Këshillit Koordinues Ariela Zeneli dhe Joana Meraja.

Falenderojmë miqtë socialdemokratë zvicerianë për vizitën duke besuar se solidariteti ndërkombëtar mes forcave progresiste është një ndihmë shtesë në përpjekjen e popujve për drejtësi dhe ndryshime pozitive.

JEPI ZË PROBLEMIT!
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË dolën në disa pika të Tiranës për të biseduar me qytetarët për problemet e qytetit. Qytetarëve u kërkojmë të plotësojnë një pyetësor të thjeshtë që nxjerr në pah problemet kryesore në komunitet, si dhe i informojmë për veprimtarinë e Lëvizjes BASHKË. Qytetarët e shumtë na pritën me interes dhe përkrahje, duke na nxitur të vazhdojmë kësaj udhe.

Qëllimi i këtij angazhimi është që problemet e evidentuara nga qytetarët t'i ngremë në Këshillin Bashkiak nëpërmjet përfaqësues sonë Mirela Ruko. Po ashtu është e rëndësishme që qytetarët të bëhen pjesë e presionit mbi institucionet duke u angazhuar sipas mundësive në veprimtarinë tonë në komunitet.

E sotmja ishte e para e shumë ditëve në mes të qytetarëve të Tiranës.

Gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit u zotuam se do të jemi zëri i fortë dhe i pakompromis i të drejtave dhe interesave të qytetarëve.

Ne e mbajmë fjalën!

NGREMË ZËRIN PËR MINIMUMIN JETIK
Sot qytetarët iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të protestuar për minimumin jetik. Folësit në protestë ishin pensionistë, punëtorë, studentë e qytetarë të profesioneve të ndryshme. Secili e vuri theksin te nevoja për përcaktimin me ligj të të ardhurave që i duhen një njeriu për të plotësuar nevojat bazike.

Po ashtu u theksua padrejtësia flagrante e pagave të larta të deputetëve e ministrave në kushtet ku shumica e pensionistëve nuk siguron dot bukën e ilaçet me pensionet e tyre. Apo kur punëtorët punojnë me një nivel pagash nga më të ulëtat në Evropë.

Lëvizja BASHKË do të këmbëngulë në protesta dhe aksion politik. Ne jemi zotuar përpara 21.000 qytetarëve që na kanë besuar firmën se do të luftojmë parreshtur për një të drejtë kaq bazike.

Ju presim në protestat e ardhshme!

SËRISH NË PROTESTË PËR MINIMUMIN JETIK
Për shoqërinë shqiptare, një prej më të varfrave në Evropë, vendosja e minimumit jetik nuk është një çështje që mund të presë pafundësisht. Nuk mund të vazhdohet më me pensione që s’dalin as për të ngrënë, me paga nga më të ulëtat në Evropë, me ndihmë ekonomike e asistenca për aftësi ndryshe në nivele qesharake.

Gjendja ekonomike e shumicës së popullsisë bëhet sa e rëndë, aq edhe revoltuese kur mendon se sa shumë pasuri kombëtare vidhet e tjetërsohet në Shqipëri. Nafta, kromi, lumenjtë, plazhet, pyjet, parqet, hapësira publike e puna e përbashkët – të gjitha këto përvetësohen nga një klikë pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh. Pasurimi i tyre është shkaku kryesor i varfërimit tonë.

Lëvizja BASHKË e konsideron çështjen e minimumit jetik përparësi të aksionit të vet politik. 21.000 nënshkrimeve të qytetarëve për projektligjin e minimumit jetik do t’u dalim zot çdo ditë të veprimtarisë sonë. Ndaj të hënën, 2 tetor, në orën 17:00 do të ngremë sërish zërin e protestës në hyrje të selisë së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë (në anë të qendrës tregtare Toptani).

Ftojmë në protestë çdo pensionist, punëtor, të papunë, student, profesionist, sipërmarrës të vogël dhe qytetar të ndershëm! Sa më të shumtë të bëhemi, aq më pranë do të jetë dita e vendosjes me ligj të minimumit jetik!

Bashkë për minimumin jetik!

#minimumijetik

LËVIZJA BASHKË DËNON SULMIN VDEKJEPRURËS NDAJ POLICISË SË KOSOVËS
Sot në mëngjes një grup njerëzish të armatosur kanë sulmuar dhe vrarë një polic të Republikës së Kosovës në veri të vendit. Konteksti i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë lë vend të mendojmë se ky akt kriminal është produkt i orvatjeve të njëpasnjëshme të regjimit të Aleksandër Vuçiçit për të destabilizuar Kosovën.

Në raste të panumërta është vënë re se qëllimi i Beogradit zyrtar ka qenë dhe është destabilizimi social si kusht i destabilizimit institucional, dhe anasjelltas, i Republikës së Kosovës.

Lëvizja BASHKË kërkon nga institucionet e Republikës së Shqipërisë ta dënojnë pa rezerva këtë akt kriminal e destabilizues, si dhe të qëndrojnë në krah të institucioneve të Republikës së Kosovës në përpjekjen për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Po ashtu u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve të përfshira në normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë që të shquajnë me objektivitet se cili është burimi i destabilizimit të Kosovës dhe rrezikimit të paqes në Ballkan: mendësia shoviniste e regjimit të Aleksandër Vuçiçit.

BASHKË PËR MINIMUMIN JETIK
Ndërsa deputetët futeshin kokulur në sallën e Kuvendit, qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes BASHKË ngritën zërin e protestës kundër indiferencës qeveritare ndaj projektligjit të minimumit jetik.

Shqipëria e sotme është një nga vendet më të varfra të Evropës, me paga, pensione e ndihmë ekonomike qesharake. Ndërkohë kemi okigarkët dhe pushtetarët më të pasur të rajonit.

Qeveria e sotme ka para për t'i dyfishuar rrogën vetes, për të subvencionuar oligarkët dhe për të shpenzuar në spektakël e luks.

Lëvizja BASHKË do të vazhdojë të protestojë për çështjen e minimumit jetik, si bartëse e vullnetit të 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin.

Minimumi jetik është domosdoshmëri shoqërore!

PROTESTOJMË PËR MINIMUMIN JETIK!
Prej gjashtë muajsh Kuvendi i Shqipërisë shpërfill vullnetin e 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin e minimumit jetik.

Ndërkohë që Shqipëria lëngon nga varfëria dhe braktiset nga rinia, pensionet nuk mundësojnë as mbushjen e barkut, ndihma ekonomike është qesharake dhe pagat janë nga më të ulëtat në Evropë, pushtetarët janë kujtuar t’i dyfishojnë rrogën vetes.

Vendi ynë është i mbërthyer nga korrupsioni dhe zhvatja, nga papërgjegjshmëria dhe krimi, nga mungesa e shtetit zhvillimor e social.

Miratimi i ligjit të minimumit jetik do të ishte oksigjeni ekonomik e social i qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë të varfër ose në rrezik varfërimi. Ai do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e pensionit minimal, pensioneve të invaliditetit, ndihmës ekonomike, asistencës së papunësisë e pagës minimale, si dhe do të ndikonte në vazhdim rritjen e të gjithë shkallares së pagave e pensioneve për t’iu afruar stadit të jetës së dinjitetshme.

Në kushtet ku kemi përpara një pushtet të shurdhër e abuziv, alternativa është një dhe e vetme: PROTESTA.

Të enjten në orën 10:00 Lëvizja BASHKË ju fton të bashkohemi në hyrje të sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar njëzëri miratimin e minimumit jetik.

Minimum jetik tani!

Punë dhe jetë me dinjitet!

EJA NË PROTESTË!

ABUZIMI ME PARATË PUBLIKE NUK KA TË NDALUR
Pjesëmarrja e Presidentit te Republikës Bajram Begaj në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, shpalosi edhe një herë traditën e abuzimit të vazhdueshëm të shtetarëve tanë me paratë publike.

Miq, familjarë, truproja, madje edhe një parukiere, plot 21 emra, do të jenë shpura shoqëruese e Begajt në Nju Jork, duke i kushtuar buxheti disa dhjetëra mijëra dollarë shpenzime të panevojshme.

Shpenzimet e luksit për zyra, vetura, dieta dhe hotele janë prioritare për Edi Ramen dhe ministrat e tij. Jo larg, më 25 maj, deputetët e mazhorancës dhe i gjithë parlamenti votuan unanimisht për ta rritur pagën e tyre në mbi 3 milionë lekë në muaj. Pagat e ministrave, gjykatësve të lartë dhe vetë presidentit u rriten gjithashtu ndjeshëm. Sot po diskutohet rritja e mëtejshme e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq pensionet, asistenca sociale dhe kempet e invaliditetit, ndihma për jetimët dhe shpenzimet për më të varfrit e të pafuqishmit e shoqërisë mbeten nga më të ultat në Evropë. Pagat e punëtorëve, mësuesve dhe nëpunësve të vegjël gjithashtu. Minimumi jetik refuzohet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit.

Lëvizja BASHKË është kategorikisht kundër abuzimit me paratë publike. E kemi dëshmuar këtë parim me fjalë e me vepra. Abuzimi është shenja se hajdutëria e tyre nuk ka më kufi.

PARLAMENTI NUK DO T'IA DIJË PËR VULLNETIN E 21.000 QYTETARËVE
Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që prej ditës kur aktivistët e Lëvizjes BASHKË dorëzuan në Kuvendin e Shqipërisë nënshkrimet e 21.000 qytetarëve për miratimin e ligjit të minimumit jetik. Që prej asaj dite Kuvendi jo vetëm që nuk e ka shqyrtuar projektligjin e hartuar nga ekspertë të ekonomisë dhe ligjvënies, por as ka kthyer përgjigje se kur ky projektligj do të hyjë në agjendën parlamentare.

Ligji i minimumit jetik është një prej shtyllave më të rëndësishme sociale që i mungojnë shtetit shqiptar. Në mungesë të tij, Shqipëria ka një prej niveleve më të ulta të pensioneve dhe ndihmës ekonomike në Evropë. Mungesa e tij ndikon edhe në nivelin e ulët të pagave dhe shërbimeve të tjera sociale.

Shumica qeverisëse nuk ka në plan të merret me shumicën e varfër e të nëpërkëmbur të shoqërisë. Në vend të të drejtave që u takojnë me ligj, kërkon t'i mbajë të varfrit nën presionin e raporteve klienteliste, për t'u blerë votën dhe kërcënuar vullnetin politik.

Qeveria Rama është sy e veshë për interesat e oligarkëve, prej lejeve të ndërtimit për kulla te koncesionet. Ajo është qeveri që i shërben vetëm një pakice numerikisht të papërfillshme të shoqërisë.

Lëvizja BASHKË e ka dhe do ta ketë ngaherë përparësi miratimin e minimumit jetik. Ne do t'i dalim për zot vullnetit të 21.000 qytetarëve që na kanë besuar firmën. Veprimi ynë politik nuk do të rreshtë së ngrituri ndërgjegjen qytetare për të kërkuar këtë të drejtë bazike.

Me aksion politik, protesta dhe çdo veprim demokratik.

PARKUT PO I BËJNË GROPËN
Aktivistët e Lëvizjes BASHKË dëshmojnë se shkatërrimi i parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka avancuar ndjeshëm. Fadromat e kompanisë Nova Construction kanë shkulur pemët dhe po hapin themelet e përbindëshit të radhës prej betoni. Dalëngadalë qytetit do t’i merret fryma dhe qytetarët do të kenë një park më pak.

Këto ditë Lëvizja BASHKË ka dërguar disa shkresa drejt institucioneve përgjegjëse pasi dyshojmë se leja e ndërtimit është dhënë në kundërshti me ligjin. Zvarritja e dhënies së informacionit për procedurat e dhënies së lejes së ndërtimit, përputhjen e saj me planin urbanistik dhe kryerjen e konsultimit me banorët është pjesë e omerta-së mafioze që kërkon të fshehë ndërtimin e kësaj kulle.

Katër protestat e organizuara nga Lëvizja BASHKË për mbrojtjen e parkut e nxorën këtë krim ndaj qytetit në dritën e diellit të vëmendjes publike. Gjithsesi mbrojtja e parkut kërkon më shumë angazhim dhe vetëbesim nga qytetarët. Ndaj i ftojmë të gjithë të ngrenë zërin për këtë goditje të rëndë ndaj jetës urbane, individualisht dhe kolektivisht. Vetëm kësisoj do të mundemi ta transformojmë rezistencën qytetare në një aksion masiv dhe të suksesshëm.

Nëntoka kriminale, oligarkia ekonomike dhe politikanët e korruptuar nuk mund të fitojnë gjithmonë!

PESHQIT E VEGJËL TË SHËNDETËSISË NUK MJAFTOJNË
SPAK-u ka lëshuar disa urdhra - me masa të ndryshme sigurie, dy prej të cilave “arrest me burg” për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn - në lidhje me tenderin e sterilizimit.

Prej tre vitesh SPAK-u ka nisur një hetim në lidhje me këtë tender që u fitua nga Ilir Rrapaj.

Sipas BIRN-it, për më shumë se një dekadë Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh. Kjo kompani me vetëm një të punësuar në Itali arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milion dollarësh.

Procedura e koncesionit 10-vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.

Pak kohë më parë emisioni investigativ i gazetares Klodiana Lala ‘Në shënjestër’ siguroi të dhënat që flisnin për korrupsionin në sektorin e shëndetësisë sa i takon tenderit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikuara. Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur publikisht me superlativa këtë koncesion, duke vënë vazhdimisht në krahasim se si e kishte parë ai gjendjen në shëndëtësi gjashtë vite më parë. Më pas justifikoi koncesionin e sterlizimit të pajisjeve mjekësore duke theksuar se në shëndetësi do të vazhdohet më tej me të njëjtën skemë.

Anëtarët e komisionit që përgatitën studimin e fizibilitetit për koncesionin e sterilizimit i thanë Prokurorisë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë se pse shërbimi duhej dhënë me koncesion.

Prej disa kohësh ish-ministri Beqja e mohonte njohjen me biznesmenin Rrapaj, por pas publikimit nga BIRN-i të disa fotografive të tij me Ilir Rapajn duket se ish-ministri u kujtua.

Ky është skandali i radhës i qeverisë së Edi Ramës, ku qindra miliona euro shkojnë për kompani fantazmë me kapital të dyshimtë dhe shërbime fiktive. Njësoj si me inceneratorët, edhe sterilizimi ka sjellë një dëm prej miliona eurosh që do t’u rëndojë xhepave të popullit më të varfër në Evropë.

Të besosh që e gjithë kjo skemë është sajuar pas krahëve të ish-ministrit Ilir Beqja dhe kryeministrit Edi Rama, është një naivitet i madh. Prandaj Lëvizja BASHKË kërkon që hetimi i SPAKU-t të sjellë përpara përgjegjësisë të gjithë fajtorët. Ne besojmë se kokat e vërteta të këtyre skemave janë Edi Rama dhe Ilir Beqja.

Kjo qeveri, të cilës përditë po i del nga një skandal i ri, duhet të largohet sa më parë.

PROTESTË PËR PARKUN TONË
Sot qytetarë të Tiranës u mblodhën sërish në protestë në mbrojtje të parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ndërkohë që protestonim, ekskavatorët e firmës së ndërtimit vazhdonin të shkatërronin pjesët e mbetura të parkut.

Mes fjalimeve e thirrjeve spikatën kritikat e forta ndaj uzurpimit të hapësirave publike, ndotjes së mjedisit dhe shkatërrimit urban. Korrupsioni dhe ortakëria kriminale mes pushtetarëve politikë dhe okigarkëve ekonomikë po e bën Tiranën qytet të pajetueshëm.

Zëri ynë do të vazhdojë të ngrihet kundër keqbërjes ndaj qytetit dhe degradimit të jetës politike.

BARBARËT KANË NISUR PRISHJEN E PARKUT
Mbrëmë fadromat e kompanisë Nova Construction kanë nisur prishjen e parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Fill pas hakërrimit të Ramës, që i dilte për zot krimit ndaj qytetit, nisi prerja e pemëve dhe përgatitja e truallit për të ngritur përbindëshin më të lartë në qendër të Tiranës.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se pas këtij uzurpimi dhe shkatërrimi është i përfshirë krejt sistemi i vjetër politik. Në radhë të parë Edi Rama dhe Erion Veliaj, bashkautorë të sa e sa krimeve ndaj qytetit. Më tutje Sali Berisha e Ilir Meta, dordolecë politikë pa zë e pa karakter, të blerë nga Rama dhe okigarkët që e rrethojnë.

Mbrojtja e parkut është ende e mundur. Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta ngrejë zërin e protestës dhe do të thërrasë në krah të saj të gjithë qytetarët, jeta e të cilëve po bëhet e padurueshme nga zaptimi i hapësirës publike, zhdukja e parqeve, ndotja e ajrit, kapja e shtetit dhe kriminalizimi i ekonomisë.

Në Shqipëri nuk mund të ketë vend edhe për qytetarët, edhe për krimin e organizuar. O do të fitojmë ne dhe krimi do të kthehet në gjirize, o do të fitojnë ata dhe ne do të marrim gomonet.

Rrugë tjetër s'ka!

PROTESTA NË MBROJTJE TË PARKUT
Qytetarë të Tiranës iu përgjigjën sërish thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të demonstruar kundër ndërtimit të një kulle aty ku sot ka një park.

Në thirrjet e përbashkëta dhe fjalime u denoncua pakti okult midis oligarkëve, qeverisë, gangsterëve dhe opozitës së kompromentuar. Po ashtu u kërkua me ngulm mbrojtja e hapësirës publike, parqeve dhe gjelbërimit.

Lëvizja BASHKË do të vazhdojë t'i nxisë qytetarët në kundërshtimin masiv të këtij projekti asgjësues për qytetin.

Tirana u përket të gjithë qytetarëve të saj!

7 VJET NGA VRASJA E ARDIT GJOKLAJT
Si sot 7 vjet më parë në landfillin e Sharrës u vra në punë adoleshenti Ardit Gjoklaj. Përgjegjësi kryesor i atij krimi është ende në krye të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj ia dha lejen e shfrytëzimit të landfillit një përfaqësuesi të Partisë Socialiste si Edurim Teqja. Madje mburrte publikisht kushtet e punës në landfillin e kobshëm të Sharrës.

Sot, pas 7 vjetësh, krimet e Erion Veliajt dhe Edi Ramës janë thelluar. Në Sharrë do duhej të ndërtohej një incinerator. Janë paguar edhe rreth 100 milionë euro për të. Po asnjë tullë nuk është vënë, ndërkohë që qytetarët vidhen ditë pas dite.

Sot, pas 7 vjetësh, Tirana është bërë qytet më i ndotur, me më pak hapësira publike, më pak parqe, më shumë sëmundje. Oligarkët dhe mafiozët e ndërtimit i kanë shtrirë kthetrat kudo. Rrëmbejnë parqe dhe hapësirë publike, ndërsa në skelat e tyre vdesin punëtorë të çdo moshe. E gjitha kjo nën ombrellën e një omertaje mafioze të mundësuar nga partitë e vjetra dhe mediat e mëdha.

Lëvizja BASHKË ka qenë i pari grupim politik që 7 vjet më parë ka protestuar fuqishëm për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Sot jemi sërish të vetmit që po luftojmë kundër trinomit pushtet politik – oligarki ekonomike – krim i organizuar.

Ne do të luftojmë deri në ditën kur për Arditin do të vihet drejtësi.

Ne do të luftojmë deri kur Tirana dhe Shqipëria të shpëtojnë nga trinomi i të keqes.

(Sonte në orën 20:00 në qendrën sociale Logu i Shkëndijës do të transmetohet dokumentari "Kodrina e vdekjes" e regjisorit Artan Rama, e censuruar nga televizionet e kohës, në të cilën paraqitet afera korruptive që solli vdekjen e Ardit Gjoklajt.)

QYTETARËT DUAN PARKUN
Qindra qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të protestuar te parku i shpërfytyruar në shesh ndërtimi. Banorë të revoltuar të lagjeve aty pranë dhe qytetarë të çdo moshe e profesioni ngritën zërin kundër aktit të fundit të kanibalizmit urbanistik që po kryejnë pushtetarët e sotëm.

Mllefi qytetar sapo ka nisur.

Protesta nuk do të ndalet!

Për një qytet me parqe në vend të përbindëshave prej betoni!

SPAK sekuestroi kompaninë e incineratorit të Tiranës
SPAK sekuestroi sot kompaninë e incineratorit të Tiranës për shkelje të ligjit financiar. Sipas Prokurorisë, kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V” ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë.

Hetimi ka identifikuar Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si pronarët e vërtetë të kompanisë. Qeveria e kryeministrit Edi Rama kishte dhënë tre kontrata koncesionare për ta, dy prej të cilave ishin sekuestruar më herët nga SPAK, ndërsa hetimet për të tretin vazhdojnë. Pronarët e kompanisë ishin regjistruar në Holandë, ndërsa dyshohet se persona italianë dhe francezë ishin fasadë për t'i fshehur ata.

Nga viti 2017 deri në 2021, qytetarët shqiptarë paguan kompaninë rreth 7.9 miliardë lekë në tarifa koncesionare dhe depozitim. Deri në gusht të vitit 2023 fusha e mbetjeve të Tiranës, sipas BIRN, mund t'u kenë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 100 milionë euro.

Hetimet nuk mund të konsiderohen të plota nëse nuk arrijnë tek Erion Veliaj, si hartuesi i skemës së incineratorit të Tiranës dhe Edi Rama si shefi i madh i të tre incineratorëve.

Këto miliona euro që kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve mund të ishin përdorur për vendosjen e minimumin jetik, ndërtimin e spitaleve apo shkollave të reja.

Këto nuk janë vetëm krime ekonomike, por shprehëse të një sistemi fund e krye të korruptuar e çnjerëzor, fundi i të cilit duhet sjellë një orë e më parë.

LUFTA IMAGJINARE MIDIS OLIGARKËVE TË TRANSPORTIT PUBLIK DHE BASHKISË SË TIRANËS
Sot në mëngjes i ashtuquajturi Union i Transportit Publik, një shoqatë që bashkon pronarët privatë të linjave të transportit publik urban, nxori një deklaratë ku linte të kuptohej se do të reduktonte numrin e autobusëve në Tiranë. Ata kërkojnë nga bashkia më shumë subvencione. Pak orë më vonë kryetari famëkeq i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërcënoi pronarët e linjave private me heqje licence në rast të ndërprerjes së shërbimit.

Kjo kontradiktë në dukje midis oligarkëve dhe Bashkisë fsheh abuzimet e shumta dhe shkeljet e kontratës që të parët bëjnë, me ndihmën e të dytës, ndaj qytetarëve të Tiranës. Pas kësaj shtirjeje fshihet rritja e pajustifikuar e subvencioneve publike ndaj monopolistëve privatë.

Kujtojmë se çdo ditë operatorët privatë shkelin detyrimet e tyre kontraktuale, pa u hyrë gjemb në këmbë. Më konkretisht:

Asnjë nga linjat e Tiranës nuk është e pajisur me një sistem GPS/SIT, që raporton në kohë reale vendndodhjen dhe shpejtësinë me të cilin udhëton autobusi, ndonëse ky është detyrim kontraktual i operatorëve privatë (GPS) dhe detyrim i përbashkët me Bashkinë (SIT). (nenet 7-8 të kontratës)

Në asnjë nga stacionet e autobusëve nuk janë vendosur tabela të informimit të udhëtarëve për oraret e shërbimit, edhe ky detyrim i operatorëve privatë. (neni 7)

Në të shumtën e rasteve, në autobusët e Tiranës nuk hapet kondicioneri, çka e dëshmojnë ankesat e pafundme të qytetarëve dhe konfliktet e tyre të vazhdueshme me punonjësit e autobusëve, shkelje kjo e nenit 10 të kontratës midis operatorëve privatë dhe Bashkisë.

Së bashku me Bashkinë, operatorët privatë kanë shkelur detyrimin e përbashkët të financimit dhe implementimit të sistemit të biletës elektronike.

Përveç këtyre, bazuar në një kërkesë që i kemi dërguar më herët Bashkisë Tiranë, rezulton se operatorët privatë të autobusëve vetëm në vitin 2022 janë subvencionuar me 136 000 000 lekë (të reja), shifër kjo që një zot e di se si është llogaritur dhe pse duhet të ekzistojë, pasi në kontratë bashkia nuk ka asnjë detyrim për të subvencionuar subjekte private fitimprurëse.

Gjithë kjo që po ndodh ditët e fundit në Tiranë është një inskenim për të përligjur zhvatjen e mëtejshme të buxhetit të qytetarëve të Tiranës duke rritur subvencionimin e operatorëve privatë monopolistë, të ndarë midis oligarkëve ekonomikë dhe gangsterëve të rëndomtë. Po ashtu është një mënyrë për të përligjur rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve.

Siç e patëm theksuar edhe gjatë fushatës së Lëvizjes BASHKË për Tiranën, zgjidhja përfundimtare e transportit publik në Tiranë është rivendosja në menaxhim publik e linjave të transportit urban, ndërtimi i korsive të dedikuara të autobusëve, zgjerimi i politikave mbështetëse për shtresat në nevojë dhe përmirësimi i kushteve të punës dhe shërbimit në autobusë.

Ata që janë mësuar të hyjnë në ortakëri korruptive me oligarkët e transportit nuk mund të kenë as guximin dhe as kapacitetin për t’u dhënë zgjidhje problemeve të transportit publik në Tiranë.

KUVENDI I MBYLL PUNIMET PA DISKUTUAR PËR PROJEKTLIGJIN E MINIMUMIT JETIK
Që në datën 30 mars aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin e nënshkruar nga 21.000 qytetarë për vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri. Pavarësisht nënshkrimeve të kaq shumë qytetarëve dhe këmbënguljes së Lëvizjes BASHKË, Kuvendi jo vetëm që nuk e ka futur në agjendën e punimeve këtë projektligj, por deri më sot nuk ka kthyer përgjigje se në ç’muaj a vit të këtij shekulli ka ndër mend të respektojë iniciativën ligjvënëse dhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë.

Në vend të diskutimit të projektligjit të minimumit jetik, Kuvendi ka qenë i zënë me punë “jetike” si dyfishimi i pagave të deputetëve e ministrave, si dhe ka vazhduar tradita e kotësisë së debateve parlamentare.

Miratimi i ligjit të minimumit jetik do të sillte efekte të drejtpërdrejta në rritjen e të ardhurave të shtresave më të varfra të shoqërisë. Sipas përllogaritjeve tona, nuk do të kishte më pensione minimale prej 8.000-lekësh, por të paktën prej 20.000 lekësh. Po ashtu do të rriteshin zinxhir të gjitha pensionet e tjera, të cilat llogariten mbi bazën e pensionit minimal, duke nisur nga rritja me të paktën 50% e pensioneve të invaliditetit.

Ligji i minimumit jetik do të rriste ndjeshëm ndihmën ekonomike, duke i mundësuar çdo familjeje me një anëtar të paktën 20.000 lekë më muaj.

Ligji i minimumit jetik do të sillte për pasojë edhe rritjen e pagës minimale, duke kontribuuar kësisoj në motivimin e punëtorëve dhe uljen e emigrimit të forcës punëtore.

Po shumica parlamentare ka të tjera përparësi. Duhet të orvatet të fshijë gjurmët e skandaleve të pandalshme korruptive – nga inceneratorët te fondet për bujqësinë, nga ortakëria me krimin e organizuar tek uzurpimi i pasurive publike nga oligarkët. Një qeveri e tillë nuk meriton të rrijë asnjë ditë më shumë në krye të vendit.

Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta trajtojë me përparësi çështjen e minimumit jetik. Organizimi ynë anembanë Shqipërisë do të japë shumë shpejt efektet e duhura në mobilizimin e qytetarëve në protesta dhe aksione kundër korrupsionit, për drejtësi shoqërore dhe, në radhë të parë, për miratimin e ligjit të minimumit jetik.

GJIROKASTRA, QYTETI I TURIZMIT FANTAZMË
Gjirokastra është një nga qytetet më të reklamuara nga propaganda qeveritare si vend me lulëzim të turizmit. E vërteta që po konstatojnë sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË është ajo e një qyteti me pak turistë, pavarësisht përpjekjeve të rëndësishme të qytetarëve dhe bizneseve të vogla. Shohim po ashtu se qyteti është zbrazur nga të rinjtë, pjesa më vitale e shoqërisë.

Si i gjithë vendi, Gjirokastra ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, që ndërthur turizmin dhe industrinë ushqimore, industritë e reja dhe bujqësinë. Sikundër nevojitet mëkëmbja e universitetit dhe shërbimeve publike.

Aktivistët e Lëvizjes BASHKË po bisedojnë me qytetarët e Gjirokastrës për të përhapur idetë dhe programin tonë, që janë në antipod me korrupsionin dhe dritëshkurtësinë e qeverisjes aktuale.

Nesër do të jemi në Gjirokastër për takimin e radhës.

VLORA DUHET TA BRAKTISË TË 'MAJTËN' E OLIGARKËVE DHE TË KORRUPTUARVE PËR TË MAJTËN E VËRTETË: LËVIZJEN BASHKË
Pas dy ditësh në rrugët e qytetit të Vlorës, ashtu siç e lyp tradita e tubimeve të Lëvizjes BASHKË, u mblodhëm në lulishten "Tre racat" me qytetarë të të gjitha moshave dhe kategorive.

Ne synojmë t'u marrim mbrapsht oligarkëve paratë që i kanë zhvatur shqiptarëve nëpërmjet taksimit më të lartë të pasurisë së tyre dhe rritjes së pagave për punëtorët, tha aktivisti Jani Marka. Ne gjithashtu duam të demokratizojmë marrëdhënien midis qytetarit dhe shtetit, punëtorit dhe pronarit, pacientit dhe mjekut si e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë të jetueshme, shtoi ai.

Një qytetar shqiptar sot është pothuajse i paatdhe: ai nuk mund të blejë shtëpi, ai nuk mund të shkojë me pushime, ai punon vetëm për t'u ushqyer, deklaroi aktivisti Klodi Leka, i cili shtoi se: Partia Socialiste nuk është e majtë. Ajo nuk është parti as e punëtorit, as e të riut, as e fshatarit, por një parti e të korruptuarve dhe oligarkëve.

Mirela Ruko, sekretare organizative, tha se aktivizmi në rrugë, duke ndaluar te çdo njeri, duke trokitur në çdo derë, duke luftuar me pesimizmin në çdo bisedë dhe duke besuar te solidariteti me njëri-tjetrin është rruga që do të çojë në ndryshime të mëdha e pozitive në Shqipëri.

Kurse Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes BASHKË, tha se Vlora ka qenë një referencë e rëndësishme e edukimit të tij politik, që nga revolucioni i 1924 në literaturë, te solidariteti me grevën e studentëve të "Ismail Qemalit" si gjimnazist më 1997. Ai deklaroi se sot Vlora, ashtu si mbarë Shqipëria, rrezikohet nga korrupsioni qeveritar, emigrimi i të rinjve dhe zaptimi i pasurisë publike nga oligarkët.

Vlora është qyteti i parafundit i turit tonë kombëtar. Nga nesër do të jemi në Gjirokastër.

GËZUAR BAJRAMIN E MADH TË GJITHË BESIMTARËVE MYSLIMANË!
Bajrami i Madh është festa që kremton fundin e një muaji përplot sakrifica ku besimtari, duke refuzuar tundimet e trupit, purifikon shpirtin e tij. T’u rezistosh joshjeve të mishit dhe të dynjallëkut, për shumë mistikë islamë, është rruga që shpie më afër Krijuesit.

Bajrami ka edhe një kuptim tjetër, atë të bashkimit në solidaritet të shtresave të ndryshme shoqërore. Në tridhjetë ditë agjërim, i pasuri mëson se ç’do të thotë të jesh i uritur, i shëndetshmi se ç’do të thotë të jesh i pamundur, i hareshmi se ç'është vuajtja.

Prandaj edhe ky Bajram, përveç gëzimit në familjet tona, urojmë të ketë sjellë sa më shumë reflektim për paqe, drejtësi dhe dashuri për njëri tjetrin!

Lëvizja BASHKË u bashkohet besimtarëve myslimanë në festimin dhe urimin e kësaj dite të shënuar të rrugëtimit drejt virtytit dhe solidaritetit mes njerëzve!

TAKIM I FRYTSHËM ME PËRFAQËSUESIT E MERA25
Sot një grup përfaqësuesish të Lëvizjes BASHKË u takuan në Athinë me përfaqësuesit e partisë parlamentare të së majtës greke MERA25, të kryesuar nga ish-ministri i Financave të Greqisë dhe një prej intelektualëve më të rëndësishëm evropianë Janis Varufakis.

Gjatë takimit diskutuam për situatat politiko-shoqërore përkatëse në Shqipëri e Greqi, duke vënë në dukje të përbashkëtat dhe dallimet në to. Rëndësi ka, në të dyja vendet, përpjekja e lëvizjeve shoqërore për t'iu kundërvënë oligarkisë ekonomike dhe një sistemi të korruptuar politik.

Fokus të veçantë në bisedën tonë mori çështja e emigrantëve shqiptarë në Greqi, të drejtave të tyre të nëpërkëmbura dhe mundësive për të avancuar statusin e tyre në shoqërinë greke. Mësuam me kënaqësi që në programin e MERA25 shtrohet me përparësi çështja e luftës kundër racizmit dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, si dhe propozimi që çdo emigrant në Greqi të ketë të drejtë të fitojë shtetësinë greke pas dy viteve qëndrim në vend.

Në fund të takimit, kryetari i MERA25 shprehu publikisht mbështetjen e tij për kandidimin e Lëvizjes BASHKË në Bashkinë e Tiranës.

#ArlindQori

#LëvizjaBASHKË

#BashkëPërTiranën

NIS ME ENTUZIAZËM FUSHATA E LËVIZJES BASHKË
Sot në sallën Black Box të Universitetit të Arteve nisi rrugëtimi elektoral i Lëvizjes BASHKË. Qindra qytetarë shprehën mbështetjen e zjarrtë për programin dhe kandidatët e Lëvizjes BASHKË.

Gjatë takimit mund të shquhen fjalimet e kandidatëve Mirela Ruko, Redi Muçi, Rexhina Elmazi, Klodi Leka, Bora Mema, Albina Ruko dhe Arlind Qori. Secili përcolli përvojën e vet me qytetin dhe aktivizmin, duke vënë gishtin në plagët e qytetit dhe mundësitë e transformimit të tij.

Lëvizja BASHKË do të jetë zëri i guximshëm i shumësisë së qytetarëve të Tiranës. Ne do të luftojmë që Tirana të bëhet qytet i jetueshëm, me parqe e hapësira publike, me shërbime publike cilësore dhe zhvillim ekonomik të qendrueshëm.

#ArlindQori NR.1

#LëvizjaBASHKË NR.36

#BashkëPërTiranën

GËZUAR PASHKËT BESIMTARËVE ORTODOKSË!
Sakrifikimi për të mirën e përbashkët dhe shëlbimi përmes ringjalljes ishte mesazhi i Krishtit.

“Në fillim erdhën flatrat, më pas erdhi Engjëlli” – shkruan Niko Kazanxaqi. “Në fillim erdhi dëshira për liri. Liria nuk ekzistonte, por befas, nga thellësitë e errëta të skllavërimit, një njeri lëvizi krahët e tij të lidhur me zinxhirë shpejt, dhunshëm – njësoj si të ishin flatra; e më pas një tjetër, e një tjetër, e në fund i gjithë populli. Ky është një moment i madh e i tmerrshëm që po kalojmë. Dëshira për liri është bërë e padurueshme; flatrat po përplasen vrullshëm; çlirimtari po vjen.”

Lëvizja BASHKË u bashkohet në festë dhe urim bashkëqytetarëve tanë ortodoksë në këtë ditë të shënuar. Bashkë mund t’ia dalim të ndërtojmë një jetë shoqërore të begatë e të virtytshme, në liri, solidaritet e respekt reciprok.

GËZUAR PASHKËT!
Sot bashkëqytetarët tanë katolikë festojnë një nga ditët më të shënuara të vitit. Në historinë e krishterimit Pashkët bartin domethënien e shpresës që lind pas kalvarit të sakrificave për të vërtetën dhe të drejtën, e ngadhënjimit mbi vdekjen dhe robërinë.

Jeta dhe veprimtaria e Jezu Krishtit janë shembull i përpjekjes për drejtësi shoqërore. Çka reflektohet edhe në mesazhin e Papa Françeskut më 20 shkurt të këtij viti: “Drejtësia shoqërore kërkon që ne të luftojmë kundër shkaqeve të varfërisë: pabarazisë dhe mungesës së punës, tokës dhe banesës; kundër atyre që shkelin të drejtat shoqërore e të drejtat në punë; si dhe kundër kulturës që sjell nëpërkëmbjen e dinjitetit të të tjerëve.”

Në këtë ditë të shënuar Lëvizja BASHKË i uron përzemërsisht besimtarët katolikë: Gëzuar Pashkët!

EDI RAMA NUK MUND TË TALLET
Sot, Edi Rama ishte në një fasoneri në Kamëz duke bërë fushatë elektorale dhe duke goditur përsëri sindikalizmin në Shqipëri.

Ai u tha grave të fasonerive se qeveria bashkë me ministren do të do të përpiqen të zëvendësojnë "sindikatat fantazmë" dhe të rrisin akoma më shumë pagat.

Problemi është se të sindikatat "fantazma" janë bishta pikërisht të qeverisë Rama, siç e kanë treguar veten gjatë grevave të minatorëve dhe naftëtarëve. Ndërkohë që prej vitesh, me sakrifica të panumërta, punëtorët kanë arritur të ngrenë një sërë sindikatash të reja e serioze, të cilat deri më tash kanë ndjerë në kurriz kërcënimet e pronarëve të mëdhenj dhe indiferencën kriminale të shtetit. Këtyre sindikatave u frikësohet Edi Rama, jo puthadorëve të korruptuar që i ka në përbërje të strukturave të Partisë Socialiste, ose sivëllezërve të tyre të PD.

Lëvizja BASHKË, në solidaritet me punëtorët dhe sindikatat e vërteta mes tyre, nuk do të lejojë që fati i punëtorëve të varet nga qejfet e pazaret e Edi Ramës dhe minstrave të tij.

Ne duhet të bashkohemi sepse askush nuk do të na falë asgjë. Atë që mund të na japin sot, pa organizim, mbas zgjedhjeve do të na e marrin prapë.

Vetëm të bashkuar kemi për të fituar!

DËNOJMË SULMIN NDAJ MEDIAS
Në orët e para të mëngjesit opinioni publik është tronditur nga vrasja e punonjësit të sigurisë Pal Kola dhe sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar Top Channel. Ky akt kriminal i dyfishtë duhet hetuar deri në fund, duke nxjerrë përpara ligjit të gjithë përgjegjësit dhe nxjerrë në dritë motivet dhe qëllimet e tij.

Punonjësit e medias dhe roli i saj si përçuese e të vërtetës janë në kërcënim të disafishtë. Ndërkohë që, siç ndodh rëndom në një vend të qeverisur nga logjika korruptive e kriminale, viktimat e para të krimit janë punëtorët e thjeshtë.

Lëvizja BASHKË i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit Pal Kola dhe shpreh solidaritetin e saj me të gjithë gazetarët dhe punonjësit e Top Channel-it.

LËVIZJA BASHKË NË ZGJEDHJET E 14 MAJIT
Sot Lëvizja BASHKË depozitoi pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rreth 5600 nënshkrime për të kandiduar për kryetar bashkie dhe këshill bashkiak të Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Përveç kandidimit të Arlind Qorit për kryetar bashkie, lista e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka në përbërje pedagogë, ekspertë, përfaqësues punëtorësh nga sektorë të ndryshëm, përfaqësues të komuniteteve sociale, të pensionistëve, studentëve etj.

Tirana është një qytet i larmishëm dhe ne duam të sigurojmë që të gjithë të kenë akses në të njëjtat mundësi dhe burime, pavarësisht nga prejardhja e statusi shoqëror.

Ne besojmë se përfaqësuesit tanë janë të kualifikuar për të drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe zotohemi se do të jemi të përkushtuar të punojmë pa u lodhur në dobi të qytetit.

Ju faleminderit për kohën dhe konsideratën tuaj!

Mezi presim të fitojmë mbështetjen tuaj.

#BASHKËPËRTIRANËN

GËZUAR DITËN E NEVRUZIT!
Dita e Nevruzit është festa më e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Kjo ditë simbolizon ardhjen e pranverës, gjallërimin e jetës dhe hovin e shpresës; mbizotërimin e të mirës ndaj të keqes, të resë ndaj të vjetrës. Po ashtu, Nevruzi është një ditë harmonie ndërfetare.

Urojmë që kjo ditë të shërbejë si reflektim e motivim që këto tipare të virtytshme t'i materializojmë edhe në jetën shoqërore, për të kthyer shpresën, gjallërinë dhe gëzimin - kaq të domosdoshme në këtë moment historik të shoqërisë sonë.

Gëzuar dhe mbarësi!

E DREJTA VIHET NË VEND
Përpara pak minutash Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë duke vendosur ta detyrojë Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë Lëvizjen BASHKË si parti politike me të drejta të plota në zgjedhjet e 14 majit.

Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, e shumëpritur nga mbi 5000 qytetarë që kanë nënshkruar që ne të marrim pjesë në zgjedhje.

Paligjshmëria dhe padrejtësia do të kishte një fund. Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjygjtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it.

Kjo nuk është fitore vetëm për ne, aktivistët e Lëvizjes Bashkë. Është fitore për çdokënd që do të jetë si ne, në pozitën tonë në të ardhmen. Kjo është fitore për qytetarët shqiptarë, pluralizmin politik, për aq pak demokraci sa kemi në Shqipëri. Ne demokracinë duhet ta mbrojmë, duhet ta zgjerojmë, duhet ta fuqizojmë dhe ky vendim është një ogur i mirë në këtë rrugë.

Ne do të nisim fushatën zgjedhore për pak ditë në bashkinë e Tiranës. Unë ju premtoj që do të jetë fushata më e pazakontë, më e fortë dhe më shpresëdhënëse që është parë ndonjëherë në këto 30 vite pluralizëm në Shqipëri.

#BASHKËPËRTIRANËN

NESËR VENDOSET NËSE LËVIZJA BASHKË DO MARRË PJESË NË ZGJEDHJE
Pas shumë peripecish e zvarritjesh burokratike, nesër në orën 15:00 mbahet seanca e Kolegjit Zgjedhor ku do të vendoset nëse Lëvizja BASHKË do të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit si subjekt politik.

Në fillim ishte Agron Zhukri, i cili e caktoi seancën për njohjen e subjektit tonë një ditë pas afatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas presionit të opinionit publik, ai u zëvendësua dhe njohja nga gjykata u bë më 2 mars.

Më pas ishte Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ që – edhe pse dokumentacionin e depozituam në kohë – zgjodhi ta interpretojë ligjin sipas interesit të Edi Ramës, duke na e refuzuar regjistrimin në zgjedhje me pretendimin se vendimi i gjykatës nuk ishte i formës së prerë.

Sot, 15 ditë më pas, Gjykata e Tiranës shpalli njohjen e subjektit politik Lëvizja BASHKË me vendim të formës së prerë. Këtë vendim ne nesër do ta paraqesim në hallkën e fundit vendimmarrëse: në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor të Gjykatës Administrative të Apelit.

Ne shpresojmë se trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor do të bëjë drejtësi duke e hedhur poshtë vendimin e KQZ dhe duke e regjistruar Lëvizjen BASHKË në zgjedhje.

Cilido qoftë vendimi, me mbështetjen e 7000 qytetarëve të Tiranës ne do të kandidojmë në këto zgjedhje, si subjekt politik ose si kandidat i pavarur.

Ky është një hap i parë, që të gjithë bashkë jemi zotuar të hedhim, në rrugëtimin tonë drejt Shqipërisë që ëndërrojmë.

Bashkë do t’ia dalim!

KUR TË VIJNË MENDTË, S’T’I HANË AS QENTË
Dje Edi Rama ka folur përpara biznesmenëve të sektorit fason duke i rënë kambanës së alarmit të pagave të ulëta dhe largimit në masë të forcës punëtore nga Shqipëria. Foli edhe për telendisjen në punë të shtunë e të diel të grave punëtore. Ta dëgjoje pa e njohur, do të mendoje se ishte ngjallur Lenini.

Mirëpo Edi Rama nuk është bërë dje kryeministër. Ka thuajse një dekadë që ushtron pushtet absolut. Kështu që është mirë të kujtojmë disa nga “arritjet” e këtij kokorroçi në lidhje me punën dhe punëtorët.

1. Pak kohë pas ardhjes në pushtet, Edi Rama shkriu Ministrinë e Punës. Një sinjal i fortë se për qeverinë e tij puna dhe punëtorët nuk do të kishin fare rëndësi.

2. Gjatë qeverisjes së tij mesatarja vjetore e të vdekurve në punë është mbi 30 vetë. Në shumicën e rasteve faji i ngarkohet viktimës. Kur duhet të përfundojë ndokush në burg, zakonisht ai që e pëson është një mbikëqyrës i dorës së tretë. Pronarin e madh, sidomos nëse është oligark, nuk e gjen gjë. Madje media i fsheh emrin.

3. Në vitet e sundimit të tij tentativat e punëtorëve për t’u organizuar në sindikata janë luftuar jo vetëm nga punëdhënësit, por edhe nga shteti. Rast emblematik është fati i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Fill pas krijimit të sindikatës, oligarku Samir Mane pushoi nga puna katër drejtuesit kryesorë të sindikatës. Qeveria u reshtua me oligarkun, ndërsa media nuk pipëtiu. Sindikata u godit rëndë. Sot shumë prej qindra minatorëve themelues të asaj sindikate kanë marrë rrugët e kurbetit.

4. Në vitin 2015, gaztori që na sundon mburrej përpara investitorëve italianë se në Shqipëri nuk kishte sindikata. Prandaj mund të vinin të investonin lirisht pasi askush nuk do t’u kërkonte hesap për trajtimin çnjerëzor të punëtorëve. Pasoja? Lexo fjalinë e parë të postimit!

5. Në vitin 2021, ndërsa vizitonte një fasoneri në Shkodër, Rama i sugjeronte pronarit që të merrte punëtorë nga Bangladeshi sepse ata, ndryshe nga punëtorët shqiptarë, punojnë fort dhe nuk merren me thashetheme. As kanë dëngla për liri-demokraci. Gënjeshtër – poshtërim – racizëm! Po sulltanit gjuhëgjatë nuk i bëhet vonë.

6. Në dy-tre vitet e fundit - për shkak të kushteve të padurueshme të punës, pagave të ulëta, mungesës së pushimeve, punës në të zezë, shtypjes së lirisë sindikaliste dhe anësisë korruptive të shtetit - punëtorët shqiptarë kanë ikur nga sytë këmbët, sa në Gjermani e në Angli. Përpara këtij “votimi me këmbë”, qeveria e guakëve të korruptuar nuk ka asnjë përgjigje. Ose më saktë, e vetmja përgjigje që ka janë batutat e TikTok-ut.

7. Rritja e pagës minimale kohët e fundit sjell efekte të drejtpërdrejta vetëm për punonjësit më të keqpaguar të administratës publike. Në sektorin privat, ku Maliqi është përmbi kushtetutën, jo më ligjin, një pjesë e pagës jepet në të zezë. Për më tepër, inspektimet nuk shërbejnë për të vënë drejtësinë në vend, por thjesht për të marrë haraç inspektori patronazhist.

Afërmendsh, Shqipëria do të vinte në këtë ditë. Pa sindikata, pa të drejta e dinjitet në punë, me qeveri e administratë të korruptuar, me sipërmarrës dritëshkurtër, katastrofa mund të vononte, por s’do të harronte. Sot fajtorët nuk mund ta fshehin fajin pas retorikës. Ata duhen vënë përpara përgjegjësisë. Një orë e më parë!

- Arlind Qori, aktivist dhe kryetari i Lëvizjes BASHKË.

15 VJET NGA GËRDECI
Shpërthimi që u mori jetën 26 njerëzve në tragjedinë e Gërdecit është padyshim një nga ato ngjarje që lënë gjurmë të thella në memorien kolektive.

15 vjet kanë kaluar, por makutëria e politikanëve dhe oligarkëve nuk është mpakur, e njësoj si atëherë edhe sot, për hir të fitimeve ata janë të gatshëm të sakrifikojnë jetë njerëzish.

Gërdeci ishte mina e Shkëlzen Berishës që i plasi në dorë Sali Berishës, teksa Edi Rama i binte shpatullave të ish-kryeministrit si për të thënë se këtë parehati e ndanin të dy.

Dhe padyshim që e ndanin të dy, pasi partneri i Shkëlzen Berishës – Mihal Delijorgji – ishte njëkohësisht edhe partner i Edi Ramës.

15 vjet më pas, Shkëlzen Berisha shijon jetën e tij mondane, Mihal Delijorgji ndan paratë e pallateve me Edi Ramën, ndërsa Sali Berishës i ka humbur vula.

15 vjet më pas, për jetët e 26 njerëzve të pafajshëm nuk ka asnjë përgjegjës.

KAS-i VAZHDON LOJËN E EDI RAMËS DHE ERION VELIAJT
Në shtetin e Maliqëve nuk mund të ketë drejtësi. Sot KAS-i përsëriti paligjshmërinë e Gjykatës së Tiranës dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke vendosue me shumicë votash kundër regjistrimit të Lëvizjes BASHKË si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit.

Nga sa na u komunikua, vendimi i KAS-it është marrë me shumicë votash. Ne dyshojmë fort se ata që kanë votuar kundër nesh kanë qenë tre përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Pse këta përfaqësues të Partisë Socialiste, që nuk janë njerëz të ligjit por të Maliqit, të Maliq Ramës, përsëri si Maliq Celibashi, votojnë kundër regjistrimit të Lëvizjes BASHKË?!

Pse nuk duan t'ia dinë për argumentet?!

Pse nuk duan t'ia dinë për ligjin?!

Pse nuk duan t'ia dinë për Kodin Zgjedhor?!

Pse nuk duan t'ia dinë për Ligjin e Partive Politike?!

Çfarë e frikëson Edi Ramën dhe Erion Veliajn?!

Ata kanë frikë nga një lëvizje politike e vërtetë. Ata kanë frikë nga njerëz të ndershëm, të organizuar, me ideale, me programin e duhur, që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën.

Kjo është paligjshmëria e tretë që i bëhet Lëvizjes BASHKË dhe është fund e krye politike. Ata që na mohojnë të drejtën nuk kanë as çerek argumenti, nuk kanë as minimumin e bazës ligjore, thjesht ashtu u intereson. Thjesht ashtu i kanë urdhëruar ata që u japin rrogën, ata që i kanë vënë në këto poste, ata që u premtojnë lloj-lloj privilegjesh.

Ne i kemi kundër institucionet e korruptuara, por kemi pro ligjin dhe popullin e Tiranës dhe Shqipërisë.

Nga sot aksioni ynë politik do të intesifikohet për mbledhjen e 7 mijë nënshkrimeve. Na gjeni në katër pika: Biblioteka Kombëtare, Zogu i Zi, Pedonalja dhe Parku Rinia.

Bashkë do t'ia dalim!

#BASHKËPËRTIRANËN

SHQIPËRIA NUK KA LIRI POLITIKE
Sipas Freedom House Report, për vitin 2022 Shqipëria nuk ka bërë hapa para sa i përket lirive politike dhe të drejtave civile.

A është për t’u habitur ky vëzhgim, kur viti 2023 nisi me pengesat burokratike të institucioneve gjyqësore dhe shtetërore për njohjen dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të një subjekti të ri në skenën politike – Lëvizjes BASHKË?

Një muaj më parë Transparency International e la Shqipërinë në vendin e 101 sa i përket nivelit të korrupsionit. Sa për krahasim, Kosova në vitin 2020 renditej në vendin e 104, ndërsa në vitin 2022 u ngjit në vendin e 84.

Ndërkohë shqiptarët përbënin numrin më të lartë të azil-kërkuesve në Britaninë e Madhe për vitin 2022.

Gjyqtarë të korruptuar e funskionarë të diskredituar po bëjnë çmos për të na penguar sepse ata – ashtu si ne – e dinë: ne përfaqësojmë të gjithë ata shqiptarë që rebelohen kundër këtij sistemi kleptokratik.

Ne jemi zëri që u bën thirrje të rinjve në prag të dëshpërimit që të mos largohen, por të na bashkohen.

Ne e dimë se #bashkë do t’ia dalim.

ERION VELIAJ PENGON KANDIDIMIN E LËVIZJES BASHKË
Pas vonesave për njohjen e subjektit nga gjykatësi Agron Zhukri, pas pengesave të sajuara nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për regjistrimin në zgjedhje, është administrata e Erion Veliajt që po tenton të pengojë mbledhjen e firmave për kandidimin e Arlind Qorit për kryetar bashkie në Tiranë.

Bashkia Tiranë e ka refuzuar kërkesën tonë për përdorimin e hapësirave publike për mbledhjen e firmave për kandidim – të depozituar në zyrat e bashkisë më 22 shkurt – me pretendimin absurd se nuk janë vënë në dijeni 25 ditë para nisjes së aktivitetit.

Kjo nuk është hera e parë që funksionarë të bashkisë tentojnë të pengojnë aktivitetin e Lëvizjes BASHKË. Kërcënimet e policëve të bashkisë ndaj aktivistëve tanë janë kthyer në një ritual të përditshëm. Me shkresën e ditës së sotme, bashkia zyrtarisht na refuzon mbledhjen e firmave.

Kjo nuk është hera e parë që ne dorëzojmë një kërkesë formale për mbledhje firmash në hapësira publike. Këtë gjë e kemi bërë për peticione e nisma ligjore, e gjithmonë përgjigjja ka qenë pozitive. Kjo është hera e parë që kjo e drejtë na mohohet.

Ne akuzojmë personalisht Erion Veliajn se po pengon një kandidat që të garojë kundër tij në zgjedhjet e 14 majit. Ne zotohemi se nuk kemi për të lëvizur nga pikat ku mbledhim firma dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që kontribuojnë me nënshkrimin e tyre.

#BASHKËPËRTIRANËN

KQZ NUK REGJISTRON LËVIZJEN BASHKË
Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në kundërshtim me ligjin, frymën dhe germën e tij, vendosi mosregjistrimin e Lëvizjes BASHKË në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk donte t'ia dinte për nenin 64 të Kodit Zgjedhor, nuk donte t'ia dinte për faktin se Lëvizja BASHKË ka qenë viktimë e një padrejtësie nga gjykata e Tiranës në tejkalimin e çdo afati. Madje nuk donte t'ia dinte as për precendentin që vetë ka vendosur në vitin 2019 duke regjistruar Bindjen Demokratike në kushte edhe më të pafavorshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot lau duart si Pons Pilati dhe bëri një nga atentatet më të rrezikshme ndaj demokracisë dhe pluralizmit në këto 30 vitet e fundit.

Ky mund të jetë haraçi që Lëvizja BASHKË duhet të paguajë sepse ka qenë kundër të gjithë elitës politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Po kjo nuk na bën të dorëzohemi. Ne do ta apelojmë këtë vendim të padrejtë dhe në një mënyrë ose në një tjetër, me solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, Lëvizja BASHKË do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 14 majit, pavarësisht maliqëve dhe maliqërisë së të gjithë të pushtetshmve e të korruptuarve të sotëm.

#BASHKËPËRTIRANËN

Lëvizja BASHKË deklaratë për 7 Marsin.
100 vjet më parë Migjeni shtronte dilemën: më mirë Sokrat i vuejtun, apo derr i kënaqun. Sot, më 7 mars, ditën e mësuesit, ne këtë dilemë ua shtrojmë burokratëve të ministrisë së arsimit.

A është më mirë për ju, ministra e zv. ministra, drejtorë drejtorish e inspektorë të arsimit, që në shkollat tona të japin mësim sokratët e vuejtun nga pasioni për dijen, apo derrat militantë-partish që shoqërojnë të rinjtë nëpër mitingje elektorale?

E nëse roli i mësuesit është të ndriçojnë mendjet e reja, përse të rinjtë tanë enden si të verbër në mes të katër rrugëve? E nëse roli i mësuesit është që përmes dijes t’u hapë të rinjve horizontet e lirisë, përse padija sot të rinjve u hap vetëm horizontet e emigrimit.

Ndër shekuj dija ka qenë privilegji i të paktëve. Përse sot që ajo është mundësia e të shumtëve, fëmijët detyrohen ta bëjnë mësimin me dy turne? A mos vallë barku juaj ende nuk u ngop nga kullat, sa të gjendet një hapësirë edhe për shkollat?

Ku janë laboratorët e kimisë e të biologjisë, që zgjojnë kureshtjen për të njohur botën? Ku janë palestrat e kalitjes fizike e të skalitjes mendore? Përse te të rinjtë në Shqipëri arsyetimi kritik ia ka lënë vendin mpirjes para ekranit të celularit?

Përse puna e mësuesit në Shqipëri shpërblehet më pak se në çdo vend tjetër të rajonit? Përse arsimi universitar në Shqipëri financohet më pak se në çdo vend tjetër të rajonit?

Përse, o burokratë, në Shqipëri 7,000 fëmijë kanë braktisur shkollat fillore e të mesme për të nxjerrë bukën e gojës? Përse po boshatisen bankat e universiteteve? A e ndjeni ju veten përgjegjës, o derra të kënaqun?

E nëse – në fjalët e Isak Njutonit – individi ia del “të vështrojë përtej” për shkak se ka qëndruar “mbi shpatullat e gjigandëve”, ju o minj i keni dënuar të rinjtë tanë që ngelen përherë çilimij.

Gëzuar 7 marsin, ditën e Sokratëve!

NJË TRAGJEDI E PARALAJMËRUAR - SOLIDARITET ME POPULLIN GREK
Qeveria shqiptare e ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare për hir të 57 viktimave në shtetin fqinj të Greqisë, pas përplasjes së dy trenave të linjës Selanik-Athinë. Thuajse të gjithë viktimat deri më tani janë studentë, teksa 56 të tjerë konsiderohen të humbur.

Lëvizja BASHKË shpreh solidaritetin e sinqertë me familjarët e viktimave – mes të cilëve edhe dy bashkëkombasit tanë – për këtë tragjedi njerëzore.

Megjithatë, dita e sotme për fqinjët tanë nuk është vetëm ditë zie, por edhe ditë protestash masive. Kryeministri Qiriakos Micotaqis e cilësoi aksidentin si një “gabim njerëzor”, por për protestuesit kjo tragjedi ishte e paralajmëruar preh kohësh, ky ishte “një krim i cili nuk do të harrohet.”

Prej vitesh tashmë sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë akuzuar qeverinë për shkurtimin e buxhetit për investime të domosdoshme në hekurudha, reduktimin e stafit, për pajisje të vjetruara, infrastrukturë të dëmtuar dhe sinjalistikë të papërshtatshme.

Ndërmarrja shtetërore e hekurudhave në Greqi u privatizua në kulmin e krizës ekonomike që kaploi vendin në dekadën e shkuar. Një faktor përcaktues në keqfunksionimin e hekurudhave ishte copëtimi i shërbimeve në shumë duar kompanish private, qëllimi i vetëm i të cilave ishte fitimi sa më i lartë.

Një situatë e tillë privatizimesh masive në dëm të së mirës publike nuk është e panjohur për shqiptarët. Mjafton të kujtojmë këtu privatizimin e uzinës së rafinerisë së naftës në Ballsh e cila pas privatizimit u plaçkit deri sa në fund iu vu ruspa. Një shembull tjetër është privatizimi i transportit publik në Tiranë, që me çmimin e lartë, vonesat, tejmbushjen, e deri me aksidentet e shpeshta – fatmirësisht deri tani pa viktima – është kthyer në një makth të vazhdueshëm për qytetarët.

Një shtet i shëndoshë është ai që merr përgjegjësinë për shërbime publike cilësore e të sigurta.

Solidaritet me popullin grek!

VAZHDOJNË PRESIONET DHE PROVOKIMET - PËRGJEGJËS ERION VELIAJ
Pas vonesave me njohjen ligjore nga ana gjykatësit Agron Zhukri, kësaj radhe është policia e Erion Veliajt që përpiqet të pengojë procesin e mbledhjes së firmave.

Teksa aktivistët e Lëvizjes BASHKË u stacionuan përballë Bibliotekës Kombëtare dhe mirëprisnin qytetarët për të firmosur, dy policë bashkiakë u afruan me pretendimin se nuk kishim leje për atë hapësirë publike.

Edhe këtë herë, si me afatet e gjykatës, Lëvizja BASHKË ka respektuar të gjitha procedurat ligjore duke aplikuar për leje. Është Bashkia Tiranë ajo që – si përherë – është në shkelje të afatit të përcaktuar duke mos e shpallur lejen e kërkuar.

Policët e Erion Veliajt pretenduan se ne duhet të largoheshim deri në momentin kur shefit të tyre t’i donte qejfi që të shpallte lejen. E sikur të mos mjaftonte presioni i tyre, thirrën edhe Policinë e Shtetit.

Këto manovra të ulëta të hyzmeqarëve të Veliajt sigurisht që u pritën me vendosmërinë tonë për të mos lëvizur.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e të tilla provokimeve por të na bashkohen pranë Bibliotekës Kombëtare – sot e përditë deri në orën 18:00 – për të firmosur për kandidimin e një subjekti të ri partiak të cilit ia ka frikën dhe tenton ta pengojë mbarë establishmenti politik.

Bashkë mund t’ia dalim!

KRIM MAKABËR DHE I PËRSËRITUR NDAJ GRAVE
Sot, një kriminel vrau dy gra dhe plagosi tre të tjera, ndërkohë që dyshohet edhe për një viktimë të tretë. Ajo çka e bën më të tmerrshme ngjarjen është fakti që krimineli ishte dënuar më herët për vrasjen e një gruaje dhe përdhunimin e një tjetre. Çka e bën më ulëritëse është fakti që një keqbërës i tillë është liruar nga burgu nga zyrtarë shtetërorë të papërgjegjshëm.

Sot, nuk vrau vetëm një kriminel. Sot, vrau një shtet i tërë i korruptuar deri në palcë.

Jeta, siguria dhe të drejtat e grave dhe vajzave sot në Shqipëri janë të rrezikuara jo vetëm nga keqbërësit dhe papërgjegjshmëria shtetërore, por edhe nga një frymë e përhapur në shoqëri që justifikon dhunën ndaj gruas dhe i nënçmon gratë.

Duhet t'i themi ndal vrasjes së grave!

Dënim maksimal për fajtorët dhe përgjegjësit e çdo krimi me bazë gjinore!

Barazi edhe gjinore!

LËVIZJA BASHKË DO TË KANDIDOJË NË BASHKINË E TIRANËS
Mbrëmë, mes qindra anëtarëve dhe mbështetësve, Lëvizja BASHKË shpalli publikisht pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale, përkatësisht në Bashkinë e Tiranës. Pavarësisht se paligjshmëritë e një gjykatësi të komanduar politikisht synojnë të na pengojnë, ne kemi vullnetin dhe të gjitha mundësitë që të kandidojmë në zgjedhjet lokale, duke mos lënë asnjë instancë ligjore pa u apeluar dhe duke ushtruar të gjithë presionin qytetar e kushtetues për t’i shtrënguar institucionet që të zbatojnë ligjet e vendit.

Në takimin e djeshëm, përpara se dhjetëra qytetarë të merrnin fjalën dhe të jepnin sugjerimet e tyre, Lëvizja BASHKË paraqiti shtyllat e programit të saj për kthimin e Tiranës në një qytet të jetueshëm. Po ashtu shpalosëm strategjinë tonë të shndërrimit të përpjekjes për Tiranën edhe në një model politik që nesër do të rrëzojë sistemin e kalbur politiko-ekonomik në fuqi dhe do t’i ndërrojë faqen vendit.

Kandidati i Lëvizjes BASHKË për kryetar të Bashkisë së Tiranës do të jetë Arlind Qori, me profesion pedagog i shkencës politike, aktivist prej 12 vjetësh dhe prej dhjetorit të vitit të shkuar edhe bartës i përgjegjësisë së kryetarit të Lëvizjes BASHKË.

Pasi të sigurojmë njohjen dhe regjistrimin e partisë nga gjykata dhe KQZ, do të bëjmë publike edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Që sot paradite ne jemi në rrugën përballë Bibliotekës Kombëtare për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve që do të na mundësojnë realisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Në ditët në vijim do të mund të na gjeni edhe nëpër lagje dhe pika të tjera takimi brenda qytetit.

E vetmja fuqi që kemi është mbështetja dhe solidariteti i qytetarëve.

BASHKË PËR TIRANËN!

#BASHKËPËRTIRANËN

FILLOI MBLEDHJA E NËNSHKRIMEVE
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË nisën mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për të kandiduar në Tiranë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pritja e qytetarëve ishte mbresëlënëse. Të rinj e të moshuar, punëtorë e profesionistë, gra e burra nënshkruan dhe na inkurajuan për hapin që po hedhim.

Rruga jonë është e duhur dhe e gjatë. Atë do ta përshkojmë hap pas hapi me të gjithë qytetarët e ndershëm të Tiranës e të Shqipërisë.

Ju presim nesër e çdo ditë përpara Bibliotekës Kombëtare!

#BASHKËPËRTIRANËN

NUK DORËZOHEMI
Padrejtësinë që po i bëhet mijëra qytetarëve – bashkëthemelues të Lëvizjes BASHKË – e kemi adresuar edhe në këto institucione:

1. Z. Flamur Kapllani, zv.Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Z. Ilirjan Celibashi, Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

3. Z. Artur Metani, Kryetar i Inspektoriatit të Lartë të Drejësisë.

4. Z. Donald Xhelili, Kancelari i Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë.

5. Z. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

6. Zyrave të OSBE në Tiranë.

7. Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

8. Ambasadës amerikane.

9. Ambasadës zviceriane.

10. Ambasadës suedeze.

11. Ambasadës gjermane.

Frika e partive të vjetra për t’u përballur me një subjekt të ri politik, i ka vënë në lëvizje ingranazhet e institucioneve të korruptuara për na nxjerrë pengesën e radhës. Ne nuk jemi ndalur më parë, e nuk do të ndalemi as tani!

Përpjekja për të shporrur këtë klasë të kalbur politike është e gjatë dhe e mundimshme, por ne besojmë se #bashkë do ia dalim!

BASHKË PËR TIRANËN!
Paligjshmëria dhe pengesat burokratike nuk do ta ndalin hapin tonë. Lëvizja BASHKË është themeluar si vullnet i mijëra qytetarëve. Ajo synon të nxisë pjesëmarrjen dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve, duke përfaqësuar ide politike e shoqërore emancipuese.

Zgjedhjet lokale të 14 majit janë dita vendimtare për të nisur kthesën e madhe që i nevojitet Shqipërisë. Pika nevralgjike e saj do të jetë Tirana. Ndaj, pavarësisht bllokimeve dhe ndërhyrjeve korruptive, Lëvizja BASHKË do të dalë në fushëbetejën elektorale për t’u dhënë qytetarëve alternativën e munguar deri më sot.

Të nderuar bashkëqytetarë! Asgjë nuk mund të arrihet pa angazhimin dhe mbështetjen tuaj. Ju bëjmë thirrje të bashkoheni në zanafillën e rrugëtimit tonë zgjedhor!

Ditën e hënë, ora 18:00, te salla Unesco e Muzeut Historik Kombëtar.

Me forcën që na jep solidariteti dhe hallet e përbashkëta, të gjithë BASHKË!

GJYKATA E TIRANËS PO PENGON LËVIZJEN BASHKË NË MËNYRË TË QËLLIMSHME
Gjykata e Tiranës qëllimisht po pengon regjistrimin e Lëvizjes BASHKË si parti politike. Më konkretisht, gjykatësi Agron Zhukri është duke thyer çdo afat ligjor të njohjes së një partie.

Dokumentet për regjistrimin e Lëvizjes BASHKË janë dorëzuar në datën 9 janar të vitit 2023. Sipas nenit 13 të ligjit të partive, gjykata ka maksimumi 30 ditë kohë për të shpallur vendimin. Ky 30 ditësh ka mbaruar që në datën 9 shkurt. Sot që po flasim kanë kaluar shumë ditë nga tejkalimi i afateve ligjore.

Për ironi, gjykata ka vendosur një afat të padenjë për regjistrimin e Lëvizjes BASHKË sepse seancën e kanë vendosur në datën 7 mars, një ditë pas kalimit të afatit që ka vendosur KQZ-ja për regjistrimin e partive. Praktikisht Gjykata e Tiranës nuk do të lejojë regjistrimin e Lëvizjes BASHKË si subjekt elektoral në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Kjo është e paligjshme. Kjo është e pandershme. Kjo është e pacipë. Dhe mbi të gjitha është skandaloze.

Në 32 vjet pluralizëm në Shqipëri asnjë partie, asnjëherë, nuk i është ndaluar regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja.

Fakti që gjykata dhe gjykatës të papërgjegjshëm, fakti që pushtetarë të korruptuar kanë frikë nga Lëvizja BASHKË, kanë frikë nga një alternativë e re, tregon shumë për ata, por tregon edhe për karakterin dhe natyrën e Lëvizjes BASHKË.

Gjithsesi ne nuk do të heqim dorë. Ne e dimë që kemi mbështetjen e një mase të madhe qytetarësh. Prandaj ne do të përdorim të gjitha mjetet që na lejon ligji, kushtetuta dhe angazhimi qytetar, për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij viti.

Shqipëria ka nevojë për një kurs të ri. Shqipëria ka nevojë për një transformim të madh. Ky kurs i ri dhe ky transformim i madh do të nisë nga Tirana.

Lëvizja BASHKË do të jetë me çdo kusht në zgjedhjet lokale dhe e gjithë ngrehina e kalbur administrative, politike dhe gjyqësore e Shqipërisë do të dorëzohet para vullnetit të mijëra qytetarëve që kanë nënshkruar dhe janë bërë bashkëthemelues të Lëvizjes BASHKË.

BASHKË

GËZUAR DITËN E PAVARËSISË KOSOVË!
"Për herë të parë për Kosovën kam dëgjuar prej tim eti. Duhet të kem qenë në klasë të parë ose pak më herët. Ndoshta në vitin 1987 ose 1988. Asokohe Radio Televizioni Shqiptar transmetonte vetëm katër orë (18:00 deri në 22:00) programe televizive, gjatë të cilave unë isha i interesuar vetëm për Rubrikën Sportive dhe filmat humoristikë me Olion e Stelion. Gjithsesi në moshën kur fëmija pyet për gjithçka, kushedi pse më shkoi mendja ta pyesja tim atë për historinë e shqiptarëve. E kisha kuptuar, me gjasë nga transmetimet sportive, se bota përbëhej nga shumë popuj. Ende e mbaj mend shpjegimin e tij duke ecur në trotuarin që të çon drejt Liceut Artistik. Shqiptarët vinin nga ilirët dhe sot banojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Por Kosova ishte e pushtuar nga Jugosllavia prej shumë vitesh. Toni i zërit të tij më bëri të kuptoja se kjo ishte një padrejtësi e madhe.

Dy-tri vjet më vonë, me gjasë në vitin 1990, RTSH (që të gjithë e quanin thjesht Tirana) transmetonte një dokumentar të cilit ia mbaj mend edhe titullin “Kosova në shtatë kohë”, edhe përmbajtjen. (Ka vite që e kërkoj, por nuk e gjej kurrkund në hapësirë virtuale). Në të paraqitej historia e vuajtjeve dhe shtypjes së popullit të Kosovës, por edhe e rezistencës së paepur të tij. Më është ngulitur në mendje një skenë kur një burrë (ose djalë), i mbërthyer nga disa milicë, u shpëton nga duart atyre duke i goditur dhe vrapon i lirë. Në ato ujëra im vëlla, ca më i vogël se unë, fiksoi në dokumentar ngritjen e dy gishtave gjatë demonstratave të rinisë kosovare dhe nisi ta përsëriste si gjest me shokët e pallatit (duke u ngrirë gjakun prindërve).

Me kalimin e viteve e njoha mjaft më shumë historinë e Kosovës. Kuptova koklavitjet e historisë, kontradiktat e brendshme dhe kontekstin ndërkombëtar. Njoha edhe shumë shokë, shoqe e miq nga Kosova. Për shkak të tyre, sa herë shkoj në Prishtinë ndihem si në Tiranë, në kuptimin e familjaritetit të vendeve e të njerëzve. E prapëseprapë më duket se e gjithë kjo pasuri njohurish dhe përvojash njerëzore nuk do të ishte e mundur pa ato dy histori të vogla të fëmijërisë.

Sot Republika e Kosovës feston 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një pavarësi që ka ardhur pas një pafundësie sakrificash – të vrarësh, të sakatuarish, të burgosurish e të nëpërkëmburish – të pjesës më vitale të popullit të Kosovës: rinisë, punëtorëve, fshatarëve, intelektualëve e gjithkujt që nuk ka mundur ta durojë jetën në robëri. Në fund të shekullit XX Kosova ishte i vetmi vend në Evropë ku ndërthurej logjika kolonialiste e një shekulli më parë me elementë të aparteidit. I vetmi fat i popullit të Kosovës, që mjerisht nuk e gëzojnë ende popuj të tjerë që jetojnë në robëri, ishte përkimi i rezistencës popullore me një konfigurimin gjeopolitik të volitshëm.

Që prej themelimit të saj Republika e Kosovës gjendet në trysninë e shtetit më reaksionar dhe shovinist të Ballkanit, Serbisë. Synimet e saj për ta copëtuar e destabilizuar Kosovën shpallen botërisht. Mjerisht, pikërisht se gjeopolitika është raport forcash dhe interesash, që me të drejtën në rastin më të mirë kanë një marrëdhënie tangente, sot institucionet e Republikës së Kosovës gjenden nën një trysni ndërkombëtare të pashembullt për të pranuar një ndarje etnike dhe disfunksionale të vendit.

Gjithsesi 17 shkurti është ditë historike. Ajo është simboli i shtetësisë dhe mëvetësisë së popullit të Kosovës. Afërmendsh, pavarësia politike është kusht i përparimit shoqëror, por jo i vetmi. Një popull ia del të bëhet vërtet i lirë kur lufton për demokraci dhe drejtësi shoqërore. E kjo luftë nuk ka mbarim asnjëherë. Sidoqoftë, njëzet a më shumë vitet e fundit kanë treguar se shoqëria kosovare ka ndërtuar një infrastrukturë protestash dhe rezistence që shumë nga vendet e Ballkanit do ta kishin zili. Në radhë të parë Shqipëria.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!"

- Shkruan Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes BASHKË.

SOLIDARITET ME POPUJT E TURQISË DHE SIRISË
Sot në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë. Numri i të vdekurve deri në këto momente i ka kaluar 2000 vetët, shumica prej tyre në Turqi. Pamjet që vijnë nga terreni janë ngjethëse. Ndërkaq punonjësit e shpëtimit duket se po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar sa më shumë njerëz.

Përmasat e kësaj katastrofe janë mjaft më të mëdha se ato të tërmetit që goditi Shqipërinë në vitin 2019. Asokohe Turqia ishte ndër vendet e para që iu gjend pranë Shqipërisë, ndërkohë që populli i Sirisë prej vitesh lëngon nga lufta civile.

Lëvizja BASHKË shpreh nga larg solidaritetin me popullin turk dhe sirian në këtë ditë të kobshme, duke shpresuar që numri i viktimave të mos shtohet, si dhe të plagosurit dhe njerëzit e traumatizuar të marrin sa më parë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

Po ashtu u bëjmë thirrje institucioneve të shtetit shqiptar që të dërgojnë sa më parë punonjës të emergjencave në zonat e prekura nga tërmeti për të ndihmuar sa të jetë e mundur në procesin e shpëtimit.

SOLIDARITETI NUK NJEH KUFIJ!

MBI GJYSMË MILIONË PUNËTORË NË GREVË NË BRITANINË E MADHE
Mbi 500 mijë punëtorë, mes të cilëve shoferë autobusësh e trenash, pedagogë universitetesh e mësues gjimnazesh, nëpunës civilë dhe punonjës aeroportesh, iu bashkuan grevës së ditës së djeshme. Sipas organizatorëve, ky është mobilizimi më i madh i dekadës së fundit.

Arsyeja e grevës së përgjithshme janë pagat e punëtorëve që kanë ngelur në vend prej disa vitesh, ndërkohë që inflacioni është rritur ndjeshëm. Shumica e trenave në Britani u paralizuan, teksa u mbyllën rreth 85 shkolla.

Organizimi i grevës së përgjithshme ka për qëllim t’u rikujtojë atyre që qeverisin se kush e bën në të vërtetë shoqërinë që të funksionojë. Ata janë punëtorët, si në Britani ashtu edhe kudo tjetër.

Kjo grevë dhe mobilizim shoqëror do të ishte i pamundur pa organizimin e punëtorëve në sindikata të fuqishme.

Në Shqipërinë tonë, mjerisht, shumica dërrmuese e punëtorëve nuk janë të organizuar për shkak të presionit të madh të pronarëve dhe mosfunksionimit të shtetit si arbitër mes palëve. Kujtojmë këtu se pak vite më parë kryeministri Rama u mburrej investitorëve të huaj se në Shqipëri nuk kishte sindikata.

Kësisoj në Shqipëri një punëtor i shfrytëzuar e i keqpaguar në punë, i hipën gomones për në Britani. Ndërsa pronari i fasonerinë në Krujë i bën thirrje shtetit që të ndalë skllevërit e tij pakistanezë që janë arratisur pa lejen e tij.

Punëtorët shqiptarë, të krahut e të mendjes, kanë një zgjedhje për të bërë: ose do të emigrojnë e Shqipëria do të kthehet gradualisht në një vend të skllavërisë moderne (si në Katar), ose do të organizohen në sindikata për të fituar të drejta për veten e tyre, duke transformuar në rrugë e sipër mbarë shoqërinë.

Në çdo hap të organizimit sindikal, Lëvizja Bashkë ka qenë dhe do të jetë përherë në anën e punëtorëve.

#Bashkë mund t’ia dalim!

SHQIPËRIA ËSHTË E ZHYTUR NË KORRUPSION
Gangrena kronike e shoqërisë sonë – korrupsioni – u evidentua përsëri nga raporti i Transparency International. E si mund të ndodhte ndryshe?

Në një vend ku oligarkët nuk i hyjnë më as garës së tenderimit, por i fitojnë favoret me ligj të posaçëm apo me PPP.

Në një vend ku çdo punë në administratën shtetërore këmbehet me mijëra euro.

Në një vend ku mediat dhe portalet kontrollohen nga të njëjtët oligarkë që pastrojnë paratë e drogës në ndërtim.

Në një vend ku korrupsioni është kthyer në zakon, deri aty sa kryeministri korrupton zyrtarët e huaj.

Shqipëria ngeli edhe këtë vit "në vend numëro" duke u renditur në vendin e 101. Sa për krahasim, Kosova në vitin 2020 renditej në vendin e 104, ndërsa në vitin 2022 u ngjit në vendin e 84.

Pa e shporrur njëherë e mirë këtë kastë politike hajdutësh, vendi ynë do vazhdojë të vuajë nga ky kalbëzim i përhershëm ku ligjin e bëjnë sahanlëpirësit.

EDI RAMA DUHET TË HETOHET PËR KORRUPSION DHE ABUZIM ME DETYRËN
Ditët e fundit shtypi amerikan po hedh dritë mbi një skandal korruptiv të një funksionari të lartë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), në të cilin është i lidhur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhënia e tij me Charles McGonigal-in tregon për akte korruptive të natyrës ekonomike e politike. Sipas shtypit amerikan dhe dokumenteve hetimore të botuara deri më sot, Edi Rama dyshohet si ushtrues i ndikimit të paligjshëm mbi institucionet amerikane dhe si premtues i licencave preferenciale për kompani të kërkimit të naftës të lidhura me McGonigal-in dhe, përmes tij, edhe me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Deri më sot Edi Rama është justifikuar për çdo vartës të tij të dënuar si ndihmës i trafikantëve (Saimir Tahiri), të implikuar në skandalin e inceneratorëve (Vangjush Dako, Alqi Bllako e Arben Ahmetaj), sikundër edhe për afera të tjera korruptive ku implikohen Ilir Beqaj dhe Damian Gjiknuri. Në të gjitha rastet, ai ka pretenduar se përgjegjësia është individuale dhe ai vetë nuk kishte gisht, ndonëse ka qenë eprori i tyre dhe përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë dhe korrektesës institucionale. Sot ai është përgjegjës në vetën e parë, i dyshuar nga drejtësia amerikane dhe i denoncuar nga shtypi amerikan.

Edi Rama duhet hetuar një orë e më parë nga organet e prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen që të mos ndikojë me pozitën e kryeministrit në zhvillimin e hetimeve ndaj tij.

Ne e dimë që Edi Rama është i korruptuar fund e krye. Kemi denoncuar ndër vite të gjitha reformat abuzive, koncesionet plaçkitëse dhe praktikat korruptive të qeverisë së tij. Mirëpo sot ajo që dimë të gjithë është marrë vesh dhe po vërtetohet në mbarë botën.

Shqipëria nuk meriton një kryeministër si Edi Rama.

PRESIONI NDËRKOMBËTAR NDAJ ALBIN KURTIT ËSHTË I NJËANSHËM
Qeveria e Republikës së Kosovës po gjendet nën një trysni ndërkombëtare mbytëse në lidhje me procesin e negociatave me Serbinë. Pika më e nxehtë është ndarja administrative me karakter etnik e vendit, si dhe niveli i autonomisë të bashkësisë së komunave serbe. Pa dashur të hyj në detajet e koklavitura të çështjes, është mirë të sqarohen disa fakte e parime elementare:

1. Historia e popullit të Kosovës është përplot masakra, shpërngulje masive, aparteid, burgosje, persekutime e diskriminim që regjimet e njëpasnjëshme shoviniste të Beogradit kanë ushtruar në intensitete të ndryshme gjatë shekullit XX.

2. Sot Serbia, fatkeqësisht, udhëhiqet nga e njëjta frymë politike shoviniste e patronizuese ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

3. Sot Kosova udhëhiqet nga një forcë politike që, pavarësisht rezervave, është përfaqësuese e shumicës së popullit të saj dhe ka karakter përparimtar.

4. Presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe veçanërisht ndaj kryeministrit Albin Kurti, është i njëanshëm, i padrejtë dhe i ka kaluar caqet e diplomacisë së shëndetshme. Në këtë kontekst, thirrja nga ambasada amerikane e një takimi me të gjithë faktorët politikë e shoqërorë në Kosovë, përveç përfaqësuesve të qeverisë, është skandaloze dhe të lë vend të dyshosh për minimin e një qeverie të ligjshme e legjitime.

5. Minoriteti serb në Kosovë duhet të gëzojë të gjitha të drejtat që u njihen sot minoriteteve në vendet më të përparuara. Ndoshta edhe diç më shumë, duke marrë parasysh kontekstin. Po rregullimi institucional i organizimit të tyre nuk mund të cenojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe karakterin e tij si shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

6. Çdo proces negociator duhet të ketë për pikëmbërritje njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e shtetit të Serbisë.

7. Mjerisht në Shqipëri asnjë faktor politik nuk po flet, madje as po mërmërin, për situatën aktuale në Kosovë. Edi Rama duket që vepron në të kundërt të drejtave të popullit të Kosovës ca “për inat të sime vjehrre”, ca për oportunizëm politik. Pseudo-opozita, që ka për borxh të valëvisë 100 herë në ditë flamurin kombëtar dhe t’i vizatojë kufijtë e Shqipërisë etnike deri në Panoni, s’pipëtin.

Kur në vitin 2021 Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Kosovë, unë nuk mbajta asnjë qëndrim publik. E kam pasur gjithnjë zët të hidhesha në karron e fitimtarit. Sidomos kur shihja asokohe se nuk mbeti parti, partizë a grupth pa i thurur lavde Albin Kurtit dhe VV, me shpresën budallaqe se suksesi politik është sëmundje ngjitëse. Por sot nuk mund të rri pa ngritur zërin për popullin e Kosovës dhe përfaqësuesit e tij legjitimë.

- Shkruan Arlind Qori, Kryetar i Lëvizjes BASHKË.

JO SHKATËRRIMIT TË LAGUNËS VJOSË-NARTË
Sot aktivistë të Lëvizjes BASHKË i janë bashkuar protestës së banorëve dhe aktivistëve mjedisorë të PPNEA për të kundërshtuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës në lagunën Vjosë-Nartë.

Ndërtimi i këtij aeroporti shkatërron mjedisin e lagunës Vjosë-Nartë, e cila është zonë e mbrojtur, dhe ka risk të lartë për fluturime, sepse është e populluar me shpendë të rëndë.

Pas këtij projekti fshehen disa afera të mëdha.

Edhe pse kanë filluar ndërtimet, akoma nuk është dhënë një leje ndërtimi, leje mjedisore dhe VNM-ja është plagjiaturë që nuk tregon rreziqet e vërteta. Edhe kësaj here qeveria po tenton ta vendosë publikun përpara faktit të kryer, duke ndërtuar aty ku nuk lejohet, e pastaj të heqë statusin e zonës së mbrojtur, siç ndodhi në rastin e Butrintit.

Behgjet Pacolli dhe kompania turke që do marrin në administrim aeroportin, sipas kontratës, do ta kenë fitimin e garantuar për 10 vitet e para nga qeveria. 138 milionë euro do të shkojnë për kompanitë private edhe sikur mos të fluturojë asnjë avion. Pse duhet të paguajnë qytetarët shqiptarë për diçka që as qeveria e as privatët nuk e dinë nëse do të funksionojë?!

Me ndërtimin e këtij aeroporti, Shefqet Kastratit, sipas nenit 3 të amendametit të vitit 2016, i shtyhet koncesioni i aeroportit të Rinasit me 0.5 vite për çdo vit që këto aeroporte operojnë, ashtu siç ndodhi edhe me hapjen e aeroportit të Kukësit. Sepse aeroporti "Nënë Tereza" ka ekskluzivitetin në 100 km vijë ajrore dhe, si për çudi, kantieri i Nartës është fiks 100 km largësi nga Rinasi.

Me ndërtimin e aeroportit dhe heqjen e statusit si zonë e mbrojtur, zaptuesve të bregdetit do t'u hapet rruga për ndërtime resortesh në Karavasta e Nartë, e vetmja zonë e cila deri tani i ka mbijetuar barbarizmit dhe oreksit të oligarkëve.

Argumentet që përdor qeveria se ky aeroport do të zhvillojë zonën e do të hapen mijëra vende pune, është një mashtrim për të justifikuar grabitjen e trojeve publike. Sepse tashmë Shqipëria ka një rast, si ai i aeroportit të Kukësit, ku përveçse zona nuk u zhvillua pothuajse fare prej aeroportit, kushtet në punë ishin aq të vështira sa Meriman Gashi, 35 vjeç, humbi jetën në atë kantier.

Të vetmit që përfitojnë nga ky aeroport janë oligarkët, të cilët do të marrin disa milionë më shumë dhe tokë publike. Kurse ata që humbasin janë banorët e zonës dhe taksapaguesit, të cilëve edhe këtë herë u kërkohet të mbushin xhepat e të pasurve që nuk po ngopen.

Duhet të jemi të gjithë bashkë për të ndaluar privatizimin e vendit tonë, jo vetëm në Nartë, po kudo ku publikja po përdorët në kurriz të publikut.

21 JANARI, DITA E NJË KRIMI TË PANDËSHKUAR DHE E NJË HIPOKRIZIE TË PAKUFISHME
Si sot 12 vjet më parë armët e shtetit vranë katër qytetarë të pafajshëm: Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Protestohej kundër qeverisë së Sali Berishës për 7-përqindëshat e Ilir Metës. Thirrësi i protestës Edi Rama i braktisi protestuesit që në minutat e para, duke u fshehur kushedi se ku.

Sot, pas 12 vjetësh, nuk ka drejtësi për qytetarët e pushkatuar.

Sot ende shteti vret qytetarë: kujtojmë të riun Klodian Rasha.

Sot korrupsioni ende vret qytetarë: kujtojmë vdekjen e djaloshit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Sot përgjegjësit e këtyre krimeve i fyejnë viktimat me hipokrizinë e tyre.

Sot Shqipëria është një vend akoma edhe më i sfilitur nga hajdutët me pushtet, grykësia e oligarkëve, varfëria dhe pabarazia ekstreme.

Sot Shqipërisë i mungon drejtësia.

E vetmja rrugë për ta mëkëmbur vendin është bashkimi ynë rreth ideve të reja e emancipuese.

Sot, jo nesër.

MBI 2 MILIONË FRANCEZË PROTESTOJNË KUNDËR RRITJES SË MOSHËS SË PENSIONIT
𝐍𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐚: ditën e djeshme Parisi pa të vërshonin në sheshet e qytetit mbi 400 mijë protestues, Marseja rreth 100 mijë, Tuluzi 50 mijë, e kështu me radhë në 200 qytete të mëdha e të vogla të Francës. Protestat paralizuan transportin në mbarë vendin.

𝐀𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚: me dhjetëra sindikata, më e madhja ndër të cilat CGT, kanë shpallur grevën e përgjithshme në Francë, pas propozimit të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Nuk bëhet fjalë vetëm per rritjen e moshës me 2 vjet, por mbi të gjitha bëhet fjalë për privatizimin e sistemit social francez (pensionet, asistenca sociale, etj.).

𝐒𝐡𝐢𝐟𝐫𝐚𝐭: qeveria franceze pretendon se me këtë reformë do të mbulojë deficitin në sistemin e pensioneve prej 4 miliardë eurosh, ndërkohë që pasuria e një ndër njerëzve më të pasur në botë – francezit Bernard Arnault – është 164 miliardë dollarë. Pensioni mesatar në Francë është rreth 1500 euro në muaj.

𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞𝐫𝐢𝐚: gratë në vendin tonë dalin në pension 61 vjeçe e 6 muaj këtë vit, ndërsa burrat 65 vjeç. Reforma e pensioneve e miratuar në vitin 2014 (kur ishte Erion Veliaj ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale) cakton një rritje graduale të moshës së pensionit si për burrat, ashtu edhe për gratë deri në vitin 2056, kur mosha e përfitimit të pensionit do të arrijë 67 vjeç për të dyja gjinitë. Ndërkohë, pensioni mesatar në Shqipëri (ku futen ato të qytetit e fshatit) është 15.000 lekë, kurse ai minimal 8000 lekë në muaj.

𝐙𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐚: si pjesë të Manifestit të Lëvizjes Bashkë ne kërkojmë:

• zhbërjen e reformës së 2014 të Erion Veliajt;

• miratimin e minimumit jetik prej 20.000 lekësh dhe llogaritjen e pensionit minimal në bazë të minimumit jetik, çka do të sillte edhe rritjen e pensionit mesatar;

• luftën ndaj informalitetit dhe integrimin në sistemin e sigurimeve e të gjithë atyre që sot punojnë në të zezë, çka do të sillte rritjen e kontributeve në skemën e pensioneve dhe uljen e moshës së daljes në pension;

Një zgjidhje afatgjatë do kërkonte ngritjen e sindikatave të fuqishme në çdo sektor, me qëllim reagimin e organizuar e masiv të punëtorëve sa herë që qeveritë synojnë të shtojnë barrën mbi ta, si dhe hapjen e vendeve të punës për të rinjtë si alternativë ndaj emigrimit të tyre jashtë vendit.

LE TË FLASIM PAK PËR SANITARET
Rrethana më interesante në çështjen e vjedhjes së 500.000 eurove, përtej aferës korruptive të drejtoreshës dhe guximit të një gruaje të klasës punëtore “për të bërë gola” atje lart, është përmendja për të parën herë në publik e gruas që pastron e shërben në shtëpitë e të tjerëve. Ose siç njihet në zhargon: sanitarja.

Për këto gra nuk është folur kurrë dhe nuk ka folur kurrkush.

Janë me mijëra gra në të pesëdhjetat që çdo ditë, në shi dhe në diell, stacionohen në pritje të autobusit të Kamzës, Kombinatit, Freskut, tek 9-Katëshet, 15-Katëshi, pas Bibliotekës Kombëtare, te 7 Xhuxhat, në Sauk etj.

Këto gra i pikas menjëherë nga konfigurimi estetik i tyre: tejet të disiplinuara, me tesha të thjeshta, të përhimta e të rregullta, ato janë të afta të rrinë pincë dhe në heshtje për dyzetë e pesë minuta.

(Ato rrallë qeshin)

Këto gra jetojnë në njërin skaj të qytetit dhe shërbejnë në skajin tjetër, të detyruara të kalojnë nga njeri autobus në tjetrin. Kalojnë përmes qytet(ërim)it, por nuk ndalen aty, as në piazza-t dhe as në hapësirat e tjera të tij.

(Këto gra shpesh e kanë lëkurën, dhëmbët dhe trupin e dëmtuar, por nuk shkojnë dot te mjeku)

Këto gra shpesh punojnë në të zezë duke pastruar dhe larë shkallë pallatesh, por ndryshe nga roli i administratorit që është përherë burrë, i mirëpaguar dhe i njohur si rol shtetërisht, këto gra janë ilegale, pa siguracione dhe me pagë nën mininale.

(Dhe ndrydhja e tyre kulturore - së cilës supozohet t’i ikin duke lëvizur nga periferia në metropol - duket dy kilometra larg)

Për to nuk ka leje vjetore dhe festash. As shpërblime ekstra. Kur të dalin në pension, nëse do të ndalen së punuari, shumica e tyre do ta shtyjë pleqërine me 8 mijë lekëshin e pensionit social.

(Këto gra janë të zhgënjyera nga fëmijët e tyre)

Ca nga këto gra janë mëditëse, punojnë nga njëra shtëpi në tjetrën për të bërë për pesëmbëdhjetë mijë lekë të vjetra atë që një gruaje tjetër do t’i nevojitej e gjithë fundjava. Këto gra zakonisht i paguajne vetë siguracionet, por me kushtin e të punuarit dyfish.

(Këto gra është vështirë t’i organizosh në sindikata sepse janë një ushtri e shpërndarë në katër mijë copa/vende të ndryshme, pa një pronar të përhershëm në krye, por edhe të panjohura si kategori nga shteti)

Të tjerat pajtohen në zyra, dyqane, restorante etj. Sa më i vogël biznesi, aq më pak pagë dhe kontratë për to. Zyrat shtetërore, por edhe bizneset e mëdha, janë për fat të mirë të detyruara të zbatojnë Kodin e Punës.

(Këto gra kanë turp e frikë të flasin përpara kamerave, të cilat janë syri i të keqes, çdo dalje nga anonimati është përballje me publiken e cila për to është e huaj dhe armiqësore, aq të margjinalizuara janë).

Këto gra janë armata që zbarkon në qytet në 6 të mëngjesit dhe largohet në 6 të mbrëmjes dhe sot gjenden të vëna me shpatulla për muri nga (b)analistë dhe byrokratë që fshehin para të pista nën dyshek, nga një shtet që merr guximin t’i kryqëzojë ato, por jo edhe pronarët e parave.

Sot këto gra janë vënë në shënjestër si subjekt subversiv dhe i dyshimtë.

Dhe ashtu janë.

Janë një forcë subversive, e punës, plot mllef dhe potenciale, e cila herët a vonë do të kërkojë mbrasht atë që i jep çdo ditë qytetit. Jo me robinhudizma, por si një subjekt i ri, gjinor, social dhe politik.

- Shkruan aktivisti i Lëvizjes BASHKË, Klodi Leka.

9 JANARËT DUHET TË MARRIN FUND
9 janari 2004 është padyshim një nga datat më dramatike në historinë e pluralizmit. 28 shtetas shqiptarë humbën jetën në kanalin e Otranos. Më i riu ndër ta ishte vetëm 15 vjeç. Tetë trupa nuk u gjetën kurrë.

Për shumëkënd, zëri i qytetarit të dëshpëruar që kërkonte ndihmë në edicionin informativ të mbrëmjes mbetet kujtim i freskët, traumatik. Një popull i tërë drithërohej me tragjedinë e bashkëqytetarëve që mbyteshin, ndërkohë që institucionet kishin falimentuar.

Asokohe qeveriste Fatos Nanoja, dhe shqiptarët ikin nga sytë këmbët nga vendi i tyre. Pastaj erdhi Sali Berisha, dhe shqiptarët vazhduan të mos gjenin shpresë në Shqipëri. Në fund mbiu Edi Rama, dhe shqiptarët iu kthyen edhe më fuqishëm gomoneve, duke rrezikuar jetën përditë në kanalin e Lë Manshit. Që të mos shndërrohemi në shoqëri gomonesh, duhet të organizohemi për të dëbuar nga pushteti dhe pozitat kyçe në ekonomi të gjithë grabitqarët e këtyre dekadave. Bregu për të cilin ne duhet të luftojmë është Shqipëria.

FITORE HISTORIKE E PUNËTOREVE – PLOTËSOHEN KËRKESAT DHE KTHEHET NË PUNË KRYESINDIKALISTJA MIRJETA MULLA
Sindikata e Punëtorëve të Fasonerive (SPF) - dega Bilisht - ka arritur sot një fitore të jashtëzakonshme dhe historike, duke rikthyer më në fund shpresën në organizimin sindikal në vendin tonë.

Pas grevës dy-ditore, sot janë mbyllur me sukses bisedimet tripalëshe mes Sindikatës, Inspektoratit të Punës dhe pronarit të kompanisë “Toni Oil”. Palët kanë rënë dakord të rinisë puna pas plotësimit të kushteve të vëna nga punëtorët. Rikthimi në punë i kryesindikalistes Mirjeta Mulla, garantimi i lirisë së organizimit sindikal, respektimi i pagës minimale si dysheme e pagave, sigurimi i punëtoreve të pasiguruara, kanë qenë disa nga kërkesat e Sindikatës të cilat janë pranuar.

Pritet zyrtarizimi i marrëveshjes së arritur.

Kjo është një fitore historike për nga rëndësia për përpjekjen sindikale në vendin tonë. Organizimi i lirë dhe i vërtetë i punëtorëve po dëshmon se është e vetmja rrugë për të fituar të drejtat sindikale dhe ato ekonomike në vendin e punës.

Lëvizja BASHKË inkurajon të gjithë punëtorët që të organizohen, pasi çdo betejë e vogël e fituar në vendin e punës, është një hap përpara për mbarë shoqërinë. Përpjekja e popullit shqiptar për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin e humbur kalon përmes fitoreve sindikale.

Lëvizja BASHKË ka qenë dhe mbetet kurdoherë në krah të punëtorëve dhe betejave të tyre. Ne do të jemi gjithmonë aty ku ka padrejtësi dhe nevojë për organizim; në Bilisht, në Bulqizë, në Ballsh, në Durrës, në Tiranë dhe anekënd Shqipërisë.

Punëtorët e bashkuar kanë për të fituar!

#BASHKË

HAJDUTË XHEPASH NË PARLAMENT
Edhe pse pasanikë, me prona dhe paga të majme, deputetët e Kuvendit të Republikës nuk ngurrojnë të abuzojnë edhe me ofertat telefonike apo shpenzimet me karburant.

Sipas një lajmi të "Ora News"-it, shumica e deputetëve paguhen 20.000 lekë të reja në muaj për oferta telefonike, edhe pse oferta më e shenjtë ne treg është vetëm 2.200 lekë. Kurse për karburant, shpenzimet e mbuluara nga shteti shkojnë deri në 40.000 lekë, më shumë se paga e një sanitareje, rojeje apo bukepjekësi. Të mos harrojmë këtu dietat dhe pagesat e qirave, të cilat shkojnë rreth 50-60 milionë lekë të vjetra çdo muaj, sipas listëpagesave të publikuara në faqen zyrtare të Kuvendit.

Niveli i hajduterisë dhe abuzimit që ka kapluar "përfaqësuesit" parlamentarë ka marrë përmasa groteske. Rasti më tipik është ai i Arben Ahmetajt, i cili, edhe pse person me prona dhe para të mëdha të bëra si ministër, doli se edhe dhomën e hotelit ia paguanin oligarkët.

Qytetarë, kini kujdes! Nëse ju qëllon të jeni në një kafene ose rrugë me këta njerëz, ruani telefonat dhe xhepat! Nuk është çudi që duart e tyre të gjenden në portofolët tuaj.

SHQIPËRINË DO TA BËJMË BASHKË
Dëmi më i madh që na kanë bërë pushtetarët keqbërës të këtyre 30 viteve nuk është as vjedhja sistemore, as nëpërkëmbja e demokracisë, por injektimi i dëshpërimit shoqëror se ne jemi të pafuqishëm për ta bërë vendin tonë. Këtë pesimizëm e kemi hasur te qytetarë të ndryshëm gjatë fushatave të panumërta, nga Karta Sociale e minimumi jetik, te mbledhja e nënshkrimeve për themelimin e Lëvizjes Bashkë.

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, dhe këtë e dinë ata që na sundojnë. Ata e dinë se çfarë fuqie potenciale kemi, ndaj u duhet të na mashtrojnë e çoroditin.

Ne, 95-përqindëshi deri më sot i shfrytëzuar e poshtëruar i shoqërisë, kemi forcën t'u kundërvihemi pushtetarëve e oligarkëve.

Ne kemi fuqinë të ndërtojmë një mëmëdhe të begatë, të drejtë e demokratik.

Çka na duhet është e thjeshtë: besim te njëri-tjetri, organizim dhe solidaritet.

SHQIPËRIA BËHET

BASHKË!

- Foto nga aksioni i aktivistëve të Lëvizjes Bashkë në prag të festës së Vitit të Ri.

3000 BASHKËTHEMELUES
Sot, në ditën e dhjetë të punës në terren, aktivistët e Lëvizjes Bashkë tejkaluan pragun ligjor të 3000 nënshkrimeve për themelimin e partisë.

Çdo punëtor, student, pensionist, profesionist e sipërmarrës i vogël që ka nënshkruar na ka dhënë kurajë e shpresë se bashkë do të kalojmë çdo pengesë e vështirësi, se do të mposhtim klikën keqbërëse në krye të sistemit partiak dhe oligarkinë ekonomike parazitare.

Shqipëria do të bëhet vend i punës dhe dinjitetit, i krijimit dhe të drejtave, i përgjegjësisë dhe demokracisë.

Atë do ta ndërtojmë hap pas hapi të gjithë BASHKË.