Kauza Studentore

Banderolë e hapur në fasadën e politeknikut, me mbishkrimin

Aktivistet e Lëvizjes Bashkë janë gjendur gjithmonë pranë studentëve sa herë qeveritë e njëpasnjëshme kanë tentuar te zhbëjne karakterin publik të arsimit të lartë në emër të tregtarizimit dhe interesave ekonomike dhe korruptive. Më poshtë, një historik i angazhimit disavjeçar për Arsim Publik dhe Cilësor.

Universiteti në Rrezik

Në vitet 2010-11 qeveria Berisha propozoi një draft-reformë për arsimin e lartë që synonte shpërndarjen e financimeve nga buxheti i shtetit drejt të ashtuquajturave “universitete” private. Kjo situatë bëri angazhimin e një grupi nismëtar studentësh dhe pedagogësh për themelimin e grupimit Universiteti në Rrezik duke iu kundërvënë kësaj reforme. U organizuan dy protestat e para studentore që prej vitit 1990: e para më 17 janar dhe e dyta më 2 shkurt 2012. Me zgjedhjet e vitit 2013 ndodhi rotacioni i pushtetit te Edi Rama, pa u konkretizuar reforma famëkeqe.

Lëvizja Për Universitetin

Ripropozimi i të njëjtës reformë nga qeveria Rama – veçse këtë radhë e paketuar si reformë anglo-saksone – e riaktivizoi rezistencën nën siglën e Lëvizjes Për Universitetin. Qasja e qeverisë ishte ajo e ngritjes së një komisioni “ekspertësh” – ku futeshin edhe njerëz të punësuar nëpër universitetet private – për hartimin e reformës në fjalë, ndërsa LPU kërkonte ndërmarrjen e një debati të gjerë universitar dhe shoqëror për të dalë në problemet reale të universitetit.

LPU u angazhua në kundërshtimin e propozimeve të drafteve të para të reformës që propozonin:

E gjendur përballë kësaj situate, Lëvizja Për Universitetin ndërmori një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi dhe aksionesh aktive.

Aktiviteti i vitit 2014
  1. 27 shkurt dhe 7 mars – Diskutim mes studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale (FSHS);
  2. 7 prill – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në FSHS;
  3. 18 prill – tryeza e dytë e diskutimeve studentë-pedagogë në FSHS;
  4. 10 maj – diskutim në Korpusin qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT);
  5. 20 maj – zamptim nga studentët i ambienteve të FSHS;
  6. 21 maj – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN);
  7. 22 maj – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në Fakultetit e Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN);
  8. 23 maj – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë (FHF);
  9. 26 maj – takim me studentët në Qytetin Studenti;
  10. 28 maj – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHS dhe në Fakultetit e Ekonomisë (FEUT);
  11. 29 maj – shpalosja e një banderole mbi fasadën e Korpusit Qendror të UPT;
  12. 2 qershor – protestë studentore përapara kryeministrisë;
  13. 3 qershor – takim me studentët në Qytetin Studenti;
  14. 4 qershor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave (FGJM);
  15. 11 qershor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHS – i ftuar Fatos Lubonja;
  16. 13 qershor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në Univesitetin Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD);
  17. 16 qershor – aksion me bojë para kryeministrisë;
  18. 20 tetor – aksion ndërgjegjësues për fillimin e vitit të ri akademik te Korpusi UPT, FIN, FHF, FSHS, dhe Fakulteti i Mjekësisë (FM);
  19. 24 tetor – zamptim nga studentët i ambienteve të FIN;
  20. 27 tetor – zamptim nga studentët i ambienteve të Korpusit Qendror të UPT;
  21. 31 tetor – nisja e një peticioni në të gjitha fakultetet kundër rritjes së tarifave studentore;
  22. 6 nëntor – protestë e studentëve të FGJM kundër tjetërsimit të godinës së fakultetit;
  23. 7 nëntor – zamptim nga studentët i ambienteve të FGJM;
  24. 10 nëntor – protestë e studentëve të FGJM kundër tjetërsimit të godinës së fakultetit;
  25. 12 nëntor – protestë në ditën ndërkombëtare të studentëve para kryeministrisë;
  26. 18 nëntor – protestë e studentëve të FSHN kundër pegagogëve abuzues me studentët;
  27. 20 nëntor – zaptimi nga studentët i ambienteve të FSHS;
  28. 21 nëntor – bojkoti i mësimit nga studentët e FSHN;
  29. 8 dhjetor – prishje e takimit të Edi Ramës për datën e 8 Dhjetorit;
  30. 18 dhjetor – asamble e studentëve të FSHS mbi reformën në arsim;
Aktiviteti i vitit 2015
  1. 4 shkurt – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHS;
  2. 6 shkurt – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHN;
  3. 26 shkurt – zamptim nga studentët i ambienteve të FM;
  4. 19 mars – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FHF;
  5. 25 mars – protestë studentore REFORMA NUK KALON – marrshim drejt kryeministrisë;
  6. 8 prill – protestë studentore – marrshim drejt kryeministrisë;
  7. 17 prill – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në Univesitetin Aleksandër Xhuvani Elbasan;
  8. 22 prill – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në Univesitetin Aleksandër Moisiu Durrës (UAMD);
  9. 23 prill – protestë masive studentore, marshim drejt kryeministrisë;
  10. 4 maj – aksion simbolik duke mbyllur me zinxhirrë dyert e Ministrisë së Arsimit;
  11. 6 maj – protestë studentore para kryeministrisë – djegie simbolike e reformës;
  12. 18 maj – protestë përpara zyrave të kryesisë së Kuvendit;
  13. 3 qershor – komunikatë përpara Komisionit të Edukimit të Mjeteve të Informimit Publik;
  14. 10 qershor – aksion te zyrat e Kuvendit, arrestohen 4 aktivistë të LPU;
  15. 21 korrik – protestë para Parlamentit që zgjati dhjetë orë – në orët e para të mëngjesit miratohet me votat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim reforma famëkeqe në arsimin e lartë;
  16. 17 shtator – protestë para Parlamentit: TË SHITUR TE PRIVATI, përplasje me policinë e aktivistëve;
  17. 12 tetor – nisja e vitit të ri akademik, hapja e banderolës ARSIM PUBLIK FALAS mbi fasadën e Korpusit Qendror të UPT;
  18. 2 nëntor – aktivistet e LPU godasin me vezë kryeministrin Edi Rama pas një takimi të këtij të fundit në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale. Aktivistet u mbajtën në qeli për shumë orë dhe u paditën për kundërshtim të forcave të rendit, duke u shpallur fajtore dhe duke u detyruar të kryejnë “punë në komunitet”.
  19. 11 nëntor – protestë studentore: KUNDËR DHUNËS – KUNDËR REFORMËS;
  20. 13 nëntor – takim me të rinjtë në Shkodër;
  21. 17 nëntor – protestë studentore kundër reformës në arsim;
  22. 11 dhjetor – protestë në ambientet e FGJM;
  23. 16 dhjetor – protestë madhështore e studentëve të FGJM kundër tjetërsimit të ambienteve të fakultetit;
Aktiviteti i vitit 2016
  1. 21 janar – zaptim nga studentët i ambienteve të FSHS – KUSH S’KA, S’PAGUAN!
  2. 22 janar – zaptim nga studentët i ambienteve të FGJM – kërkesa për kushte më të mira;
  3. 11 prill – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë në FGJM;
  4. 14 prill – peticion kundër vendimit klientelist të Ministrisë së Arsimit për vendosjen e gjuhës së huaj;
  5. 20 prill – protestë kundër zgjedhjeve universitare në të cilat pesha e votës studentore ishte vetëm 10%;
  6. 18 maj – nis “gjyqi i vezëve”;
  7. 8 qershor – aksion përpara Ministrisë së Arsimit dhe dorëzimi i peticionit për heqjen e kriterit të gjuhës së huaj;
  8. 7-8 shtator – protestë para kryeministrisë për ndryshimin e rregullave të pranimit në universitet, çka krijoi një konfuzion të paprecedentë për maturantët e atij viti;
  9. 30 shtator – takim me maturantët në Lezhë për informim;
  10. 14 tetor – takim me maturantët në Vlorë për informim;
  11. 20 tetor – nisja e vitit të ri akademik, hapja e banderolës në fasadën e Korpusit të Qendror të UPT – STUDIM REVOLTË;
  12. 17 nëntor – takim me studentët në Universitetin Aleksandër Xhuvani Elbasan;
  13. 18 nëntor – aktivistja Mirela Ruko kryen një aksion simbolik duke i hedhur salcë Ministres së Arsimit – Lindita Nikollës – në shenjë proteste për kaosin e kryjuar me pranimin e studentëve në universitet;
  14. 23 nëntor – protestë para ministrisë: Nikolla, DORËHIQU!;
Aktiviteti i vitit 2017
  1. 20 janar – dorëzimi i peticionit për uljen e tarifave të nënshkruar nga 2000 studentë;
  2. 16 tetor – nisja e vitit të ri akademik, hapja e banderolës në fasadën e Korpusit të Qendror të UPT kundër reformës;
  3. 17 nëntor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHS;
  4. 23 nëntor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FHF;
  5. 7 dhjetor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FGJM;
  6. 16 dhjetor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHN;
Aktiviteti i vitit 2018
  1. 24 janar – protestë madhështore studentore – DIJA S’ËSHTË MALL;
  2. 15 mars – aksion në të gjitha fakultetet kundër detyrimit të studentëve nga ana e pedagogëve për të blerë libra jashtë çdo kriteri akademik, gjuhësor dhe etik;
  3. 29 mars – aksion te FSHN kundër Thanas Xhillarit, pedagog i akuzuar nga studentët për korrupsion;
  4. 5 prill – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHS; 18 prill – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FHF;
  5. 22 maj – aksion në Qytetin Studenti – QENÇE NUK JETOHET!;
  6. 23 maj – zaptim nga studentët i ambienteve të FSHS;
  7. 15 tetor – nisja e vitit të ri akademik, hapja e banderolës në fasadën e Korpusit të Qendror të UPT me kërkesën PËRGJYSMONI TARIFAT E STUDIMIT;
  8. 16 tetor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHS;
  9. 8 nëntor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FHF;
  10. 13 nëntor – tryezë diskutimesh studentë-pedagogë FSHN;
  11. 22 nëntor – protestë madhështore para kryeministrisë – PËRGJYSMONI TARIFAT, RRISNI BUXHETIN;
  12. 4 dhjetor – zaptim nga studentët i ambienteve të FIN;
  13. 5 dhjetor – nis peticioni për mbledhjen e firmave kundër VKM nr.288, që sanksiononte se studentët që përsërisnin një provim të mbartur ishin të detyruar të paguanin një tarifë shtesë.
Protesta studentore e Dhjetorit 2018

Shkëndija e protestës ishte thirrja për t’u mbledhur para Ministrisë së Arsimit për dorëzimin e peticionit kundër VKM që shtonte tarifën për provimet e mbartura. Megjithatë, studentët e mbledhur nuk u shpërndanë pas dorëzimit të peticionit, por u shumëfishuan në disa qindra. E nesërmja mblodhi bashkë poshtë dritareve të ministrisë disa mijëra studentë.

Reagimi fillestar i Edi Ramës ishte që t’i quante protestuesit “ngelësa” që kërkojnë t’ia hedhin paq provimit, por kjo ishte një bombë që i plasi në dorë. Në ditët në vijim, organizimi i marshimeve nga çdo fakultet në drejtim të ministrisë solli në Rrugën e Durrësit me dhjetëra mijëra studentë. Në këtë moment Edi Rama e mori në dorë situatën duke mos e lejuar ministren Nikolla që të dilte publikisht me ndonjë qëndrim. Rama bënte thirrje nëpër televizione se i ftonte studentët që t’i shkonin në zyrë e të negocionin me të. Megjithatë, studentët refuzonin negociatat dhe ditë për ditë sillnin në shesh pankarta nga më krijueset dhe goditëset për sistemin arsimor dhe qeverisjen e Ramës. Edi Rama kishte humbur – ndoshta për herë të parë në karrierën e vet politike – debatin publik me një interlokutor që “plakun e kishte lënë në shenjtnin e tij”.

Qëndrimi i Lëvizjes Për Universitetin më datë 10 dhjetor ishte si më poshtë:

Bazuar në deklaratën e kryeministrit Rama, ku studentët u ftuan të negocionin, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin parashtrojnë kërkesat e mëposhtme si të PANEGOCIUESHME:

  1. Shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, si pikënisjen nga ku do mund të rinisë reformimi i vërtetë i jetës universitare, bazuar në lumin e kërkesave të artikuluara nga masa studentore.
  2. Dyfishimin e buxhetit të shtetit për arsimin e lartë. Nëpërmjet tij do të siguroheshin: përmirësimi i kushteve të jetesës në konvikte, pasurimi i bibliotekave, zhvillimi i kërkimit shkencor, zgjerimi i mjediseve universitare dhe i stafit akademik etj. etj… lista është e gjatë.
  3. Arsim publik falas në të gjitha nivelet si themel i studimit sipas meritës.
  4. Reformimin e vërtetë të jetës universitare mbi bazën e parimeve të demokracisë brendauniversitare: krijim i një asambleje universitarësh, të zgjedhur me votë të barabartë studentësh dhe pedagogësh në çdo fakultet universitetesh publike.

Kërkesat e artikuluara nga masa e studentëve nuk duhet të bëhen në asnjë mënyrë objekt negociatash, pikë pas pike. Së pari sepse pikat janë të pafundme. Së dyti sepse kërkesat duhet të pranohen në bllok nga qeveria! Që të arrihet kjo, NUK KA NEGOCIATA pa anulimin e ligjit në arsimin e lartë dhe rifillimin e një fushate nga universitarët – studentë dhe pedagogë – për hartimin e reformës në arsim.

JO NEGOCIATA! PËRFAQËSIA NDODHET NË SHESH!

I kapur ngushtë nga qëndrimi i studëntëve, Edi Rama sajoi një “takim me studentët” në studiot televizive të Top Channel, ku të pranishëm ishin vetëm të rinj të forumeve rinore të PS. Kjo shfaqje e turpshme dhe qesharake nga ana e kryeministrit, u denoncua publikisht nga studentët protestues.

Përshkallizimi i protestës në numra ditë pas dite, afroi në protestë edhe militantët e forumeve rinore të Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), të cilët merrnin urdhra nëpërmjet telefonave që protestën ta devijonin nga Ministria e Arsimit me qëllim që në krye të turmës së pakënaqur të rishfaqeshin figurat e diskredituara të politikës së vjetër: Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Aktivistët e LPU bënin thirrje që protesta të mos përçahej por t’i qëndronte kërkesave të saj, çka solli reagimin e dhunshëm të militantëve ndaj studentëve e pedagogëve të LPU. Ishin të shumta rastet e dhunës fizike, ndërsa kërcënimet ishin të përditshme. Megjithatë, masa studentore e shprehu qëllimin e vet me thirrjen “JO POLITIKË”, çka bëri që asnjë politikan të mos guxonte t’i afrohej protestës.

Protesta në shesh zgjati deri në mbylljen e procesit mësimor për atë vit, më 24 dhjetor, dhe rinisi para kryeministrisë më datë 7 janar. Pas kësaj proteste, për shkak të reduktimit në numra të protestuesve, në çdo fakutlet nisi zaptimi i fakulteteve për të mos lejuar rinisjen e mësimit.

Më datë 18 janar Edi Rama parashtroi një listë me “lëshime” ndaj studentëve protestues që e emërtoi Pakti për Universitetin. Këto, sidoqoftë, ishin lëshime gjysmake që kërkonin të nxirrnin qeverinë nga situata. Qëndrimi i Lëvizjes Për Universitetin ndaj “Paktit” ishte si më poshtë:

Dokumenti i publikuar sot nga qeveria nuk është as i ri, as pakt dhe aq më pak për universitetin. Pavarësisht lajle-luleve në format pdf, qeveria NUK ka ndërmend:
  1. Të rrisë substancialisht buxhetin për arsimin;
  2. Të konsiderojë studentë ndjekësit e studimeve master, çka sjell mosndryshimin e tarifave për mbi 90% të tyre;
  3. Të rrisë as 1% – lëre më 50% – peshën e votës studentore;
  4. Të garantojë uljen e tarifave bachelor duke ndalur financimin publik të diplomoreve private;
  5. Të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

Arsyeja: moslëshimi i ligjit të arsimit të lartë të sponsorizuar nga pronarët e diplomoreve private.

Rezistenca vazhdon!

Protesta studentore, megjithatë, arriti një fitore jo të vogël në përgjysmimin e tarifave të nivelit Bachelor për studentët me mesatare mbi 6 dhe bursë të plotë për ata me mesatare mbi 9. Pak kohë pas mbylljes së protestës, Edi Rama shkarkoi 8 ministra nga qeveria e tij, mes të cilëve edhe ish-ministren e arsimit, Lindita Nikollën.

Lëvizja Për Universitetin vazhdon aktivitetin e saj në universitetet publike të vendit kundër pasojave shkatërrimatre të ligjit në arsimin e lartë. Në vitin 2021, katër aktivistë të LPU u zgjodhën në Këshillat Studentore të Universitetit të Tiranës.