SHQIPËRIA MBETET NJË NGA VENDET MË TË KORRUPTUARA TË EVROPËS

Perqindja e Korrupsionit sipas shteteve, ku Shqiperia rradhitet e 98 nga 180 dhe drejtuesti e kryeqytetit dhe qeverise, Erion Veliaj dhe Edi Rama

Sipas matjes së perceptimit të korrupsionit nga Tranparency International, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mendojnë se korrupsioni është tejet i përhapur në vendin tonë. Pavarësisht se krahasuar me një vit më parë Shqipëria ka fituar një pikë, ajo mbetet ndër vendet e fundit në Evropë për sa i përket besimit të qytetarëve te qeverisja e ndershme, duke ndarë vendet e 98-104 në botë me Bjellorusinë, Etiopinë, Gambian, Zambian dhe Argjentinën. Ndërkohë që në Evropë jemi në të njëjtin pellg me vende si Bosnja e Hercegovina, Serbia, Rusia e Turqia. Korrupsioni në Shqipëri ka trajtën e kapjes së shtetit nga interesat e oligarkëve ekonomikë dhe krimit të organizuar. Këta blejnë vullnetin e kryeministrit, ministrave, deputetëve e kryetarëve të bashkive. Për pasojë në Shqipëri vidhet në prokurime e koncesione; vidhet në spitale, shkolla e rrugë; vidhet përmes ligjeve si ai i investitorëve strategjikë; vidhet përmes lejeve të ndërtimit dhe mbështetjes së oligopoleve e monopoleve. Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta ketë përparësi politike luftën kundër korrupsionit. Ne do të bindim qytetarët që të mos u japin më mbështetje partive dhe politikanëve të korruptuar. Sa më shumë vjedhin ata, aq më shpejt vdesim ne. Sa më shumë vjedhin ata, aq më keq jetojmë ne. Sa më shumë vjedhin ata, aq më pak paguhemi ne. Sa më shumë vjedhin ata, aq më të ulëta janë pensionet tona. Korrupsioni sistemor duhet të marrë fund! Koha s'pret më!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/shqiperia-mbetet-nje-nga-vendet-me-te-korruptuara-te-evropes/