BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT

Protestues ne sheshin Skenderbej me pamje nga Muzeu Kombetar, te cilet mbajne pankarta ne duar

Qindra qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të protestuar përsëdyti kundër korrupsionit. Të rinj e të moshuar, punëtorë e profesionistë, njerëz të punëve e profesioneve të ndryshme ngritën zërin kundër padrejtësive të mëdha shoqërore. Shqipëria po grryhet nga korrupsioni. Po na vjedhin pasuritë kombëtare dhe buxhetin e shtetit, po na vjedhin në spitale e institucione, me prokurime e koncesione, me leje ndërtimi e kapje të shtetit. Qytetarët e shumtë që morën fjalën ngritën probleme të jetës së përditshme, nga minatorët që kërkojnë statusin te studentët që vuajnë nga mungesa e perspektivës. Fatkeqësisht edhe kjo protestë u bojkotua masivisht nga media. Vetëm dy televizione e pasqyruan pjesërisht protestën tonë, ndonëse sot nuk ka pasur asnjë aktivitet tjetër politik. Kjo tregon se protesta jonë ka prekur nervat e sistemit oligarkik dhe krimit të organizuar. Lëvizja BASHKË do të ngulë këmbë që të gjithë të korruptuarit të vihen përpara drejtësisë. Ne do të luftojmë për drejtësi shoqërore, shtet zhvillimor dhe demokraci të vërtetë.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/bashke-kunder-korrupsionit/