QYTETARËT JANË FORCA JONË

Vendi ynë ka nevojë për një ndryshim të madh. Na duhet një mënyrë e re qeverisjeje, e bazuar tek ndershmëria, politikat e guximshme dhe një program që shëron plagët e thella të tranzicionit të pafund.
Lëvizja BASHKË ka integritetin moral dhe kapacitetet për të qenë forca lëvizëse në duart e qytetarëve që kërkojnë punë dhe jetë me dinjitet. Programi ynë bazohet në katër shtylla:
- Shteti zhvillimor, që do të orientonte investimet drejt prodhimit (bujqësor dhe industria) dhe shërbimeve të kualifikuara.
- Shteti social, që do vendoste standardin e minimumit jetik në 20,000 lekë (të reja), do të rriste pensionin mesatar në 32,000 lekë (të reja) dhe do të përmirësonte ndjeshëm cilësinë e shërbimeve publike në arsim e shëndetësi, si dhe do ta bënte strehimin të përballueshëm nga të gjithë.
- Shteti i së drejtës, me anë të të cilit do të luftoheshin seriozisht korrupsioni, evazioni fiskal dhe informaliteti në punë.
- Demokracia pjesëmarrëse, që do t’u mundësonte qytetarëve të merrnin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrjet e rëndësishme.
Ne jemi lëvizja e qytetarëve të thjeshtë, e punëtorëve dhe profesionistëve të shtresës së mesme, e të rinjve dhe pensionistëve, e sipërmarrësve të vegjël, bujqve dhe shtresave të nëpërkëmbura.
Lëvizja BASHKË do të hyjë në zgjedhjet e 11 majit si një parti e re dhe me potenciale të jashtëzakonshme. Lëvizja BASHKË është sot shprehje e vullnetit dhe përkushtimit të mbi 6000 anëtarëve të saj.
Kandidatët e Lëvizjes BASHKË në çdo qark të Shqipërisë do të jenë shembulli i qytetarisë, ndershmërisë, përgatitjes dhe përgjegjshmërisë.
Ju ftojmë të bashkoheni në Lëvizjen BASHKË:
https://levizjabashke.al/anetaresohu/