PSE EKZISTON INSPEKTORATI I PUNËS NË SHQIPËRI?
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 295 aksidente në punë, 98 më shumë se një vit më parë. Prej tyre, 48 kanë përfunduar me humbje jete, 15 më shumë se në vitin 2024. Sektorët më të goditur mbeten minierat dhe ndërtimi, ku rreziku është kthyer në përditshmëri.
Ndërkohë, rreth gjysma e punëtorëve punojnë në informalitet: pa kontrata, pa siguracione, me paga që jepen nën dorë dhe shpesh rikthehen pjesërisht mbrapsht. Kjo nuk është thjesht shkelje ligji, ky është një sistem që prodhon pasiguri, varfëri dhe pabarazi.
Ju inspektorë, a do ta pranonit të punonit në këto kushte?!