1 MAJ: TË DREJTA NË PUNË E SHOQËRI

Pamje nga tubimi i për ditën e 1 majit, nje banderle e kuqe shkruan 'Ti meriton më shumë', Redi Muçi duke mbajtur fjalim, dhe pjesëmarrësit të ulur në karrige para tij.

Punëtorë, të rinj, pensionistë e qytetarë të Tiranës iu përgjigjën sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të ngritur zërin për kushtet e vështira dhe të drejtat e nëpërkëmbura në punë.

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Evropë për respektimin e të drejtave në punë, nivelin e pagave dhe politikat sociale. Shteti i kapur nga oligarkët nuk shlyen asnjë detyrim ligjor e moral ndaj atyre që me punën e tyre mbajnë në këmbë shoqërinë.
Shqipëria mund të përparojë ekonomikisht dhe demokratikisht vetëm nëse u njeh punëtorëve të drejtat në vendin e punës dhe lirinë e organizimit.

Lëvizja BASHKË ka në qendër të vëmendjes dhe veprimtarisë së saj mbështetjen e punëtorëve për t'u organizuar në sindikata, miratimin e ligjeve sociale bazë si minimumi jetik dhe Statusi i Minatorit, rritja e pagës minimale, formalizimi i marrëdhënieve të punës dhe pagës, nxitja e kontratave kolektive etj.

Bashkë me punëtorët e krahut e të mendjes!

Bashkë për drejtësi shoqërore!