KORRUPSION DHE DHUNË
Mbrëmë dhuna policore ndaj protestuesve paqësorë arriti kulmin. 14 qytetarë të marrë me forcë dhe tërhequr zvarrë vetëm pse guxuan të ngrenë zërin paqësisht poshtë zyrës së keqbërësit dhe hajdutit me nam Edi Rama.
Mes të arrestuarve, të cilëve padrejtësisht do t'iu hiqet liria për të paktën 72 orë, është edhe aktivisti i Lëvizjes BASHKË, Aumirald Dalliu.
Lëvizja BASHKË dënon me forcë dhunën dhe arrestimin e qytetarëve dhe aktivistëve, si dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm.
Sot duhet të jemi masivisht në protestë me ndjenjën e revoltës ndaj padrejtësive dhe shpresën e Shqipërisë së Re.