SOT PUSHTETI IU PËRGJIGJ EDHE NJË HERË PROTESTËS QYTETARE ME POLICI, FORCË DHE NDALIME

Gjatë protestës së sotme janë shoqëruar dhe ndaluar aktivistet e Lëvizjes BASHKË, Kristiana Kola, Ferdez Onuzi, Loreta Koleci, Flavia Osmani, Vjolanda Peca dhe Anxhela Nasto. Janë ndaluar gjithashtu pedagogët e Universitetit Politeknik të Tiranës Oltion Fociro dhe Ana Fociro, si dhe qytetarët e aktivistët Edison Lika, Dritan Goxhaj dhe Eri Almeta. Përveç tyre, kemi informacion për dhjetëra qytetarë të tjerë të shoqëruar, emrat e të cilëve ende po verifikohen.

Ajo që po ndodh sot nuk mund të trajtohet si një episod i zakonshëm policor. Lëvizja BASHKË kërkon sqarimin e menjëhershëm të rrethanave të çdo ndalimi, lirimin e qytetarëve ndaj të cilëve nuk ekziston bazë ligjore për mbajtjen e tyre dhe hetimin e çdo rasti të përdorimit të paligjshëm të forcës. Përgjegjësia politike për mënyrën se si po reagon shteti ndaj protestës i takon qeverisë.

Lëvizja BASHKË kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një qeveri që përballet me pakënaqësinë qytetare duke shtuar kordonët policorë, shoqërimet dhe forcën nuk e zgjidh krizën politike; vetëm e thellon atë. Policia nuk mund të përdoret si mburojë politike e qeverisë. Protesta nuk shuhet dot me dhunë!