Kongresi i Tretë i Lëvizjes BASHKË
Më 21 janar Lëvizja BASHKË do të organizojë kongresin e saj të tretë. Ky kongres do të jetë hapësira e analizave për rrugëtimin e deritanishëm të Lëvizjes BASHKË dhe të diskutimeve të gjera për fuqizimin e mëtejshëm të Lëvizjes dhe, bashkë me ne, të çdo qytetari që e ndërton jetën e vet përmes punës, krijimtarisë dhe sipërmarrjes së ndershme.
Vlera themelore e Lëvizjes BASHKË është demokracia e brendshme dhe solidariteti. Ndaj i bëjmë thirrje çdo anëtari të Lëvizjes BASHKË të bëhet pjesë e procesit të diskutimeve paraprake dhe zgjedhjes së delegatëve të Kongresit.
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni me koordinatoren/in e bazës tuaj, Sekretaren Organizative ose kryetarin e komisionit zgjedhor.
mirelaruko@yahoo.com
zgjedhje2026@gmail.com
BASHKË jemi më të fortë!