Drejtësi për Azbiun

E vërteta do të na bëjë të lirë. 25 Janar, ora 17:00. Drejtësi për Azbiun

Shtyrja drejt vetëvrasjes e oficerit të policisë Azbi Spahiu për shkak se duke zbatuar ligjin në rastin e të birit të oligakut Samir Mane, është një nga ngjarjet më të rënda në tridhjetë e katër vite pluralizëm.

Heshtja dhe manipulimi institucional dhe mediatik, gjuha nervoze dhe rrugaçërore e ministrit të brëndshëm Ervin Hoxha, letrat anonime që qarkullojnë për të shfajësuar përgjegjësit e vërtetë janë dëshmi se pushteti po tenton të fshehë të vërtetën.

Prandaj Lëvizja BASHKË thërret për të tretën herë në protestë qytetarët përballë Ministrisë së Brëndshme për të kërkuar të vërtetën dhe as më pak e as më shumë se të vërtetën, vendosjen e të gjithë përgjegjësve përpara ligjit dhe për të kundërshtuar kulturën mafioze të heshtimit. Dje i ndodhi policit Azbi Spahiu, nesër mund t'i ndodhë secilit prej nesh.

Eja edhe ti në protestë! Kurrë nuk është vonë.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/drejtesi-per-azbiun/