LËVIZJA BASHKË KËRKON TË VËRTETËN

Lëvizja Bashkë

U bënë pesë ditë që Ministria e Brendshme nuk thotë asgjë në lidhje me të vërtetën e ngjarjes thuajse tragjike të policit Azbi Spahiu. Në vend të publikimit të dokumenteve dhe provave që tregojnë të vërtetën mbi ngjarjen, aparati propagandistik i qeverisë përhap mesazhe të pakonfirmuara, që synojnë manipulimin e opinionit publik.

Lëvizja BASHKË kërkon të vërtetën dhe transparencë të plotë për dinamikën e ngjarjeve që nga arrestimi i të birit të oligarkut Samir Mane deri në çastin kur polici Azbi Spahiu tentoi t'i jepte fund jetës.

Ne kërkojmë që SPAK-u të nisë hetimet ndaj çdo personi të përfshirë në këtë ngjarje, sado i pushtetshëm qoftë. Ne kërkojmë shkarkimin ose dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët në protestë sot (ditë e martë) në orën 17:00 përpara Ministrisë së Brendshme.

E VËRTETA DO TË NA BËJË TË LIRË!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/levizja-bashke-kerkon-te-verteten/