Çfarë po ndodh me bujqësinë shqiptare?

Toka djerrë, bujqësia ku thërret qameti

Miliona turistë, por bujqësia ra me 2% sipas INSTAT për vitin 2025. Kjo është dëshmi e një modeli ekonomik të shtrembëruar, ku rritja e konsumit nuk përkthehet me rritjen e prodhimit vendas. Përkundrazi, kërkesa për ushqim po kanalizohet drejt importit, duke rritur mirëqënien e bujqve maqedonas, serb, madje dhe argjentinas. Ndërsa bujqit shqipëtarë ngelen të braktisur.

Ekonomia është e kapur nga një grusht tregtarësh të mëdhenj të cilët dominojnë tregun. Ata blejnë lirë dhe shesin shtrenjtë. Ky mekanizëm i përqendrimit të tregut shtrembëron konkurencën dhe zhvendos vlerën nga prodhimi te ndërmjetësimi. Ndërkohë bujqësia shqipëtare ngelet nga më pak të mbështeturat në Ballkan. Fondet e Bashkimit Evropian vidhen dhe politikat publike nuk ndërhyjnë për të mbrojtur prodhimin vendas.

Rezultati i kësaj është një ekonomi e varur nga importi, ku dobësohet prodhuesi, ndërsa tregtari i madh konsolidon fitimin për të financuar fushatat e politikanëve të korruptuar.