Programi qeverisës
3. Shteti i së drejtës
Shteti i së drejtës, i bazuar në parimet kushtetuese të ndarjes dhe drejtpeshimit të pushteteve, është një prej arritjeve më të mëdha të njerëzimit. Ky shtet bazohet në një kushtetutë demokratike, mbi bazën e të cilës ngrihen institucione llogaridhënëse ndaj shoqërisë, të cilat respektojnë frymën e ligjit të drejtë dhe arrijnë të sigurojnë të drejtat e njeriut dhe të qytetarit.
Një prej kushteve themelore të shtetit të së drejtës është pavarësia dhe efektiviteti i pushtetit gjyqësor. Lëvizja BASHKË ka vullnetin dhe idetë për të forcuar këto parime dhe për të ngritur institucione të tjera të pavarura që ndihmojnë në sundimin e ligjit dhe luftën efikase kundër korrupsionit.