VLORA DUHET TA BRAKTISË TË 'MAJTËN' E OLIGARKËVE DHE TË KORRUPTUARVE PËR TË MAJTËN E VËRTETË: LËVIZJEN BASHKË

Njerez te ulur ne lulishte duke degjuar ligjerimet e Levizjes Bashke

Pas dy ditësh në rrugët e qytetit të Vlorës, ashtu siç e lyp tradita e tubimeve të Lëvizjes BASHKË, u mblodhëm në lulishten "Tre racat" me qytetarë të të gjitha moshave dhe kategorive. Ne synojmë t'u marrim mbrapsht oligarkëve paratë që i kanë zhvatur shqiptarëve nëpërmjet taksimit më të lartë të pasurisë së tyre dhe rritjes së pagave për punëtorët, tha aktivisti Jani Marka. Ne gjithashtu duam të demokratizojmë marrëdhënien midis qytetarit dhe shtetit, punëtorit dhe pronarit, pacientit dhe mjekut si e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë të jetueshme, shtoi ai. Një qytetar shqiptar sot është pothuajse i paatdhe: ai nuk mund të blejë shtëpi, ai nuk mund të shkojë me pushime, ai punon vetëm për t'u ushqyer, deklaroi aktivisti Klodi Leka, i cili shtoi se: Partia Socialiste nuk është e majtë. Ajo nuk është parti as e punëtorit, as e të riut, as e fshatarit, por një parti e të korruptuarve dhe oligarkëve. Mirela Ruko, sekretare organizative, tha se aktivizmi në rrugë, duke ndaluar te çdo njeri, duke trokitur në çdo derë, duke luftuar me pesimizmin në çdo bisedë dhe duke besuar te solidariteti me njëri-tjetrin është rruga që do të çojë në ndryshime të mëdha e pozitive në Shqipëri. Kurse Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes BASHKË, tha se Vlora ka qenë një referencë e rëndësishme e edukimit të tij politik, që nga revolucioni i 1924 në literaturë, te solidariteti me grevën e studentëve të "Ismail Qemalit" si gjimnazist më 1997. Ai deklaroi se sot Vlora, ashtu si mbarë Shqipëria, rrezikohet nga korrupsioni qeveritar, emigrimi i të rinjve dhe zaptimi i pasurisë publike nga oligarkët. Vlora është qyteti i parafundit i turit tonë kombëtar. Nga nesër do të jemi në Gjirokastër.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/vlora-duhet-ta-braktise-te-majten-e-oligarkeve-dhe-te-korruptuarve-per-te-majten-e-vertete-levizjen-bashke/