GJIROKASTRA, QYTETI I TURIZMIT FANTAZMË

Mirela Ruko dhe Anxhela Nasto duke folur me banore te Gjirokastres

Gjirokastra është një nga qytetet më të reklamuara nga propaganda qeveritare si vend me lulëzim të turizmit. E vërteta që po konstatojnë sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË është ajo e një qyteti me pak turistë, pavarësisht përpjekjeve të rëndësishme të qytetarëve dhe bizneseve të vogla. Shohim po ashtu se qyteti është zbrazur nga të rinjtë, pjesa më vitale e shoqërisë. Si i gjithë vendi, Gjirokastra ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, që ndërthur turizmin dhe industrinë ushqimore, industritë e reja dhe bujqësinë. Sikundër nevojitet mëkëmbja e universitetit dhe shërbimeve publike. Aktivistët e Lëvizjes BASHKË po bisedojnë me qytetarët e Gjirokastrës për të përhapur idetë dhe programin tonë, që janë në antipod me korrupsionin dhe dritëshkurtësinë e qeverisjes aktuale. Nesër do të jemi në Gjirokastër për takimin e radhës.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/gjirokastra-qyteti-i-turizmit-fantazme/