PRO UJIT, KUNDËR GUROREVE!

Pamje nga protesta e banorëve të Shkodrës per ujë të pijshëm, pankarta me mesazhe si 'Largoni guroret menjëherë', 'Kur s'ke ujë me vadit tokën duhet me msy Evropën', 'Bashkia mban përgjegjësi', 'Mos paguani ujin (llumin)', dhe një protestues që vendos mbi parrullat e tjera pankartën 'Pa uje s'ka jetë'

Guroret janë kthyer në shqetësim madhor për dhjetëra komunitete anembanë vendit. Në komunitetin e Postribës gurorja e zonës po helmon ujin, dëmton kullosat dhe rrezikon shtëpitë e qytetarëve.

Një lum që ndotet është jeta e një komuniteti e vënë në rrezik: uji dhe ushqimi i tij, bujqësia dhe blegtoria, pemët dhe bletët, trashëgimia historike dhe natyrore.

Prandaj një grup aktivistësh të Lëvizjes BASHKË u solidarizua sot me banorët që protestonin në dyert e Bashkisë së Shkodrës. Benet Beci duhet t'i marrë parasysh ankesat e qytetarëve sepse në pikëpyetje është shëndeti dhe jetesa e tyre. Ne do të bashkohemi me çdo komunitet që proteston për të drejtat e tij. Katastrofa mjedisore nuk është rastësi, por zgjatim i modelit ekonomik të këtij pushteti: shpërblimi i biznesit të lidhur me pushtetin në kurriz të qytetarëve.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/pro-ujit-kunder-guroreve/