ARMO, KORRUPSIONI QEVERITAR DHE GRYKËSIA E OLIGARKËVE

Fotomontazh me Edi Ramën, Sali Berishën, Besnik Sulajn dhe Rezart Taçin, me në sfond rafinerinë e Ballshit.

Ditën e fundit është risjellë në vëmendje çështja e rafinerisë së Ballshit, duke treguar dëmin që i është shkaktuar ekonomisë së Shqipërisë.

Në vitin 1999 u krijua kompania ARMO SH.A, (Albania Refining and Marketing of Oil), e cila përbëhej nga rafineria e Fierit dhe ajo e Ballshit. Deri në vitin 2008, kjo kompani ishte shtetërore, përpunonte 500 mijë ton naftë në vit, si dhe kishte mbi 2100 naftëtarë të punësuar. Shkatërrimi i kësaj rafinerie nisi me fillimin e procesit të privatizimit. Duke kaluar nga njëra kompani në tjetrën, u vazhdua shmangia e taksave dhe detyrimet e tjera, duke bërë që nga viti 2008-2018 kompania të arrite një borxh mbi 600 milionë euro. Skema e mashtrimit nisi me Rezart Taçin në qeverinë e Sali Berishës dhe vazhdoi me Besnik Sulajn në qeverinë e Edi Ramës.

Në vitin 2019, ARMO kaloi në disa duar kompanish gjysmë fantazmë si Tosk Energy me administrator Blerim Hoxhën, CFD e ish-administratorit të ARMO-s Christophe Darbord, madje edhe kompania ruse “Gunvor”.

Qeveritë e njëpasnjëshme - nëpërmjet korrupsionit në njërën anë dhe ndikimit të monopolit të naftës në anën tjetër - lejuan që borxhet të rriteshin, punëtorët të ishin të pambrojtur dhe në rafineri të mos kryhej asnjë investim. Për vite të tëra, punëtorët janë endur dyerve të gjykatave për të përfituar pagat e prapambetura, por përmbaruesit nuk gjejnë më asete te kompania, sepse në vitin 2020 rafineria e Ballshit u shkatërrua edhe fizikisht. Ajo u shit për skrap nga kompania "Shijaku shpk" në pronësi të Shpëtim Shijakut, por që sipas SPAK, "pas kësaj shoqërie qëndrojnë miqtë e Arben Ahmetaj, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zoto".

Sot Shqipëria ka një pasuri kombëtare më pak, shumica e punëtorëve në moshë pune janë larguar në emigrim, rafineria e Fierit është privatizuar nga Shefqet Kastrati dhe shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Ky model zhvillimi i bazuar te privatizimi korruptiv e ka përqendruar pasurinë në pak duar duke krijuar oligopole dhe monopole që kontrollojnë tregjet, nga nafta te mediat.

Politikanët e korruptuar po falin përditë copa të Shqipërisë, duke qeverisur për interesa të pakicës. Ka ardhur koha që ata të largohen!

Bashkohu me Lëvizjen BASHKË!

👉 https://levizjabashke.al/anetaresohu/ 👈

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/armo-korrupsioni-qeveritar-dhe-grykesia-e-oligarkeve/