Një muaj intensiv për fushatën Jepi zë problemit!

Vajzat e Levizjes Bashke te 9-katshet gati per te folur me njerzit per fushaten

Në mbi një muaj aktivistët e Lëvizjes BASHKË po angazhohen intensivisht në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit të Tiranës përmes fushatës "Jepi zë problemit!". Përmes saj synojmë të mbledhim dhe adresojmë shqetësimet e qytetarëve, duke i inkurajuar ata të identifikojnë dhe ndajnë problemet kryesore që i prekin në jetën e përditshme. Aktivistët kanë organizuar takime, anketime dhe biseda në terren me mijëra qytetarë në pikat strategjike të qytetit, duke përfshirë lagjet kryesore dhe zonat më të populluara. Përmes kësaj fushate, kemi evidentuar një sërë shqetësimesh të përbashkëta, duke filluar nga mungesa e hapësirës publike, ndotja e mjedisit, trafiku, shkollat e munguara, uji, qiratë e larta etj. Me përkushtim të vazhdueshëm dhe prezencë aktive në komunitet, është arritur të angazhohet një numër i madh qytetarësh, duke mbledhur informacion të rëndësishëm për nevojat dhe shqetësimet lokale. Kjo fushatë synon të bëjë Lëvizjen BASHKË në zërin e fortë dhe me ndikim për të përfaqësuar kërkesat e qytetarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Aktivistët e Lëvizjes BASHKË janë të vendosur të vazhdojnë këtë rrugëtim dhe të jenë në shërbim të qytetarëve për të ndryshuar pozitivisht realitetin urban.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/nje-muaj-intensiv-per-fushaten-jepi-ze-problemit/