MBËSHTETJE E QYTETARËVE PËR FUSHATËN KUNDËR NDOTJES

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë në terren duke folur me qytetaret rreth peticionit kundër ndotjes së ajrit

Për të pestën ditë radhazi, aktivistët e Lëvizjes BASHKË dolën në rrugët kryesore të Tiranës për të artikuluar shqetësimin qytetar për ndotjen e ajrit. Qytetarë të shumtë u ndalën në stendat tona, duke na inkurajuar për ta intensifikuar fushatën tonë.

Ndotja e ajrit dhe sëmundjet vdekjeprurëse që e shoqërojnë i prekin të gjithë qytetarët e Tiranës. Asnjë njeri që jeton me punë të ndershme nuk jeton në mes të gjelbërimit, siç ndodh me oligarkët dhe pushtetarët politikë në lagjet luksoze të rrethuara larg qytetit.

Të gjithë ne të tjerët përballemi përditë me trafikun e rënduar, me pluhurin që ngrenë ndërtimet pa kriter, me zvogëlimin e zonave të gjelbra dhe me degradimin e transportit publik.

Tirana mund të bëhet qytet i jetueshëm, që ndërthur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe gjelbërimin, hapësirat publike dhe jetën e larmishme kulturore.

Këtë Tiranë alternative as mund ta konceptojnë hajdutët që ditën japin leje ndërtimi pa kriter dhe natën numërojnë milionat. Tiranën e aspiratave më të mira mund ta jetësojmë vetëm ne, bashkë, qytetarët e saj.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/mbeshtetje-e-qytetareve-per-fushaten-kunder-ndotjes/