LËVIZJA BASHKË NË KRAH TË MINATORËVE

Nje minator duke vendosur nje pankarte qe shkruan 'Miartoni Statisin e Minatorit' te Ministria e Infrastuktures dhe Energjitikes

Sot minatorë dhe ish-minatorë u bashkuan sërish në protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kërkesat e tyre janë të qarta dhe bazike: Duan statusin e minatorit, i cili do të përfshinte pensione të parakohshme të plota dhe një sërë lehtësish shëndetësore e sociale për ta dhe familjarët e tyre. Edhe kësaj here në krah të tyre ishin aktivistët e Lëvizjes BASHKË. Përpjekja jonë e përbashkët me minatorët është e hershme dhe serioze. Në vitin 2020, së bashku me minatorët e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës kemi dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë peticionin me 11.000 firma për miratimin e Statusit të Minatorit. Sikundër jemi bashkuar me ta në çdo grevë, aksion e protestë - nga Bulqiza, Klosi, Fushë Arrëzi e Kërraba në Tiranë. Edhe sot veshët e pushtetit ishin të zëna. Ata që mendojnë ditë e natë për të vjedhur, nuk mund të shohin me përparësi problemet e punëtorëve të nëntokës. Lëvizja BASHKË zotohet se do të jetë në krah të minatorëve në çdo protestë e veprim rezistence. Për ne, puna është në bazë të një shoqërie të begatë e me drejtësi shoqërore. Bashkë me minatorët!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/levizja-bashke-ne-krah-te-minatoreve/