Kërkohet DORËHEQJA e Edi Ramës!

Banderolë me mbishkrimin 'ATHDEU NUK ËSHTË NË SHITJË'

Fryma e protestave masive të qytetarëve është e qartë: Kërkohet DORËHEQJA e Edi Ramës.

Lëvizja BASHKË i bashkohet plotësisht kësaj kërkese si kusht i mëkëmbjes së Shqipërisë.

Kërkojmë gjithashtu:

  1. Anulimin e projekteve shpronësuese dhe shkatërrimtare në Zvërnec, Rrjoll e kudo nëpër Shqipëri.
  2. Abrogimin e ligjit të investimeve strategjike dhe paketës së maleve.
  3. Abrogimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

Lëvizja BASHKË do të jetë sot dhe përditë në protesta në krah të qytetarëve deri në shpëtimin e Shqipërisë nga pushtetarët e korruptuar dhe oligarkët e pangopur.