JO KULLËS, PO ZHVILLIMIT

Grafiti ne Bashkine e Shkodres 'Jo Kulles'

Aktivistë lokalë dhe të Lëvizjes BASHKË shpërndanë fletushka dhe postera kundër ndërtimit të kullave në zonën historike të qytetit të Shkodrës. Ata shkruan edhe një parrullë në murin e Bashkisë. Teksti i fletushkës së shpërndarë në dyert e dyqaneve dhe nëpër rrugë është si më poshtë: "Qytetarë shkodranë! Ata që erdhën me premtimin e madh për t'i ndërruar fytyrën Shkodrës, Benet Beci dhe Edi Rama, me kullën që duan të ngulin në zemrën historike të qytetit treguan fytyrën e tyre të vërtetë: betonizim dhe kapje e shtetit. Qytetarë shkodranë! Kullat nuk janë zhvillim, por pastrim i parave të pista. Ato nuk krijojnë ekonomi, por do të falimentojnë të gjitha bizneset e vogla të bujtinave, hoteleve, kafeneve dhe dyqaneve të vogla përreth. Qytetarë shkodranë! Zhvillim do të thotë ringritje e industrisë, bujqësisë, tregtisë, turizmit të matur, shkolla dhe spitale më të mira, transport publik, rrugë, elektrifikim dhe ruajtje e traditës kulturore. Kullat janë simbol i oligarkisë dhe autoritarizmit politik. Qytetarë shkodranë! Rezistojini rrenës dhe shkatërrimit urban! Qyteti është në dorën tuaj. Lëvizja BASHKË është në krahun tuaj."

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/jo-kulles-po-zhvillimit/