ERION VELIAJ, ME SHOKËT NË QELI, PA LEGJITIMITET DHE NËN HETIM, NUK PO DI TË NDALET!
"StarTek" do të përfitojë edhe 7 parcela tokë publike në zonën e Bulevardit të Ri, për të ndërtuar, me një vendim të Këshillit Bashkiak të vitit 2018, i pasuar nga miratimi i draft-kontratës që u aprovua pa diskutim në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. "StarTek", një kompani në pronësi të Lulëzim Mehmetaj, bashkëshorti i një zyrtare të lartë të Bashkisë, ka përfituar një sërë tenderash dhe kontratash të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e Këndit të Lojërave për Fëmijë dhe rindërtimin e shkollës "Sami Frashëri". Për më tepër, lidhjet e kompanisë me aktorin Gazmend Paja duket se kanë ndikuar në përfitimin e statusit të investitorit strategjik për projektin "Dhërmi Resort". Këto veprime tregojnë edhe njëherë për administrimin e pronave publike në Tiranë dhe babëzinë e Erion Veliajt, Arbjan Maznikut dhe Taulant Tushës.
Erion Veliaj, me legjitimitet të humbur, shokët në qeli dhe nën hetim, nuk po di të ndalet!
Për më shumë shiko qëndrimin e plotë të Mirela Ruko në faqen tonënë Youtube.