ÇELIM FUSHATËN E KONSULTIMEVE PËR PROGRAMIN QEVERISËS
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË nisën fushatën kombëtare për prezantimin e pikave paraprake të programit qeverisës me të cilin do të kërkojmë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2025. Synimi ynë është i qartë: t'u parashtrojmë qytetarëve idetë tona bazë mbi zhvillimin e qëndrueshëm, shtetin e të drejtës dhe social; por më shumë të dëgjojmë çdo qytetar, të marrim mendimet dhe nevojat e tyre për rimëkëmbjen e vendit.
Së bashku, si qytetarë aktivë, mund të nisim transformimin e madh e të shumëpritur të Shqipërisë, duke luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, duke ngritur çdo ditë nga poshtë shtyllat e demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Nisim nga Tirana për të shkuar kudo nëpër Shqipëri!
Shihemi në rrugë!