TAKIM ME ISH-MINATORË NË KLOS

Pamje nga takimi i aktivistëve të Lëvizjes Bashkë me ish-minatorët e Klosit

Sot paradite përfaqësues të Lëvizjes BASHKË u takuan në qytetin e Klosit me një grup ish-minatorësh. Klosi e Bulqiza janë nga vendet me më shumë punëtorë minierash, të cilët ende sot nuk e gëzojnë statusin e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit ish-minatorë na rrëfyen për kushtet tejet të rrezikshme të punës së tyre, por shokët e vrarë e të gjymtuar në galeri, për talljen dhe mospërfilljen me të cilat janë pritur nga çdo qeveri e derisotme.

Lëvizja BASHKË ka qenë kurdoherë në krah të minatorëve. Që prej grevës së urisë së vitit 2011, te grevat dhe protestat e vitit 2019-2020 e deri te protestat periodike të ish-minatorëve për Statusin e Minatorit. Bashkë me minatorët kemi dorëzuar 11,000 nënshkrime në kryeministri dhe Kuvend për Statusin e Minatorit. Po gjithmonë heshtje dhe nënçmim nga pushtetarët e korruptuar.

Lëvizja BASHKË e ka përparësi programore miratimin e Statusit të Minatorit. Ne do të jemi gjithmonë në krah të heronjve të nëntokës.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/takim-me-ish-minatore-ne-klos/