BARBARËT KANË NISUR PRISHJEN E PARKUT

Mjete te renda pune duke shkatrruar parkun afer qendres se qytetit

Mbrëmë fadromat e kompanisë Nova Construction kanë nisur prishjen e parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Fill pas hakërrimit të Ramës, që i dilte për zot krimit ndaj qytetit, nisi prerja e pemëve dhe përgatitja e truallit për të ngritur përbindëshin më të lartë në qendër të Tiranës. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se pas këtij uzurpimi dhe shkatërrimi është i përfshirë krejt sistemi i vjetër politik. Në radhë të parë Edi Rama dhe Erion Veliaj, bashkautorë të sa e sa krimeve ndaj qytetit. Më tutje Sali Berisha e Ilir Meta, dordolecë politikë pa zë e pa karakter, të blerë nga Rama dhe okigarkët që e rrethojnë. Mbrojtja e parkut është ende e mundur. Lëvizja BASHKË do të vazhdojë ta ngrejë zërin e protestës dhe do të thërrasë në krah të saj të gjithë qytetarët, jeta e të cilëve po bëhet e padurueshme nga zaptimi i hapësirës publike, zhdukja e parqeve, ndotja e ajrit, kapja e shtetit dhe kriminalizimi i ekonomisë. Në Shqipëri nuk mund të ketë vend edhe për qytetarët, edhe për krimin e organizuar. O do të fitojmë ne dhe krimi do të kthehet në gjirize, o do të fitojnë ata dhe ne do të marrim gomonet. Rrugë tjetër s'ka!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/barbaret-kane-nisur-prishjen-e-parkut/