PROTESTA NË MBROJTJE TË PARKUT

Protestues per parkun perball 9-katsheve

Qytetarë të Tiranës iu përgjigjën sërish thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të demonstruar kundër ndërtimit të një kulle aty ku sot ka një park. Në thirrjet e përbashkëta dhe fjalime u denoncua pakti okult midis oligarkëve, qeverisë, gangsterëve dhe opozitës së kompromentuar. Po ashtu u kërkua me ngulm mbrojtja e hapësirës publike, parqeve dhe gjelbërimit. Lëvizja BASHKË do të vazhdojë t'i nxisë qytetarët në kundërshtimin masiv të këtij projekti asgjësues për qytetin. Tirana u përket të gjithë qytetarëve të saj!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/protesta-ne-mbrojtje-te-parkut/