7 VJET NGA VRASJA E ARDIT GJOKLAJT

Ne te majte te fotos 17 vjecari i vrare Ardit Gjoklaj dhe ne te djathte Erion Veliaj

Si sot 7 vjet më parë në landfillin e Sharrës u vra në punë adoleshenti Ardit Gjoklaj. Përgjegjësi kryesor i atij krimi është ende në krye të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj ia dha lejen e shfrytëzimit të landfillit një përfaqësuesi të Partisë Socialiste si Edurim Teqja. Madje mburrte publikisht kushtet e punës në landfillin e kobshëm të Sharrës.
Sot, pas 7 vjetësh, krimet e Erion Veliajt dhe Edi Ramës janë thelluar. Në Sharrë do duhej të ndërtohej një incinerator. Janë paguar edhe rreth 100 milionë euro për të. Po asnjë tullë nuk është vënë, ndërkohë që qytetarët vidhen ditë pas dite. Sot, pas 7 vjetësh, Tirana është bërë qytet më i ndotur, me më pak hapësira publike, më pak parqe, më shumë sëmundje. Oligarkët dhe mafiozët e ndërtimit i kanë shtrirë kthetrat kudo. Rrëmbejnë parqe dhe hapësirë publike, ndërsa në skelat e tyre vdesin punëtorë të çdo moshe. E gjitha kjo nën ombrellën e një omertaje mafioze të mundësuar nga partitë e vjetra dhe mediat e mëdha. Lëvizja BASHKË ka qenë i pari grupim politik që 7 vjet më parë ka protestuar fuqishëm për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Sot jemi sërish të vetmit që po luftojmë kundër trinomit pushtet politik – oligarki ekonomike – krim i organizuar. Ne do të luftojmë deri në ditën kur për Arditin do të vihet drejtësi. Ne do të luftojmë deri kur Tirana dhe Shqipëria të shpëtojnë nga trinomi i të keqes. (Sonte në orën 20:00 në qendrën sociale Logu i Shkëndijës do të transmetohet dokumentari "Kodrina e vdekjes" e regjisorit Artan Rama, e censuruar nga televizionet e kohës, në të cilën paraqitet afera korruptive që solli vdekjen e Ardit Gjoklajt.)

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/7-vjet-nga-vrasja-e-ardit-gjoklajt/