Takim me aktivistë të Climate ConnAction

Njerez te ulur ne ambjetet e Logut te Shkendijes

Sot Sekretarja Organizative Mirela Ruko, së bashku me disa anëtarë të Këshillit Koordinues të Lëvizjes BASHKË, mirëpritën përfaqësues dhe aktivistë të Climate ConnAction nga rajoni dhe Evropa. Diskutimi u shtri mbi eksperiencat e angazhimit ndër vite për themelimin e sindikatave, lëvizjen studentore dhe përfshirjen e Lëvizjes BASHKË në çështjet që prekin mjedisin, siç janë rasti i ndërtimit të kullave pa kriter në Tiranë, betonizimi i bregdetit dhe shfrytëzimi pa kontroll i burimeve natyrore, duke e bërë Tiranën dhe Shqipërinë edhe më të pajetueshme për shumicën e qytetarëve. Megjithëse jemi një vend i vogël dhe me një ekonomi periferike, ndikimi i ndryshimeve klimatike është i ndjeshëm dhe Lëvizja BASHKË e konsideron mjedisin prioritet të programit dhe veprimtarisë së saj.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/takim-me-aktiviste-te-climate-connaction/