SËRISH NË PROTESTË PËR MINIMUMIN JETIK

Poster proteste per Minimumin Jetik me nje foto te nje plake duke shitur fara ne rruge dhe nje reklame qe shkruan 'Shqiperia ka pune, duhen profesioniste'

Për shoqërinë shqiptare, një prej më të varfrave në Evropë, vendosja e minimumit jetik nuk është një çështje që mund të presë pafundësisht. Nuk mund të vazhdohet më me pensione që s’dalin as për të ngrënë, me paga nga më të ulëtat në Evropë, me ndihmë ekonomike e asistenca për aftësi ndryshe në nivele qesharake. Gjendja ekonomike e shumicës së popullsisë bëhet sa e rëndë, aq edhe revoltuese kur mendon se sa shumë pasuri kombëtare vidhet e tjetërsohet në Shqipëri. Nafta, kromi, lumenjtë, plazhet, pyjet, parqet, hapësira publike e puna e përbashkët – të gjitha këto përvetësohen nga një klikë pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh. Pasurimi i tyre është shkaku kryesor i varfërimit tonë. Lëvizja BASHKË e konsideron çështjen e minimumit jetik përparësi të aksionit të vet politik. 21.000 nënshkrimeve të qytetarëve për projektligjin e minimumit jetik do t’u dalim zot çdo ditë të veprimtarisë sonë. Ndaj të hënën, 2 tetor, në orën 17:00 do të ngremë sërish zërin e protestës në hyrje të selisë së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë (në anë të qendrës tregtare Toptani). Ftojmë në protestë çdo pensionist, punëtor, të papunë, student, profesionist, sipërmarrës të vogël dhe qytetar të ndershëm! Sa më të shumtë të bëhemi, aq më pranë do të jetë dita e vendosjes me ligj të minimumit jetik! Bashkë për minimumin jetik! #minimumijetik

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/serish-ne-proteste-per-minimumin-jetik/