REDI MUÇI, ZËRI I QYTETARËVE

Redi Muçi duke mbajtur fjalim në protestën e ish-minatorëve para kuvendit.

Sot, deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, iu bashkua dy protestave: asaj të ish-minatorëve, të cilët prej dekadash kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, dhe asaj të banorëve të Kurdarisë që kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve që po u marrin ujin.

“Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë!”

Ky ishte zotimi i deputetit të Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi, përpara ish-minatorëve dhe banorëve të Kurdarisë, në mbështetje të betejës së tyre për dinjitet, drejtësi dhe mbrojtjen e pasurive natyrore.