PROTESTË PËR ULJEN E ÇMIMIT TË BILETËS SË URBANIT DHE ABONE FALAS PËR PENSIONISTË DHE STUDENTË!

Një autobuz i Kamzës, nje biletë urbani 50L me nje kryq të kuq përsipër, mbishkrimi: 'Protestë, të dielën në orën 10 para bashkisë së Kamzës'

Qytetarë të Kamzës,

Mbi 2000 prej jush keni nënshkruar peticioninin kundër rritjes së çmimit të biletës dhe për abonetë e autobusëve. Kjo rritje e çmimit për dhjetra mijëra punëtorët dhe të rinjtë e Kamzës u bë shpejt e shpejt dhe në terr informativ. Vetëm 2 nga 41 këshilltarë bashkiakë votuan kundër rritjes së çmimit, të cilët ashtu si Bashkia, i tradhëtuan interesat tuaja përballë kompanisë private.

A mos vallë Kamza është më e pasur se Tirana që qytetarët e saj të paguajnë më shtrenjtë transportin dhe studentët e pensionistët të mos kenë abone falas?

Prandaj, këtë të diel, ora 10:00, protestojmë përballë Bashkisë Kamëz. Në një vend ku demokracia është në rrezik dhe nuk mjafton veç nënshkrimi, është e rëndësishme ta mbështesim peticionin me protestë sa më masive, me praninë dhe zërat tanë. Vetëm kështu dëgjojnë ata atje lart.

BASHKOHU!