PROTESTË PËR PARKUN TONË

Protestues, parku i qytetit i rrethuar dhe pamje e kullave te larta nga pas

Sot qytetarë të Tiranës u mblodhën sërish në protestë në mbrojtje të parkut pas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ndërkohë që protestonim, ekskavatorët e firmës së ndërtimit vazhdonin të shkatërronin pjesët e mbetura të parkut. Mes fjalimeve e thirrjeve spikatën kritikat e forta ndaj uzurpimit të hapësirave publike, ndotjes së mjedisit dhe shkatërrimit urban. Korrupsioni dhe ortakëria kriminale mes pushtetarëve politikë dhe okigarkëve ekonomikë po e bën Tiranën qytet të pajetueshëm. Zëri ynë do të vazhdojë të ngrihet kundër keqbërjes ndaj qytetit dhe degradimit të jetës politike.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/proteste-per-parkun-tone/