POPULLI KUNDËR KORRUPSIONIT DHE VARFËRISË
Shqipëria është mbytur nga korrupsioni. Nga Edi Rama e Belinda Balluku deri te pushtetarët lokalë, ata që duhet t'i shërbenin popullit, janë zhvatësit dhe varfëruesit e tij.
Papërgjegjshmëria e pushtetit të sotëm ka arritur kulmin me skandalin korruptiv të Belinda Ballukut. Në vend që ta shkarkonte nga detyra dhe të mbante përgjegjësi politike për të, Edi Rama po mbron haptazi korrupsionin.
Nga ana tjetër, Shqipëria e vjedhur mbetet në fund të Evropës për nivelin e jetesës dhe të drejtat sociale. Pensionistët jetojnë në mjerim. Punëtorët pa të drejtat bazike. Bujqit në zgrip të falimentit. Të rinjtë me sytë jashtë shtetit. Profesionistët të poshtëruar. Sipërmarrësit e ndershëm të rrënuar.
Lëvizja BASHKË u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të enjten (11 dhjetor) në orën 18:00 të mblidhemi përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe të ngremë zërin për:
- Shkarkimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
- Vendosjen e minimumit jetik si bazë e rritjes së pensioneve.
- Miratimin e Statusit të Minatorit.
- Rritjen e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë përkatësisht në 4% dhe 5% të PBB.
BASHKË!