NË SOLIDARITET ME PUNËTORET E FASONERIVE NË VLORË

Sot është dita e katërt e protestës së punëtoreve të fasonerisë "Alba shoes group" në qytetin e Vlorës. Protesta lidhet me mospagesën e sigurimeve shoqërore nga kompania për më shumë se 8 muaj, mosdeklarimin e plotë të pagave dhe mosshlyerjen e tyre në afat, me transferimin e detyruar të punëtoreve në një tjetër ndërtesë të kompanisë, si dhe padrejtësi të tjera në kundërshtim me Kodin e Punës.

Përfaqësues të Inspektoratit të Punës, që duhet të mbronin punëtorët, dje janë paraqitur në ambientet e kompanisë dhe kanë kërcënuar punëtoret që të pranojnë kushtet e pronarit. Sot punëtoret kanë protestuar para kompanisë dhe brenda ambienteve të Inspektoratit, qëndrimi i të cilëve vazhdon të jetë në shkelje të të drejtave themelore të punëtorëve.

Aktivistë të Lëvizjes BASHKË i janë bashkuar protestës, në solidaritet me punëtoret, dhe do të jenë përkrah tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të drejta!

Me punëtorët!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/ne-solidaritet-me-punetoret-e-fasonerive-ne-vlore/