NË PROTESTË ME PENSIONISTËT

Pamje nga protesta e pensionistëve. Arlind Qori duke mbajtur fjalim, ne sfond turma e pensionistëve me banderolën 'Pensionstët në protestë', me përpara një pensionist mban pankartën me mbishkrimin 'Miratoni minimumin jetik'

Sot përpara Kuvendit të Shqipërisë u mblodhëm me pensionistë dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme për të protestuar për drejtësi shoqërore.

Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta dhe korrupsionin më të lartë në Evropë.

Në vendin tonë padrejtësia prek edhe punëtorët, gjysma e të cilëve punojnë në të zezë dhe nuk gëzojnë as të drejtat minimale.
E pëson edhe shtresa e mesme që vuan nga kostot gjithnjë e më të larta të jetesës dhe degradimi i shërbimeve publike.
Vuan një shoqëri e tërë që nuk vlerësohet sipas meritës dhe të drejtës.

Protesta e sotme nuk ka për të qenë e fundit. Kauza e minimumit jetik, pensioneve dinjitoze dhe kostove të jetesës do të na mbledhë gjithnjë e më të shumtë e të fortë përpara institucioneve që kanë tradhtuar interesat e qytetarëve.