Mbi financimin e partive politike
Një nga pikat e platformës së Lëvizjes BASHKË është hartimi i një ligji të posaçëm për financimin e partive politike, që do të ndalojë financimin e politikës nga krimi i organizuar dhe nga oligarkia ekonomike.
Qëndrimi i Lëvizjes BASHKË për financimin e partive politike është i qartë:
- Vendosja e një tavani vjetor për personat fizikë dhe juridikë që kontribuojnë financiarisht për partitë politike.
- Transparencë e plotë e financimit duke kryer hetimin e pasurisë së atyre që e financojnë një parti politike mbi një shumë minimale.
- Dënim me burg për përfaqësuesit e partive që nxisin dhe pranojnë financime të paligjshme.
Në demokraci nuk voton kuleta, por qytetarët e barabartë politikisht. Vetëm një politikë të pavarur nga paratë e nëntokës mund të ndërtojmë një demokraci të vërtetë dhe një ekonomi që i shërben shumicës.