Lëvizja BASHKË pro Statusit të Minatorit

Pankartë nga protesta e minatorëve para kuvendit me shkrimin 'Miratoni Statusin e Minatorit'

Statusi i Minatorit për ne si aktivistë është një nga çështjet më të rëndësishme për të cilën jemi angazhuar që prej vitit 2011. Në dhjetor të vitit 2020, së bashku me Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, dorëzuam në Kuvend rreth 11 mijë firma për miratimin e Statusit të Minatorit.

Sot, të gjithë ata që do të votojnë kundër këtij statusi do të lënë një shenjë turpi në historinë e parlamentarizmit shqiptar.Ata që privatizuan minierat, që i shfrytëzuan minatorët me paga të ulëta dhe i lanë të punojnë e madje të humbasin jetën në kushte të mjerueshme pune, sot kërkojnë t’u mohojnë edhe dinjitetin që u takon si përfaqësues të profesionit më të vështirë dhe më të rrezikshëm.

Lëvizja BASHKË do të jetë gjithmonë në krah të minatorëve dhe ish-minatorëve!