KUSH PO I LË PA UJË DHE DHUNON BANORËT E DUKATIT

Baner qe shkruan 'Shushica Park Kombetar Jo Devijimit Te Ujit'

Banorët e Dukatit na njoftojnë se sot në mëngjes roje të Green Coast-it të oligarkut Samir Mane kanë ushtruar dhunë mbi banorët të cilët po përpiqen të mbrojnë burimin ujor të fshatit të tyre. Në foto duket njëri prej banorëve të rrahur nga gansterët e oligarkut. Prej kohësh banorët e Dukatit po përpiqen të mbrojnë ujin e tyre nga grabitja që po i bëhet për të furnizuar me ujë resortin Green Coast. Oligarku Mane, për interesat e të cilit punon një shtet i tërë, jo vetëm ka fituar privilegjet e investitorit strategjik, jo thjesht e ka bërë shtetin të çajë malin për ta sjellë rrugën buzë resortit të tij, po për të fituar miliona euro turistike, po lë pa ujë një nga fshatrat më të mëdhenj të Vlorës. Siç pritet, për këtë grabitje e dhunim nuk bën zë asnjë parti ose thuajse asnjë media. Vetëm Lëvizja BASHKË ka guximin dhe vendosmërinë për të qenë në krah të banorëve të zhvatur dhe të dhunuar të Dukatit. Gjithmonë me qytetarët, gjithmonë kundër grabitqarëve, gjithmonë për të mirën publike!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/kush-po-i-le-pa-uje-dhe-dhunon-banoret-e-dukatit/