JO LËMOSHË, DREJTËSI

Thirrje për protestë për pensione dinjitoze dhe minimum jetik. Të enjten, datë 30 tetor, ora 10:00, para parlamentit

Protestë për pensione dinjitoze dhe minimumin jetik!

Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në Evropë. Shpenzimet e shtetit për pensione janë 10 herë më të ulëta se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në vend që të rrisë pensionet, qeveria vazhdon të tallet me pensionistët. Indeksimi vjetor 2.5% është qesharak. Bonusi i fundvitit është i pamjaftueshëm. Ndërkohë çmimet e mallrave jetike rriten dita-ditës.

Pensionistët shqiptarë nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për të marrë hakun e punës dhe sakrificave të një jete.
Shqipëria i ka mundësitë të vendosë minimumin jetik dhe të sigurojë pensione dinjitoze për të gjithë. Mjafton të luftohet korrupsioni dhe kapja e shteti nga oligarkët. Të vendoset shteti social dhe të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme ekonomia.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë pensionistët dhe qytetarët të protestojmë fuqishëm përpara Kuvendit të Shqipërisë ditën e enjte në orën 10:00. Kërkesat tona janë:

  1. Miratimi i ligjit të minimumit jetik.
  2. Pensione dinjitoze.
  3. Ulje e kostos së jetesës.
  4. Miratimi i statusit të minatorit.

Bashkohemi në protestë!