JEPI ZË PROBLEMIT!
Sot aktivistët e Lëvizjes BASHKË dolën në disa pika të Tiranës për të biseduar me qytetarët për problemet e qytetit. Qytetarëve u kërkojmë të plotësojnë një pyetësor të thjeshtë që nxjerr në pah problemet kryesore në komunitet, si dhe i informojmë për veprimtarinë e Lëvizjes BASHKË. Qytetarët e shumtë na pritën me interes dhe përkrahje, duke na nxitur të vazhdojmë kësaj udhe. Qëllimi i këtij angazhimi është që problemet e evidentuara nga qytetarët t'i ngremë në Këshillin Bashkiak nëpërmjet përfaqësues sonë Mirela Ruko. Po ashtu është e rëndësishme që qytetarët të bëhen pjesë e presionit mbi institucionet duke u angazhuar sipas mundësive në veprimtarinë tonë në komunitet. E sotmja ishte e para e shumë ditëve në mes të qytetarëve të Tiranës. Gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit u zotuam se do të jemi zëri i fortë dhe i pakompromis i të drejtave dhe interesave të qytetarëve. Ne e mbajmë fjalën!