BASHKOHU NË FUSHATËN E LËVIZJES BASHKË

Disa prej aktivistëve të Lëvizjes BASHKË duke ecur dhe bërë fushatë nëpër rrugët e Tiranës

Në një vend ku politika ka harruar njerëzit e zakonshëm, ku pushteti është bërë peng i interesave të ngushta dhe ku shpresa për ndryshim po zbehet çdo ditë, Lëvizja BASHKË po ndërton diçka ndryshe.

Ne besojmë se ndryshimi nuk vjen nga lart, por nga poshtë. Nga njerëz të zakonshëm që nuk e pranojnë padrejtësinë si fat, që nuk i kthejnë shpinën të pamundurve, që nuk rrinë spektatorë ndërsa pakica pasurohet dhe shumica shtypet.

Për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025, po ngremë një fushatë ndryshe: një fushatë që nuk financon reklama milionëshe, por që mbështetet te forca e njerëzve, te puna vullnetare, te solidariteti, te dëshira për drejtësi dhe dinjitet. Nëse ke vullnet, kohë dhe energji, mund të kontribuosh në këtë fushatë.

Ky është një moment historik: ose do të vazhdojmë të jetojmë në një shoqëri të padrejtë, ose do të ndërtojmë së bashku një të ardhme që ia vlen.

Plotëso të dhënat në linkun më poshtë dhe bëhu pjesë e fushatës sonë.

Bëhu vullnetar