BASHKË PËR MINIMUMIN JETIK
Ndërsa deputetët futeshin kokulur në sallën e Kuvendit, qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes BASHKË ngritën zërin e protestës kundër indiferencës qeveritare ndaj projektligjit të minimumit jetik. Shqipëria e sotme është një nga vendet më të varfra të Evropës, me paga, pensione e ndihmë ekonomike qesharake. Ndërkohë kemi okigarkët dhe pushtetarët më të pasur të rajonit. Qeveria e sotme ka para për t'i dyfishuar rrogën vetes, për të subvencionuar oligarkët dhe për të shpenzuar në spektakël e luks. Lëvizja BASHKË do të vazhdojë të protestojë për çështjen e minimumit jetik, si bartëse e vullnetit të 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin. Minimumi jetik është domosdoshmëri shoqërore!