BANORËT E ZONËS THUMANË-KRUJË NË PROTESTË

Protestues

Ditën e sotme banorët e zonës Thumanë-Krujë protestuan kundër bllokimit të rrugës së vjetër, e cila lidhte veriun e vendit me Tiranën dhe jugun e Shqipërisë. Ky bllokim ka prekur shumë biznese dhe iu është vështirësuar jetesa shumë banorëve të kësaj zone. Qeveria ia dha tokën shtetërore dhe lejën për zhvillimin e projektit rrugor Thumanë-Kashar oligarkut Bashkim Ulaj, i cili shpenzoi afro 300 milionë euro për të korrur me garanci shtetërore mbi 1.3 miliardë euro në 35 vitet e ardhshme, duke mos bërë asnjë konsultim publik për efektet e këtij projekti në komunitetin lokal. Lëvizja BASHKË ishte sot në krah të banorëve, të cilët e kanë të qartë mesazhin e tyre: “Rrugë për të gjithë!" Banorët na treguan se janë shantazhuar nga komponentë të pushtetit që të mos dalin në protestë, duke tentuar të përçajnë organizimin në çdo formë të mundshme. Lëvizja BASHKË dënon aleancën e qeverisë me oligarkinë, një aleancë e cila bëhet në kurriz të qytetarëve dhe buxhetit të shtetit. Kjo metodë qeverisjeje, vjedhjeje dhe korrupsioni duhet të marrë fund një herë e mirë. Prandaj bashkë me banorët e kësaj zone dhe të gjithë qytetarët duhet të organizohemi dhe t’iu bëjmë ballë padrejtësive dhe shtypjeve! Bashkë mund t’ia dalim!

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/banoret-e-zones-thumane-kruje-ne-proteste/