ABUZIMI ME PARATË PUBLIKE NUK KA TË NDALUR

Presidenti Bajram Begaj dhe lista me 22 emra qe udhetuan me te ne Nju Jork me shpenzimet e buxhetit te shtetit

Pjesëmarrja e Presidentit te Republikës Bajram Begaj në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, shpalosi edhe një herë traditën e abuzimit të vazhdueshëm të shtetarëve tanë me paratë publike. Miq, familjarë, truproja, madje edhe një parukiere, plot 21 emra, do të jenë shpura shoqëruese e Begajt në Nju Jork, duke i kushtuar buxheti disa dhjetëra mijëra dollarë shpenzime të panevojshme. Shpenzimet e luksit për zyra, vetura, dieta dhe hotele janë prioritare për Edi Ramen dhe ministrat e tij. Jo larg, më 25 maj, deputetët e mazhorancës dhe i gjithë parlamenti votuan unanimisht për ta rritur pagën e tyre në mbi 3 milionë lekë në muaj. Pagat e ministrave, gjykatësve të lartë dhe vetë presidentit u rriten gjithashtu ndjeshëm. Sot po diskutohet rritja e mëtejshme e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq pensionet, asistenca sociale dhe kempet e invaliditetit, ndihma për jetimët dhe shpenzimet për më të varfrit e të pafuqishmit e shoqërisë mbeten nga më të ultat në Evropë. Pagat e punëtorëve, mësuesve dhe nëpunësve të vegjël gjithashtu. Minimumi jetik refuzohet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit. Lëvizja BASHKË është kategorikisht kundër abuzimit me paratë publike. E kemi dëshmuar këtë parim me fjalë e me vepra. Abuzimi është shenja se hajdutëria e tyre nuk ka më kufi.

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/qendrime/abuzimi-me-parate-publike-nuk-ka-te-ndalur/