Kauza për barazi gjinore
Ne, aktivistët e Lëvizjes BASHKË, luftojmë për një shoqëri fund e krye të emancipuar, në të cilën gratë e burrat të jenë të barabartë në gjithçka; ku nuk mjafton të shfrytëzohemi e nëpërkëmbemi njëlloj, por të ndërtojmë së bashku një shoqëri barazisht të begatë e të lirë.
Aktivizmi për kauzën e barazisë gjinore
Lëvizja Bashkë sheh me përparësi çështjen e barazisë gjinore dhe luftën ndaj çdo diskriminimi. Këto synime mund të arrihen vetëm nëse një shtet i demokratizuar arrin që përmes ligjeve t’u kundërvihet me forcë rasteve të dhunës gjinore e identitare, të drejtpeshojë strukturën ekonomike të shoqërisë, si dhe të ndërmarrë fushata të gjithanshme edukuese e ndërgjegjësuese që synojnë të kultivojnë te çdo anëtar i shoqërisë idenë e barazisë dhe respektit ndaj tjetrit. Si pjesë e Organizatës Politike ne jemi përfshirë në këto aksione:
8 mars 2017 - Aksion ndërgjegjësues me grafiti në rrugët e Tiranës
25 shtator 2017 - Protestë para ministrisë së drejtësisë
7 mars 2018 - Mbishkrime ndërgjegjësuese në muret e fasonerive në Kombinat
8 mars 2018 - Protestë me gratë e fasonerisë në Kombinat
28 prill 2018 - Takim me punëtore të fasonerive
8 mars 2019 - Aksion ndërgjegjësues me shkrime në rrugët e Tiranës
8 mars 2020 - Protestë nga kryeministria tek drejtoria e policisë
4 qershor 2020 - Protestë kundër përdhunimit të një të miture
8 mars 2021- Aksion ndërgjegjësues në rrugët e qytetit dhe takim me gratë punëtore në Kamëz
6 mars 2022 - Aktivitet në Log mbi feminizmin
8 mars 2022 - Marshim/ protestë para ministrisë së arsimit