Kauza mjedisore

Prej vitesh kemi luftuar kundër degradimit mjedisor dhe synojmë një model zhvillimi që u jep përparësi burimeve energjetike të rinovueshme dhe merr seriozisht në konsideratë të drejtën e njerëzve për një mjedis të pastër e të shëndetshëm. Ne nuk e shikojmë të ndarë çështjen mjedisore nga lufta për më shumë të drejta për punëtorët, studentët dhe shtresat e margjinalizuara të shoqërisë. Në transportin ndërurban duhet parë me përparësi rimëkëmbja e sistemit hekurudhor, ku qytetarët do të mund të udhëtonin lirë e shpejt. Të tilla masa jo vetëm do të lehtësonin trafikun dhe lëvizjen në qytet dhe mes zonave urbane, por edhe do të kishin një ndikim shumë të madh në reduktimin e ndotjes së mjedisit.

Aktivizmi për kauzën mjedisore

Jeta kuptimplotë në shoqëri kërkon edhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Trashëgimia materiale e shpirtërore e popullit tonë nuk duhet të bjerë pre e grykësisë së atyre që shohin fitim prej zhdukjes, tjetërsimit dhe komercializimit të saj. Ajo duhet të shërbejë si urë lidhëse me historinë, vlerat dhe botëkuptimin e paraardhësve tanë, si dhe të jetë objekt i reflektimit për të shkuarën dhe të ardhmen tonë si shoqëri.

Një shoqëri vitale ka nevojë për nxitjen e veprimtarive sportive masive. Fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët duhet të kenë hapësira të bollshme sportive për t’u argëtuar individualisht e kolektivisht, si dhe për të fuqizuar shëndetin e tyre. Sporti është një prej nxitësve kryesorë të solidaritetit shoqëror dhe frymës së bashkësisë.  Si pjesë e Organizatës Politike ne jemi përfshirë në këto aksione:

10 korrik 2016 - Protestë kundër Erion Veliajt për betonizimin e Tiranës

22 shtator - Protestë kundër importit të plehrave

1 tetor 2016 - Protestë kundër importit të plehrave

30 tetor 2016 - Protestë “Mos ma prek Valbonën”

24 nëntor 2016 - Protestë kundër importit të plehrave

18 nëntor 2017 - Protestë për mbrojtjen e Valbonës

17 dhjetor 2017 - Protestë për mbrojtjen e Valbonës

18 korrik 2018 - Protestë për mbrojtjen e pyllit në Bulqizë

20 shtator 2019 - Protestë kundër politikave klimaterike

24 qershor 2020 - Protestë për mbrojtjen e Vjosës

Ndaje në rrjet

Kopjo linkun dhe ndaje me miqte

https://levizjabashke.al/kauzat/sociale/kauza-mjedisore/