Fushata për ndotjen e ajrit në Tiranë

Lëvizja BASHKË ka ngritur shqetësimin ndotjen e lartë të ajrit në qytetin e Tiranës. Në kuadër fushatës sensibilizuese «Po na marrin frymën!», është hartuar një peticion drejtuar organeve kompetente. Kërkesat e peticionit përfshijnë:
- Matjen periodike e ndotjes së ajrit;
- Mbrojtjen dhe zgjerimin e parqeve të qytetit;
- Shtimin e sipërfaqes së gjelbëruar për të arritur standardet evropiane;
- Pezullimi 5-vjeçar i ndërtimeve brenda Unazës së Madhe;
- Përmirësimi i ndjeshëm i transportit publik;
- Kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit;
- Mbështetja për përmirësimin e flotës së automjeteve.
Përgjatë një muaji aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë biseduar me qytetarët e Tiranës, kanë degjuar shqetësimet e tyre dhe kanë mbledhur mbi 10000 nënshkrime në mbështetje të kërkesave të peticionit.
Lëvizja BASHKË e sheh çështjen e cilësisë së ajrit si dhe problematikat e tjera mjedisore jo thjesht si një luks të shtresave të mesme urbane, por si të lidhur ngushtë me çështjet e drejtësisë shoqërore dhe luftës ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.